Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Të përndjekurit politikë dhe zgjedhjet
E merkure, 20.02.2013, 08:25 PM
Të përndjekurit politikë dhe qëndrimi i tyre ndaj zgjedhjeve
Nga Reshat Kripa
Lexova opinionin e zotit Agron Tufa në gazetën
“Panorama” të titulluar: “Kriza e kauzës zgjedhore dhe ish-të përndjekurit”
dhe dua, në vijim të këtij shkrimi, të paraqes edhe unë opinionin tim në lidhje
me çështjet që autori, me të drejtë, ngre në këtë shkrim. Jam Kryetari i Degës
së Tiranës të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të
Shqipërisë, shoqatë që, nga numri i anëtarve dhe periudha njëzetedyvjeçare e
aktivitetit të saj, mban vendin e parë në Shqipëri, në krahasim me shoqatat e
tjera. Lidhur me sa më sipër dua të theksoj se vetëm dega e Tiranës që unë
përfaqësoj, ka në gjirin e saj 9572 anëtarë.
Dua të theksoj që në fillim se anëtarë të
shoqatës tonë janë ata të përndjekur politikë që, duke filluar nga periudha e
Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fund të vitit 90-të janë pozicionuar në
krahun nacionalist të politikës shqiptare dhe këtë pozicion e ruajnë edhe sot.
Ndaj edhe shoqata është emërtuar antikomuniste. Në nenin “
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve
Politikë Demokratë të Shqipërisë është një shoqatë e pavarur. Ajo bashkon në
gjrin e saj të gjithë të përndjekurit politikë nga regjimi komunist pa dallim
idesh politike, përkatësie kombëtare, gjëndje shoqërore, feje, race, seksi dhe
arsimi që janë kundër komunizmit. Ajo është kombëtare, pluraliste, humanitare,
politiko-shoqërore.
Sikurse shihet nga ky nen kushti kryesor
për të qenë anëtar është antikomunizmi. Ndërsa në nenin “
Shoqata ka për mision të saj fisnik
mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të përndjekurve politikë, si dhe të
drejtat dhe interesat e ligjshme të vetë shoqatës. Atë nuk mund ta përfaqësojë
asnjë subjekt, kushdo qoftë, përveç organeve të saj të zgjedhura nga Kuvendi
Kombëtar i Shoqatës.
Pikërisht në këto dy nene do të mbështetem
edhe unë në shprehjen e opinionit tim. Parimisht për ne, mbështetur në
programin e shoqatës, nuk ka pasur
preferenca se cilën parti apo koalicion partish do të mbështeste shoqata. Kjo
për arsyen e thjeshtë se për shoqatën do
të ishte më e preferuara ajo parti apo grupim që do të plotësonte më mirë
detyrimet ndaj kësaj shtrese. I shtojmë kësaj edhe qëndrimin ndaj mentalitetit
komunist që, siç e theksuam më lart, është një nga synimet kryesore të
shoqatës. Le të analizojmë tani me rradhë se si kanë vepruar ndaj nesh partitë
apo grupimet e ndryshme të dala në skakierën
politike të vendit tonë.
Vitin që kaloi zoti Rama ndërroi taktikë
duke menduar se do të gënjente ish të përndjekurit politikë. Mblodhi rreth
vetes një grusht gjoja ish-të përndjekur por që në të vërtetë i përkisnin
grupit të falsifikatorëve dhe vjedhësve që regjimi komunist, për t’i dënuar më
tepër u kishte shtuar edhe nenin politik të agjitacionit dhe propagandës, apo
ata të pamoralshmit që pasi kishin përdhunuar familjarët e tyre për t’i
shpëtuar ndëshkimit kishin tentuar për t’u arratisur jashtë shtetit dhe kështu
u quajtën të përndjekur politikë si dhe ish-bashkëpuntorët e sigurimit që po i
shlyenin borxhin diktaturës. Me këta tipa, që e kishin treguar veten edhe gjatë
trazirave të viti 1997 duke u bashkuar me rebelët komunistë, zoti Rama doli me
tezën e rishikimit të politikës ndaj të përndjekurve politikë. Me të drejtë
zoti Tufa pyet:
-
Përgjigjen kësaj pyetje ia jap unë. Të
përndjekurit e vërtetë politikë nuk ndryshojnë. Ata i qëndrojnë besnik parimeve
të tyre. Edhe Partia Socialiste nuk ka ndryshuar. Ajo është po ajo që ka qënë,
trashëgimtare e denjë e Partisë së Punës të Shqipërisë, një armike e betuar e
të përndjekurve politikë. Është demagogjia e saj që, duke përdorur veglat e
mësipërme, kërkon t’u mbush mendjen të përndjekurve se paska ndryshuar. Në rast
se një gjë e tillë qenka e vërtetë atëherë përse zoti Rama nuk u kërkon falje
më parë të përndjekurve për krimet e kryera nga paraardhësja e partisë që ai
drejton, Partia e Punës e Shqipërisë? Ai mund të thotë se nuk më takon mua të
kërkoj falje pasi nuk i kam kryer unë apo partia ime ato krime.
Përsa i përket partisë së zotit Bamir Topi,
Fryma e Re Demokratike, opinionin tim për të e kam dhënë qysh gati një muaj më
parë më 14 dhe 15 dhjetor 2012 në gazetat “Metropol” Nr. 2856 dhe “
Dua
t’ju pyes, i
nderuar zotni, si
nuk ju drodh
dora kur nënshkruat
dekorimin e kriminelëve që kishin
çuar në ekzekutimin e martirëve të Spaçit, Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani
dhe Vangjel Lezho
apo Qafës së
Barit, Tom Ndoja
dhe Sokol Sokoli,
njëlloj si paraardhësi juaj me dekorimin e vrasësit të
poetit Havzi Nela? Si nuk pyetët, të paktën, ndonjerën nga shoqatat e të
përndjekurve politik më parë? Ju thoni se i përkisni shtresës së të
përndjekurve politikë. Atëherë si i kryet këto veprime? Edhe për këto, po patët
kurajo duhet të përgjigjeni.
Ndaj edhe zotit Topi dua t’i bëjë të njejtën
pyetje:
- Përse sot nuk i kërkoni falje familjarëve të
martirëve të mësipërm për veprimin tuaj të papërgjegjshëm? Në rast se keni
ndryshuar, të paktën këtë gjë duhet ta bëni. Përndryshe do të mbeteni “parti e
re me xhaketa të vjetra” dhe ata që e quajnë veten të përndjekur politikë, nuk
do të gjejnë strehë në partinë tuaj.
Sa për Aleancën Kuq e Zi mendoj se nuk ia vlen fare
të shkruaj pasi, me përbërjen që ka, nuk është gjë tjetër veçse një konglomerat
ekstremistësh dhe anarshistësh të hedhur poshtë nga të gjitha krahët e
politikës shqiptare. Lidhur me demagogjinë e tyre mbi Shqipërinë e Madhe ose
Etnike, do të doja t’iu thoja se janë kujtuar shumë vonë. Ideatorët e vërtetë
të asaj lëvizje kanë qenë nacionalistët e vërtetë shqiptar që edhe jetën e
dhanë në shërbim të kësaj çështje dhe ata që ende kanë mbetur gjallë i kanë
gjetur forcat politike ku do të mbështeten.
Tani le të kthehemi tek forca më e madhe politike e
së djathtës shqiptare, Partia Demokratike dhe koalicioni i saj. A i ka kryer
kjo forcë detyrimet ndaj shtresës së të përndjekurve politikë? Po të
përndjekurit politikë a janë të gjithë me këtë forcë? Le t’i shtjellojmë këto
dy pyetje:
Me ndryshimet demokratike, pas vitit 1991, të
përndjekurit politikë u hodhën në masën mbi 90% me Partinë Demokratike dhe kjo
ishte e kuptueshme. Ajo ishte forca e parë politike që doli me flamurin e
demokracisë. Për të thënë të vërtetën, në periudhën e parë të qeverisjes së
saj, u bënë shumë përpjekje dhe u miratuan shumë ligje në përkrahje të kësaj
shtrese. Mjafton të përmenim arsimimin, punësimin, strehimin e të tjera. Në ato
vite nuk merrej asnjë vendim pa miratimin e Shoqatës së të Përndjekurve
Politikë. Por të gjitha këto u përmbysën me marrjen e pushtetit nga socialistët
në vitin e zi 1997.
Le të kthehemi tani pas marrjes së pushtetit, në
vitin 2005, nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Nëqoftëse do ta krahasojmë
me periudhën e qeverisë socialiste, diferenca është e madhe. Ky koalicion
mbetet gjithmonë shumë më afër të përndjekurve se sa koalicioni i majtë. Por po
ta krahasojmë me qeverisjen demokrate të viteve 1992-1997, do të shohim se ka
diferenca dhe këto bien në sy në të gjitha sferat e jetës. Një gjë e tillë ka
bërë që një pjesë e të përndjekurve politikë, që dikur ishin plotësisht me të,
ta shohin me dyshim qeverisjen e demokratëve. Një gjë e tillë duhet t’i
alarmojë drejtuesit e Partisë Demokratike dhe në mënyrë të veçantë drejtuesin e
saj, zotin Sali Berisha. Detyrimisht diçka duhet ndryshuar në trajtimin e
çështjeve të të përndjekurve politikë në rast se duan të kenë mbështetjen e
tyre të plotë. E theksoj edhe një herë se kjo mbështetje do të jetë vendimtare
në fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Le të analizojmë me rradhë se cilat
janë pikat kryesore ku duhet të mbështet Partia Demokratike në parg të zgjedhjeve:
1. Likujdimi deri në qershor i dy kësteve të
dëmshpërblimit dhe fillimi i këstit të tretë.
2. Likujdimi në total i atyre që jetojnë ende.
Sipas llogarive tona duke marrë parasysh se sipas të dhënave të Ministrisë së
Financave numri i atyre që jetojnë është 2400 vetë dhe duke zbritur dy këste që
janë likujduar, atëherë për të likujduar gjashtë këstet e tjera nuk duhen më
shumë se 75 milion euro, shumë që na duket plotësisht e përballueshme nga
buxheti i shtetit.
3. Fillimi i dëmshpërblimit për të internuarit e
periudhës 1945-1954
4. Miratimi në seancë plenare i amendamentit të KM,
miratuar edhe nga komisionet parlamentare që parashikon zgjatjen e
afatit të dorëzimit
të dokumentave, heqjen
e nenit që ndalon dhënien e dëmshpërblimit personave
të dënuar gjoja për “terrorizëm” e të tjera.5. Fillimi i zbatimit të gjithë pikave
të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006 “Mbi Ndëshkimin e Krimeve
të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri” ku përfshihen:
a. Heqjen e të gjitha dekoratave, titujve dhe
urdhërave akorduar diktatorit Enver Hoxha.
b. Rishikimin e datave simbol të sistemit komunist
c. Bërjen publike të dokumentave që dëshmojnë
krimet e regjimit komunist
d. Bërjen e ligjit të ri të lustracionit
e. Përmbushja e detyrimeve ligjore për integrimin,
arsimimin, punësimin, strehimin dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.
f. Ngritja e memorialit në nderim të shqiptarëve të
rënë në luftën kundër regjimit totalitar, vendosur edhe nga Kuvendi i
Shqipërisë qysh në janar të vitit 2009.
g. Hapja e muzeumeve dhe kthimi në muze i burgjeve
dhe kampeve politike.
h. Organizimi i një konference kombëtare me
pjesmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike,
shoqatave të të persekutuarve, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të
OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist.
Përveç pikave të rezolutës së mësipërme nga Partia
Demokratike duhet të ketë parasysh që shoqatave të të përndjekurve politikë t’u
jepet e drejta e një numri të caktuar deputetësh të propozuar prej tyre,
emërimit në organet qëndrore të shtetit shqiptar të një numri ish-të
burgosurish politikë që jetojnë ende. Kjo gjë pasi, praktikisht sot, përveç
presidencës që ka një këshilltar të burgosur politik, as Kuvendi, as
Kryeminstria, as shumica e Ministrive, as Prokuroria e Përgjithëshme, Gjykata
Kushtetuese, Gjykata e Lartë e të tjera nuk e kanë në organet drejtuese një të
tillë, gjë që nuk i nderon. Është e vërtetë që në Kuvendin e Shqipërisë ka disa
deputetë me prejardhje nga kjo shtresë por, për fat të keq, zëri i tyre është
ndier fare pak në mbrojtje të saj, madje as që i kemi parë ndonjëherë në dyert
e shoqatës tonë që, njëkohësisht, është edhe e tyre.
Këto janë pikat ku duhet të mbështetet Partia
Demokratike në programin e saj elektoral. Mbështes propozimin e bërë nga zoti Tufa
për një marrëveshje midis Qeverisë dhe shoqatave të të përndjekurve politikë,
të ngjashme me atë të lidhur para zgjedhjeve të 22 marsit 1992 midis
ish-Presidentit Berisha dhe ish-Kryetarit të Shoqatës së të Përndjekurve
Politikë të Shqipërisë, zotit Osman Kazazi. Një marrëveshje e tillë do të ishte
një stimul i lartë për tërheqjen e kësaj shtrese të përvuajtur pas vetes.
A do ta kryejë Partia Demokratike dhe aleatët e saj
një gjë të tillë. Kjo varet nga vullneti i saj. Ne shpresojmë. Njëkohësisht iu
themi se të përndjekurit e vërtetë politikë nuk shkojnë kurrë majtas. E keqja
më e madhe që mund të ndodhë është se ata mund të mos dalin fare në votim. Një
gjë e tillë nuk është në favorin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tësaj.
Ne jemi në pritje.