Udhëpërshkrim
Ismet Azizi: Alpet Shqiptare dhe Thethi
E premte, 15.02.2013, 07:32 PM
Alpet
Shqiptare në Shqipëri dhe Thethi si fshat turistik
Nga Ismet Azizi
Alpet
Shqiptare janë sistem malor i veçantë
në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinariteve në
Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje
dheVerilindje. Alpet Shqiptare përfshijnë rreth 3500 km2 të
shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës,
luginës së Plavës dhe Gucisë.
Alpet Shqiptare në
Shqipëri.-nga pikpamja gjeografike
ato zëjnë hpësirën veriore të Shqipërisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej
2114 km2, duke u shtrirrë nga lugina e Drinit në jug deri në ekstremin e
Vemoshit në veri me një gjatësi
Në Alpe mbizotrojnë majat e mprehëta e të larta.
Vargjet malore, që dalin në formë rrezesh nga blloku i Jezercës vijnë shkallë
shkallë duke u ngritur nga 1500 në
Në këtë masiv malor, lartësitë mbi
Relievi i Alpeve Shqiptare në pjesën më të madhe
përbëhet prej shkëmbinjëve gëlqerorë. Është kjo arsyeja që
kreshtata malore janë të thepisura dhe të ashpra, me plot gropëza të formuara
nga akullnajat, si dhe me tunele, guva e shpella me bukuri të veçantë. Mandej
vijnë shkëmbinjët e quajtur flishe , të cilët janë të parezistueshëm nga
ujrat. Pozicioni verior i Alpeve, lartësia e madhe ndikon drejtëpërdrejt edhe
në formimin e klimës.
Klima në Alpe dallon dukshëm nga zonat
tjera të Shqipërisë. Përgjithsisht ajo është malore dhe vetëm në një brez
të ngushtë në shpatet perëndimore është nën ndikimin e klimës medhetare
kodrinore. Reshjet mesatare lëvizin midis
Alpet janë të pasura me ujëra, me prurje të
luhatshme të ujit gjat viti. Në pranverë dhe verë, kur shkrihet bora,
lumenjtë sjellin shumë ujë, në dimër më pak. Rrjedha e shpejt e lumenjëve
dhe me shum ujë ka ndukuar në potencialin e madh hidroenergjetik. Valbona është
lumi më i madh i Alpeve Shqiptare.
Bimësia, varësisht nga lartësia , fillon
nga shkurret mesdhetare, kalonnë pyje të dushqeve dhe të ahut, më larty me pyje
halore, kurse në pjesët më të larta janë të mbuluara me kullota alpine dhe zonë
e zhveshur shkëmbore. Alpet dallohen edhe me faunë të pasur dhe të
llojllojshme. Në Alpet Shqiptare jetojnë rreth 50 000 banorë,[3]
por janë rrallë të banuara. Vendbanimet i hasim kryesisht në pjesët e zgjeruara
të luginave, siç janë: Tropoja, Valbona, Dragobia, Rragami, Thethi, Vërmoshi
etj.
Pylltaria është degë e rëndësishme, mirëpo
kohëve të fundit po bëhen atraktive për zhvillimin e turizmit
me klimë të shëndoshë, me natyrë të ruajtur dhe të pastër, me shtigje të mira
për skijim, jo vetëm të turizmit dimërorë, por edhe atij veror. Qendrat
kryesore janë: në Theth, në Rrazëm, në Valbonë etj.
Thethi është fshati më në
veri të luginës së Shales, në mes të Alpeve me një bukuri të rallë, në veri të
Shqipërisë, i rrethuar nga tre malet Radohima, Shniku, Papluku, i vendosur me
një lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit, në luginën e lartë me të
njejtin emër. Lugina e Thethit është një nga zonat më të veçanta të
Alpeve Shqiptare, 750 deri
Historia e Thethit
është e lidhur me atë të fisit ilir të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë
i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike.
Thethi për herë të parë shfaqet I dokumentuar në Defterin e regjistrimit të
Sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte
vetëm 7 shtëpi të mëdha.
Në shekullin e XVI–të,
e izoluan këtë zonë nga Shkodra dhe Malësia e Madhe, duke e bashkuar
administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qendër në Pejë. Që nga ajo kohë
Thethi konsiderohet pjesë e Dukagjinit. Edhe sot, të tri zonat së bashku:
Shala, Shoshi dhe Pulti konsiderohen pjesë e Dukagjinit. Më pas në fillim të
shekullit të XIX-të, fisi I Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkojë këtë zonë me
Bushatlinjtë e Shkodrës.
Coronelli është i
pari që e përmend Thethin në hartën e vitit 1688, ndërsa në vitin 1916-1917
shkon në fshatin Theth at Shtjefën Gjeçovi, i cili shkruan për të dhe e bën të
njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkollë të ndërtuar nga Kryqi i Kuq
Amerikan dhe më pas në 1936 hapet rruga automobilistike që shoqërohet një vit
më vonë me hapjen e një agjencie turistike.
Me kalimin e viteve
që nga viti 1968 e në vazhdim do të hapen disa qendra të tjera turistike dhe do
të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë
të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore për 35 vjet rresht.
Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi
400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor.
Në vitin 1976, Thethi
shpallet “Park Kombëtar”.[5] Pas ndryshimeve të ‘90–tës,
hoteli funksionon vetëm pjesërisht me një kapacitet prej 30 shtretërish dhe
është privatizuar. Deri në vitin 1997, hoteli, që sot mban emrin Frashnishta,
ka pritur e përcjellë shumë pushues vendas e të huaj, por me trazirat që
përfshinë gjithë vendin u prish edhe rregulli I frekuentimit të zonës turistike
të Thethit.
Bukuritë e
papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë
Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.
Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku
Kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik
të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i
Zi.
Mbështetur në të
dhënat historike te grumbulluar, në toponimet që janë në këtë fshat dhe të
dhënat gojore të banorëve, origjinën e këtij emri mund ta kërkojmë: Nga emri
"thep"
Thethi ndodhet midis
malesh të larta dhe të thepisura. Njerëzit duke punuar, kullotur bagëtinë,
gjuajtur e te tjera, shpreheshin: “Në ata thepa kullota bagëtinë”, “Po shkoj në
ata thepa për të gjuajtur”, “...në thepa...”, “...thepa...” e të tjera. Në këtë
fshat ka shumë vende që emërtohen dhe rreth fjalës “thep-a, -i, -at” si :
“Thepi I Krysë”, “Thepi i Rrgadhës”, “Thepi i Kodrës Botës” e të tjera. Në
kuptimin që emërton fjala “kuj” (kunj) pothuaj është shumë e përafërt me fjalën
“thep”.
Thethi rrethohet nga
male të larta dhe qafa mahnitëse, duke filluar nga Qafa e Thanës, Shtegu i
Dhenëve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alisë, Qafa e Pejës, Gropa e Bukur,
Qafa e Jezercës, Maja e Zezë, Maja e Zorgjit, që fshehin në brendësinë e tyre
ballafaqime të panumërta me alpinistë, speleologë, botanistë, gjeografë dhe
shumë dashamirës të alpeve, te të cilët kjo zonë lë mbresa të pashlyeshme.
Thethit ka klimë të
ashpër në dimër me reshje që shkojnë nga 1.5 metër në dimër në vende me reliev
të ulët dhe maksimumin e arrijne në Qafën e Majave me 3-4 metër. Në dimër e
vjeshtë ka rreshje më të shumta. Tipike kemi rreshjet e shiut në qershor që
ndikojnë për bujqësinë. Tempraturat luhaten nga
Fshatrat e kësaj zone
shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpitë
karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të
papërsëritshme dhe të papara ndonjëherë.
Thethi karakterizohet
edhe si park zoologjik natyror. Quhet i tillë nga banorët dhe nga vizitorët,
pasi ka një hapësirë të admirueshme, e cila i ofron kushte të mira jetese disa
llojeve të ndryshme të kafshëve të egra si: ariu, dhia e egër,derriiegër,
kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa harruar rrëqebullin, zardafin e iriqin.
Po përveç
shumëllojshmërisë së kafshëve të egra, pylli i Thethit është mjaft i pasur edhe
me shpendë të ndryshëm si shqiponja, skifteri, thëllëza, pëllumbi i egër, gjeli
i egër dhe pula e egër e shumë shpendë të tjerë që shtegtojnë në Theth gjatë
sezonit të riprodhimit. Nuk duhen lënë pa u përmendur edhe pasuritë e lumit të
Shalës, që buron në Okol dhe të lumit të Kapresë, që shquhen për peshkun
karakteristik : troftën pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt
të Tërthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shumë lloje të tjera.
Pasuritë natyrore të
kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe
historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për
zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg
Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të
përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar
atë me viset e bukura të Tirolit, Austri.
Ndërsa për banorët e
kësaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend
tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo
vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të
Grunasit që është rreth
Përveç kanionit, në
Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr
vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e
Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë
interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj.,
janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një
bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone,
Ujëvara e Thethit me lartësi
Shqipëria nuk ofron
vetëm detin e kristaltë. “National Geographic” shkruan se malet në pjesën
veriore të Shqipërisë, në parkun kombëtar të Thethit, ofrojnë një pamje
mahnitëse. Fshati Theth, sipas shkrimit, dëshmon për të kaluarën e vështirë, ku
kullat ishin strehë për gjakësit. Por, tani këto kulla shërbejnë si hane, ku
përjetohet mikpritja e famshme shqiptare.
Prestigjiozja
“National Geographic”, i ka kushtuar një shkrim të veçantë zhvillimit të
turizmit në Shqipëri. Shkrimi i titulluar: “Shqipëria, në qendër të vëmendjes”,
nënvizon faktin se në muajin nëntor të këtij viti, teksa Shqipëria që feston
një shekull pavarësi, vend ballkanas me stabilitet, çmohet për debutimin
turistik botëror.
Shqipëria ofron vende
të mrekullueshme edhe për turistët e natyrës dhe të jetës rurale nëse ata do të
zgjedhin të vizitojnë hanet dhe bujtinat shqiptare, të cilat mund të gjenden
Alpet Shqiptare. Projekti ambicioz
"40 Hanet", i cili ka dy vjet që funksionon, ofron për turistët e
huaj dhe vendas mundësitë për të njohur nga afër jo vetëm bregdetin shqiptar,
por edhe traditat tona të hershme. Këto banesa mahnitëse dhe relaksuese
rigjallërojnë turizmin në zonat rurale të vendit, duke përmirësuar ekonominë e
banorëve të zonave të thella të vendit, të cilët tashmë kanë një alternativë më
tepër, përveç emigracionit apo bujqësisë për të siguruar jetesën. Konkretisht,
janë shtëpitë e fshatrave në Alpet Shqiptare me kushtet reale të banimit,
sigurisht, të mobiluara e të akomoduara sipas traditave të zonave ku janë
ngritur.
I apelohet shtetit shqiptarë, të ndrërhyjë në përmirësimin e infrastrukturës së gjthmbarhsme sidoms asajë rrugore, pasi kjo do ndikonte shumë në zhvillimin e turizmit në Alpet Shqiptare.
[1] A. Bërxholli dhe Xh. Lleshi, Gjeografia 12, Trojet Shqiptare , Uegen, Tiranë 2009. faqe 105.
[2] Asllan Pushka, Nevzad Krasniqi, Gjeografia 9 Libri Shkollor Prishtinë 2009 faqe 127.
[3] Po aty .
[4] http://theth-albania-alps.blogspot.com/2012/04/historia-e-parkut-kombetar.html?m=1
[5] http://theth-albania-alps.blogspot.com/2012/04/historia-e-parkut-kombetar.html?m=1
[6] http://theth-albania-alps.blogspot.com/2012/06/natyra-ne-sherbim-teturizmit.html?m=1
http://www.travelblog.org/Photos/121281
UTV NEW: http://www.youtube.com/ëatch?v=Y1y8bbNbYAE
AlbanianTelegraphic: http://www.youtube.com/ëatch?v=DErp41cjiXY