Kerko: a
Nue Oroshi: Festohet Pavarësia e Kosovës
E merkure, 20.02.2013, 08:36 PM
SHOQATA
ATDHETARE JETULLAH ISLAMI NË MËNYRË MADHËSHTORE KREMTOI 5 VJETORIN E PAVARËSISË
SË KOSOVËS
Nga Nue Oroshi
Shqiptarët
e Gjermanisë së Veriut, pa dallime regjionale, krahinore e fetare, me 17 shkurt
2013, si pikë orjentuese në pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kishin
qytetin e Kielit. Në këtë qytet Shoqata me traditë atdhetarie e kulturore, e,
që mbanë emrin e heroit të kombit Jetullah Islami, në kuader të planit vjetor
të punës së saj, kishte planifikuar që në fillim të vitit 2013 ta kremtojë 5
vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë
Ditë, shqiptarët nga mbarë Shlesvig Holshtajni, Hamburgu, Bremeni e
Nidersachseni ishin drejtuar drejt qytetit të Kielit, qytet ky që tani na është
bërë i njohur në botën shqiptare përmes aktivititit që tani e nëntë vite me
radhë bën shoqata kulturore dhe atdhetare Jetullah Islami, e që, shoqatë kjo e
cila dalngadalë po përgaditet që ta kremtoj 10 vjetorin e themelimit të saj.
Përveç shumë bashkëatdhetarëve në këtë manifestim madhështor morën pjesë edhe
Çerkin Peci veprimtar i shquar kombëtar, babë i dëshmorit të kombit Ramadan
Peci – Dani, si dhe, ish i burgosur politik dhe njëri ndër themelusit e
bërthamave të para ushtarake në Kosovë (Fronti për Rrezistencë); pastaj
veprimtari kombëtar dhe njëherit anëtari i Kryesisë së Shoqatës “Trojet e
Arbrit” Selman Etemi; veprimtari nga Huzumi Haxhi Kurtaj; veprimtari nga
Neumünsteri Selajdin Xhemajli dhe shumë pjesëmarrës të tjerë. Fillimisht, në
emër të Shoqatës Jetullah Islami të pranishmit i përshëndeti veprimtari
kombëtar dhe njëri ndër më të merituarit që kjo shoqatë po e vazhdon punën me
plotë sukses -anëtari i kryesisë së Shoqatës z Avni Bilalli, i cili ndër të
tjera tha: sot po festojmë pesë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës,
duke ju falenderuar sakrificës se madhe të shumë gjeneratave të popullit tonë
heroik, i cili për shumë shekuj te tërë, punoi dhe luftoi pa u ndalur për të
krijuar shtetin e lirë dhe demokratik shqiptar. Mëvarsisht nga rrethanat e
kohës dhe politikat gjeostrategjike të shteteve të mëdha të botës edhe populli
shqiptar u angazhua për liri, demokraci e pavarsi. Edhe pse padrejtsitë
historike të shteteve vendimarrëse shqiptarët dhe tokat e tyre autoktone i
ndanë dhe i detyruan ata te jetojnë në pesë shtetet të ndryshme, shqiptarët
luftuan dhe punuan për bashkim kombëtar. Mëqenëse një gjë e tillë ishte e
pamundur, atëherë shqiptarët e Kosovës shpallen pavarësinë, me 17 Shkurt 2008,
me shpresën, se do t’i ndihmojnë stabilizimit te rajonit dhe ndaljes se
gjakëderdhjes. Por që me mjete demokratike do të realizojnë amanetin e
dëshmorëve për bashkim. Gjaku i dëshmorëve e i martirëve dhe ndihma e SHBA dhe
miqëve ndërkombtarë na sollen gjerë tek akti i shpalljes së Pavarësisë të
Republikës së Kosovës. Lavdi e perjetëshme të gjithë atyre që punuan dhe u
flijuan për pavarësi e shtetformim, përfundon z Avni Bilalli.
Më pas,
në vazhdim dhe me padurim, të pranishmit prisnin që në skenë të dalin dy
doajenët e muzikës shqiptare në Gjermani, Ibrahim Hajzeri dhe Sokol Bisaku. Të
dy së bashku, Ibrahimi dhe Sokoli, si dy krahë të një shqiponje dykrenare
përcillnin njëri-tjetrin dhe pa bërë asnjë pushim ia thanë këngës burimore
shqiptare, ku tek të pranishmit në sallë zgjoheshin ndjenjat dhe emocionit për
vendlindjen dhe tokën e Arbrit. Për këtë organizim madhështor kanë merita shumë
familje shqiptare, por kësaj radhe vlen të veçohet kontributi i veprimtarëve të
palodhur Xhevdet Hakaj, Avni Bilalli, Sefedin Shosholli, Remzi Igrishta, Nue
Oroshi, Isa Imeri, Fehmi Bahtiri, Bim Qovanaj, dhe shumë e shumë familje tjera,
kontributi i të cilëve po bën që të mbahet gjallë edhe pse në kushte jo shumë
të favorshme ndjenja e atdhedashurisë për tokën e Arbrit.
Dhe krejt në fund, duke uruar njëri-tjetrin për këtë organizim madhështor, një anëtar i shoqatës, në stilin Fishtjan, aty për aty i recitoi disa vargje që do na mbesin në kujtesë, ku tha, se, kjo shoqatë ka nëntë vite veprimtari kombëtare e atdhetare, si dhe kulturore, pa harruar asnjëherë edhe faktin se është prezantuesja më e madhe e kulturës shqiptare tek institucionet gjermane në Shlesvig Holshtajn, e, më pas vazhdoi me recitimin e vargjeve /Kur Shoqata Jetullah Islami Kremton / Gjermania e Veriut Jehon- / Shkundet dryshku e jehon teli kur këndon Ibrahim Hajzeri/ Ndizet flakë salla/ e jehu i kenges shtrihet përsë gjati/ Kur ja thotë këngës Sokol Bisaku/ Këtu festohet në mënyrë shqiptare/ nuk ka dallime regjionale/ mblidhen shqiptarët pa dallim fisi/ s’feston pacerka/ po feston lisi.