E shtune, 21.12.2024, 04:52 PM (GMT)

Mendime

Lush Palokaj: Schmitt-i ''çmitizon shqiptarët''

E enjte, 14.02.2013, 08:29 PM


SCHMITT -I  'ÇMITIZON SHQIPTARET'

Nga Lush Palokaj

I lindur dhe i rritur në Gjurakovc, Komuna e Istogut, rrethi i Pejës në gjirin e një familje tribune sic e ka quajtur  Ferat Beg Draga dhe Haxhi Zeka  figuratë njohura të asaj ane, që në rini të hershme pata rastin të degjoj së këtu në familjen tonë  paska ardhë njëfarë  Norbert  Jokli (ndoshta gabimi  i emrit në të shkruar) (Austrian- ebre) për të mledhur shenime për temën e tij të disertacionit e folmja e shqipes në rrethinën e Gjurakovcit"(s'jam i sigurte ne ketë titull), por e dij se ai studjues kishte ardhë (1916-18) për të shkruar për një gjuhë dhe një popull shume të lashtë siç me thoshte axha i im, baca Mark në ate kohë i shtyer në moshe  që ka ndërruar jetë me 1974. Nuk kishte ardhur rastesisht në këtë familj por axha me thoshte se kishte pyetur dhe degjuar se ka të bëj me nje familje që në gjirin e saj ndryej dinjitetin arberor me një jetë plot urti, plot bujari, plot trimni, plot nderë e plot ideal por edhe pse të folurit e gjuhës shqipe të kësaj ane e ka konsideruar si më të mirën në hapsirën shqiptare.

Tabloja e ngjarjeve, gjatë mizorive të ndryshem , trimeritë dhe të bëmat për të mbijetuar që tregonin deshmitarët, ndonse të verteta dhe triumfuse gjason në mite e legjenda, dëshmi për të shkruar një vepër të lavdishme epike për t'ju treguar tjerëve se si duhet mbrojtur, famillja fqiu dhe atdheu me doke e zokone të një populli që e permend homeri në vargjet epike të ILADES. Tri  here janë kallë trojët e familjës tonë  gjatë sundimit turk për të hequr dorë nga vlerat e kulturës europiane por pa sukses. Austria mbronte popullatën katolike dhe e detyroi  Turqinë të paguaj dëmshperblim dhe aty e tutje  familja e jone  pasurohet gjatë asaj kohe.  Kryetar i Komunës se Gjurakovcit gjatë sundimit austriak ka qenë Ukë Palokaj - gjyshi i im.

Racën dhe lashtësinë e kësaj e gjuhe tani e mohon një profesor në të njejtin  shtet  Oliver Schmitt dhe e kisha lutur që ti kërkoj ato dokumente në arkivat e Austrise  dhe të hulumtoj se çfarë e ka shtyer atë shkenctar që të merret me studimin e gjuhës tonë .

Me kerkesen e Qeverise Shqiptare dhe të Akademise se Skencave të Vienes Milan Sufflay  (kroat) vazhdoj punën e shkenctarit Jiricek-ut dhe të Thalloczy-it në botimin e librit të tretë të "Codex albanicus", një permbledhje arkivore. Me 1931 ma në fund mori pasaportën dhe udhëtoi për Shqiperi për ta nënshkruar një kontratë për të punua në "Acta Albania". Pas këthimit nga Shqipria mori një letër kercnuese dhe më vonë e sulmuan përmes shtypit disa herë që sinjalizonte se çarqët e mëdha serbe kishin vendosur ta eleminonin.

Anëtarët e organizatës shterore, Yugaslavia e Re, nën mbrojtjën shtetrore i zunë pritën në Zagreb të dera e shtepisë  dhe ia thyen kafkën me një shufur hekuri dhe e lan të vdekur. I hynë në Shtepi  dhe i morën terë shenimet e librit të 3-të të Codex Albanicus. Qarqet shtetrore mohuan çdo dijeni  për sulmuesit  dhe bojkotuan ceremoninë e varrosjës.  Edhe New York  Times pat shkruar për atë ngjarje. Askush nuk dijti ta vazhdoj punën e tij të lanun gjysëm.  Njëqind herë ishte më i aftë dhe dyqind herë dinte më shmë  për shqiptarët së Schmitt-i,i  kishte në mesin e kombit të ti tij(dalmatët), ndër shkectarë e rrallë të Europës.

Albert Einstein dhe Heinrich Mann  i derguan një letër "Lidhjës për të Drejtat e Njeriut në Paris duke apelue për një protestë të pergjithme qytetare kunder Vrasjës se Milan Sufflay-it dhe për tu dalë në mbrojtje Shkenctarëve Kroat kundër Regjimit Yugaslav.

Lë të tregoi z. Schmitt pse u vra ky shkenctarë i rrallë në botë dhe pse i zhdukën shenimet arkivore për shqiptarët?

"….e paguaj shtrenjtë dhe në më nyrë të përditëshme me nderin, dinjitetin dhe lirinë…Mbi kokën time nuk pranoj kurgjë tjetër veç qiellit të lirë e pa fund!" Aristidh Kolia

Aristidh Kolia u zhduk  me metode përfide hyri në spital për sherim e u kthye i vdekur se u trgoi grekeve se para tyre në ato toje jetonin pëllazgët . Aristidhi e ka ditur mirë  greqishtën e vjetër  dhe të sotmën. Eshtë lindur më 8 korrik 1944 në Leontari, rrethinën eTebës, në tokën e stegjyshërve të tij. Shkroi një libër voluminoz për stegjyshrit shqiptar, duke shfritezue arkivat shtetrore dhe kishtare aty ku fshihet e verteta për por grekëve nuk  u pelqej  dhe e zhdukën. Deshmitari mund të vritët kur ka fakte.

A mund ta mohoj këtë z. Schmitt?

Greqia  695 fshatra shqiptare shkruan prof. Peter Prifti

"Camët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbejnë një komunitët prej 3 milion banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip. Cfarë zbuluan dhe dokumentuan priftërinjtë arbëresh Antonio Belushi dhe Jani Kapareli nga viti 1965 deri në 1995. Rrenjët arbërore që zgjatën deri në Athinë dhe represionin  e autoritetëve në vite".

DOKUMENTI

Recensioni i prof Peter Priftit (1924 - 2010) mbi veprën 'Kerkime dhe studime ndër arbërorët e Helladës - prej rrenjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Helladhë'. Vepër e Papa Anton Bellushit botuar me 1994. Belushi ka ditur për shqiptarët më mirë se Schmitt- i ka jetuar në mesin e tyre.

Po të kishin pasur fakte  Serbët,  Gjergj Kastrioti  kurrë nuk do tu takonte shqiptarëve  - shkencën e kanë pasur me të avansuar por  genjështrat e tyre u benë bajate dhe s'i hante askush , mu për atë, ky trim sot u takon shqiptarëve. Gënjeshtra është patriotizëm serb ka thënë Dobica Qosiq e sic shifët Schmitt-i ende nuk është ngopur me to.  Prof. Deretiq Jovan thotë se shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi dhe janë popull i Azerbeixhanit apo Dagestanit dhe ndoshta një ditë do të pajtohët edhe me këtë tezë, ky shkenctar.  Prof. Buroviq Kaplan ankohet se kolegët e tij as që e kanë permend mendimin e tij në një tubim shkencor në Zhenevë duke e ditur se një genjeshtër të tillë për shqiptarët nuk e ha askush. Tjetri  prof. serb thotë se shqiptarët kan ardhur më 1041 më vaporra në Durrës  me bizantin por tjetri kolegë  thot jo,  kanë marrë pjesë në Betejën e Kosovës e të gjithë me titull prof që s'meritojne as tu shkruhët emri.

Shkenctari amerikan që nuk ra në grackën e serbeve që gjatë asaj kohe  shumë pak dinin për shqiparët, flet ndryshe - të verteten dhe e favorizon atë që ka merita pa e mbajte anën e askujt.  Fjala është për Ferdinand  Schevill (1868 - 1954)historian amerikan i diplomuar më 1889 në Univesitetin Yale dhe në vitin 1892 doktoroi në Freiburg dhe në të njejtin vit u kthye për të dhënë mësim në Universitetin e Cikagos . E dha një histori që është kënaqësi kur lexohet, e shkruan të vertetën e asgjë tjetër.  Historinë e tij të Ballkanit (History of Balkan Peninsula) e fillon kështu:  "Ky libër lidhet me historinë e njeriut në pjesën juglindore të Evropës, të njohur si gadishulli i Ballkanit. Për arsye praktike historia fillon me grekët, sepse grekët, megjithëse nuk qenë të parët që populluan këtë gadishull, qenë të parët që lanë një dëshmi të vetës dhe të fqinjëve. ….Gjuha thrake, e përdorur në sektorin lindor të Ballkanit, filloi të zhdukej gradualisht, por ilirishtja, meghithëse u detyrua të mos përdorej në pjesën perëndimore, manifestoj njëfarë vitaliteti dhe arriti të ruaj vetën. Shumë kohë pas epokës romake, përmes Mesjetës, vazhdonte të përdorëj në malet e padepertueshme të perendimit, të cilat morën emrin Shqiperi; dhe në Shqiperi, nën emrin shiptar, dialekti i vjetër ilirik, vazhdon të ruhet edhe sot. Me të vërtetë, edhe pse një popullsi modeste, që numron pak a shumë tre milion vetë dhe përbën një nga popullsitë më të lashta të gadishullit, flet shqip, por ka një veçori; është psardhëse e ilirëve të lashtë.'

Kuj t'i besoj tani, Oliverit apo Ferdinandit?

'Ilirët janë stergjyshnit e Shqiptarve. Historianët ma të mirë të kohës e kanë pranue si nji fakt të provuem kët origjinë të kombit' , shkruan Tajar Zavalani. 'Theodor Mommsen, auktor i disa veprave klasike mbi historin e Romës së vjetër shkruen kështu: Tokat e Ballkanit dhe t'Evropës së mesme që njiheshin në kohen e Romakeve si Illiricum, morën kët emen mbasi ishin banue nga raca e Ilirve, që ishte fort e përhapun n'at kohë.

Mbetuturinat e kësaj race jetojnë edhe sot në skajin juguer të tokave të gjana që okupojshin në fillim. Ky popull i vogël që e quen vehten Shqiptar dhe që njifet nga të hujt si Albaniz ose Arnaut ka ruejtë deri me sot kombësin dhe gjuhën e tij të lashtë.'

E pyes schmitt-in,çka i thonë kësaj,  gënjeshter?

Dardania është aty, e pa kontestueshme, shtrohet  pyetja, nëse popullata prezente shqiptare në Kosovë apo hapsirat tjera janë ardhacak në ato troje, kush nga shkenctarët e vertetoj këtë tezë? Atëhere Schmitt-i duhet të tregoj nga erdhën  këta njerëz në tokën dardane nese nuk janë pasardhës të ilirëve. Do të thotë e din për një gjeneratë të vjetër e nuk din për popullatën e me vonshme- a pinë ujë kjo?

Trolli i MAQEDHONISE dihët ku është - sllavët janë ardhacak, ky është fakt. Pos sllaveve kush tjetër jeton ne truallin e maqedonëve të vjetër.  A është logjikë shkencore të pohojme se shqiptarët jetojnë aty  po nuk janë nga maqedonasit e vjetër. Do të thotë maqedonasit e vjetër paskan dalur fare. Ne Dardani jetojnë shqiptarët por nuk janë nga dardanasit e vjetër se ata të gjithë kolera i ka zhdukur, kush e besonë ketë? ndoshta Schmitt-i.

Nuk jam historian por e njof bukur mirë historinë e popullit tim. Prof. Kristo Frashëri i është pergjigjur me një liber. Pse kjo heshtje kunder këtij historiani , si në Kosovë ashtu në Shqiperi nga ana , kujt po i konvenon kjo?



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora