E merkure, 13.11.2024, 06:19 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Gidina e vitit 1919

E shtune, 23.02.2013, 11:48 AM


GODINA E VITIT 1919  ME VLERAT TË SPIKATURA ARKITEKTONIKE-ISH-PREFEKTURA E VLORËS

NGA GËZIM LLOJDIA

Godina e ish-prefekturës Vlorës ka një moshë 93 vjeçare. Sipas specialistëve  kjo godinë  dallohet për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore. Përkarshi xhamisë “Muradie”,në të djathtë kur shkon drejt të Sheshit historik të Flamurit  të bie shpejt në sy kjo godinë karakteristike me arkitekturë të veçantë nga ndërtimet e viteve të fundit. E restauruar nën peshën e  mbi 90 viteve jetë,godina thuajse kishte shkuar në limitin e fundit të ekzistencës së saj. Thuhet se  Ugolini ne Vlore nuk dalloi ndonjë monument ne sipërfaqe përveç xhamisë se Muradies. Godina e ish-prefekturës së Vlorës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09.11.2006. Në këtë listë u shpallën monumente kulture një sërë objektesh historike që ruante qyteti i Vlorës si : Ish-prefektura, ndërtesë e vitit 1919,banesë qytetare në lagjen "Hajro Cakërri" e shekullit XIX, ndërtuar me materiale të traditës gurë dhe dru. Shkolla "28 Nëntori" në vitet 1851-1908 ka shërbyer si mejtep. Në vitin 1908 u çel për herë të parë shkolla shqipe, sot vijon të shërbejë si shkollë 9-vjeçare. Ish-selia e Qeverisë Provizore të Vlorës në 1912, ndërtesë në lagjen "Hajro Cakërri".Banka BKT,Muzeu historik,ish-galeria e Arteve në qyte,bashkia,sahati,kisha katolike,banesa të tjera të hershme karakteristike.Godina është një ndërtesë që i përket viteve 1919 me dy kate lartësi.

Në Vlorë foli prefekti - Labe (Dukat, Vlorë)

Në Vlorë foli prefekti

O Vloro, Kanino (pas çdo vargu)

Osman Haxhi Muhameti

Të më mblidhenë mileti

Se vjen Qemali nga deti

Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare" te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjes, deputet ne parlamentin shqiptar.

sman Haxhiu --Armen--një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratis jashtë shtetit së bashku me vëllanë e tij Galip Haxhiun.

Specialistë të IMK kanë bërë një përshkrimi arkitektonik dhe konstruktiv të kësaj godine e cila  ka vlera të thkeësuar ku thuhet se:Godina e Ish Prefekturës është ndërtuar rreth vitit 1919. Gjatë kësaj periudhe qyteti i Vlorës pati një zhvillim i cili pas caktimit të kufijve në vitin 1913 dhe ndërprerjes së rrugëve tradicionale të tregtisë u kthye në pikë e rëndësishme transite. Zhvillimi urbanistik dhe arkitektonik  i kësaj periudhe  u kushtëzuan nga arritjet e periudhës pararendëse, nga kërkesat për të zgjeruar gamën e gjinive ndërtimore, si dhe nga zhvillimi i ri  ekonomiko shoqëror. Ndërtimet e kohës, kërkonin eksperiencën e projektuesve të specializuar, si vendas ashtu dhe të huaj. Një nga rrymat veprimi i të cilës u ndje gjatë kësaj periudhe në vendin tonë ishte eklektizmi i cili mbizotëronte ende mbi qytetet e tjera të Ballkanit dhe Evropës. Manifestimet e para të kësaj arkitekture i ndeshim fillimisht në Angli, në shek. XVIII - XIX dhe në fillimet e shek. XX. Prirjet ndaj eklektizmit u shfaqën jo vetëm në disa ndërtime të projektuara nga inxhinierë të huaj, por edhe në ndërtimet e projektuara nga inxhinierë dhe arkitektë vendas. Manifestime të kësaj periudhe ishin kalimtare dhe nuk patën një shtrirje shumë të gjerë. Kjo arkitekturë u pasua me depërtimin e arkitekturës neo - klasike sidomos me ndërtimet e viteve 30’ 40’.Arkitektura e ndërtesës së ish Prefekturës është përfaqësuese e  arkitekturës me prirje eklektike dhe neoklasike. Ndërtesa të kësaj periudhe me elemente të ngjashëm arkitektonik në qytetin e Vlorës janë ndërtesat e Bashkisë, dhe Muzeut të Luftës.Suvatimi i jashtëm  shërben si një mjet shumë i përshtatshëm për  zbukurimin e godinës, i cili është, lehtësisht i zbatueshëm dhe krijon një shumëllojshmëri formash  e motive dekorative.  Një përpunim i tillë rit së tepërmi  plastikën dekorative të fasadave, dhe për të mënjanuar mbingarkesës janë  krijuar  plane të pastra  në katin përdhe të cilat ndihmojnë për daljen në pah të elementëve në reliev dhe bëjnë të efektshëm lojën dritë- hije.Kreu i dritares treshe  është  pjesa më e zbukuruar me kornizë, në formë vetullore sipër hapësirës së dritares. Në të dy skajet dalin pilastra me  kapitele të dekoruar. Elementët e aplikuar janë motive të ndërlikuara, si lule, stilizime gjethesh, imitime, të dentikulave (dhëmbëzave) antike. Vendosja kornizave dekorative  në reliev, poshtë hapësirës së dritares duke krijuar breza  horizontalë thyejnë shtrirjen vertikale të  fasadave.  Element i fuqishëm i përpunimit dekorativ  është streha  nën çati, me bishta të gdhendur, (testekë),  cila  vjen si  përpjekjet për futjen e frymës kombëtare me stilizimin e elementeve të huazuar nga arkitektura popullore. Elementët dekorativ parapërgatiteshin  gjatë ndërtimit të muraturës, bëhej mbushja me suva dhe më pas  duke kaluar shabllonët mbi to u jepej  elementëve forma e profile sipas dëshirës. Zgjidhja planimetrike është mjaft e goditur, falë një grupimi të qartë funksional.Lidhur me përshkrimin e    konstruktiv të   objektit specialistja e IMK shkruan:Teknika e ndërtimit të kësaj godinë në raport me ndërtimet e mëparshme, pati jo vetëm një rritje cilësore, për sa i përket  teknologjisë, por dhe një pasurim të strukturave konstruktive. Karakteristike e kësaj periudhe është suvatimi i jashtëm i ndërtesës përdorimi i brezave antisizmik, përdorimi  i tjegullave marselieze, përdorimi i muraturës tërësisht me tulla si i mureve mbajtëse ashtu dhe i mureve ndarëse. Përdorimi i tullave  krijoj një  fushë të gjerë të  zbatimit të elementëve  dekorativ në suva. Themelet e godinës janë të ndërtuar me gurë të lidhura me llaç. E gjithë muratura si muret mbajtës ashtu edhe ato ndarëse janë ndërtuar me tulla, me material lidhës llaç gëlqere me çimento, (llaç bastard). Çatia është me konstruksion druri, mbuluar me tjegulla marseljeze.  Deri në vitin 1944 godina ka shërbyer si administrate lokale, ndërsa pas viteve 50’ si banese banimi kolektive. Edhe pse është në gjendje risku ndërtesës nuk i është kryer  asnjëherë rikonstruksion, por mirëmbajtje rutinë.Ndërtesa e ish Prefekturës  paraqitet përgjithësisht në gjendje të mirë statike, me problematika të shumta të mirëmbajtjes dhe kujdesit që duhet të tregohet për një monument me vlera të spikatura.

UNDP është pjesëmarrëse në këtë projekt përmirësimi shkruan në relacionin e saj:Projekti me titull "Rivendosja e Ish Prefektura Vlorë" ka për qëllim për të rivendosur një nga ndërtesat e bukura historike në Vlorë.Aktiviteti i planifikuar për të përmbushur restaurimin përbëhet nga ndërhyrjes në rivendosjen e fasadave dhe çatisë dhe disa përmirësime të tjera. Grupi i synuar është direkt përfituese e zbatimit të këtij projekti nuk është vetëm qendra e Vlorës në aspektin urbanistik, por edhe  familjet që jetojnë brenda saj gjithashtu.

Ky institucion PNUD mbështet aspiratat e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe kontribuon në përpjekjet kombëtare për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM). PNUD përgjigjet prioriteteve kombëtare nëpërmjet qasjes ndaj zhvillimit njerëzor).ka realizuar një sërë projektesh në qarkun e Vlorësë midis të cilave në vitet e fundit janë të shënuarapunimet që janë kryer në këto site:

Restaurimi i "Kullat e Aliut e Dervish", Dukat, Vlore. Restaurimi i. "Rruga hebre", Vlore. Restaurimi i qendrës së vjetër Tragjas. Restaurimi i kishës "Shen Spiridhonit" etj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora