E enjte, 14.11.2024, 05:29 PM (GMT)

Kulturë

Hasan dhe Lajde Blakaj: Dëshmorve

E hene, 18.02.2013, 07:00 PM


Dëshmorve

Adem Jashari, Qazim Hakaj,
Feriz Blakaj, Arben Januzaj,
Skender Maraj  dhe Muharrem Vuthaj
Si dhe shokëve të tyre që sot janë gjallë.

Qazim Hakaj bir i nënës
Dritë e syrit, diellit hënës

Feriz Blakaj, djalë i shpresës
Këngë e mallit fjalë e besës

Lart mbi alpe shihje kaltërsinë
Jetë e shpresë  pate lirinë

N´burgjet serbe si burrë qëndrove
Për liri gjithmonë mendove

Dhe  kur krisi pushka e parë
Në  Buron ju ishit n´ballë

Në luftë bashkë me Bekimin
Sy pa trembur vëlla Arsimin

Rrënz një mali skaj Burimi
Bjen dëshmor Arben trimi

Vjen piskamë prej Skenderit
Pritni serbët  kah Fusha Verrit

Flakë për flakë prej maliherit
Kurrë s`ja  thyejmë besën Ademit
Zjarr e gjëmë po shkon nder lugje
Laget toka më ngjyrë të kuqe.

Ranë këta trima në fushë të nderit
Tujë dhënë fund sundimit serbit

Gjoks sa bjeshka e sy shqiponjë
Bashkë më trima më heronj

Hije u kishte  pushka në dorë
Për Shqipëri ju ratë dëshmor

Bashkë më shokë ju meditoni
N´gji të atdheut  për jetë pushoni.

Hasan dhe Lajde Blakaj, Stockholm 18shkurt 2013



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora