Mendime
Skender Korça: Gazetaria e frikës dhe e klanit
E shtune, 03.05.2008, 11:46 AM
Gazetaria e frikës dhe e klanit
Skender Korça
Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan
Në gazetari kur publokohen gjërat me transparencë dhe të publikohen pa asnjë montazhë ashtu se si kanë qenë, dihet se do kemi një dhimbje të një mbledhje komemorative në Kosovë. Do vdes nje e vërtetë bashkë me gazetarin, raste e raste që kanë ndodhur në Kosovën edhe të pas luftës…
Shumë trishtuese. Një frikë për të gjithë se në Kosovë paska njerzë që vrasin fjalën e lirë. Vritet edhe njeriu-gazetari. “Qahet pak ditë”, e nuk përmendet kurrë. Madje miqët e të vrarit në heroizëm thonë” I kam thënë me ja bë rrafsh si ja bëjë unë të gjithëve”. Një tjetër thotë
” O ai ishte quar peshë dhe nuk e dinte se ka zot”. Një tjetër nuk e di kush me çfarë motive thot “ E kishin në shënjestër”….Shumë fjalë për shumë të vrarë për të mos u vrarë fjala e lirë në Kosovë. Ajo po vritet edhe më. Ka frikë shumë. Është futur në palcë kjo frikë. Gazetaria e ditës është e mallkuar në Kosovë. Lajmet e ditës sjellin edhe dëshprim për një gazetar të vrarë. “Një kolegë na e vranë” janë zëra të gazetarit të trishtuar nga lajmi i trishtimit.
Dilema: Të vazhdohet me punë apo të ndalet edhe një vrasje, të pushohet nga profesioni gazetari që do të rrojë? Dilema prapë: Deshti njëri të pushojë por nuk e lanë të ik, sepse e gjykuan se kishte hyrë ne ujra të ndyta…Kush di që gazetari është ai që futet aty dhe në çfarë ujra?
Ai i shkruan kohës, lajmit, ngjarjes, historisë, publikimit, kontaktit, e fresh lajmit sapo të dhënë….
Nga e kaluara e para luftës ishte një rrezik, ishte vetë pushtuesi që ndiqte çdo hap fjalën e lirë shqipe, ndiqte lajmin që bënte jehonë kudo nëpër botë. Edhe atebotë kishte gazetarë që kishim vetëm një rrezik-pushtuesin. Sot është një rrezik tjetër nga ata që lexojnë në shqipe fjalën e pritur për lajmin, ngjarjen, ditën, e historinë…fjalën e gazetarit.
Vritet prapë fjala e lirë…vritet historia dhe e vërteta, sepse kjo vrasje nuk bëhet vetëm kështu, por e vërteta vritet ndryshe: Shtrebërohen faktet, kihet frikë për të shkruar, nuk di kujt i kushtohet dhe kush si e merrë shkrimin, polarizohen skajshëm hasmëritë se gazetari është i atij apo këtij grupi politik, këtij apo klani politik, është i atij apo këtij organi të të shkruarit….kështu ndodhë në Kosovë vrasja e guximit për të mos qenë në ngjarje kurrë, për thënë se gazetaria ka më shumë frikë si një trishtim horrori.
Kush ka faj në Kosovë, ngjarja që po ndodhë apo vetë gazetari që po merret me ngjarjen. Të jesh gazetar i Kosovës do themi se kokën e ke të grushtuar shumë herë. Të jesh kameraman fytyrën në cep kamere e ke të larë më gjakë shumë herë. Por të jesh i intervistuari i gazetarit e ke të përzier memorien se kuku si po del shkrimi apo intervista….Pas kësaj një mijë e një herë i intervistuari thërret gazetarin “ Djalo, qiko, kujdes se si po del ajo që folëm,ndreqe pak se nuk bënë me dal ndryshe se vaj halli për ty”.
Kur shkohet nëpër….., terrene, ku ka për të folë shumë dhe për tu thënë shumë, duhet të shkohet me më shumë kamera dhe me helmeta sepse gazetari goditet, fyhet dhe i kërcënohen se më nuk do punojë në media. Njëra kamerë i thyhet për kokë dhe në rast se nuk e pati helmetën as sigurimi i tij nuk do ja paguaj dëmin…Forca dhe mediat tash më janë bë dy medale të arenës ku ka vetëm trishtim….
Në mbrëmje denohen akterët….I rrahuri gazetar i mavijosur thuaja edhe qanë para kamerës, e ai që ka ushtruar forcë mendohet dhe beson në forcën e egër të tij se nuk kanë çfarë me i bë… Klanin e kanë më të fortë dhe nuk behët gjë….
Andaj në Kosovë do kemi lajme të rrahura si vezët në pjatë, sy të mavijosur, gazetar të klanit dhe të pesë qebapave që të bëjnë horë, e sa për të pasë edhe shishe me verë nga dezinformatat kujdes se rrëzohet shteti brenda natës. Gazetari dhe mediat e klanit, janë bë përshesh si hundët e gazetarit që bëhen përditë ne Kosovë……Kjo është gazetaria e frikës dhe klanit….