Editorial » Sidheri
Elvi Sidheri: Menyja e ditës - ”Sallatë mikse me Daçiç e Papas, apo Agim të Artë e Serbë”!
E premte, 01.02.2013, 05:00 PM
Menyja e ditës: ”Sallatë mikse me Daçiç e Papas, apo Agim të Artë e Serbë”!
Nga Elvi Sidheri
Jo se
kisha pikërisht në mendje të merresha me këto personazhe komike në idiotësinë e
tyre tashmë mitike, por meqë lexova sot në gazeta ç’kishin pëllitur si kërriça
secili prej tyre, atëherë thashë t’ua kushtoj ca rrjeshta.
Dje në
darkë kisha gjëra shumë më të mira për të bërë se që të kaloja kohën duke
ndjekur krisjet e trurit të shkitur të Kristo Papasit, por sot domosdo që
gazetat e kishin transkriptuar një për një lajthitjen e tij.
Ajo që në
asnjëlloj mënyre unë nuk arrij të kuptoj, është pse qoftë dhe në emër të një
tip gazetarie agresive, model CNN që flet me terroristët e vrasësit serialë
anembanë botës, sido që të jetë, një televizion shqiptar vete e merret me të
tillë personazhe që duket se kanë dalë nga shablloni i sharlatanizmit dora
vetë?
Dhe ky
për të cilin flas, është një fenomen që në emër të shtypit të lirë, me një
mazokizëm që vetëm në Shqipëri mund t’a hasësh, bën të mundur publikimin
ditë-përditë të gjithëfarëlloj gomarllëqesh që botohen në shtypin apo rrethet
antishqiptare të Serbisë apo Greqisë e IRJ-Maqedonisë.
Kështu
neve nuk mungojmë që çdo ditë të Zotit, po ndezëm televizorin, të lexojmë se
çfarë na ka sharë sot ky serb, ky “viç” sipas prapashtesës serbomane, ky grek,
ky “is apo opullos” sipas prapashtesave karakteristike greke apo ky “ski” sipas
prapashtesës sllave të Maqedonisë.
Unë vetë,
do jetoj dhe jetoj shumë më i qetë pa dëgjuar broçkullimat e përditshme të
serbëve, greqërve, sllavëve maqedonas, turqve apo kujtdo tjetër që na çan
dërrasat rregullisht mua dhe neve si shqiptar/ë!
Sidoqoftë
se ç’mendon jo kryeministri apo kryetari i një partie, por dhe një serb apo
grek apo sllav tjetër i zakonshëm, unë tashmë e di, pa pasur fare nevojë që për
mallkimet apo fyerjet e tyre të informohem “rregullisht” nga shtypi i lirë (i
lirë për budallëqe) i vendit tim.
Mjaft po
shahemi e kacafytemi përditë me njëri-tjetrin ne shqiptarët, po nëmemi e po
sulmohemi “mes vedi”, më del e tepron kjo luftë e brendshme brenda llojit
shqiptar, ndaj e kam të pamundur absolutisht që të lexoj e dëgjoj papushim dhe
deklamatat e thirrjet debile e skizoide të kujtdo antishqiptari fqinj, për më
tepër në shtypin e median shqiptare, si të isha në Serbi apo Helladhë e
IRJ-Maqedoni.
Dikush
duhet t’a ndali këtë maskaradë se kështu nuk vazhdohet!
Të dua të
shahem e fyem brenda në vendin tim, iki në Serbi apo Greqi e shoh e dëgjoj aty
mallkimet e tyre ndaj nacionalitetit, vendit e historisë time.
Kanalet
televizive apo shtypi ynë, kanë mjaft materlal brendapërbrenda Shqipërisë apo
hapësirave shqiptare, ka aq ngjarje që ndodhin në mesin tonë, sa të mjaftojnë e
me to të mbushet dëng programacioni.
Ky
fenomen përveçse m’i bën nervat “kaçurrel”, më acaron veçanërisht shumë!
Kështu
ndodhi dhe që dje u pa në ekranin shqiptar një humbameno Papas nga rrethinat e
Janinës që thonë se vetë është shqiptar me origjinë, i cili volli ç’kishte në
bark, një diarre të qelbur, të shkaktuar ndoshta nga ndonjë paidhaqe e skaduar
greke, me mish të prishur, që tashmë kanë nisur të shesin në Helladhë si pasojë
e krizës të tejzgjatur ku po kalon ai vend.
Ç’jashtëqitje
hëngri ai personazh grotesk, ç’debilizma i nxinte goja etj, këtë jo vetëm kush
e ka parë emisionin në fjalë, tashmë e di.
Mua tezat
e tij nuk më interesojnë as dhe pak!
Po ato
teza unë dhe çdo shqiptar tjetër i mirëfilltë, mund t’i hedhim poshtë me shumë
pak përpjekje, me fakte e dëshmi historike, pasi me anë të prezencës sonë në
këtë truall, me anë të gjuhës që flasim e me anë të ADN-së tonë
iliro-shqiptare, ne mjaftojmë që t’ua plasim në turi gjithë Papasëve, llogjet e
tyre pa sens.
Papasi
tregtar nga Janina, me origjinë siç duan të thonë nga Suli trim e luftëtar,
mesa duket, që kur në Helladhë pllakosi kriza ekonomike, e ndodhur pasi grekët
(përfshirë arvanitasit e shqiptarët e atyshëm), shpërdoruan për vite ndihmën e
lekët e Europës, zbrazën bankat e tyre duke çuar miliarda në Zvicër e banka
“offshore” tjetërkund, duke vrarë kështu kreditimin e tregut e familjeve greke
dhe po ashtu organizuan olimpiada që s’ua mbante kurrizi, ai pra, u zgjua një
ditë pseudo-nazist në një Agim grek të Artë!
E drejta
e tij fundja.
Mund të
ishte zgjuar dhe transvestit prostitutë në ndonjë trotuar të Europës ndoshta!
Njeriu ka
të drejtën e zgjedhjes në jetë.
Kështu ai
dhe “Agimi i Artë” helen, harruan tezat për vëllazërinë greko-shqiptare, që siç
thonë të mirëinformuarit, ata vetë trumbetonin vite më parë.
Çdo
organizatë filonaziste, ka prirje t’ia hedhi fajin e brekëve të veta të
pshurrura, të tjerëve!
Dhe
Agimasit e Artë greqër, shurrën nuk e kanë bërë vetë në mbathje si pleq
impotentë, por meqë ata janë meshkuj të vërtetë “helenë”, të brendshmet ua kemi
ujosur ne shqiptarët, pasi ata vetë nevojën e vogël, si burra që janë, nuk e
bëjnë kurrë brekëve!
Lemë
mënjanë që, si grekët e lashtë, si vetë nazistët me pardesytë e tyre prej
lëkure e veshjet sado-mazokiste, të dyja palët njihen botërisht si “paksa të
fushës apo bregut tjetër të lumit”!
Pra për
“burra” tek Agimi i Artë me grekomadhëri e filonazizëm, as që bëhet fjalë fare!
Por në
gjithë këtë mes, ajo që mua më bëri përshtypje të shpifur kur pashë ç’kishte
ngrënë ky Agimasi i vogël nga Janina në një TV shqiptar, ishte se ai këtë
logore idiote kishte rastin t’a bënte në një organ mediatik shqiptar, pa e çarë
fare kokën, pasi aty s’kishte hyrë me dhunë, por e kishin ftuar!
Agimi i
Artë, me dhunë nëpër studio televizive, nuk hyn dot as në Greqi e jo më në
Shqipëri!
Në Greqi
ka shtet, sadoqë duke gjykuar nga kohët e vështira që po kalon ai vend, nuk
duket fiks kështu.
Kjo
domethënë që po qe se Kristua ynë agimas i praruar, do kishte tentuar të futej
me forcë në ndonjë studio TV-je në Greqi, atë rojet e objektit si fillim e
pastaj Astinomia a si i thonë në gërqisht policisë, do e kishin nxjerrë prej
aty me shqelma në prapanicë e më pas do e plasnin në qeli pa ia bërë të gjatë.
Agimi i
Artë, ka një lloj leje të pashkruar nga autoritetet në Helladhë, që të
skërmitet me ndonjë emigrant të gjorë me ngjyrë apo pakistanez, por në asnjë
mënyrë nuk e kruan me shtetin grek dhe me ligjin e atij vendi.
Kjo gjë
do të thotë medoemos që ky Kristo djali nga fshatrat e Janinës, s’ka pasur sesi
të hynte me forcë e të bënte atë palo intervistë me TV-në informativ shqiptar
ku u shfaq dje me gjithë potencialin e tij të pashtershëm prej trupeshku e të
vonuari mendërisht në rastin më të mirë për të.
Unë
domethënë, që nuk e kam aspak me Kriston, që për idenë time ka dhe emër të
bukur tjetri.
Emër që
duke parë kapacitetin e tij mental, nuk e meriton aspak!
Është
mëkat kapital e blasfemi që një hajvan të atillë, t’a quash Kristo, po këto
punë i di më mirë Perëndia.
Një
njeriu të tillë, me trurin më pak të zhvilluar se vetë kafkangrënësit e
xhunglave të Papua Guinesë së Re (kanibalëve të fundit në planetin tonë tashmë
dhe nga kjo anë të globalizuar plotësisht), këtij personazhi pra, nuk ia vlen
t’ia përkushtosh mërinë e nervat e tua.
Aq më pak
që të më dridhen leqet e jo vetëm, nga organizata “maçiste-naziste” (kush ka
parë këngën e njohur simbol të komunitetit “të krahut tjetër” YMCA nga Village
People, mund t’i krahasojë lehtë veshjet e tyre prej lëkure, me ato të idhujve
nazistë të Agimasve të Praruar )!
Kjo parti
apo lëvizje me prirje që mëtojnë drejt maçizmit filo-transvestit përpara se
nazist, është turpi dhe kryqi për t’u mbajtur në kurriz nga Helladha, le t’a
mbajnë ata me shëndet se unë si shqiptar as ua kam fare pikën e ngesë.
Fundja,
në llogari të fundit, këta agimasit e praruar, me devijimet e identitetit të
tyre, me kërkimin e vazhdueshëm të një pozicionimi të ri, njëherë
filo-shqiptarë e njëherë anti-shqiptarë e filonaziste, të kujtojnë fiks
pririjet identitet-ndrydhura të një personi që ka dyshime lidhur me tendencat e
tij seksuale.
E këtu
nuk po sulmoj në asnjë mënyrë askënd me prirje të ndryshme në sferën intime!
Po thoja
që Kristos, derën ja hapën “kanat më kanat” dhe e lanë, në mos e shtynë të
thoshte ç’ia kishte ënda, ndoshta dhe më tepër se ç’mund të kishte ëndërruar ai
ndonjëherë se do të thoshte jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Greqinë mëmë.
Kjo m’i
ngre nervat mua po!
Sepse në
vendin dhe televizionin e vendit tim, këto palaçollëqe nuk mund dhe duhet të
kenë asnjëherë vend!
Pa t’a
provojë e të shkojë qoftë dhe në televizionin më liberal grek (në pastë të
tillë) një kushdo shqiptar e të thotë 1 të 100-ën e atyre çfarë tha Kristua në
TV-në tonë?
Do e
rripnin të gjallë e do ia hidhnin qenve të ngratin pa u menduar fare!
Kjo sepse
greqërit si dhe sllavët e çfarëdoshëm përreth nesh, janë shovinistë, por edhe
sensin e pronësisë mbi vendin e tyre e kanë tejet të zhvilluar, ashtu si nga
ana tjetër neve nuk e kemi as dhe pak.
Kufiri o
popull shqiptar, nuk shërben vetëm për të treguar pasaportat apo dhe për të
paguar taksat e mallrave e për të kontrabanduar barëra haluçinante ose
emigrantë sirianë e afganë, por edhe si një vijë që ndan pronën tonë si
SHQIPTARË nga ajo e të tjerëve grekë, serbë apo sllavë të tjerë qofshin.
Prandaj
pa pasur fare nevojë të vetëmbyllemi si në kohën e Kështjellës së Pamposhtur të
Stalinizmit, neve sidoqoftë hapësirën tonë shqiptare (shtetin shqiptar) që e
drejta ligjore ndërkombëtare e Zoti na e kanë dhënë, duhet t’a ruajmë e
shfrytëzojmë ashtu siç nevojitet e jo t’a lemë në dorë të gomerëve agimas të
praruar apo çfarëdolloj feçe tjetër nga të katër anët e botës, me turq e arabë
në krye, që bëjnë kokrrën e pallës në vendin tonë.
Kjo s’do
të thotë të jesh nazist si këta të prapambeturit mendërisht nga Greqia për të
cilët po flas, por kjo gjë domethënë që në vendin tonë, ne jemi ZOTËR e kushdo
tjetër nevojitet të na respektojë!
E këtu
thashë që nuk kam parasysh vetëm Kriston, që po e nderojmë shumë me kaq
publicitet që i bëjmë atij dhe fshatarëve të pagdhendur të Agimit të Artë
(Village People si grupi mit i rrymave me orientim të ndryshëm seksual,
përkthim që shton pikëtakimet e ithtarëve të kësaj partie me këtë komunitet)!
Kam po
aq, në mos më tepër parasysh dhe një mullar me turq që janë shpërndarë si miza
pas bajgës, kudo nëpër vendin tonë, në pastiçeri, floktore, qoftore e çfarë di
unë më tepër e të cilët “për habi” kur vijnë në Shqipëri, dinë shqip
paradhënie, kanë aq lekë me vete sa të hapin sa hap e mbyll sytë biznesin e
tyre domosdo të suksesshëm e inflitrohen kështu qetë-qetë në shoqërinë tonë.
Zoti
deshi e minoritet turkoman në Shqipëri nuk kemi, megjithëse në Stamboll e jo
vetëm, për këtë gjë plasin nga marazi.
Plasshin
e shpërthefshin!
Kush më
thotë, që kjo dyndje turqish prej më shumë se njëzet vitesh, s’ka një
prapaqëllim depërtimi të ri turkofil në vendin tonë?
Lëre
pastaj sesi këta turq, që siç përmenda vijnë nga ana e anës në Turqi, arrijnë
në vendin tonë me një shqipe të admirueshme, me njohuri të pabesueshme lidhur
me vendin tonë etj, sesi ata pra, ashtu si dhe Telekomi, telefonia celulare,
ndërmarrja e çelikut e gjithçka në pronë turke tek ne, sillen si të jenë në
ish-koloninë e tyre kur ndodhen në Shqipëri!
Pakgjë
mundet të të acarojë më tepër!
Por si
Agimin e Artë me përfaqësuesit e tij më debilë, si turqit me “kolonët” e tyre
të rinj, si arabët e shumtë, si dhe ndonjë ambasador serb që ia shkrep bataresë
së gjepurave më keq se vetë kryeministri i tij në Beograd, jemi neve vetë qe i
lejojmë që të shprehen si t’ua dojë e mbrapmja brenda në vendin tonë.
Kjo është
e pafalshme!
Prandaj
përsëris që nga ajo që lexova sot në
shtyp se kishte “ngrënë” dje agimasi i vogël i praruar në TV-në shqiptare, nuk
më drithëruan aspak “përrallat me mbret” që ai tregonte për fise shqiptare
kaçakësh, për ilirë që ishin thelbësisht greqër, për ushtri greke në Epir etj!
As që e
vë ujin në zjarr në lidhje me këto dokrra pa vlerë.
Katragjyshi
im dikur, ashtu si gjithë jugu shqiptar, nga Labëria në Korçë e Çamëri, ka
luftuar njëkohësisht me helenët andartë, me turqit anadollakë e deri tek
bullgarët gjatë Luftës së Parë Botërore.
Dhe
Jovanin që la Amerikën si shumë korçarë të tjerë, për të ngritur e çliruar
Shqipërinë nga turku e greku, e vranë pikërisht grekët.
Ashtu si
Themistokliun e Spiro Bellkamenin e të tjerë.
Por jugu
i mbeti Shqipërisë, sepse shqiptar ishte dhe është!
Epir
veriu në pastë, do të thotë që ka dhe një Epir jugu.
Dimë ne
dhe historia që vetë helenët dikur, jo këta të sotmit, epirotët i quanin
barbarë, pra jo-grekë.
Kjo na
sjell në përfundimin që në pastë qoftë dhe në mendjet e ndrydhura të agimasve
të praruar, një çështje të hapur të Epirit të Veriut, atëherë kjo tezë vjen në
favorin tonë si shqiptarë.
Sepse do
të thotë se neve mund të kemi një pretendim të hapur territorial për Epirin e
jugut, Janinën.Prevezën, Filatin, Artën e Paramithinë, si toka historikisht e
etnikisht shqiptare.
Agimi i
Artë e Kristua nga katundet e Janinës, po na bëjnë indirekt një nder pra.
T’ua
njohim këtë meritë të gjorëve.
Me të
tillë budallenj, ia vlen të përballesh, janë aq të metë nga trutë, sa me ta
mbaron punë brenda sekondit pa asnjë sforcim të veçantë.
E mos të
më thotë kush që po i nënvlerësoj, sepse i ka nënvlerësuar njëherë Zoti kur i
ka lindur pa një gramë tru!
Por kur
këta kokëshkretë, lejohen pa pikën e përgjegjësisë të kenë akses në median
shqiptare, të hyjnë në gazetat e TV-të tona e të thonë ç’tua dojë qejfi, këtu
kalohen të tëra kufinjtë e fajin s’e kanë greqërit e Agimit të Artë, por media
shqiptare që i le të vjellin antishqiptarisht në studiot tona televizive.
Kjo është
një papërgjegjësi e pakuptimtë.
Të dimë
ç’bëhet tek fqinjët tanë, është një gjë.
Sidomos
kur si për Greqinë, flitet për një vend ku veç qindra-mijëra arvanitasve e
Çamëve ortodoksë vendas, ka dhe akoma nja 700 mijë emigrantë shqiptarë.
Por të
dëgjojmë në mediat tona kërcëllitjet e dhëmbëve të palarë të çdo të sëmuri
psiqikisht nga Helladha, kjo nuk ka asnjë kuptim.
Ka dhe
një eventualitet, të cilit nuk do të doja t’i besoj, por i cili vjen erë si
shumë gjëra të tjera në vendin tonë.
Bëhet
fjalë për fushatën e pasur e të mirëorkestruar anti-ortodokse shqiptare, e cila
pasurohet çdo ditë me sajesa të reja dhe ku mund të futet dhe hapja e portave
të medias sonë për agimasit e praruar.
Sepse
sapo komuniteti i vjetër ortodoks shqiptar, ngriti zërin me të drejtën e tij të
fjalës, të sanksionuar me kushtetutë, kundër rezultateve të pabesueshme lidhur
me përkatësinë fetare të censusit, atëherë edhe u shtuan aspak papritur,
shabllonet “Shqiptar ortodoks=grek ose sllav”.
Kjo
fushatë orkestrohet e dirigjohet me skema të përditshme aq të cekëta, sa s’ia
vlen as të merresh me to.
Me pak fjalë,
sado të gjehen arsye nga më idiotet, një komunitet që nuk pyeti për turkun e
s’pranoi t’a ndërrojë fenë e tij, fe aspak greke, pasi është një fe PURO
SHQIPTARE e kanonizuar sipas ligjeve kristiane të Perandorit ilir bizantin të
krishterë Kostandin i Madh, i cili siç
dihet drejtoi personalisht përcaktimin e rregullave të kishes në përgjithësi e
i cili padyshim është babai i Kishës Ortodokse Lindore, kishë kjo më rrënjë të
forta iliro-shqiptare pra, ky komunitet nuk mund të rrudhej në atë masë përçudnuese
sa ç’u tentua të paraqitej më kot nga censuesit.
Edhe po
të jetë i saktë censusi në këtë aspekt, prapë kushdo ka të drejtë t’i
kontestojë ato të dhëna të tij që nuk i gjen të duhura.
S’ka ligj
që t’a pengojë këtë liri të çdo banori të shtetit tonë shqiptar.
Pati një
lloj pakënaqësie të hapur të këtij komuniteti religjioz shqiptar, i cili u pa
“KATËRCIPËRISHT” qëllimisht i mënjanuar gjatë festimeve të 100 vjetorit të
pavarësisë, kur figura si Fan Noli, Themistokli Gërmenji, Mihal Grameno, Marko
Boçari, Pandeli Sotiri, Kostandin Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani, Dhaskal
Todri, Theodhor Kavaljoti, Vasil Laçi, Spiro Bellkameni, Motrat Qirjazi,
Aristidh Kola, Kristo Kono, Spiridon Ilo, Marigo Posio (jo Marigona siç janë
mësuar t’ia shkatërrojnë emrin prej kohësh), Kristo Dako, Papa Kristo Negovani,
Petro Nini Luarasi, Migjeni, Asdreni, Thimi Mitko, Jani Vreto, Lasgush
Poradeci, Andon Zako Çajupi etj, si dhe shumë figura historike të këtij
komuniteti e pjesëmarrës e firmatarë të Kuvendit të Vlorës, u pluhurosën e u
harruan paturpësisht nga organizatorët e festimeve, sikur mos të kishin bërë
asgjë për këtë vend dhe për popullin shqiptar.
Në mes të
kësaj gjendje, pas çdo reagimi të këtij komuniteti, vjen një kundërgoditje, si
për t’u thënë: “mbylleni gojën”!
Ndoshta
këtu hyn dhe shfaqja me bekimin e ndonjë medie shqiptare, në ekranet e shtypin
tonë, të agimasit të praruar, Kristos në fjalë, si për të thënë se: “o popull
ia kush janë ortodoksët, grekë të këqinj si ky”!
Por as
censuesit e aq më pak ata që kopjojnë në tokë shqiptare Agimin e Artë, mundet
të përcaktojnë se kush është mysliman, bektashi, ungjillor, ateist, katolik apo
aq më pak ortodoks në Shqipëri!
Kurrë
s’do munden t’a bëjnë dot këtë gjë që s’e bëri dot para tyre as Enveri i
zellshëm e as Turku me shpatë.
“Ortodokse
të nderrshëm” që t’i binden statuteve të ndonjë partiuceje të re që mëton të
gllabërojë pa asnjë lloj të drejte ngjyrat e flamurit tonë, njëlloj siç
telefonia celulare turke e quan veten kriminalisht “Eagle-Shqiponjë” duke
tallur simbolin tonë nacional me të cilin u thyem hundët turqve, si “poshteni
allbanci-t” e serbit, pra shqiptarë ortodoksë sipas oreksit të ndonjë partie
apo lëvizjeje, nuk ka e nuk do ketë ndonjëherë.
Pra
pëllitjet patetike të eksponentëve të Agimit të Artë, nuk pasqyrohen në mediat
tona vetëm për shkak të pakujdesisë, antikombëtarizmit të këtyre mediave apo
kompleksit të fortë të inferioritetit që kemi ne shqiptarët shpesh.
Ato
lejohen të futen në hapësirën tonë sovrane mediatike edhe sepse dikush brenda
Shqipërisë do që kjo gjë të ndodhë, sepse kështu mendojnë se po godasin dikë që
u intereson.
Por për
shkaqe të ngjashme, në ekranet tona sheh çdo ditë dhe që X qeveritar, akademik
apo gazetë serbe apo sllave Maqedonie, tha këtë apo atë.
Na shanë
ne shqiptarëve kështu apo ashtu!
Daçiçi,
kryeministër i Serbisë humbëse të plot katër luftërave në 20 vite, shtetit të
vetëm në botë që feston si ngjarjen më të madhe një humbje legjendare si ajo në
Fushë-Kosovë, ky njeri me tipare prej truthari me një inteligjencë prej
orangutangu (pa fyerje për orangutangun, s’dua të jem rracist për të gjorin
majmun), ai tha që UÇK-ja apo UÇPMB-ja janë Al Qaeda apo IRA e ETA!
Pastaj
tha që shqiptarët janë terroristë, që kanë bisht, që hanë kalamajtë e ku di unë
çfarë më tepër!
“Me ne
sbatto le palle”-thonë italianët në këto raste, për pohimet e tij.(Kush nuk
kupton italisht, t’a shohi tek Google translate).
E ç’më
bëhet vonë mua si shqiptar se çfarë tha apo nuk tha ky Daci-ç i rrjepur
serb??????
Më parë
më ka rëndësi mirëqënia e peshkut për eskimezët e veriut të Kanadasë, sesa
çfarë thotë Daci-ç ynë, ky maçok kokëmadh, komik në pamje e thelbësisht gomar
në sjellje e vepra.
Ah po,
duhet të më interesojë prirja e tij, sipas karikaturës së një gazete serbe të
paktën, tendenca e tij e “veçantë” për t’u shtrirë në krevat, qoftë dhe
figurativisht me Monumentin e të Rënëve të UÇPMB-së, në vend që të futet në
shtrat me gruan e tij!
Siç
shikohet, po dalim në përfundimin, se përfaqësuesit më të spikatur të
antishqiptarizmit mes fqinjëve tanë, rastësisht, kanë të gjithë prirje
alternative seksuale.
Kalojmë
nga Agimi i Artë me tendenca nazisto-sado-mazo-bregu tjetër i lumit, tek
Daci-ç, maçoku serb i cili bie në sy për preferencat e tij monumento-file përsa
i përket shtratit!
Po, si
shqiptarë, kur bëhet fjalë për ata bashkëkombas tanët të cilët jetojnë nën
ombrellën e qeverisë serbe, pra ata të Luginës së Preshevës, atëherë ato që bën
ose thotë Daci-ç, ky maçok-çamarrok në krye të aparaturës shtetërore serbe, na
interesojnë.
Por, pa
qenë shumë në brendësi të kësaj situate specifike, do mendoja, që duke gjykuar
nga pozicioni delikat i Serbisë, po qe se atë monument do kishin dalë t’a
mbronin qoftë dhe 50 veta, ata kokëfshehurit e xhandarmarisë serbe dhe kush i
urdhëronte (Daci-ç, maçoku i ngrehur serb,
i cili me ngulm po priste në dhomën e tij Monumentin, për arsye që i
përmenda), ata nuk do kishin guxuar të preknin njeri me dorë.
Sepse
presioni ndërkombëtar mbi Serbinë, pas shtazërive që ajo ka bërë në Ballkan,
është i jashtëzakonshëm dhe çdo keqtrajtim, për më tepër publik ndaj civilëve
shqiptarë, do e kishte shkatërruar imazhin e menderosur serb.
Atë ditë,
kamerat jo vetëm serbe e shqiptare, por dhe vëmendja e BE-së e SHBA-së, ishin
ndër të tjera në atë shesh të Preshevës.
Mund të
kishte qenë një moment për t’u shfrytëzuar nga shqiptarët, pasi në secilin
rast, ata do të dilnin të fituar, si t’a mbronin monumentin e serbët të
tërhiqeshin për të shmangur incidente që do dëmtonin integrimin e tyre e aq më
keq po qe se serbët do silleshin si kafshë si zakonisht.
Por gjërat
shkuan siç e dimë e unë nuk dua të komentoj më tepër, shqiptarët e atyshëm e
kanë ndjerë më të drejtë atë qëndrim që mbajtën.
Kaq për
sot gjindje.
“That’s
all folks”-siç thoshin përrallat dikur.