Kulturë
Vladimir Muça: Profili krijues i Moikom Zeqos
E diele, 24.02.2013, 04:11 PM
"PAPAGAJTE
E NEMBROTIT" - PROFILI KRIJUES I MOIKOM ZEQOS
(Mbi
librin “Papagajt e Nembrotit” të Moikom Zeqos)
Nga Vladimir Muça
Pata
kënaqësinë të lexoj librin më të fundit me proza të shkurtëra postmoderne
“Papagajt e Nembrotit” të Moikom Zeqos (TOENA 2012).
Sapo
lexon prozat e para nuk mundesh të mos futesh në një fiksion tregimtar të një
letërsie të re , ku parabolat historike e supermeteforat aliazhuar me një
alkimi të re të fusin me një botë letrare globalizuese,
gjithëpërfshirëse,unikale në psiko- analitikën e subkoshiencës e rizgjimit të
kujtesave historike.
Veçanërisht
këto proza mozaikore si vazhdimësi e një bleni tashmë të mirënjohura do ti
vlersoja për karakterin e pasur euruditiv, në kapërcimet kohore të ngjarjeve e
fenomeneve, në katapultimet historike shoqërore si veskë të zhvillimit
njerëzor.
Ata vinë
si subjekte të ndryshme në dukje pa lidhje por në fakt në psiko- analizën shoqërore plotësojnë njeri tjetrin, një
arketip pasardhës që të plotësojë paraardhësin.
Libri
“Papagajt e Nembrotit vjen si jo vetëm si një ksombël i vazhdimsisë të
“Vetullave Hyjnore” por dhe i konsolidimit të estetikës së re.Vjen me një
dendësi gjykimi filozofik më të thellë në problemet e një stilistike të re me
më shumë detaje. Shumëdimensionalizmi
dhe polifonia estetike është në formatura të plota dhe vjen si një veçori e
artit moikomian në pos modernitetin e të shkruarit.
Intervenimin
në substraktet muzeale, Moikomi, e
mbeshtet fortas në hulumtimin në menyrë alkimiste të substancës së tekstit si
të atij burimor e zhvëllimor,duke e përzgjedhur si një vazhdimësi metafizike në
bazimin filozofiko dialektik “asgje s 'humbet,asgje s' krijohet por çdo gjë
transformohet” ; duke i kthyer ato në faktor komunikues, duke e kthyer abstrakten
në konkrete.
Krijimi i
argumentit themelor të shkrimit është e gjithë apotheoza e këtij prozaizmi të
ri.
Ndërlidhjet
kulturologjike të drejtë për drejta në tekste referenciale dhe argumenti
shkencor i jep rëndësi të shumfishtë
funksionit të tekstit,duke ushqyer atë me universialitetin përfaqësues.
Në raste
të veçanta fantazia dhe imazhinizmi i shumëpërdorur me aq shumë efikasitet ka
shërbyer për të kapërcyer kapërcyllet e kësaj estetikë të re,vetveten në
dualismin psiko -analitik, për të arritur tek qëllimi final për të cilën Moikom
Zeqo aspironi : leximin universal.
Ky mendoj
unë është dhe qëllimi e “sakrifica”, këmbëngulja e Moikom Zeqos në këtë
projekt,në kultivimin e asaj lloji letërsie e cila mëton të aftësojë në krijimin e një lexuesi
të tipit inteligjent.
Në këto
proza të shkurtëra artikulohen parabola dhe stimulohen e u ipet jetë
kulturave,shtresuar në xeheroret e shekujve,duke krijuar identitete e bashkësi
estetikash stilesh, në një risi,të një moikomianeje postmoderne,duke arritur të
bëjë në artin e të shkruarit rimëshirimin ftillesorë të miteve, legjendave, në
kontekste të reja kohore.
Personazhet
e këtyre prozave udhëtojnë nga një botë e përhumbur e vijnë si bashkëudhetarët
e “monedhës së artë” të Jan Kukuzelit, apo" lulja e Coleridges" si
metafizika që vinë nga një botë e pavdekësisë librare në gjëndjen e një pluhuri
të artë kozimik.
Arti
fonderik i Moikom Zeqos konsiston në dhënien e formës ftilluese këtij pluhuri
hyjnor, do ta quaja në qenësi të reja të pavdekshmërisë ekumenike.
Në to, si
në fosforeshencë ndjehet thekshëm dhe sharmi eseistik i cili i vesh prozat me
filozofinë drejt një komunikimi universal nëpërmjet një “Gjuhe blu” siç
perfrazohet tek “Zoti Iks”.
Një
dendësi të tillë detajore, mendimore e qëllimore është arritur në sajë të një
fragmentarizimi perfekt të fjalisë dhe të periudhës që shumë pak
ndeshet.Gjithçka ja ka lënë vendin ngjeshjes stilistikore,qëllimit, idesë.
Rrëfimet
e shkurtëra sjellin nënshtresat mendimore si dhe rrisin fuqinë izotopike të të
pathënës e cila merr vlera në sajë të paraboleve tregimtare në tërësinë
prozaike.Kjo e mban lexuesin në fiksion ideor.Universi letrar i këtij libri
pllenon në analet e enciklopedisë njerëzore.
Duke ecur
në parabolat e Franc Kafkës prozat në tërësi përbëjne një padukshmëri letrare
të muzeuar, por në vetvete nxjerrin në sipërfaqe ujore vetëm ato pjesë të
ajsbergut të qenësisë fragnentare.Shumia noton nën këtë masë libraro-ujore me
rëndesën e madhësinë e masës.
Tek
lexoja prozën “Papagajtë e Nembrotit” dhe tregimin “Vdekja e Nembrotit” m'u
transplatua në mendje,me cilesinë e një lakmuesi thagma aktualizuese e këtyre
tregimeve.Një aktualizim perfekt i miteve me realitetet që po jetojmë , ku
kryepartiakët apo kryeqeveritarët mbledhin rreth vetes “papagajtë spiunë” vetëm
e vetëm në ngritjen në kult të predispozitës autoritariste.
Një përqasje në thellësira kohore e trashëgimi kulturore të letërsisë e artit shqiptar në kuadër mbarëbotëror.