Mendime
Besnik Prishtina: Letër mikes Dr. Luljeta Pula
E enjte, 01.05.2008, 03:21 PM
LETËR MIKËS Dr: LULJETA PULA
Nga Besnik Prishtina
E nderuara Lule,
sot me 1 Maj 2008 krejtësisht rastësisht duke i shfletuar faqet e internetit hasa në një shkrim të viteve të 90 ku flitej për një vizite tënde në Nju Jork për çështjen e Kosovës. Aty e gjeta edhe adresën tënde dhe me që të kujtoj me respekt shumë të madh vendosa që të shkruaj dhe të përshëndesë.
Me që unë kam mbet përgjithmonë i lidhur me kauzën e majtë të vegjëlisë punëtore të popullit tim, 1 Majin e konsideroj ditën me të madhe të vegjëlisë. Nëse edhe ti e ndan mendimin e njëjtë, prano nga unë urime me rastin e kësaj date të madhe të lëvizjes punëtore botërore. Nëse ke mendim tjetër në lidhje me këtë datë dhe me kauzën që përfaqëson ajo, unë do të kem mirëkuptim sepse liria e mendimit për mua është një drejtë shumë shenjët dhe e shtrenjtët dhe mendimi ndryshe nuk mund të ndikoi në respektin që kam për miqësinë tonë e cila bazohet në interesat madhore kombëtare.
Pos përshëndetjes për ty dhe familjen tënde më të ngushtë dhe më të gjerë të lutem që po pate kohë të më shkruash, me jep një vlerësim mbi gjendjen aktuale politike në vend. Kjo do të më ndihmonte shumë që të kam një pasqyre më reale të gjendjes nga ajo qe publikohet në mjetet e informimit publikë, sepse e di se ti je një eksperte edhe e profesionit që ushtron por edhe një analiste e rrallë politike, për vlerat e së cilës sot nuk ka hapësirë meritore sepse ne skenë publike po dominon antivlera. Kjo gjendje mund të ndryshon vetëm nëse behet një ri mobilizim, rigjenerim, ribashkim i vlerave reale për të dalë nga ky kolaps ku e kanë futur vendin diletantët politikë vendor dhe mafia politike globaliste ndërkombëtare.
Unë nuk kam pretendime të mëdha por e di se gjenerata e jonë ka arritur që të zhduk nga harta gjeografike burgun kolektiv te Versajës – Jugosllavinë serbomadhe dhe se tani gjeneratës se re duhet ti ndihmoi që të orientohet drejtë për dalje nga ky moçal politik i partive parazite që më tepër janë baktere bandash se sa parti politike të mirëfillta.
Vendi gjendjet para një rreziku real që të futet defintivisht dhe edhe zyrtarisht nën një sundim të ri shekullor nën një sundim despotist modern të Perandorisë Globaliste të BE, që është një krijesë antievropiane dhe anticivilizuese, sepse pretendon regjenerimin e sistemit feudal modern me përmasa ndërkombëtare. Ku një numër pronarësh do të sundojnë mbi të gjithë popujt e Evropës kundër vullneti ( kujto referendumet kundër Kushtetues se BE) të tyre dhe më gjer dhe ku synohet riafirmimi i shfrytëzimit të njeriut mbi njeriun me përmasa të një skllavopronarizmi modern të mbuluar me „sundimin e ligjeve “ diskriminuese ndaj vegjëlisë dhe me të cila privilegjohen shtresat super të pasura, që vazhdimisht pasurohen duke i varfëruar të varfrit. Në vendin ton kjo dukuri po duket që tani me ter ashpërsinë e vet!
Kjo do të ndodhë edhe formalisht me 15 Qershor 2008 nëse ne si komb nuk e ngrisim zërin kundër kësaj fantazme të re që rrënjët i ka te diktaturat e diktatorit spanjoll Franko dhe te diktatorët tjerë të kohës së ti, por që sot kamuflohen me maska të reja të një sundimi të ri me do emra tjerë si Solana, Ahtisari e tj . Mendoj se komploti antishqiptar përbëhet nga Boshti ultra i djathtë Moskë, Beograd, Bruksel-Pariz dhe se „kundërshtimet“ e Beogradit dhe Moskës „kundër“ pranisë të BE (EULEKS – EUFUKS) në Republikën Shqiptare të Kosovës është vetëm një mashtrim me të cilin shqiptarët duhet të nënkuptojnë se me që BE e kundërshtojnë Moska e Beogradi, kjo qenka në “dobi” të shqiptarëve. Në cilën ish Republikë të ish RSFJ është vepruar kështu? As ku tjetër pos në Kosovë! Në të vërtetë prania e BE në Kosovë është zëvendësim i ish federatës jugosllave dhe qe qëllimi i saj kryesor është që të! ruhen privilegjet sllavo-greke në Ballkan dhe kufijtë „ndërkombëtar“ brenda kombit dhe atdheut tonë dhe që shqiptarët të mbesin të ndarë në 6 shtete e ti nënshtrohet një demolomi kombëtar dhe një asimilimi kosmopoltisit (kjo filloi me himnin e BE e me Flamurin e Ahtisarit).
Mendoj se kjo çka është duke ndodhur është një rrezik i ri të cilit nuk është seriozisht duke ju kundërvënë askush pos Lëvizjes Vetëvendosje. Grupimet tjera opozitare jashtë sistemit të OSBE-UNMIK-ut janë modele rurale që ju ka kaluar afati dhe se ato më nuk janë produktive pavarësisht nga qëllimet e mira të tyre . Ndërsa partitë politike që marrin pjesë në Parlament ato veprojnë si një parti moniste sepse e kanë një program të përbashkët të profiluarë nga BE me dorën e Ahtisarit. Konsideroj se BE është një variant i ri perëndimor i ish BRSS me ndryshim të platformës ideologjike, por me të njëjtin qëndrim ndaj Çështjes Shqiptare!
Unë të shkruva pak më gjatë që të kesh një pasqyrë të asaj se çfarë mendoj për gjendjen aktuale politike në vend me theks të veçanet në Kosovë me që mendoj se kësaj radhe fati i tërë kombit nuk varet nga Tirana por nga Prishtina! Nuk kam pretendime se mendimet dhe analizat e mija janë 100% të sakta prandaj kërkoj dhe të lusë që të më ndihmosh të i korrigjoj dhe plotësoj ato me njohurit e vlersimet tua. Me këtë letër të hapur dua që të tregoi edhe ty edhe të gjithë njerëzve të inteligjencës të vërtetë shqiptare se opinioni ju vlerëson e ju çmon dhe pret nga ju që të dilni në skenë, sepse është koha që Dr. e Shkencave të tregojnë vlerën e vet dhe se janë superior mbi servilizmin e “ Mr. e Dr”. (Traktorëve) të Shkencave në institucionet kukulla, që lirë po i shesin interesat kombëtare për do privilegje personale!
Të respektoj dhe të çmoj shumë,
Besnik Prishtina