E shtune, 21.12.2024, 05:18 PM (GMT)

Mendime

Halit Elshani: Jetëshkrimi i një populli

E premte, 15.02.2013, 07:01 PM


KARTA E IDENTITETIT

DHE

JETSHKRIMI I NJË POPULLI

Zonjës Lisin Anne-Marie

Minister-sekretare shteti n'Europë me 1992

(zavendëse Ministri e tregtisë së jashtme)

61 rue de la Régence

1000 Bruxelles

_______________

Zonja Minister-Sekretare e shtetit,

JETESHKRIMI I NJE POPULLI MIJEVJEQAR:

OBJEKT I NJE GJENOCIDI

_____________

 

Emri:shqiptaret

për të huajt:les shqipetar

për ata vet:bijtë e shqipes

gjuha:shqip (gjuhë indo-gjermanike shumë e vjetër)

religjioni:-populli i parë katolik në Ballkan

-mandej ortodoks për fetë e jugut

-mandej islamizimi me forcë gjatë 5 shekujve të okupimit osman

-sot:përdorës të të gjitha llojeve të-izmave

datlindja:përafërsisht 3000 vjet para Krishtit

vendlidja:balkanet.Shqiptarët janë një nder popujt më të vjetër me origjinë indo-europiane autokton të Ballkanit.

Ata rrjedhin prej Ilirve që e përfshinin tërë Ballkanin ku zhvillonin një civilizim të lulzuar:

mbretëria e epirit,mbretëria e dardanisë.

orogjina:në shekullin e 11 para Krishtit,ilirët,pas shumë luftrave të përgjakshme bijnë nën sundimin e perandorisë romake.

Nga shekulli i 7 ,sllavët e pushtojnë ballkanin.Në shek e 15 fillon shkatrrimi i të gjithë ballkanit nga turqit:pesë shekuj të zi

për popullin shqiptar dhe kulturën e tij!Pesqind vjet të shtypjes së përgjakshme gjatë së cilës pushtuesit turk e bëjnë me forcë

islamizimin e një pjese të madhe të teritoreve shqiptare,duke u munduar të shkatrroi traditat sociale dhe identitetin kulturor shqiptar,

e ata ua këthejnë me jo më pak se 480 kryengritje,gadi një për vit të sundimit.E vetmja dritë në kohën e zezë janë 25 vjet të mvarësisë

në shek e 15,që shqiptarët ia kanë borq rrezistencës heroike dhe talentit politik  të shkëlqyer të GJERGJ KASTRIOTIT,i quajtur

SKANDERBEG,i biri i një feudali të madh shqiptar,që arrinë ti tejkaloj të gjitha intrigat dhe nerskomcat e mbrendshme,ta krijoj bashkimin

e feudalve shqiptar për ta luftuar armikun e përbashkët:perandorinë osmane!

SKANDERBEG do ta liroi gjithashtu jo vetëm atdheun e tij,por do ta shpëtoi kulturën oksidentale nga perandoria otomane.

Edhe pse 500 vjet t'okupimit,perandoria osmane nuk arriti me e zhdukur identitetin kombëtar të shqiptarve dhe nuk arriti të gjunjëzoi

atdhedashurinë që do të zhvillohet në vitet e 30 ta të shek.19 e cila do ta arri kulminacionin me 1878 me formimin e Lidhjes Shqiptare të

Prizrenit.Lidhja formohet si reagim i Kongresit të Berlinit ku forcat oksidentale i kanë ndryshuar kufijt e Ballkanit,do të thot coptimi i trojeve

shqiptare mbas luftës së Krimes.Lidhja Shqiptare e Prizrenit u dasht të luftoi  her kundër monarkive shoveniste fqinjë  që kishin përfituar teritore nga vendimet

arbitrare të Berlinit her kundër Perandorisë Turke për të arritur qëllimin e vet të dyfisht:

-Njohja e kombit shqiptar si një dhe të pandarë dhe

-Bashkimi i teritoreve shqiptare në një shtet autonom.

 

Por Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ka arritur ta fitoi qëllimin.Ajo u shpërnda nga forcat ushtarake turke,serbe e malazeze me1881.

Me 5 mai 1912,diplomati shqiptar ISMAIL QEMALI ngriti në Vlorë flamurin shqiptar-shqiponjën e zezë dykrenare mbi sipërfaqe të kuqe-

në praninë e 500 luftëtarëve të ardhur nga Kosova,pjesa veriore e teritorit shqiptar,nën komanden e Prisit të tyre Isa Boletinit.

Një muaj mbas shpalljes së pavarësisë shqiptare shpërthei lufta ballkanike gjatë së cilës shteti i tyre ndejti neutral,gjë që shteti i ri përjetoi

rrjedhoja fatale duke iu coptuar teritore nacionale.

Me 1913,Fuqitë e mëdha europiane do të vendosin krijimin e një shteti shqiptar neutral duke ia shkëputur më shumë se gjysmen e teritorit

dhe popullit në interes të Malit të Zi,Greqisë e mbi të gjitha Serbisë.

Nga 1918,nën Mbretërinë Jugosllave që përfshinin teritoret shqiptare të aneksuara nga Serbia e Mali i Zi,do të filloi për shqiptarët një shtypje policore

dhe politike e pa parë:"zgjidhja përfundimtare"për shqiptarët e Jugosllavisë,do të thot:

-sllavizimi i emrave shqiptar,

-22.110 shqiptar t'arrestuar;

-6.00 shtëpi të djegura;

-11.183 shqiptar të vrar në mes 1919 dhe 1921;

-500.000 shqiptar të përjashtuar dhe shpërngulur në Turqi në bazë të marrëveshjes jugosllavo-turke nga 1924-1938,e kolonizatorët serb mernin nëpronsi tokat dhe shtëpitë e tyre.

Gjatë luftës së dytë Botërore ku shqiptarët do të marrin pjesë në anën e popujve tjerë të Ballkanit,në luftën antifashiste çlirimtare,

Tito premton në emër të PKJ:"të drejtën e vetvendosjes deri në shkëputje"të shqiptarëve.Duke shkelur me këmbë premtimet e veta,regjimi i ri jugosllav do ta coptoi Kosovën etnike.Gjithashtu tre milionët shqiptar të Jugosllavisë jetojnë të coptuar në tri republika të ndryshme të federatës jugosllave:si pakica etnike në Mal të Zi (35%),në Maqedoni(40%),në Serbi (300.00) dhe si etni shumicë(90%) në Krahinën autonome të Kosovës që mvaret në mënyrë administrativ nga Serbia.

Regjimi jugosllav i pas luftës,nën ministrin e vet të punëve të brendshme, Rankoviç,do të organizoi plaçkitjen e pasurive shqiptare dhe ndaloi gjuhën shqipe.

Dhjetra mijëra shqiptar futen në burgje,më se 76.000 vriten.Gjatë viteve 40-56,një gjysëm milioni shqiptar,rishtas detyrohen të shpërngulen për në Turqi.

Pas rënjes së Rankoviçit me 1966 dhe demonstratave shqiptare të vitit 1968,shiptarët e fitojnë të drejtën e dy gjuhësisë dhe të flamurit të vet kombëtar,një univezrzitet shqiptar në Prishtinë,gjithashtu së paku një stacion televiziv shqiptar.Mandej falë reformës kushtetuese të 1974, provinca autonome e Kosovës do të përfaqësohet drejtpërsëdrejti  në instancat më të larta federative,por ajo vazhdon vazhdimisht të varet nga administrata serbe.një nga arsyet për çka Kosova është një nga regjionet më të varfra dhe më pak të zhvilluara të vendit.

Edhe pse ka pasuri natyrore(agrikultura dhe mineralet),rroga mujore mesatare është sa gjysma e atyre në Slloveni.Në 235.00 krah pune numrohen 135.00 të pa punë dmth.80%-shumica të rinjë-dhe nuk kanë asnjë të ardhur.Për të dalur nga mbapambeturia ekonomike ,demonstratat paqësore të studentëve dhe punëtorëve insistojnë me 1981 krijimin e një republike të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave për të pasur vetdrejtimin ekonomik dhe të njejtat të drejta si të gjasht republikat tjera jug.

Përgjegjja e pushtetit:shtypja e përgjakshme me tanke të armatës jugosllave,mandej,shtetrrethimi nga ana e njësive të policisë speciale dhe ulja e të drejtave kushtetuese.

-dhjetra mijra denime të shqiptarëve për "iredentizem";

-denime sipas parimit"dy pesha,dy masa".Psh.^Për të njejtin delikt të shprehjes,një shqiptar në Jugosllavi është denuar me 15 vjet burg,një slloven nuk do të arrestohej fare,kurse një serb do të shpallej hero nacional.

-ndërrimi i flamurit shqiptar dhe ndalimi i ngjyrave shqiptare (kuq e zi);

-gjithkah ku shqiptarët jan në minoritet:

-ndalohet gjuha shqipe dhe mbyllen shkollat shqipe;

-sllavizohen emrat shqiptar;

-kufizim i rrebt i kombit shqiptar që humbë të drejtat sociale dhe të drejtën në punë nëse kanë më shumë se dy fëmij.

Nga viti 1988 ,tipi i demagogut karizmatik Slobodan Millosheviç dhe "zgjimi serb"i tij,rreziku nga një"zgjidhje përfundimtare" e re është paraqitur për shqiptarët në Jugosllavi.

Nacionaliteti:jo sllav;shqiptar i papranueshëm

shtetas:jugosllav por i klasës së tretë!

Adresa:jugosllavi-republika e serbisë-Kosovë,provincë autonome:tjetër botë ose gadi,në mes të Europës!!

Shenja specifike:kandil që u jan vu përgjegjsitë për të gjitha të këqijat e botës nga jugosllavët e veçanërisht nga serbët.

Demonstratat e minatorëve të Trepçes dhe minjerave tjera që u zhvilluan në marsin e fundit kanë për qëllim për të mos lejuar ndryshimet kushtetuese të 1974 dhe për të mbrojtur të drejtat e veta kombëtare.Përgjegjja e qeverisë jug.=+ose-200 të vdekur,800 të plagosur e 12.000 arrestime,gaz krimogjen,ndërrimin e kushtetutës së 1974 res me forcë,pikrisht kodi 47,pra pa e pyetur popullin,pa i marrur para syesh rrespektimin e të drejtave të njeriut,të nënshkruar nga Tito vet në Helsinki.

Aktualisht mars/prill 89:plaçkitja e shtëpive,uzurpimi i pasurive nëpër të të gjitha familjet shqiptare me pretekstin e kërkimit të armëve.Uzurpimi i devizave të punëtorëve që punojnë përkohësisht në Europë(Zvicerr,Francë,Gjermani,Belgjikë etj.)

Kërkesat tona të drejta janë shëndrruar në akuza nacionaliste,irredentiste,separatiste,pa asnjë provë.

Pakica serbe nuk e pranon të njejten jetë sikur shqiptarët.Ata nuk e pranojnë varfërinë e shqiptarëve.Akuzat që ajo bënë për Shqipërinë është një rrenë e sëmundjes së Serbisë prej shekujsh kundër të gjithë shqiptarëve.

Ne kërkojmë e shpresojmë:

1.që ju t'i kërkoni autoriteteve jug. ta hjekin gjendjen e shtet rrethimi aktual në Kosovë.

2.t'a suprimojnë policinë speciale të ardhur nga Beogradi e republikat tjera;

3.të rrespektohen të drejtat e njeriut për shqiptarët e Kosovës;

4.Të lirohen të gjithë të burgosurit politik nëpër burgjet jug.

5.Të ndërpriten torturat ndaj të burgosurve;

6.T? këthehen në punë të gjithë arsimtarët dhe punëtorët që janë larguar nga se kanë marrur pjesë në shenjë solidariteti në grevat e minatorëve.

7.P?r të arritur një dialog për këthimin e paqës në këtë regjion(me barut të ballkanit)

8.Të ndërpritët presioni mbi punëtorët e emigruar përkohësisht n'Evropë.

9.Që të rrespektohet plotësisht përmbajtja e kushtetutës së 1974-es e nënshkruar nga Tito për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Për popullin shqiptar në Kosovë dhe exil.

Një delegat nga banuesit shqiptar

Kadrijaj Rizah

89+.rue Charles Meert,1030 Bxl.

Halit Xhemë Elshani



(Vota: 30 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora