E shtune, 21.12.2024, 12:13 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Sorrat e zeza në ''kollomoq''

E diele, 17.02.2013, 09:36 PM


-Paradoxe-

SORRAT  E  ZEZA  NË „KOLLOMOQ“

Nga Dedë Preqi

Shumë kush thotë se fantazmat bëjnë lëvërdi, herë ato zbulohen e herë zhduken, ndërsa njerëzit thurin tregime të ndryshme, dhe të shumtën e rasteve nuk besojnë në këto fenomene të trishtuara. Për ata që nuk i kanë përjetuar fantazmat është pakëz mahnitëse, ndërsa ata që i kanë përjetuar fantazmat me parafytyrime të vërteta, atëherë ata kanë se çka të tregojnë.Njeriu është një krijesë e vetme dhe dëshmitarë i vërtetë i ngjarjeve që ndodhin në rruzullin tokësorë.Në të shumtën e rastëve njeriu shkakëton me vetëdije trazira, lufta dhe derdhje gjaku, shkatërrime materiale, eksplodime në mes turmave njerëzore, kidnapime të njerëzve, okupime të tokave, dhunime dhe keqpërdorime dhe të tjera, të cilat janë vepra të këqija të njeriut, kundra njeriut .Dikush thotë se, shkakëtar i të gjitha të këqijave është djalli, dhe njeriu i përulët atij.Njerëzit e duan Zotin e tyre, por mëkatët e tyre janë shumë djallëzore, dhe në këtë mënyrë e respektojnë më shumë djallin…Dhe është qudi, sepse ky lloj krijese e vetëdieshme quhet „njeri“, dhe punët e tij, bienn ë kundërshtim me vetëvetën.Njerëzit, për ditët që i kalojnë të vështira thojnë, kaluam ditë të zeza, sikur flatrat e sorrës së zezë.Sorra e zezë për shumë njerëz është e pa përshtatshme, apo ngjyra e saj nuk i pushon shqisat e njeriut.Dhe flatrat e zeza në trupin e sorrës së zezë, nuk krahasohen me zemrën e zezë të njeriut, sepse njeriu e pasa në zemrën e vet një të „zezë“, edhe më të theksuar në brendinë e saj.Shumë njerëz e urrejnë sorrën e zezë, jo që bëjnë dallime me shpendët apo ngjyrat, por sorra e zezë i bënë disa gjeste të këqija, dhe populli thotë se, ajo më zërin e saj, ndjellë kob dhe zi… Edhe gjykatësi e ka uniformën e zezë, dhe shumë herë e humbë drejtësinë në rastet e gjykimëve, faktikisht mund edhe të gabojë, atëherë kur i dobësohen nervat, sepse e luan rrolin e sorrës së zezë. Sorra e zezë është shumë grabitqare, gjithëherë tenton të grabisë diçka të huajën dhe në mënyrë të dhunshme.Shumë herë bujqit kur i lavrojnë tokat e veta dhe përgadisin farën për të mbjellë, sorrat e zeza bien fluturim dhe nuk lejojnë atë farë të përtërihet në tokën e vet, dhe nuk ndalën deri sa e ndëgjojnë zërin e tytës. Në qytetin e Gjakovës, para disa vitëve,  para luftës së fundit, një plak me një trastë në shpindë, shetitej nëpër qytet dhe disa herë e përsëriste refrenin e tij, s o rr a t  e  zeza në  k o ll o m o q,   rrnoftë A m e r i k a. –Ne si fëmijë, por edhe të rritur i dëgjonim këto fjalë, nganjëherë edhe tallëshim me plakun, sepse nuk e kuptonim domëthënien e këtyre fjalëve.Edhe pse ndonjëri e pyeste, ai thonte, do ta kuptoni vet dikur…Dikush e ndante mendimin se, Amerika i largon sorrat prej kollomoqi, apo kishte dhe mendime të tjera, por mendimet e plakut rrallë kush i kuptonte në realitet. Një e vërtetë është se sorrat e zeza i njohim të gjithë si dëmtore të cilësuara.Por, a thuhet se edhe njeriu duhet të jetë i racës së sorrave, apo ka të ngjajshme diçka me sorrën e zezë, sidomos kur e ka syrin e uritur dhe tenton gjithnjë të grabisë diçka të huajën, duke shkakëtuar edhe konflikt me dhunë.Prandaj, dhuna nuk konsiderohet njerëzore, në kuptimine ngushtë dhe moral e etik, por i takon anës shtazarake, apo i takon racës së sorrës së zezë. Që,  të dëshmohet një egoizëm i llojit të kësaj qenje, ishte edhe dhuna serbe ndaj popullatës shqiptare, e përcjellur historikisht gjatë shekujve, e luajti qëllimisht apo spontanisht,  rrolin e sorrës së zezë me shqiptarët.Për këtë, ka plot dëshmi se ndaj popullit shqiptarë u përdorë një politikë me plot tragjedi, që kishte qëllimin e asgjësimit të farës tonë shqiptare, apo „kollomoqin“ tonë në përgjithsi, nga sorrat e zeza të racës sllave.Ky lloj i sorrave të zeza, qendroi me dhunë disa shekuj, në arat tona shqiptare, dhe ushqehej me bukën tonë, dhe në fund kërkoi të shuhemi dhe të mos guxojmë ti largojmë kurrë nga arat tona. Por, vet Amerika dhe aleatët e saj, së bashku me UçK-në, ishin ata që i larguan ato sorra dëmtore, edhe pse sot kanë mbetë aty, këtu disa zogjë dëmtorë të tyre, që nuk pushojnë duke dëmtuar ndonjë pëllumb shqiptari. Prandaj, Amerika ishte ajo e para që muar iniciativën, t’i largojë këto sorra të zeza dëmtore, dhe plaku që fliste rrugëve të qytetit, kishte të drejtë se, vetëm Amerika mundet ato sorra ti dëbojë në vendin e vet, nga e kishin edhe preardhjen e tyre. Ato prapë krokasin sot, dhe nxitojnë me ato flatrat e zeza, duke shetitur dhe propaganduar nëpër“ shtyllat „e Evropës dhe botës, që të krijojnë miqtë e tyre, për të krijuar edhe njëherë mundësi, që ti lejojnë e ti shfrytëzojnë edhe njëherë arat tona, edhe pse e dinë se në Kosovë kanë vra, kanë masakru, kanë plaqkitë, kanë dhunu, dhe çdo gjë shqiptare e kanë keqpërdorë.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora