Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Intervistë me Z. Bernard Përlaskaj

| E shtune, 23.02.2013, 11:27 AM |


Kujtimi për Kolonelin Tahir Zemaj dhe Brigadën Mërgimi është thesarë për Historinë tonë Kombëtare!!

Intervistë me Z. Bernard Përlaskaj Oficer i Brigades Mërgimi.

Zoti B. Përlaskaj me bashkëluftëtarët dhe bashkëoficeret e luftës....

Biografi e shkurtër e Z. Bernard Përlaskaj

Shkollën fillore dhe një vitë të shkollës se mesme  i mbarova në Klinë.

Në vitin 1983-rexhistrohem në Gjimnazin Ushtarak në Beograd.

Vazhdova Akademinë në Beograd 3-Vite Specializimin e përfundova një vitë në Sarajevë,Drejtimi i Këmbësorisë.

Dhe në Vitin 1991 e përfundoj me gradën Nën-Toger pasi që filloj lekundja e shtetit artificial të Yugosllavisë se atëhershme,dhe nuk kisha mundësi për më tutje!?

-Bota Sot: Si dhe me kendë ishin takimet tuaj të para për qeshtje ushtarake?

B.Përlaskaj:- Më kujtohët Adem Ukëhaxhaj,kishim një takim në Vitin 1989 në(Brçko)Bosnje..Ishte Komadant Kompanije ,ishte nje takim i përzëmërt i shkurtër ,njeheri takimi i parë dhe i fundit,më të ndjerin!?

Ishte i përgaditurë në çdo formë,këtë e theksonin edhe kolegët e tij..

Adem Ukëhaxhaj me plotkuptimin e fjalës,ishte përsoni që e zotronte artin ushtarak,ishte shumë i vendosur,dhe në syte e tij shihej qartë vullneti për një organizim të mundëshëm ushtarak në Kosovë.

-BS: Kur u bene thirrjet e para për qështjet ushtarake, pra përgatitjen për luftë?

-B.P.Thirrjet në kuadër vetëmbrojtëse,ndërmjet grupeve të armatosura Institucionale,Adem Ukëhaxhaj ishte i pari nder të parët që i përgjigjet thirrjës për organizimin vetëmbrojtës në Kosovë në vijën Institucionale!?

Më fillimin e luftës se armatosur,Adem Ukëhaxhaj ishte në rolin e kordinimit të organizimit në Rrafshin e Dukagjinit,pranë Ministrisë së Mbrojtjës se Republikës se Kosovës,të udhëhequr nga Kol : Ahmet Krasniqi!

Po në këtë rol,Adem Ukëhaxhaj vritet dhe rrugës për në spital vdese nga plagët e shumta që kishte marrë,dhe në duart e disa luftetareve trima të Rrafshit të Dukagjinit siq ishte Rexh Osaj nga Deçani (i vrarë mbas hyrjes se trupave të NATO-s në Kosovë ,ushtarë i Brigades Mërgimi)dhe disa të tjerë,dhe në duart e tyre Adem Ukëhaxhaj ndërronë jetë.I përjetëshëm qoftë kujtimi për Adem Ukëhaxhaj!

Ishte marsi i Vitit 1999-une jam inkuadru sespe sipas analizës sime gjërat nuk shkonin mirë,në terren siç duhej të shkonin,ngase sipas mendimit tim vrasja e Kol-Ahmet Krasniqit Ministrit të parë të Mbrojtjës, dhe formimi i´´Qeveris se Përkoheshme´´krye me Hashim Thaqin ishin dëmi i madh për luftën!?

B.S.:- A ishte e përshtatëshme formimi i një Qeverie të re,kur ne e kishim Qeverinë ekzistuese!?

B.P.-E mirë apo e keqe,sipas mendimit tim nuk ishte koha e formimit te një Qeverie të Përkoheshme, asesi!?Unë si Ushtarak gjithmonë mendoj se kam qenë besnik Institucioneve të dala nga vota e Popullit, sepse vetëm ajo Qeveri,qe del nga vullneti i popullit jo vetëm se është legale, por edhe legjitime,sepse populli është ai sovrani që ja ka dhënë legjitimitetin e plotë!

Dhe për hirë të Institucionit kam rrespektuar ish Kryeministrin,Bujar Bukoshi.

Veprimet e Bujar Bukoshit,janë diçka tjetër..nuk është detyrë e Ushtarakut që të merrët me politikë,por ti zbatoj urdhërat e Qeverisë ,organeve të dala nga vota e popullit!?

B.S. : -Ju si ushtarak i karrieres sigurishte se ishit të mireseardhur në ndihmë luftës?

B.P.:-E kam ndi obligim moral,tani ose kurrë ta jap kontributin tim përsonal për Çlirimin e Atdheut nga armiku i përbetuarë-serb!

Motoja ime ishte ta jap kontributin tim,për Atdhe sepse është detyrë e ushtarakut,dhe e dyta ta mbrojë identitetin profesional..Pse sepse siq dihet një ushtarakë përgaditet për luftë ,e mbasi e kisha fatin ta përfundoj Akademin Ushtarake,ishte koha të përgjigjem, dhe është dashurë patjetër të përgjigjem!?

B.S.:- Si mbërritet ju në Shqipëri asaj kohe?

B.P.:- Mora rrugën drejtë Atdheut në drejtimin :Wien-Bari të Italis më Tren dhe vazhdova prej Barit të Italis, drejtë Durrësit,me leje kalimi pa passaportë sepse Lejen e qarkullimit e mora ne Ambasaden Shqiptare në Wien,Austri!

Një mik i imi me priti në portin e Durrësit ,dhe vazhdova drejtë Tiranës, po atë natë kam qëndru te miku im në Tiranë,dhe të nesermën ,u zgjova dhe shkova në zyret e (Ministrisë e cila ishte në kuader të Qeverisë se Përkoheshme)udhëheqës i asaj ministrie ishte Azem Syla,në atë periudhë të Vitit 1999.(?!)

Hyra mbrenda objektit ,dhe menjihere më thanë tekstualisht?

Shkruje një deklaratë për pranim në UÇK-ë.(!?!)Une  ju tregova se jam Oficer, dhe e kisha lejen zyrtare të Armatës, megjithate e dorëzova por gjithnjë më thojshin,hajde sot hajde nesër...

Unë kisha shkuarë më bindjen time të plotë, edhe pse i kisha parasysh disa gjëra të cilat nuk shkonin mirë në Shqipëri e Tiranë gjatë organizimit të mirëfilltë profesional, por arësya ,d he bindja ime ishte që sa më parë të verifikohem dhe ti marrë detyrat konkrete, në ndonjerën zyre qe ishte me e afërt si përfaqësi e organizimit të luftës në Kosovë.  Mbrenda në zyre ishte prezent edhe Mujë Rugova,  mbeta 4-ditë rrugëve të Tiranës, duke e pritë një përgjigje !?, dhe ajo përgjigje nuk erdhi kurrë. Mënjiherë vërehej qartë në fjalëtë e para se si ju thojshe jam Oficer më gradë ,për ta ishte përson i pa dëshiruarë.

Më kaploi një nervozë, sepse unë nuk kisha shkuarë më u sjell rrugëve të Tiranës, sepse në Austri e kisha lenë, shoqën, punën , dhe të gjitha duke ju përgjigjë thirrjës për mobilizim të përgjithëshëm!?

Si  përfundim më ndihmën e një miku tim të ngusht nga Tirana , ish deputet i Partise Demokratike z.Ridvan Peshkepia,  të cilit i jamë shumë mirënjohës deri në vdekje qe prej vitit 1991, dhe kur isha në Tiranë,për herë të parë ku isha arratis nga armata Yugosllave më ka ndihmuar!?

Ai më dergoj në zyret e Ministrisë së Mbrojtjës se Republikës se Kosovës në Laprakë! Aty më priti ish-Ministri i mbrojtjës Halil Bicaj,  i cili ishte udhëheqës në atë periudhë mbas vrasjes se Kol: Ahmet Krasniqit!

Aty më priti edhe ishte prezent edhe Shefi i Shtabit Ahmet Alishani..(Ahmet Alishani mbas luftës ishte këshilltarë i kryetarit të kuvendit z.Nexhat Dacit)

Kur shkova aty, dhe i takova në Laprakë  (Tiranë), Halil Bicaj dhe Ahmet Alishani , nuk kisha nevojë të njoftohëm sepse më njofshin, dhe kishin informacione rreth meje, sepse dikush kur donë më të njohurë të njeh patjetër ,dhe ata të cilët nuk kan deshirë më të njohurë nuk të njohin, siq ishte rasti në zyret e Qeverisë se Përkoheshme në Tiranë.

B.S.:- Pas paraqitjesë tuaj në zyren e Ministrise së Mbrojtjese të R. së Kosovës, si rrodhën më pastaj gjërat?

B.P.:- Mënjihere të nesërmën më urdhër të Ministrit Halil Bicaj,më dërguan në bazën Ushtarake Mamurras ,në Brigaden Mërgimi, ku kryekomadant ishte Kol : Tahir Zemaj. Në repartin ushtarakë të Mamurrasit isha Toger,dhe fillova detyrën të organizoj formacionin, dhe ta organizoj strukturën e Batalionit. Aty fillova të njoftohëm më ushtarët të informohem për hallet, problemet dhe situaten e tyre.

Dhe vlenë të veçojë përkrahjen e pa rezervë në atë drejtim te z.Ylber Rexhaj nga Cerrca e Istogut. Qysh në start e verejta që kisha të bëjë më ushtarët të cilet ishin motivuar njëqind për qindë që ti dalin Zot Atdheut..Më ardhjen e ushtarakëve tjerë edhe numri i ushtarëve dita ditës shtoheshin ,dhe mbas dy dite erdhen edhe ushtarakët , Ramadan  Behluli, Naser Koliqi, Fazli Rugova dhe shumë e shumë të  tjerë.Brigada Mërgimi ishte formuar më herët, por nga numri i shumtë i ushtarëve qe kishin ardhure nga çdo vend i botës,kan filluar mënjihere ushtrimet,  dhe  një numër i tyre kanë shkuar direkt në vijat e para të frontit në Kosovë  e sidomos në Rrafshin e  Dukagjinit,  përmes  Koshares, ndërsa  një pjesë  tjetër ishte transferuar në Repartin Ushtarak,Mamurras.

Në Repartin Ushtarak në Mamurras,filluam përgaditjet ,stërvitjet ,gjuajtjet ..përsonale,kolektive,stërvitjet taktike,sulmi mbrojtja dhe taktika e përgjithëshme?!

B.S.:- Dihet se ju ishit të rrezikuar nga LPK iste dhe edhe nga strukturat e  SHISHit, pra një pjese të ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga PS ja?

B.P.:- Vlenë të theksoj se kundër  ne Ushtarakëve të cilët ishim në vijën Institucionale kishte antipati , na kanë sulmuarë..na kanë etiketuarë..na kanë shantazhuarë se ushtarakët e Bujar Bukoshit kërkojnë shëmbjen e Qeverisë në Tiranë..e cila në atë kohë udhehiqej nga Partia Socialiste, dhe e afërt më Qeverinë e Përkoheshme, e cila ishte formuar mbas Marrëveshjes së Rambujes..1999.Veçanërisht, më pas, kur ata morën vesh se shumica apo të gjithë oficerat, pra Eproret të cilët ishim profesional në artin Ushtarak ishim në vijen Institucionale,kemi pasur disa përplasje serioze, por falë armëve tona,dhe Kolonelit Tahir Zemaj ne dolëm faqebardhë, sepse Shqipëria ishte edhe e jona!?

Në disa raste forcat Shqiptare e rrethojshin Brigaden tonë Mërgimi,dhe ne shumë forma tjera gjindeshim të rrezikuarë sepse ështe dashur ta ruajm edhe shpinden mbrapa, por e tehm hapur, falë Kryekomadantit te kesaj Brigade,Kol Tahir Zemaj të gjitha i kemi tejkalu falë urtësisë menqurisë sonë dhe profesionalizmit ushtarak. Unë më bindje të plotë e themë,se kemi qenë shumë të përgjëgjëshëm për çdo veprim,por mbi të gjitha ka qënë nje pullaz mbulimi i cili quhej Kol: Tahir Zemaj, me urtësinë, dhe profesionalizmin e tij të ndritëshëm i kemi tejkalu çdo lloj provokimi të cilat ishin të shumta?!?

-Më kujtohet një rast i cili ndodhi në Repartin Ushtarak Mamurras në vitin 1999 , kur ushtari Bekim Kodra nga Prekazi legjendar i Familjesë Jashari ,dhe i familjes Kodra bëri vetëvrasje ishte i ri..i ndermorëm te gjitha masat e duhura, dhe e informuam qarqet e caktuara për t´ja bërë çdo analizë, dhe ta kuptojmë motivin e vetëvrasjes, por nuk e benë organet e shtetit, të ndjerinë e varrosem në Mamurras më nderime ushtarake. Në nderkohë u hapë një dezinformatë se ushtarakët e Bukoshit, po i vrajnë ushtarët këto dezinformata jo vetëm se ishin tendicioze , por edhe extreme, sepse kundërshtarët të cilët na ndjekshin në çdo veprim, e shfrytezuan rastin dhe kohën mbi moton e tyre të zezë, të cilët e kishin!? Duke propaganduar se ´´Përderisa këta ushtarakët profesional e Institucional i bëjmë tradhtarë ne bëhemi Kombëtarë´´???

B.S.:- Pse nuk u kyq në veprime luftarake Brigada Mërgimi,kur dihët botërishtë se çfarë potencili kishte ?

B.P.:- .. Brigadat të cilat i udhëhiqte Kol: Tahir Zemaj, dhe para se të transferohej ne Mamurras,  të gjithë ushtarët ,eproret ,oficerat pas konsulltimeve, ushtrimeve e përgatitjeve të duhura  dërgoheshin në vijat e para të frontit!

Ndërsa  se pse e tërë Brigada Mërgimi nuk u vu në veprime luftarake kur kishte potenciale dhe kishte sftesi luftarake, për këtë pyetje duhet të përgjigjet ish Ministri i Mbrojtjës në atë kohë , i cili ishte po në atë pozicion Halil Bicaj dhe ish Kryeministri Bujar Bukoshi!?!

Po këtë pyetje ia  kemi bërë disa herë edhe kur ishte në vizitë ish Kryeministri B.Bukoshi në Mamurras në Brigadën Mërgimi!!?, por përgjgje nuk kemi pas asnjëhere, por ne si ushtarakë i kemi rrespektuar vetëm urdhërat!

B.S.:- Kthehëm për një çast të Kol : Tahir Zemaj, si e përshkruani ju personalitetin e tij prej njeriut dhe ushtarakut?

B.P.:- Kujtimi për Kolonelin është thesarë për historinë tonë kombëtare!

Kombi shqiptarë kurrë s´ka për të  pasurë ushtarak më të Zotin si Kol .Tahir Zemaj! Koloneli siç e quanim ne,  ishte njeri shumë komunikative, njeri i fjalës dhe i marrëveshjës, njeri i artit luftarakë,s trateg i rrallë i lindur, dhe i formuar  si Strateg, për mua përsonalishtë po edhe për të gjithë qe ishim bashkëpuntor të kolonelit, ka pasurë ushtarakë e grada edhe me të larta, por jo edhe Strateg e intelektual siç ishte Kol. Tahir Zemaj. Kol. Tahir Zemaj shpeshë na rrefejke ngjarjët të cilat ishin zhvilluarë në Kosovë, në Vitin 1998-pikërishtë në Zonen Operative të Rrafshit të Dukagjinit i cili ishte edhe Komadant i Zonës Operative të Dukagjinit , më urdhër të Ministrit të parë të Mbrojtjës kol.Ahmet Krasniqit!

E theksojke Betejën e Loxhës, e cila ishte e para ballë për ballë me armikun ,përgaditjen e kësaj beteje , dhe ngirtjen e moralit të ushtareve të kolonelit. Sukseset e kësaj beteje ,organizimin e fshatrave në Dukagjin, ndarjen e detyrave para luftimeve ushtarake, pozicionet mikëpritjën që ja kishin organizu Kolonelit në Dukagjin, mbrojtjën e popullatës dhe terheqjët taktike..dhe gjithmonë në çdo rrethanë Koloneli kishte mbajturë edhe shenimet e luftës Ditarin e tij..në çdo veprim ishte i rrethuarë nga bashkëluftetarët trima të Dukagjinit ,Rexhë Osaj..Nazif Ramabaja, dhe shumë të tjerë..i ceke edhe provokimet që i kishin ndodhë dhe disa konfrontime në mesë shqiptarëve, por më urtësi dhe me intelegjencen e tij i kishte tejkaluarë këto ekcese më fjalën e pastër qe i ka rrjedhë nga frymëmarrja, dhe qe ka mbetë fjalë historike thënja e tij”..Nuk kam plumba për shqiptarë unë..” por gjithmonë duke e rrespektuar kirearkinë ushtarake,  dhe duke ju përmbajturë urdhërave të Kryeministrit dhe Ministrisë së Mbrojtjës se Rep.se Kosovës! Koloneli Tahir Zemaj, nuk u vra në luftë edhe pse shkoj për të vdekur,  por u vra tinëzishtë mbrapa shpinde ne paqe,sepse ishte një lisë i madhë që i bënte hije mbarë territorit të Kosovës.

Ndihem krenarë që kisha fatin të jemë njëri nderë oficerat e tij, dhe njëri nderë bashkëpuntorët e tij të ngushtë! I përjetëshëm qoftë kujtimi për të madhin Kol : Tahir Zemaj! Lavdi e përjetshme jetës,  dhe veprës së tij madhore për Kosovën e lirë!

B.S.:-  Të kthehemi të qështja e pas marrëveshjese së Kumanovës, dhe rrugëtimi i Brigadës Mërgimi ?

B. P.:- Më nënshkrimin e marrëveshjes se Kumanovës, në mesë përfaqesuesve të NATO-s  dhe  ushtrisë  serbe 1999, dhe me hyrjen ushtarake të Kforit në Kosovë, Brigada Mërgimi fillon marrëshimin drejtë Kosovës,k urse unë më urdhër e kisha për obligim të bëjë dorëzimin e Repartit Ushtarak të Mamurrasit , t´ja dorëzoja organeve të ministrisë se brendëshme të Rep.se Shqipërisë, pra une Bernard Përlaskaj,  dhe Ramadan Behluli më proces verbal dhe me dokumentacion të hapurë duhej bërë dorëzim-pranimin, ndërsa drejtimin e Brigadës Mërgimi e merr z.Fazli Rugova zëvendës i Kol: Tahir Zemaj.

Ato ditë Koloneli  kishte një takim shumë të rendësishëm në SHKUP, më përfaqësuesit e NATO-s dhe të Kforit! Për kalvarët që i ka përjetuarë Brigada Mërgimi, gjatë marëshimit janë tmerruese, dhe katastrofale edhe pse kishim bërë marrëveshje më përfaqsuesit e Ministrisë se brendeshme të Shqipërisë, (pikërishtë me Ministrin Luan Hajdaraga), qe Brigada Mërgimi të përcjellet deri ne kufi..kjo  nuk ndodhi ashtu ngase përfaqësuesit e ministrise së brendeshme të Shqipërise i kishin prerë në besë oficerët dhe ushtarët e Brigadës Mërgimi.i kishin lënë në gjysme rruge  duke u malltretuar  nga forcat e rendit të Shqipërisë si në Tropojë..Bajram Currë e Kukës, gjithnji me thenjet  se këta janë forcat e FARK-ut të Tahir Zemës,dhe Bujar Bukoshit , andaj duhet ti ndalojmë dhe ti malltretojmë... etj etj..(!?!)

B.S.:-  Maltretimet dhe problemet me sa dihet ndaj Brigadës Mërgimi vazhduan edhe brenda vet Kosovës së çliruar?

B. P.:-  Fatëkeqësishtë Brigada Mërgimi,maltretohet edhe mbasi e kalonë kufirin Shqiptarë..Prizren..Gjakovë,Deçan , Pejë e tutje. Këtë ngjarje tronditëse ,më se miri e tregon Koloneli Tahir Zemaj në librin e tij..dhe ata të cilët ishin pjesëmarrës ,oficere ,e prore e  ushtarë të Brigadës Mërgimi!?

Mjerishtë ndodhë ajo që nuk është dashurë,të ndodhë në Pejë,mënjihere mbas luftës gjinden të ekzekutuarë 6-pjesëtarë të Brigadës Mërgimi, në mesin e tyre edhe Rexhë Osaj nga Deçani . Une për  Rexhën do të ndalem pakë, për hirë të vepres dhe guximit të tij sepse e kam njohure nga afër ,dhe kemi qënë bashkë në Repartin Ushtarak Mamurras!?!

Rexhë Osaj ishte nga Deçani , disa vite para luftës ishte edhe në Gjermani ..atje e kishte mikë të vertetë edhe Kol. Tahir Zemaj, në Berlin Gjermani!

Rexha ishte shumë zemërgjerë,shumë shqiptarë të ikur nga Kosova dhe të ardhurë në Gjermani ju kishte ndihmuarë në forma të ndryshme,si ne organizimin e strehimit ,mbajtjes dhe ju kishte ndihmuarë materialishtë shumë shqiptarëve! Rexhë  Osaj,ishte edhe financuesi i zyrës se LDK-së në Berlin..Stuttgart, dhe në disa vende tjera në Gjermani. Rexhë Osaj kthehët në Kosovë në vitin 1997, dhe fillon organizimin vetëmbrojtës në Deçan se bashku edhe me Rrustem Bruqaj nga Isniqi . Rexhë Osaj kishte krijuare edhe grupin e vetë më armë në dorë duke e mbrojtë vendëlindjen..dhe pragun e shtëpisë,

dhe me hyrjen e Brigadave të para të UÇK-së (Brigadat:131-134-133 )të udhëhequra nga Kol : Tahir Zemaj ..Rexhë Osajn  e gjëjnë në Rrafshin e Dukagjinit pothuaj të mobilizuarë, dhe prej të pareve radhitet në keto Brigada, dhe krah për krah më Kol. T.  Zemaj bëhet pjese në  njesitin Zbulim dhe Kundër Zbulim ..Njesitë i krijuarë nga Koloneli Zemaj ,në Rrafshin e Dukagjinit. Rexhë Osaj ishte edhe pjesmarrës i drejtëpërdrejtë i Betejës se Loxhës nën Komanden e Kol. Zemaj,dhe në atë betejë kishin renë deshmorë tre luftetar trima ne mesin e tyre edhe Rrustem Bruqaj trupi i të cilit kishte mbeturë në një vendë, dhe zonë te rrezikshmërisë, por falë guximit të pashoq të luftetarit Rexhë Osaj, i cili deperton në atë rrezikë të luftimeve të drejtëpërdrejta dhe me dy duart e veta e terhek trupin e deshmorit i cili ra heroikisht në Betejën e Loxhës, Rrustem Bruqaj. Rexhë Osaj me krenari lufton për Kosovë, në Rrafshin e Dukagjinit, shpeton në Betejën e Loxhës edhe pse ishte shkuar për të vdekur..gjithmonë afër Kol. Tahir Zemaj ,si në Shtabin e Prapaçanit..në çdo vend dhe çdo kohe Koloneli e kishte afër Rexhën..

Rexhë  Osaj e përjetonë nga afër marrshimin e Brigadës Mërgimi drejtë Kosovës ,sepse ishte i pathyshëm i pa ndaleshëm siq thot populli,ishte plumb pushke dhe nuk u ndale vazhdojë rrugën për Kosovë më plotë krenari , dhe më një ideal kombëtarë, sepse gjembat të cilat ishin krijuare për ta ndalë këtë trim nuk e frikësonin fare, ai e dha gjithe kontributin e tij për shqiptarë, për çlirimin e Kosovës, si në luftimet më të rrezikëshme ne vijat e frontit në Kosovë në Dukagjin, si në Repartin Ushtarak të Mamurrasit , si në marrëshimin e Brigadës Mërgimi drejtë Kosovës ..I Shpëtoj të gjithave ..shpetojë në vijat e frontit dhe vritet në paqe mbasi të hynë Ushtarët paqëruajtës në Kosovë, Forcat e Kforit Qershor 1999!?!

B.S.:-  Si pjesëmarrës i Brigadës Mërgimi dhe pjesëmarrës i luftës, a mendoni se gjithë këto përqarje e dëmtaun vet luftën?

B.P.:- Unë ndihem krenar që jam mundu ta japi kontributin tim,mbrenda mundesive të mija,sepse unë nuk kisha shkuarë, të merrëm se cili është´´shqiptarë i zi e cili shqiptarë i bardhë´´por isha për luftën të ju përmbahem urdhërave të Institucioneve të R. së kosovës dhe  të Ministrisë Mbrojtëse, derisa ca njërez janë marrë më shqiptarë e  nuk kan pasurë kohe të merren edhe me shkie.Aso kohe ishte e qartë se ku ekzistonte armiku, por disa përsona e kanë kërku  atë aty ku fare nuk ekzistonte  e kjo kishte të bëjë me bajraktarizëm. Lufta nuk ndahet më parti..luftën nuk e bëmë na..por as ata..luftën e bënë ata të cilët e kapen pushkën në dorë, dhe sakrifikuan jetërat e tyre, ata të cilët luftuan nuk jan të asnjë partie, por janë të popullit.Derisa  do i ndajmë në parti, atehere na futet  edhe përqarja kombëtare!

Mendoi dhe besoi se vrasjet sidomos mbasë luftës ishin humbje e madhe për Kosovën, shpresojë që drejtësia vanon por nuk harron , për të gjithë ata që janë vrarë mbasë luftës , në pretekstin që kanë bërë diçka duhen të zbardhën të ndriqohen të dihen motivet,  dhe të dihen autoret sepse pa zbardhjen e tyre sdo të këtë qetësi e as rehati në Kosovë!

B.S.:-  Para pak kohësh disa nga SH. E veteranëve të luftës deklaruan se për ushtaret e FARK ut nuk do ketë vendë në regjistrin e ri, si e komentoni ju këtë deklaratë skandaloze?

B.P.:- Më të ndegjuarë një deklaratë të tillë, të një personi i cili del në media publike, e fletë në emër të Shoqatës se Vetëraneve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe në mënyren më të vrazhdë publike e ceke se;

Ushtarët Institucional e Oficerat e FARK-ut nuk do të pajisen më Statusin e Vetëranit të luftës Çlirimtare? del në pah, dhe njiherit shtrohet pyetja se

interesat e kujtë i mbronë atëherë e ashtuquajtura´´Shoqata e Vetëraneve të UÇK-së´´me këtë tregojnë se këta  mbrojnë interesat partiake, interesat përsonale, apo edhe interesat politike qeveritare?!?

Kjo është mjeruese, këtu edhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet ta ngrehin zërin e tyre,  sepse ushtaraket ,oficerate eproret të gjithë kanë qënë në vijen Institucionale, dhe në kirearkine e Qeverise se Republikes së Kosovës ,pikërishtë Ministrisë se Mbrojtjës të themeluare nga Kol : Ahmet Krasniqi, dhe duke vazhduare nga Halil Bicaj , dhe ish kryeministri B.Bukoshi!

Të gjithë ne ishim institucionalistë, ne kemi rrespektuar udheheqesit, dhe të gjithë si Komadant Suprem të Forcave të Armatosura e kemi njohurë Presidentin Dr.Ibrahim Rugovën! Çdo njëri i cili e ka marrë pushkën , më ndërshmëri, pa marrë parasysh përkatësinë dhe bindjet politike,  duhet të pranohet si Vetëranë i luftës Çlirimtare, dhe të pajiset më Status të Vetëranit i cili është dhe do të mbetët i shënjët.

Obligimi që kemi për ta, për të rënet e heronjet na detyron të jemi mirënjohës, dhe ti përkujtojmë për jetë e mote, sepse ata janë ndër protagonistët të cilët na mundësuan që të marrim frymë lirshëm, dhe këtë liri që tash e gëzojmë është rezultat i sakrificës sublime të  tyre dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në fushën e nderit në luftë për liri demokraci dhe mëvetësi.

Dhe në fund e përfundoj më një thënje të Kol : Tahir Zemaj se shumë herë e ka përseriturë nëpër fjalimet e tij sublime!!

“Sot është fakt që njerëzit po zgjohen, ata e njohin të vërtetën, ne kemi borxh të ofrojmë dëshmitë tona me qëllim që pejsazhi tragjik, por edhe heroik i Luftës së Kosovës të ndriçohet sa më mirë që të jetë e mundur, me qëllim që t'u lëmë brezave dëshmi të pakontestueshme. Vetëm kështu ata do të mund të korrigjojnë gabimet tona pa i përsëritur ato”.

Duke e lënë hapur shtegun për të vepruar e luftuar, shpjeguar e folur për të vërtetat e luftës sa herë të jetë e nevojshme.

B.S.:- Ju falemnderit intervistën e dhënë për gazetën kombëtare Bota Sot

B.P.:- Gazetës Bota Sot i kemi shumë borxhe ngase ishte dhe mbetet gazeta e vetme që njohu, përkrahu dhe bëri shumë për informimin e duhur të lexuesve edhe gjatë luftës, dhe mbeti në vijën institucionale e kombëtare, andaj suksese edhe në të ardhmën.

E përgatitën:

Xhevat Rexhaj & Afrim Osaj