E enjte, 14.11.2024, 06:29 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

E premte, 22.02.2013, 06:15 PM


SADBERE GAGICA SPAHIJA

 

 

TË KËRKOJ

 

Te Urë e Vjetër

Ku është thurur legjenda

Për urimin e gruas,

Marr ëndrrat e mia

Ulur mbi një gur të tehpisur.

 

Dëgjoj një fyell bariu

Që dhembshëm bie

Udhëve të mërgimit,

E heshtja ka hyrë

Në shkronjat e boshatisura.

 

Ku je fshehur sonte, fati im,

Në cilin det lundron anija ime?

Tingujt e lirisë m'i sjell një zë,

Mall më merr sonte në këto udhë,

Ku era flokët m'i derdh

Si ëndrrat e shekujve.

 

Unë të kërkoj liria ime

Në këtë breg të vetmisë sime,

Jam bonjake e shekullit ,

Dhe bjeshkët e mia

Larë me gjak dëshmorësh?

Të kërkoj...

 

FJALORI I BUZEVE

 

Falma fjalën "TE DUA"

Nje puthje stinesh,

Falem ti buzet e tua.

Atje te vdesin endrrat e mia

Sa hapa syte sot.

 

Grishe ne çdo shkronje

Nga ngjyrat me te bukura.

Germoje token si arkeologe,

Falma te kuqen e zemres

Te lyej muret e dashurise.

 

Ik te ura e vjeter, rrugeve,

Buzet e trazuara endrra te vjetra,

Te shelgu i qytetit kur nata vinte me hene.

Mos u shderro ne fjalor te heshtjes,

Buzet nuk lagen me fjale.

 

Te ure e vjeter te streheza e re

Tej largesive hapero e ndal pak,

Te malli i vjeter te qiell i ri,

Me puthe  stina e ime me ere.

 

Lot jam, shkronje dashurie

Ne syte e tu jam kacavjerr,

Si kalavesh rrushi ne pjergull.

 

Aty jam,

Kur te kafshosh jam e embel

Si qershi.

Buzemjalte qe i ke harruar.

 

Sa kohe, sa endrra jane tretur,

Udhet e mia zjarr,

E di, malli djeg, e di, loti pikon

Ne buzet e mia do te ndaloje....

 

NJË PIKË LOTI NË DET

 

Lagjes së stinëve bredh e shkujdesur

S'e kuptoj as gjuhën që flas,

Jam bërë memece.

 

Në vargun e shkruar,

Më quajnë lypsare fjalësh.

Për Ty shkronja ime e dhembjes

Nuk më shuhet

Me asnjë zjarr.

Jam libër i mbyllur?!

 

A një pikë lot

Në detin e trazuar.

Plagë ka kjo natë sonte!

 

TË DUA

 

Si të njoha ditën e parë

Kur qiellit binte pak shi,

Isha në ëndrra

A detit vinte një stuhi?

 

Të dua

Edhe kur kurthe më kurdis,

Vjen si mall i porositur

E shkronjë e qëndisur.

 

Të dua stina ime,

Dhe kur mes shkronjave më ikën.

Mbaj kandilin plot me vaj,

Por shpresat nuk dua t'i fik.

 

Të dua

Edhe kur grindem...e më lëndon,

Kur ditën nuk të shoh,

Shpirtin një dallgë ma trazon.

Të dua si Atdheu...pa Ty nata s'merr frym....

 

SOT NESËR

 

Të pres tek fryjnë erërat.

Udhëve eci e vetmuar,

Flokët kaçurela i kam ngjyer

Me ngjyrë kafe,

Aromë dashurie kanë.

 

Varg i pakëptur je Ti,

Më ringjall me puthje,

Pikturë e papërfunduar

Në sytë e mi...ëndërr e gjallë.

 

Më zgjova nga vdekja,

Kalorëse shtigjeve të bardha fluturoj.

Të përqafoj dita ime e dashurisë,

Atje ku ngrihet pluhuri i patkoit.

 

Mbi shpinë zëri i atit jam,

Kalëroj me malin tim

Që më ngroh orë,

E orët  vijnë plot gaz jete.

 

Unë këndoj  për dashurinë,

Loti nga bebëzat rrëshqet

Si ujëvarë stinësh.

Lermë  të bredh si di unë vetë.

Princi i përrallëzave rri zgjuar

Mbi kalë të bardhë,

Drejt Atdheut me shpie

Me turfullimë!

 

Të dua dita ime e mbarë

Me këtë tufë lulesh për Valentin!



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora