E merkure, 25.12.2024, 06:06 PM (GMT)

Mendime

Ilmi Veliu: Marrveshjet e deritashme Serbi - Shqipëri

E hene, 28.01.2013, 08:06 PM


MARREVESHJET  E  DERITASHME  SERBI –SHQIPERI

(Zogu: patriot, vrasës, apo mbret i vetëshpallur.Berisha, zevendes i tij….?)

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

(Historianëve  ne Shqiperi dhe hist. shqiptarë në Maqedoni që nga Enveriste  e  Titistë  janë kthyer në Zogistë. A do ta shohim në Tiranë edhe përmendoren e Esta Pashë Toptanit) Kush i mallkoi shqiptaret, qe Asnjehere mos te munden te shkeputen nga Serbia…..?

MARRËVESHJA  IVICA DACIQ- SALI BERISHABERISHA, Shtator 2012

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Serbisë (më poshtë referuar si “Palët”) dhe me qëllim që të lehtësojnë veprimtarinë fitimprurëse të familjarëve të personelit të misioneve diplomatike apo posteve konsullore të Shtetit Dërgues në territorin e Shtetit Pritës, bien dakord si më poshtë:

NENI 1 Objekti i Marrëveshjes:: Familjarët që janë pjesëtarë të familjes së anëtarit të misioneve diplomatike apo posteve konsullore të Shtetit Dërgues do të autorizohen, mbi bazë reciproke, të merren me veprimtari fitimprurëse në Shtetin Pritës në përputhje me dispozitat ligjore të Shtetit Pritës.

Për qëllimet e kësaj marrëveshjeje: a) ”Anëtar i misionit diplomatik apo post konsullor” nënkupton çdo punonjës të Shtetit Dërgues në një mision diplomatik, post konsullor apo mision pranë një organizate ndërkombëtare, i cili nuk është nënshtetas i Shtetit Pritës,

b) ”Anëtar i familjes” nënkupton bashkëshorti/a e anëtarit të misionit diplomatik apo postit konsullor dhe çdo fëmijë i pamartuar në ngarkim nën 18 vjeç, ose nën 26 vjeç kur janë studentë me kohë të plotë në një institucion arsimor, pas arsimit të mesëm, në Shtetin Pritës, i cili është pjesëtar i familjes së anëtarit të misionit diplomatik apo nënpunësit konsullor;

NENI 2 Veprimtaria fitimprurëse Anëtari i familjes, referuar në nenin 1, paragrafi 2b), në këtë Marrëveshje aktuale, mund të angazhohet në veprimtari fitimprurëse në përputhje me ligjet dhe rregullat e Shtetit Pritës dhe kësaj Marrëveshjeje, me kusht që ai/ajo të kenë marrë autorizimin e nevojshëm nga Shteti Pritës. Një autorizim i tillë nuk aplikohet për nënshtetasit e Shtetit Pritës ose banorët e përhershëm në territorin e tij. Autorizimi mund të refuzohet në ato raste kur, për arsye të sigurisë, të ushtrimit të autoritetit publik apo për të ruajtur interesat kombëtare të Shtetit apo të administratës publike, mund të punësohen vetëm qytetarët e Shtetit Pritës. Shteti Pritës mundet, në çdo kohë, të refuzojë ose të tërheqë autorizimin për t’u angazhuar në një veprimtari fitimprurëse, nëse personi në vartësi nuk i bindet ligjeve të Shtetit Pritës. Nëse personi në vartësi dëshiron të gjejë një tjetër punë, pasi atij/asaj i është dhënë autorizimi për t’u marrë me veprimtari fitimprurëse sipas kësaj Marrëveshjeje, ai/ajo duhet të aplikojë sërish për një autorizim të tillë nëpërmjet misionit diplomatik. Për profesionet apo aktivitetet që kërkojnë kualifikime të posaçme, është e nevojshme që anëtari i familjes të përmbushë rregullat të cilat rregullojnë këto aktivitete në Shtetin Pritës.

NENI 3 Procedura Kërkesa për autorizimin për t’u marrë me veprimtari fitimprurëse do të dërgohet në emër të anëtarit të familjes nga Ambasada e Shtetit Dërgues në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit Pritës. Kërkesa do të shoqërohet me dokumentacionin që autorizon anëtarin e familjes të angazhohet në veprimtarinë e tij duke treguar identitetin e plotë të personit në fjalë dhe natyrën e veprimtarisë për të cilën kërkohet autorizimi. Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit Pritës do të njoftojë zyrtarisht Ambasadën e Shtetit Dërgues se anëtari i familjes ka marrë autorizimin për t’u angazhuar në veprimtari fitimprurëse. Procedurat në vijim do të zbatohen në mënyrë të tillë që të mundësojnë angazhimin e anëtarit të familjes në veprimtari fitimprurëse sa më shpejt të jetë e mundur, dhe do të favorizohet çdo kërkesë lidhur me lejen e punës. Autorizimi për t’u angazhuar në veprimtari fitimprurëse në Shtetin Pritës do të përfundojë dy muaj pas mbarimit të detyrës të anëtarit të misionit diplomatik apo postit konsullor.

Përveç rasteve kur Shteti Pritës vendos ndryshe, autorizimi nuk do t’u jepet atyre përfituesve të cilët kanë qenë të angazhuar në një veprimtari fitimprurëse, por nuk vazhdojnë të jenë më pjesëtarë të familjes të personelit të përshkruar në Nenin 1, paragrafi 2a).

NENI 4 Imuniteti nga juridiksioni civil  Në rastin e anëtarëve të familjes që gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Shtetit Pritës në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike ose sipas çdo dokumenti tjetër ndërkombëtar të zbatueshëm, ky imunitet nuk do të zbatohet në lidhje me asnjë akt të kryer gjatë veprimtarisë fitimprurëse dhe që nuk përputhet me legjislacionin civil apo administrativ të Shtetit Pritës.

NENI 5 Imuniteti nga juridiksioni penal Në rastin e anëtarëve të familjes që gëzojnë imunitet nga juridiksioni penal i Shtetit Pritës në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike ose sipas çdo dokumenti tjetër ndërkombëtar të zbatueshëm;

a) Shteti Dërgues u heq imunitetin personave vartës në fjalë nga juridiksioni penal i Shtetit Pritës për çdo akt apo shkelje që rrjedh nga veprimtaria fitimprurëse, me përjashtim të rasteve të veçantë kur Shteti Dërgues konsideron se një anullim i tillë mund të ishte kundër interesave të tij.

b) Heqja e imunitetit nga juridiksioni penal nuk do të interpretohet si zbatim imuniteti për ekzekutim të dënimit, për të cilin do të duhej një kërkesë e veçantë për heqjen e tij. Në raste të tilla, Shteti Dërgues do ta studiojë me kujdes heqjen e imunitetit të këtij të fundit.

NENI 6 Kërkesat Fiskale dhe të Sigurimeve Sociale Në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe sipas çdo dokumenti tjetër ndërkombëtar të zbatueshëm, anëtarët e familjes do t’i nënshtrohen kërkesave fiskale dhe të sigurimeve sociale të Shtetit Pritës për të gjitha çështjet lidhur me veprimtarinë e tyre fitimprurëse në atë shtet.

NENI 7 Zgjidhja e konflikteve Çdo debat lidhur me interpretimin dhe zbatimin e kësaj Marrëveshjeje do të zgjidhet nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe përmes miratimit reciprok.

NENI 8 Kohëzgjatja dhe përfundimi Kjo marrëveshje do të mbetet në fuqi për një periudhë kohore të papërcaktuar. Secila Palë mund ta anulojë këtë Marrëveshje duke i dërguar njoftim me shkrim Palës tjetër. Marrëveshja do të pushojë së qeni në fuqi 90 ditë pas datës së marrjes të këtij njoftimi. Marrëveshja do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit pas datës së marrjes së njoftimit të fundit në të cilin Palët njoftojnë njëra-tjetrën se kërkesat e tyre përkatëse kushtetuese e ligjore për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje janë përmbushur.

MARREVESHJA NIKOLLA PASHIQ-ESAT PASHA, 17 shtator, 1914
1 Serbia dhe Shqipëria lidhin midis tyre paqe të përjetshme dhe miqësi. Do t´i shmangen si njëra ashtu edhe tjetra që të mos ofendojnë dhe dëmtojnë interesat dhe nderin e palës tjetër.
2. Serbia dhe Shqipëria marrin mbi vete detyra dhe obligime, që prej tani mos të bëjnë marrëveshje me cilin do shtet tjetër në dëm të interesave dhe zhvillimit të palës tjetër, dhe kurrë me askënd mos të bëjë marrëveshje kundër mikut dhe aleatit të vet.
3. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë rregullimin e Shqipërisë në frymën e vetive popullore dhe të nevojave , duke pasë parasysh veçoritë e fiseve që janë zhvilluar gjatë historisë.
4. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë formimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku do të jenë të përfaqësuar të gjitha fiset. Këshilli do të ketë fuqi ligjdhënëse dhe do t´i emërojë gjyqtarët e popullit.
5. Të dy palët janë dakorduar që për sundimtar të Shqipërisë ta njohin atë shqiptar, të cilin do ta zgjedhë Kuvendi i madh popullor i përbërë nga dy përfaqësues të fiseve më të mëdha dhe nga një i fiseve të vogla.
6. Nëse do të zgjidhet Esat Pasha, ose çdo shqiptar tjetër i aftë dhe i denjë, atëherë të dy palët obligohen që bashkërisht t´i nxjerrin tre kandidatë dhe atë që do ta zgjedhë Këshilli i madh popullor,ta njohin.

7. Për t´u siguruar miqësia e përjetshme dhe aleanca midis Serbisë e Shqipërisë, ata janë dakorduar për doganën e përbashkët, mbrojtjen e përbashkët, përfaqësinë e përbashkët ndaj vendeve tjera si dhe për mjetet e përbashkëta të komunikacionit.
8. Nëse e kërkon nevoja, për ruajtjen e miqësisë dhe aleancës së përbashkët si dhe kontakteve të drejtëpërdrejta për mbrojtjen e të dy shteteve, do të themelohet me kohë një trup i përbashkët që do të kujdeset për zhvillimin dhe ekzistimin e enteve të përbashkëta.
9. Krerët shqiptarë marrin mbi vete obligim se në territorin e vet nuk do të durojnë kurrfarë agjitacioni kundër Serbisë dhe qetësisë së saj, dhe se do t´u lejojnë të krishterëve predikimin e lirë të besimit dhe mësimit në dialektin me të cilin flasin.
10. Kufiri definitiv midis Serbisë dhe Shqipërisë do të caktohet nga një komision që do të përbëhet nga një numër përfaqësuesish serbë e shqiptarë.
11. Shqipëria merr mbi vete obligim se nuk do t´i kundërshtojë Serbisë në ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës, pasi kjo të marrë obligim që t´ua kompensojë pronarëve për tokën që ua merr.
12. Që të mund t´i paguaj shpenzimet rreth sendërtimit të kësaj marrëveshjeje, Serbia obligohet të japë nga 50. 000 dinarë në muaj, deri sa të zgjidhet sundimtari. Pasi të zgjidhet ky, do të bëhet një marrëveshje e posaçme për pagesën e shpenzimeve për nevoja të enteve të përbashkëta.
13. Ushtria serbe nuk guxon të kalojë kufirin serbo - shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerëz të armatosur, nuk guxojnë të kalojnë në tokat e Serbisë (Kosovës).
14. Kjo marrëveshje është arritur tani midis përfaqësuesve të Serbisë dhe përfaqësuesit të Shqipërisë Esat pashës, kurse më vonë do të vërtetohet nga sundimtarët e Serbisë dhe të Shqipërisë, kur të zgjidhet ky.
15. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do të punojë asgjë kundër përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje dhe se gjithnjë në marrëveshje dhe me besnikëri do të punojë me përfaqësuesin e Serbisë, pa marrë parasysh se kush do të caktohet nga ana e Serbisë.
Në Nish, më 4 (17) shtator 1914.
Në emër të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar Esat Pashë  Toptani._

MARREVESHJA NIKOLLA PASHIQ-AHMET ZOGU, gusht-1924
1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar do të jetë Ahmet Zogu, që do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut finansiar vjetor.

4. Ministria e Luftës të anulohet dhe Shqipëria s,do ketë ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në xhandarmëri do bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do ta furnizoi xhandarmërinë me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi, në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të bëhrt bashkimi doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës Ambasadorëve në Paris se tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe ti bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga politika ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë, dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do tu bëjë vendeve tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin e Jugosllavisë

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh shqiptarë, me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve.

Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu, Gusht  1924



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora