Kulturë
Intervistë me Z. Bernard Përlaskaj
E shtune, 23.02.2013, 11:27 AM
Kujtimi për Kolonelin Tahir Zemaj dhe Brigadën Mërgimi është thesarë për Historinë tonë Kombëtare!!
Intervistë me Z. Bernard Përlaskaj Oficer i Brigades Mërgimi.
Zoti B. Përlaskaj me bashkëluftëtarët dhe bashkëoficeret e luftës....
Biografi
e shkurtër e Z. Bernard Përlaskaj
Shkollën
fillore dhe një vitë të shkollës se mesme
i mbarova në Klinë.
Në vitin
1983-rexhistrohem në Gjimnazin Ushtarak në Beograd.
Vazhdova
Akademinë në Beograd 3-Vite Specializimin e përfundova një vitë në
Sarajevë,Drejtimi i Këmbësorisë.
Dhe në
Vitin 1991 e përfundoj me gradën Nën-Toger pasi që filloj lekundja e shtetit
artificial të Yugosllavisë se atëhershme,dhe nuk kisha mundësi për më tutje!?
-Bota
Sot: Si dhe me kendë ishin takimet tuaj të para për qeshtje ushtarake?
B.Përlaskaj:-
Më kujtohët Adem Ukëhaxhaj,kishim një takim në Vitin 1989
në(Brçko)Bosnje..Ishte Komadant Kompanije ,ishte nje takim i përzëmërt i
shkurtër ,njeheri takimi i parë dhe i fundit,më të ndjerin!?
Ishte i
përgaditurë në çdo formë,këtë e theksonin edhe kolegët e tij..
Adem
Ukëhaxhaj me plotkuptimin e fjalës,ishte përsoni që e zotronte artin
ushtarak,ishte shumë i vendosur,dhe në syte e tij shihej qartë vullneti për një
organizim të mundëshëm ushtarak në Kosovë.
-BS: Kur
u bene thirrjet e para për qështjet ushtarake, pra përgatitjen për luftë?
-B.P.Thirrjet
në kuadër vetëmbrojtëse,ndërmjet grupeve të armatosura Institucionale,Adem
Ukëhaxhaj ishte i pari nder të parët që i përgjigjet thirrjës për organizimin
vetëmbrojtës në Kosovë në vijën Institucionale!?
Më
fillimin e luftës se armatosur,Adem Ukëhaxhaj ishte në rolin e kordinimit të
organizimit në Rrafshin e Dukagjinit,pranë Ministrisë së Mbrojtjës se Republikës
se Kosovës,të udhëhequr nga Kol : Ahmet Krasniqi!
Po në
këtë rol,Adem Ukëhaxhaj vritet dhe rrugës për në spital vdese nga plagët e
shumta që kishte marrë,dhe në duart e disa luftetareve trima të Rrafshit të
Dukagjinit siq ishte Rexh Osaj nga Deçani (i vrarë mbas hyrjes se trupave të
NATO-s në Kosovë ,ushtarë i Brigades Mërgimi)dhe disa të tjerë,dhe në duart e
tyre Adem Ukëhaxhaj ndërronë jetë.I përjetëshëm qoftë kujtimi për Adem
Ukëhaxhaj!
Ishte
marsi i Vitit 1999-une jam inkuadru sespe sipas analizës sime gjërat nuk
shkonin mirë,në terren siç duhej të shkonin,ngase sipas mendimit tim vrasja e
Kol-Ahmet Krasniqit Ministrit të parë të Mbrojtjës, dhe formimi i´´Qeveris se
Përkoheshme´´krye me Hashim Thaqin ishin dëmi i madh për luftën!?
B.S.:- A
ishte e përshtatëshme formimi i një Qeverie të re,kur ne e kishim Qeverinë
ekzistuese!?
B.P.-E
mirë apo e keqe,sipas mendimit tim nuk ishte koha e formimit te një Qeverie të
Përkoheshme, asesi!?Unë si Ushtarak gjithmonë mendoj se kam qenë besnik
Institucioneve të dala nga vota e Popullit, sepse vetëm ajo Qeveri,qe del nga
vullneti i popullit jo vetëm se është legale, por edhe legjitime,sepse populli
është ai sovrani që ja ka dhënë legjitimitetin e plotë!
Dhe për
hirë të Institucionit kam rrespektuar ish Kryeministrin,Bujar Bukoshi.
Veprimet
e Bujar Bukoshit,janë diçka tjetër..nuk është detyrë e Ushtarakut që të merrët
me politikë,por ti zbatoj urdhërat e Qeverisë ,organeve të dala nga vota e
popullit!?
B.S. :
-Ju si ushtarak i karrieres sigurishte se ishit të mireseardhur në ndihmë
luftës?
B.P.:-E
kam ndi obligim moral,tani ose kurrë ta jap kontributin tim përsonal për
Çlirimin e Atdheut nga armiku i përbetuarë-serb!
Motoja
ime ishte ta jap kontributin tim,për Atdhe sepse është detyrë e ushtarakut,dhe
e dyta ta mbrojë identitetin profesional..Pse sepse siq dihet një ushtarakë
përgaditet për luftë ,e mbasi e kisha fatin ta përfundoj Akademin
Ushtarake,ishte koha të përgjigjem, dhe është dashurë patjetër të përgjigjem!?
B.S.:- Si
mbërritet ju në Shqipëri asaj kohe?
B.P.:- Mora
rrugën drejtë Atdheut në drejtimin :Wien-Bari të Italis më Tren dhe vazhdova
prej Barit të Italis, drejtë Durrësit,me leje kalimi pa passaportë sepse Lejen
e qarkullimit e mora ne Ambasaden Shqiptare në Wien,Austri!
Një mik i
imi me priti në portin e Durrësit ,dhe vazhdova drejtë Tiranës, po atë natë kam
qëndru te miku im në Tiranë,dhe të nesermën ,u zgjova dhe shkova në zyret e
(Ministrisë e cila ishte në kuader të Qeverisë se Përkoheshme)udhëheqës i asaj
ministrie ishte Azem Syla,në atë periudhë të Vitit 1999.(?!)
Hyra
mbrenda objektit ,dhe menjihere më thanë tekstualisht?
Shkruje
një deklaratë për pranim në UÇK-ë.(!?!)Une
ju tregova se jam Oficer, dhe e kisha lejen zyrtare të Armatës,
megjithate e dorëzova por gjithnjë më thojshin,hajde sot hajde nesër...
Unë kisha
shkuarë më bindjen time të plotë, edhe pse i kisha parasysh disa gjëra të cilat
nuk shkonin mirë në Shqipëri e Tiranë gjatë organizimit të mirëfilltë
profesional, por arësya ,d he bindja ime ishte që sa më parë të verifikohem dhe
ti marrë detyrat konkrete, në ndonjerën zyre qe ishte me e afërt si përfaqësi e
organizimit të luftës në Kosovë. Mbrenda
në zyre ishte prezent edhe Mujë Rugova,
mbeta 4-ditë rrugëve të Tiranës, duke e pritë një përgjigje !?, dhe ajo
përgjigje nuk erdhi kurrë. Mënjiherë vërehej qartë në fjalëtë e para se si ju
thojshe jam Oficer më gradë ,për ta ishte përson i pa dëshiruarë.
Më kaploi
një nervozë, sepse unë nuk kisha shkuarë më u sjell rrugëve të Tiranës, sepse
në Austri e kisha lenë, shoqën, punën , dhe të gjitha duke ju përgjigjë
thirrjës për mobilizim të përgjithëshëm!?
Si përfundim më ndihmën e një miku tim të ngusht
nga Tirana , ish deputet i Partise Demokratike z.Ridvan Peshkepia, të cilit i jamë shumë mirënjohës deri në
vdekje qe prej vitit 1991, dhe kur isha në Tiranë,për herë të parë ku isha
arratis nga armata Yugosllave më ka ndihmuar!?
Ai më
dergoj në zyret e Ministrisë së Mbrojtjës se Republikës se Kosovës në Laprakë!
Aty më priti ish-Ministri i mbrojtjës Halil Bicaj, i cili ishte udhëheqës në atë periudhë mbas
vrasjes se Kol: Ahmet Krasniqit!
Aty më
priti edhe ishte prezent edhe Shefi i Shtabit Ahmet Alishani..(Ahmet Alishani
mbas luftës ishte këshilltarë i kryetarit të kuvendit z.Nexhat Dacit)
Kur
shkova aty, dhe i takova në Laprakë
(Tiranë), Halil Bicaj dhe Ahmet Alishani , nuk kisha nevojë të njoftohëm
sepse më njofshin, dhe kishin informacione rreth meje, sepse dikush kur donë më
të njohurë të njeh patjetër ,dhe ata të cilët nuk kan deshirë më të njohurë nuk
të njohin, siq ishte rasti në zyret e Qeverisë se Përkoheshme në Tiranë.
B.S.:-
Pas paraqitjesë tuaj në zyren e Ministrise së Mbrojtjese të R. së Kosovës, si
rrodhën më pastaj gjërat?
B.P.:-
Mënjihere të nesërmën më urdhër të Ministrit Halil Bicaj,më dërguan në bazën
Ushtarake Mamurras ,në Brigaden Mërgimi, ku kryekomadant ishte Kol : Tahir
Zemaj. Në repartin ushtarakë të Mamurrasit isha Toger,dhe fillova detyrën të
organizoj formacionin, dhe ta organizoj strukturën e Batalionit. Aty fillova të
njoftohëm më ushtarët të informohem për hallet, problemet dhe situaten e tyre.
Dhe vlenë
të veçojë përkrahjen e pa rezervë në atë drejtim te z.Ylber Rexhaj nga Cerrca e
Istogut. Qysh në start e verejta që kisha të bëjë më ushtarët të cilet ishin
motivuar njëqind për qindë që ti dalin Zot Atdheut..Më ardhjen e ushtarakëve
tjerë edhe numri i ushtarëve dita ditës shtoheshin ,dhe mbas dy dite erdhen
edhe ushtarakët , Ramadan Behluli, Naser
Koliqi, Fazli Rugova dhe shumë e shumë të
tjerë.Brigada Mërgimi ishte formuar më herët, por nga numri i shumtë i
ushtarëve qe kishin ardhure nga çdo vend i botës,kan filluar mënjihere
ushtrimet, dhe një numër i tyre kanë shkuar direkt në vijat
e para të frontit në Kosovë e sidomos në
Rrafshin e Dukagjinit, përmes Koshares, ndërsa një pjesë
tjetër ishte transferuar në Repartin Ushtarak,Mamurras.
Në
Repartin Ushtarak në Mamurras,filluam përgaditjet ,stërvitjet ,gjuajtjet
..përsonale,kolektive,stërvitjet taktike,sulmi mbrojtja dhe taktika e
përgjithëshme?!
B.S.:- Dihet
se ju ishit të rrezikuar nga LPK iste dhe edhe nga strukturat e SHISHit, pra një pjese të ushtrisë shqiptare
të udhëhequr nga PS ja?
B.P.:-
Vlenë të theksoj se kundër ne
Ushtarakëve të cilët ishim në vijën Institucionale kishte antipati , na kanë sulmuarë..na
kanë etiketuarë..na kanë shantazhuarë se ushtarakët e Bujar Bukoshit kërkojnë
shëmbjen e Qeverisë në Tiranë..e cila në atë kohë udhehiqej nga Partia
Socialiste, dhe e afërt më Qeverinë e Përkoheshme, e cila ishte formuar mbas
Marrëveshjes së Rambujes..1999.Veçanërisht, më pas, kur ata morën vesh se
shumica apo të gjithë oficerat, pra Eproret të cilët ishim profesional në artin
Ushtarak ishim në vijen Institucionale,kemi pasur disa përplasje serioze, por
falë armëve tona,dhe Kolonelit Tahir Zemaj ne dolëm faqebardhë, sepse Shqipëria
ishte edhe e jona!?
Në disa
raste forcat Shqiptare e rrethojshin Brigaden tonë Mërgimi,dhe ne shumë forma
tjera gjindeshim të rrezikuarë sepse ështe dashur ta ruajm edhe shpinden
mbrapa, por e tehm hapur, falë Kryekomadantit te kesaj Brigade,Kol Tahir Zemaj
të gjitha i kemi tejkalu falë urtësisë menqurisë sonë dhe profesionalizmit
ushtarak. Unë më bindje të plotë e themë,se kemi qenë shumë të përgjëgjëshëm
për çdo veprim,por mbi të gjitha ka qënë nje pullaz mbulimi i cili quhej Kol:
Tahir Zemaj, me urtësinë, dhe profesionalizmin e tij të ndritëshëm i kemi
tejkalu çdo lloj provokimi të cilat ishin të shumta?!?
-Më
kujtohet një rast i cili ndodhi në Repartin Ushtarak Mamurras në vitin 1999 ,
kur ushtari Bekim Kodra nga Prekazi legjendar i Familjesë Jashari ,dhe i
familjes Kodra bëri vetëvrasje ishte i ri..i ndermorëm te gjitha masat e
duhura, dhe e informuam qarqet e caktuara për t´ja bërë çdo analizë, dhe ta
kuptojmë motivin e vetëvrasjes, por nuk e benë organet e shtetit, të ndjerinë e
varrosem në Mamurras më nderime ushtarake. Në nderkohë u hapë një dezinformatë
se ushtarakët e Bukoshit, po i vrajnë ushtarët këto dezinformata jo vetëm se
ishin tendicioze , por edhe extreme, sepse kundërshtarët të cilët na ndjekshin
në çdo veprim, e shfrytezuan rastin dhe kohën mbi moton e tyre të zezë, të
cilët e kishin!? Duke propaganduar se ´´Përderisa këta ushtarakët profesional e
Institucional i bëjmë tradhtarë ne bëhemi Kombëtarë´´???
B.S.:-
Pse nuk u kyq në veprime luftarake Brigada Mërgimi,kur dihët botërishtë se
çfarë potencili kishte ?
B.P.:- ..
Brigadat të cilat i udhëhiqte Kol: Tahir Zemaj, dhe para se të transferohej ne
Mamurras, të gjithë ushtarët ,eproret
,oficerat pas konsulltimeve, ushtrimeve e përgatitjeve të duhura dërgoheshin në vijat e para të frontit!
Ndërsa se pse e tërë Brigada Mërgimi nuk u vu në
veprime luftarake kur kishte potenciale dhe kishte sftesi luftarake, për këtë
pyetje duhet të përgjigjet ish Ministri i Mbrojtjës në atë kohë , i cili ishte
po në atë pozicion Halil Bicaj dhe ish Kryeministri Bujar Bukoshi!?!
Po këtë
pyetje ia kemi bërë disa herë edhe kur
ishte në vizitë ish Kryeministri B.Bukoshi në Mamurras në Brigadën Mërgimi!!?,
por përgjgje nuk kemi pas asnjëhere, por ne si ushtarakë i kemi rrespektuar
vetëm urdhërat!
B.S.:-
Kthehëm për një çast të Kol : Tahir Zemaj, si e përshkruani ju personalitetin e
tij prej njeriut dhe ushtarakut?
B.P.:-
Kujtimi për Kolonelin është thesarë për historinë tonë kombëtare!
Kombi
shqiptarë kurrë s´ka për të pasurë ushtarak
më të Zotin si Kol .Tahir Zemaj! Koloneli siç e quanim ne, ishte njeri shumë komunikative, njeri i
fjalës dhe i marrëveshjës, njeri i artit luftarakë,s trateg i rrallë i lindur,
dhe i formuar si Strateg, për mua
përsonalishtë po edhe për të gjithë qe ishim bashkëpuntor të kolonelit, ka
pasurë ushtarakë e grada edhe me të larta, por jo edhe Strateg e intelektual
siç ishte Kol. Tahir Zemaj. Kol. Tahir Zemaj shpeshë na rrefejke ngjarjët të
cilat ishin zhvilluarë në Kosovë, në Vitin 1998-pikërishtë në Zonen Operative
të Rrafshit të Dukagjinit i cili ishte edhe Komadant i Zonës Operative të
Dukagjinit , më urdhër të Ministrit të parë të Mbrojtjës kol.Ahmet Krasniqit!
E
theksojke Betejën e Loxhës, e cila ishte e para ballë për ballë me armikun
,përgaditjen e kësaj beteje , dhe ngirtjen e moralit të ushtareve të kolonelit.
Sukseset e kësaj beteje ,organizimin e fshatrave në Dukagjin, ndarjen e
detyrave para luftimeve ushtarake, pozicionet mikëpritjën që ja kishin organizu
Kolonelit në Dukagjin, mbrojtjën e popullatës dhe terheqjët taktike..dhe
gjithmonë në çdo rrethanë Koloneli kishte mbajturë edhe shenimet e luftës
Ditarin e tij..në çdo veprim ishte i rrethuarë nga bashkëluftetarët trima të
Dukagjinit ,Rexhë Osaj..Nazif Ramabaja, dhe shumë të tjerë..i ceke edhe
provokimet që i kishin ndodhë dhe disa konfrontime në mesë shqiptarëve, por më
urtësi dhe me intelegjencen e tij i kishte tejkaluarë këto ekcese më fjalën e
pastër qe i ka rrjedhë nga frymëmarrja, dhe qe ka mbetë fjalë historike thënja
e tij”..Nuk kam plumba për shqiptarë unë..” por gjithmonë duke e rrespektuar
kirearkinë ushtarake, dhe duke ju
përmbajturë urdhërave të Kryeministrit dhe Ministrisë së Mbrojtjës se Rep.se
Kosovës! Koloneli Tahir Zemaj, nuk u vra në luftë edhe pse shkoj për të
vdekur, por u vra tinëzishtë mbrapa
shpinde ne paqe,sepse ishte një lisë i madhë që i bënte hije mbarë territorit
të Kosovës.
Ndihem
krenarë që kisha fatin të jemë njëri nderë oficerat e tij, dhe njëri nderë
bashkëpuntorët e tij të ngushtë! I përjetëshëm qoftë kujtimi për të madhin Kol
: Tahir Zemaj! Lavdi e përjetshme jetës,
dhe veprës së tij madhore për Kosovën e lirë!
B.S.:- Të kthehemi të qështja e pas marrëveshjese së
Kumanovës, dhe rrugëtimi i Brigadës Mërgimi ?
B. P.:-
Më nënshkrimin e marrëveshjes se Kumanovës, në mesë përfaqesuesve të
NATO-s dhe ushtrisë
serbe 1999, dhe me hyrjen ushtarake të Kforit në Kosovë, Brigada Mërgimi
fillon marrëshimin drejtë Kosovës,k urse unë më urdhër e kisha për obligim të
bëjë dorëzimin e Repartit Ushtarak të Mamurrasit , t´ja dorëzoja organeve të
ministrisë se brendëshme të Rep.se Shqipërisë, pra une Bernard Përlaskaj, dhe Ramadan Behluli më proces verbal dhe me
dokumentacion të hapurë duhej bërë dorëzim-pranimin, ndërsa drejtimin e Brigadës
Mërgimi e merr z.Fazli Rugova zëvendës i Kol: Tahir Zemaj.
Ato ditë
Koloneli kishte një takim shumë të
rendësishëm në SHKUP, më përfaqësuesit e NATO-s dhe të Kforit! Për kalvarët që
i ka përjetuarë Brigada Mërgimi, gjatë marëshimit janë tmerruese, dhe
katastrofale edhe pse kishim bërë marrëveshje më përfaqsuesit e Ministrisë se
brendeshme të Shqipërisë, (pikërishtë me Ministrin Luan Hajdaraga), qe Brigada
Mërgimi të përcjellet deri ne kufi..kjo
nuk ndodhi ashtu ngase përfaqësuesit e ministrise së brendeshme të
Shqipërise i kishin prerë në besë oficerët dhe ushtarët e Brigadës Mërgimi.i
kishin lënë në gjysme rruge duke u
malltretuar nga forcat e rendit të
Shqipërisë si në Tropojë..Bajram Currë e Kukës, gjithnji me thenjet se këta janë forcat e FARK-ut të Tahir
Zemës,dhe Bujar Bukoshit , andaj duhet ti ndalojmë dhe ti malltretojmë... etj
etj..(!?!)
B.S.:- Maltretimet dhe problemet me sa dihet ndaj
Brigadës Mërgimi vazhduan edhe brenda vet Kosovës së çliruar?
B.
P.:- Fatëkeqësishtë Brigada
Mërgimi,maltretohet edhe mbasi e kalonë kufirin
Shqiptarë..Prizren..Gjakovë,Deçan , Pejë e tutje. Këtë ngjarje tronditëse ,më
se miri e tregon Koloneli Tahir Zemaj në librin e tij..dhe ata të cilët ishin
pjesëmarrës ,oficere ,e prore e ushtarë
të Brigadës Mërgimi!?
Mjerishtë
ndodhë ajo që nuk është dashurë,të ndodhë në Pejë,mënjihere mbas luftës gjinden
të ekzekutuarë 6-pjesëtarë të Brigadës Mërgimi, në mesin e tyre edhe Rexhë Osaj
nga Deçani . Une për Rexhën do të ndalem
pakë, për hirë të vepres dhe guximit të tij sepse e kam njohure nga afër ,dhe kemi
qënë bashkë në Repartin Ushtarak Mamurras!?!
Rexhë
Osaj ishte nga Deçani , disa vite para luftës ishte edhe në Gjermani ..atje e
kishte mikë të vertetë edhe Kol. Tahir Zemaj, në Berlin Gjermani!
Rexha
ishte shumë zemërgjerë,shumë shqiptarë të ikur nga Kosova dhe të ardhurë në
Gjermani ju kishte ndihmuarë në forma të ndryshme,si ne organizimin e strehimit
,mbajtjes dhe ju kishte ndihmuarë materialishtë shumë shqiptarëve! Rexhë Osaj,ishte edhe financuesi i zyrës se LDK-së
në Berlin..Stuttgart, dhe në disa vende tjera në Gjermani. Rexhë Osaj kthehët
në Kosovë në vitin 1997, dhe fillon organizimin vetëmbrojtës në Deçan se bashku
edhe me Rrustem Bruqaj nga Isniqi . Rexhë Osaj kishte krijuare edhe grupin e
vetë më armë në dorë duke e mbrojtë vendëlindjen..dhe pragun e shtëpisë,
dhe me
hyrjen e Brigadave të para të UÇK-së (Brigadat:131-134-133 )të udhëhequra nga
Kol : Tahir Zemaj ..Rexhë Osajn e gjëjnë
në Rrafshin e Dukagjinit pothuaj të mobilizuarë, dhe prej të pareve radhitet në
keto Brigada, dhe krah për krah më Kol. T.
Zemaj bëhet pjese në njesitin
Zbulim dhe Kundër Zbulim ..Njesitë i krijuarë nga Koloneli Zemaj ,në Rrafshin e
Dukagjinit. Rexhë Osaj ishte edhe pjesmarrës i drejtëpërdrejtë i Betejës se
Loxhës nën Komanden e Kol. Zemaj,dhe në atë betejë kishin renë deshmorë tre
luftetar trima ne mesin e tyre edhe Rrustem Bruqaj trupi i të cilit kishte
mbeturë në një vendë, dhe zonë te rrezikshmërisë, por falë guximit të pashoq të
luftetarit Rexhë Osaj, i cili deperton në atë rrezikë të luftimeve të drejtëpërdrejta
dhe me dy duart e veta e terhek trupin e deshmorit i cili ra heroikisht në
Betejën e Loxhës, Rrustem Bruqaj. Rexhë Osaj me krenari lufton për Kosovë, në
Rrafshin e Dukagjinit, shpeton në Betejën e Loxhës edhe pse ishte shkuar për të
vdekur..gjithmonë afër Kol. Tahir Zemaj ,si në Shtabin e Prapaçanit..në çdo
vend dhe çdo kohe Koloneli e kishte afër Rexhën..
Rexhë Osaj e përjetonë nga afër marrshimin e
Brigadës Mërgimi drejtë Kosovës ,sepse ishte i pathyshëm i pa ndaleshëm siq
thot populli,ishte plumb pushke dhe nuk u ndale vazhdojë rrugën për Kosovë më
plotë krenari , dhe më një ideal kombëtarë, sepse gjembat të cilat ishin
krijuare për ta ndalë këtë trim nuk e frikësonin fare, ai e dha gjithe
kontributin e tij për shqiptarë, për çlirimin e Kosovës, si në luftimet më të
rrezikëshme ne vijat e frontit në Kosovë në Dukagjin, si në Repartin Ushtarak
të Mamurrasit , si në marrëshimin e Brigadës Mërgimi drejtë Kosovës ..I Shpëtoj
të gjithave ..shpetojë në vijat e frontit dhe vritet në paqe mbasi të hynë Ushtarët
paqëruajtës në Kosovë, Forcat e Kforit Qershor 1999!?!
B.S.:- Si pjesëmarrës i Brigadës Mërgimi dhe
pjesëmarrës i luftës, a mendoni se gjithë këto përqarje e dëmtaun vet luftën?
B.P.:-
Unë ndihem krenar që jam mundu ta japi kontributin tim,mbrenda mundesive të
mija,sepse unë nuk kisha shkuarë, të merrëm se cili është´´shqiptarë i zi e
cili shqiptarë i bardhë´´por isha për luftën të ju përmbahem urdhërave të
Institucioneve të R. së kosovës dhe të
Ministrisë Mbrojtëse, derisa ca njërez janë marrë më shqiptarë e nuk kan pasurë kohe të merren edhe me
shkie.Aso kohe ishte e qartë se ku ekzistonte armiku, por disa përsona e kanë
kërku atë aty ku fare nuk
ekzistonte e kjo kishte të bëjë me
bajraktarizëm. Lufta nuk ndahet më parti..luftën nuk e bëmë na..por as
ata..luftën e bënë ata të cilët e kapen pushkën në dorë, dhe sakrifikuan
jetërat e tyre, ata të cilët luftuan nuk jan të asnjë partie, por janë të
popullit.Derisa do i ndajmë në parti,
atehere na futet edhe përqarja
kombëtare!
Mendoi
dhe besoi se vrasjet sidomos mbasë luftës ishin humbje e madhe për Kosovën,
shpresojë që drejtësia vanon por nuk harron , për të gjithë ata që janë vrarë
mbasë luftës , në pretekstin që kanë bërë diçka duhen të zbardhën të ndriqohen
të dihen motivet, dhe të dihen autoret
sepse pa zbardhjen e tyre sdo të këtë qetësi e as rehati në Kosovë!
B.S.:- Para pak kohësh disa nga SH. E veteranëve të
luftës deklaruan se për ushtaret e FARK ut nuk do ketë vendë në regjistrin e
ri, si e komentoni ju këtë deklaratë skandaloze?
B.P.:- Më
të ndegjuarë një deklaratë të tillë, të një personi i cili del në media
publike, e fletë në emër të Shoqatës se Vetëraneve të Luftës të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, dhe në mënyren më të vrazhdë publike e ceke se;
Ushtarët
Institucional e Oficerat e FARK-ut nuk do të pajisen më Statusin e Vetëranit të
luftës Çlirimtare? del në pah, dhe njiherit shtrohet pyetja se
interesat
e kujtë i mbronë atëherë e ashtuquajtura´´Shoqata e Vetëraneve të UÇK-së´´me
këtë tregojnë se këta mbrojnë interesat
partiake, interesat përsonale, apo edhe interesat politike qeveritare?!?
Kjo është
mjeruese, këtu edhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet ta ngrehin
zërin e tyre, sepse ushtaraket ,oficerate
eproret të gjithë kanë qënë në vijen Institucionale, dhe në kirearkine e
Qeverise se Republikes së Kosovës ,pikërishtë Ministrisë se Mbrojtjës të
themeluare nga Kol : Ahmet Krasniqi, dhe duke vazhduare nga Halil Bicaj , dhe
ish kryeministri B.Bukoshi!
Të gjithë
ne ishim institucionalistë, ne kemi rrespektuar udheheqesit, dhe të gjithë si
Komadant Suprem të Forcave të Armatosura e kemi njohurë Presidentin Dr.Ibrahim
Rugovën! Çdo njëri i cili e ka marrë pushkën , më ndërshmëri, pa marrë parasysh
përkatësinë dhe bindjet politike, duhet
të pranohet si Vetëranë i luftës Çlirimtare, dhe të pajiset më Status të
Vetëranit i cili është dhe do të mbetët i shënjët.
Obligimi
që kemi për ta, për të rënet e heronjet na detyron të jemi mirënjohës, dhe ti
përkujtojmë për jetë e mote, sepse ata janë ndër protagonistët të cilët na
mundësuan që të marrim frymë lirshëm, dhe këtë liri që tash e gëzojmë është
rezultat i sakrificës sublime të tyre
dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në fushën e nderit në luftë për liri demokraci
dhe mëvetësi.
Dhe në fund e përfundoj më një thënje të Kol : Tahir Zemaj se shumë herë e ka përseriturë nëpër fjalimet e tij sublime!!
“Sot
është fakt që njerëzit po zgjohen, ata e njohin të vërtetën, ne kemi borxh të
ofrojmë dëshmitë tona me qëllim që pejsazhi tragjik, por edhe heroik i Luftës
së Kosovës të ndriçohet sa më mirë që të jetë e mundur, me qëllim që t'u lëmë
brezave dëshmi të pakontestueshme. Vetëm kështu ata do të mund të korrigjojnë
gabimet tona pa i përsëritur ato”.
Duke e lënë hapur shtegun për të vepruar e luftuar, shpjeguar e folur për të vërtetat e luftës sa herë të jetë e nevojshme.
B.S.:- Ju falemnderit intervistën e dhënë për gazetën kombëtare Bota Sot
B.P.:- Gazetës Bota Sot i kemi shumë borxhe ngase ishte dhe mbetet gazeta e vetme që njohu, përkrahu dhe bëri shumë për informimin e duhur të lexuesve edhe gjatë luftës, dhe mbeti në vijën institucionale e kombëtare, andaj suksese edhe në të ardhmën.
E përgatitën:
Xhevat
Rexhaj & Afrim Osaj