Mendime
Kabil Bushati: Monumenti Juka
E marte, 05.02.2013, 07:00 PM
MONUMENTI JUKA
Nga Kabil Bushati
Në
mengjez sapo dal nga shtëpia per të shkuar në punë, tek kthesa e Mapo-s, më
dalin para tri fjalë të shkruara në një pallakatë llamarine: "Rruga Musa
Juka". Perdite keto jane tri fjalët e para që akcentoj me zë të ultë.
Teksa lexoj ketë emër, rrotull mejet me
duket sikur levizin e rrotullohen erëra të fuqishme si pune torrnadoje. Dhe
mendimi im shkon tek ai. Se e tillë ishte jeta e tij që i ngjiste një
tornadoje, e cila e ngriti lart deri përtej reve, ne majat e pushtetit
mbretëror, duke u berë figura e dyte pas mbretit Zog.
Per
aftësite e tij të spikatura, për ndershmerinë e tij ndaj detyrës dhe për
besnikërinë e tij ndaj mbretit është shkruar shpesh në faqet e shtypit të
përditshëm dhe periodik nga shume autor bashkohor dhe të ditëve të sotme. Kam
shkruar dhe botuar për të edhe unë tek gazeta Shkodra. E si të mos shkruaj për
keta monument të Shkodrës, për ketë Fushe të Shqiperisë? Ndoshta figura e tij
nuk e ka gjetë akoma vendin e merituar ne panteonin e historise, por gjithsesi
jemi krenar për ketë shkodran burrë shteti të rradhë e të spikatun..
Por
gjithnjë, burrat ma në za të ketij kombi, kanë kaluar përmes fenomenit të
njohur të inaumorimit dhe baltosjes. Për turpin tonë. Edhe në rastin Juka u
gjet një njeri, jo historian, për ta baltosur figurën e tij. Auron Tare,
një oficer i rangut të ultë i këmbsorisë(fanterisë),një komndant toge i
komunizmit të cilin reforma e nxorri në lirim. Kohët e fundit, oficeri në fjalë
është katapultuar deputet i PS-së. Një enverist i flakët, i rritur dhe i
brumosuur më mësimet e PP-së.. Ne rastin ne fjalë, oficieri i rrangut te ulët
fanterise se ku ka gjetur një pusullë bakalli, që don të na e shesë për të
arkivave të SOE-së , Sherbimit Sekret Anglez, dhe e valvitë si flamur
fitimtari. O tempora o mores.
Për t'u
bërë më i besuar ka përkthyer nja 5-6 rrjeshta dhe i tund në hava sikur ka bërë
zbulimin e shekullit. Se ku nxirren konkluzionet me 5-6 rreshta ketë vetëm nji
ish-oficer i diktaturës mund ta dijë. Pse nuk e boton dokumentin të çertifikuar
në origjinal? Besoj se at'herë do të ishte më i besuar. Apo një dokument i
tillë nuk egziston dhe don të shesë sapun për djathë pusullën e bakallit, një
dokument i thëncin e falsifikato don të na e servirë për origjinal? Ndoshta i
del genjeshtra në shesh dhe kësaj i ndruhet. Më mirë shpif shpif se diçka do të
ngelet. Nuk duhet të harrojmë se ka gazeta që janë të etura dhe të prirura për
sensacione dhe skupe. Dhe gazetat nuk hezitojnë të ia botojnë shkrimet Auronit,
bile ta promovojnë edhe në faqe të parë: "Musa Juka spiun i dyfishtë për
jugosllavët dhe anglezet". Dhe këtë shpifje e bën për disa vite rrjesht në
gazeta të ndryshme e te përditshme. Se si kanë pranuar këto gazeta t'i veshin
epitetin e spiunit, pa pasë ndonjë dokument te pa kontestueshëm, një ish
ministri të suksesshëm të Mbretërise, kjo është punë e tyre, por ky veprim i
tyre tregon se keto gazeta bëjnë një punë të papergjegjshme dhe cenon rendë
imazhin e tyre. Ne vend që t'u shtohen lexuesit, më vjen keq ta pohoj, por ua
paksohen lexuesit, pra shkrimet e tilla ju kthehen në boomerang. Dhe duhet të
shtojmë ketu se Auron Tare është i vetmi i vetëquajtur analist që shpif për
Musa Jukën. Pra është kopje e radhë,ndoshta e vetme ndër oficerat e rangut te
ulët të fanterise.
Gjatë
leximit të shkrimeve anti-Musa, bie në sy se ky paska pasë një palo pseudonim:
Muzzle dhe një numër të koduar A/H73. Sinqerisht më vjen për të qeshur me këtë
oficer fanterie të rrangut të ultë i cili me fantazinë e tij krijon lloj lloj
emërtimesh spiunazhi që të bahet i besueshëm tek lexuesit dhe tek eproret e
tij. Le të ndalemi tek pseudonimet dhe t'i analizojmë me gjak të ftohtë ato.
Mos jetë ky pseudonimi Muzzle, pseudonimi i Myslym Pezës apo i ndonjë fshatari
tjetër të quajtur Musli? Sepse ky pseudonim ma teper ka afinitet me keta emra
se sa me emrin Musa. Në fakt Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi janë përgojuar në
shtypin tonë shpesh për lidhjet e tyre agjeturore me jugosllavët. Nuk i
mjafton kjo shpifje që bën ndaj
ishministit të brëndshëm të Mbretit Zog, por që ta zhysë edhe më thellë e ban
të shitur edhe tek anglezët të cilët gjoja i kishin blerë listat e agjentve
shqiptarë. Megjëthse në këtë rast është për t'u lavdruar kontributi i tij në
luftën anti-fashiste duke u rreshtuar përkrah forcavet aleate që luftonin
fashizmin,pasi Anglia i kishte shpallur luftë boshtit Romë-Berlin-Tokio. Në atë
kohë Italia fashiste e kishte pushtuar Shqiperinë. Nuk na mbetet tjeter veçse
ta pyesim autorin se shitja e agjentëve shqiptarë eshtë bërë me shumice apo me
pakicë dhe a e kanë paguar anglezët TVSH-në apo jo (shaka kjo).
Por edhe
kjo eshtë e pabesueshme. Realisht listat e agjentëve shqiptar i dispononte zyra
e Sherbimit Sekret Shqiptare në krye të cilës ishte Zef Kadarja. Edhe ky
shkodran i spikatun i cili mund të konsiderohet themeluesi i Sherbimit
Inteligjent Shqiptar. E bash për ketë mbas çlirimit u pushkatua nga rregjimi i
Enver Hoxhes, për të vetmin "gjynah" se kishte pasë rekrutuar Enverin
si agjent të vetin. Pra Musa Juka nuk kishte si të dispononte listat e
sherbimeve inteligjente dhe nuk kishte asnjë tagër mbi këto sherbime. Këtë e
pranon llogjika më e thjeshtë dhe mendja e pa stërvitur me të tilla punë. Eshtë
komplet e pa besueshme dhe komplet genjeshtër që Musa Juka kur ishte ne egzil
në Turqi dhe Egjypt, përmes jugosllavëvet ju paskesh shitur anglezëve listat me
agjentë. Si mund të shitet një gjë që nuk e disponon? Ministria e Brendshme ka
tjera detyra dhe Sherbimi Inteligjent ka të tjera. Ata bashkëveprojnë, por
realisht janë të ndarë nga njeri tjetri.Kaq e gjë besoj se nuk ka nevojë për
shpjegim të mëtejshëm.
Pastaj,
meqë nuk jemi krejt profan në transaksionet financiare, kemi të drejtë të
shtrojmë pyetjen: a disponon zotria analist se paku ndonjë firme me speciment
të plote të Musa Jukës mbi ndonji kuitancë apo çek a mandat pagesë. Sepse
rëndom kur paguhet nga një shërbim i huaj për shitje dokumentash, pagesa bëhet
kundrejt një dokumenti financiar. Kemi të bëjmë me sherbimin sekret nder më të
njohurit në botë në mos më seriozi, dhe janë shumë skrupuloz në mardheniet me
lekun. Nëse e keni, lutemi ta publikoni, por kujdes se firmat dhe shkrimet e
dorës së Musa Jukës i kemi dhe mund t'i dërgojmë për analiza gjer në
laboratorët e CIA-s apo FBI-së. E pastaj do të pjellë belaja.
Një gjë
tjetër që bie në sy në këto seri shkrimesh anti-Jukë është tendenca për ta
ordinierizuar atë. Sipas autorit Tare, pjesë e planeve të Musa Jukës ishte të
hidheshin me anë të avionit një sasi çantash me florij në brigjet e Liqenit të
Shkodrës. Dy barij sapo të shikonin avionët do të ndiznin zjarre për sinjale.
Pastaj do të binin florij si breshër nga qielli. Do të tepronin florij edhe për
peshkun. Sa qesharake. Vetëm truri i lodhun i një oficeri të fanterisë mund t'i
japë udhë një imagjinate të tillë. Por ky plan dështoi shpejt që në embrion,
pasi afër vendit ku do të hidheshin çantat me florij ishte aeroporti italian i
Shtojit. Sipas pusulllave të Tares, Juka ishte person që joshej shumë
lehtë nga paratë. Jemi në vitin 1942,
dhe gjithnjë sipas pusullave të Tares, duheshin blerë shumë shqiptarë nga
anglezët që të futeshin në luftë me
Italinë. E beson kush ketë përrallë? Patjër që askush, as pleqtë e azilit të
pleqvet nuk do ta kapërdinin këtë gënjeshtër. Është njëlloj si përralla e qylymit
fluturues, Autori kujton se Musa Juka është një kokërr injorantit, i pa
shkolluar dhe njeri tepër ordinier. Le ta dish ti Auron dhe të tjerët se Musa
Juka ka kryer fakultetin e Drejtësisë në vitin 1907 në Stamboll. Dhe kjo është
meritë e familjes Juka që e dergoj djalin e vet ne Stamboll për të vazhduar
studimet e larta me shpenzimet e saj. Pra, siç akcentova më lartë, ai e ka
kryer Juridikun qysh në fillimshekullin e kaluar, fakultet të cilin ti nuk e ke
për vehte as sot. Musaja ka kandiduar që në vitin 1916 për kryetar bashkijet ne
Shkodër dhe ka fituar votimet 3 here duke u zgjedhë kryebashkiak i Shkodres,
rast ky unikal. Shkodra kishte respekt të madh për Musanë ndaj ja dha votën pa
mëdyshje. Pastaj është emruar prefekt i Shkodres dhe në vitin 1925 u caktua
minister në qeverinë e Zogut. Pra ka një ngjitje në karrerë për t'u admiruar.
Është
lajthitje e thellë e atyre që i kanë inskenuar këto shpifje kaq naive ndaj
ishministrit Musa Juka. Ai ka qenë personalitet i spikatun i Shkodrës dhe jo
spiun. Qendrimi i tij ne egzil është dinjitoz. Ai ka jetuar vetem me rrogën e
së bijës e cila jepte mesim frengjisht ne Kajro. Ka bërë një jetë të thjeshtë
vetëm që mos t'i përulej askujt. Përse ju zoti Tare mundoheni të ja nxirosni
edhe në varr. Në vend që të ngriheshe në Parlament e të propozoje t'i sillnit
eshtrat prej varrezavet të Kajros merreni me perralla dushk me gogel. Sepse
bijt e shqipes kanë vdekë të shperndarë si pendët e korbit, dhe janë mbuluar ne
dhe në varrezat e Romes,Parisit,Stambollit,Kajros,Neë Yorkut,Bukureshtit etj.
dhe askujt nuk i bie në mend për ta.
Nga sa shkruajtëm më sipër kemi të bëjmë me një trillim të pastër. Duke denigruar ish ministrin Musa Juka , duke etiketuar atë si spiun(poliagjent), po pregatitet terreni për të rehabilituar Mehmet Shehun. Të gjitha epitetet që i ka vendose në shpinë diktatori Mehmet Shehut, po tentohet ti vihen në ashpinë Musa Jukës. Dhe misionar më të mirë se Auron Taren nuk kanë ku me gjetë.