Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (13)
E diele, 27.01.2013, 12:05 PM
KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE (13)
NDERI NË KANUNIN E LEKA DUKAGJINIT
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
Nderi, gjithmonë
mbetet nje virtyt antik (Friedrich Nietzsche).
Nuk ke humbur asgje, kur te mbetet
vetëm nderi (Voltaire).
Nderi nuk hiqet, vetëm humbet (Anton ?echov).
Ne se nderi do te ishte si rroga, te
gjithë do te ishim të nderuar (Tommas Moro).
Thone se nderi nuk kushton asgjë, në
fakt kushton me shume se jeta (Goffredo Parise).
Lum kush plaket me nder (fjalë e
urtë).
Kush perbuz nderin, perbuz Zotin
(fjalë e urtë).
Nderi vlen me shume se te gjitha
pasurite e botes (fjalë e urtë).
Me mire pak e me nder, se shume e pa
nder (fjalë e urtë).
Instituti
i nderit, kulti i nderit, kodi i nderit.
Nderi
i individit, nderi i familjes, nderi i fisit, nder i fshatit, nderi i krahines,
nderi i atdheut.
Nderi
dhe gjaku.
Nderi perben
nje nder institutet kulmore te Kanunit te Leka Dukagjinit dhe si koncept ka
funksion te dyfishte: nga nje anë eshte norme morale fondamentale, qe
perfaqeson kultin e nderit, ne te cilin mbeshtetet shoqeria shqiptare
dhe nga ana tjeter, shpreh kodin e nderit, me ligje e norma etiko-
morale, te detyrueshme te respektohen nga individet dhe nga komunitetet (nderi
i familjes, nderi i fisit, nderi i fshatit, i krahines dhe i atdheut) (Libri
8°, kreu 17° dhe kreu 18°).
Sipas
studiuesit Anton Çeta, ne Kanunin e Leka Dukagjinit, nderi si kategori
etiko-morale, asht ne rend te pare, krahas burrenise, qe se bashku
individualizojne ne menyre fondamentale personalitetin e shqiptarit.
Hapsira
konceptuale ndermjet burrit dhe nderit, eshte aq e ngushte, sa keto dy kategori
konsiderohen sinonime, per çka ne Kanunin e Lekes thuhet se asht burrni dhe
nder, kush e pret dhe respekton mikun (libri i 8°, kreu i 18°, paragrafi 618.
Sipas
filozofit Arnold Zingerle, te gjitha epokat dhe te gjitha kulturat, e trajtojne
nderin te lidhur me jeten shoqerore dhe si kategori, qe shpreh
identitetin, moralin dhe statusin individual e shoqeror, çka perkon teresisht
me konceptin e nderit ne Kanunet shqiptare.
Nderi
nuk eshte kategori e ngurte e mbyllur ne kornizat e etikes dhe te moralit te
shoqerise, madje ashtu si ne poemat Homerike, ku herojt kerkojne te rrisin
nderin e vet nepermjet lavdise, apo te rivendosin nderin e perbaltur, kesisoj
dhe Kanuni i Leka Dukagjinit percakton qendrime e sjellje etiko-morale, qe
çojne ne lartesimin e nderit te individit, te familjes, te krahines, te
atdheut, ashtu si permban dhe kritere ligjore, qe e mbrojne nderin.
Ne
Kanunet tona, nderi ka dimensione publike, pasi lidhet me statusin dhe raportet
sociale te individit dhe si kategori etiko-morale percakton kriteret, detyrimet
e aftesite e individit, per te shprehur integritetin e nderit te tij,
reputacionin, personalitetin, autoritetin dhe atdhedashurine ne perberje te
komunitetit ku ben pjese. Per kete arsye, ne kreun e 17° te kanunit percaktohen
ligjet, rregullat dhe normat etiko-morale per nderin vetjak (individual),
ndersa ne kreun e 18°, jane ato, qe i perkasin nderit shoqeror (ne perberje te
komunitetit te fshatit, te krahines e te atdheut).
Pra,
nderi eshte kategori kanunore me vlera te medha etiko-morale, per çka ne
te gjitha Kanunet tutelohet dhe e mbrohet me ligje, ashtu si vepron sot
shoqeria moderne, ku mbrojta e nderit garantohet me ligje (kodi penal).
Konotacioni me antik i nderit, ne te gjitha kulturat dhe ne Kanunin e
Leka Dukagjinit, shprehet me dy konceptet skajore nderi (virtyt) dhe çnderimi,
marrja e nderit (turperimi, felliqia) (turpi, gabimi, faji). Te dyja
keto kategori (nderi dhe çnderimi), jane shprehje te kunderta, qe perbejne
skajet e hapsires te veprimtarise se ndereshme te individit ne familje dhe ne
shoqeri. Ne shoqerite e lashta, por dhe keto bashkohore, ekzistojne sjellje dhe
rrethana, qe e nderojne individin dhe komunitetin, por disa sjellje te tjera jo
te ndereshme e çnderojne (e turperojne) individin.
Konceptet nder – çnderim shprehen qarte ne Kanunin e Leka
Dukagjinit, madje studiuesi kosovar Krist Maloki, per kete argument shkruan:”Semantika
e nderit nënkupton jo vetëm largimin prej fëlligshtisë, por shpreh
gjithshka, qe sjell nderim faqe të tjerëve dhe i a nalton çmimin e dinjitetit
personal të individit”.
Kufijt e mases, ku çnderimi,
turpi, felliqia shpreh te kunderten e nderit, pra marrjen e nderit, percaktohen
nga shkalla e rende e shkeljes te ligjit dhe te normave etiko-morale te nderit,
te kesaj kategorie kanunore madhore te shenjteruar dhe te sanksionuar ne
Kanunin e Lekes, prandaj dhe marrja e nderit ndeshkohet ne menyre drastike, si
shprehet Kanuni:
Libri i 8°, Kreu
17°, §600: Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun kah kanûja.
Nuk duhet te çuditemi, por ne
shume aspekte shoqerore, kategoria e nderit ka pesuar ndryshime. Kesisoj, vite
te shkuara, sipas Kanunit, fejesa bazohej ne shkuesi dhe çdo veprim jasht ketij
kriteri, ishte i pandershem, ishte turp per çiftin dhe familjet. Kur nje djal e
nje vajza lidheshin me dashuri, shkelej norma kanunore e nderit, pra merrej
nderi i individit e i familjes, ishte çnderim i familjes e i fiseve, ndersa
sot, martesa me dashuri eshte normale dhe e ndereshme.
Te gjitha shtetet e te gjitha
kulturat, duke u bazuar ne vlerat etiko-morale dhe trajtimin si shprehje e
personalitetit te individit, e mbrojne nderin me ligje, pra e sanksionojne ne
te drejten penale, madje dhe ne akte juridike nderkombetare, qe mbrojne
personalitetin e individit dhe te drejtat themelore te njeriut.
Libri i 8°, i Kanunit te Leka
Dukagjinit fillon me NDERIN, i konceptuar ne dy kapituj: kreu i 17° i dedikuar
nderit vetjak, pra nderit te individit dhe ne vazhdim kreu i 18° trajton nderin
shoqeror (te shoqerise malesore).
Kreu i 17° (nderi vetjak), fillon me ligjet
fondamentale te barazise shoqerore e nuk e teproj aspak, kur them se Kanuni ne
kete aspekt eshte modern dhe aktual , pasi permbane ligjet e mbrojtjes te
drejtave themelore te njeriut, te shprehura ne § 593: “Kanuni i Maleve te
Shqypnise, nuk e veçon njeriun prej njeriut. Shpirt per shpirt, se
dukjen e fal Zoti”. Ne vazhdim, ne § 594 sanksionohet e drejta e barazise:
“i miri e i keqi kane nje çmim. Kanuni i mban per burra.
Ndonese Kanuni i mbron te drejtat e individit dhe
ne parim shpall barazine shoqerore, keto te drejta i kufizon ne raport me grate
(femrat ne pergjithesi), pasi ne ligje te veçanta, gruan e trajton si inferiore
e te neshtruar nga burri, por nga ana tjeter krijon hapsire dhe per respektimin
e te drejtave te gruas, madje ne shume aspekte, e merr ne mbrojtje gruan,
kesisoj p.sh i njeh virgjershat – burrneshat, me te drejta relativisht te
barabarta me burrat dhe mbron nderin e tyre.
Kategoria e nderit, eshte
prioritare ne Kanunin e Lekes dhe per dy arsye te tjera: 1. Nderi, ne
parimet fondamentale perballet me çnderimin (felliqia, turpi) dhe ne
kete aspekt, specifikon kur merret nderi dhe cilat jane qendrimet e pa
ndereshem, duke shprehur dhe karakterin parandalues, per te mos kryer veprime,
qe cenojne nderin e tjetrit. 2. Nje pjese elementesh kanunore, si ato qe
perkufizojne kundrapozicionet nder - çnderim (turpi), ndonese gjykohen
te konsumuara, sepse i perkasin shoqerise premoderne, madje dhe shoqerise
arkaike, ne fakt nuk e kane minimizuar vleren e nderit.
Me kete plan vlen te rikujtoj
nje aspekt specifik antropologjik te nderit, ruajtja e virgjerise te femres
deri ne naten e pare te marteses, e cila ka qene vlere morale absolute, ndonese
ne ditet e sotme mbetet nje vlere relative, si ne kulturen boterore dhe ne ate
shqiptare.
Aktualisht, kultura dhe
mentaliteti modern, i ka fshire disa prej normave te vjetra kanunore, por nuk e
ka çvleftesuar nderin, si kategori etiko-morale, i cili dhe pse ka
pesuar kufizime konceptuale, ende ruan vlera dhe valenca te shumta si norme
sjelljeje, si kategori kanunore, ani se ne disa aspekte shprehet si dukuri
simbolike.
Sipas shume sociologeve e
juristeve, nderi ne te kaluaren konceptohej ndryshe nga mentaliteti
modern, prandaj njohja e aspekteve te lashta, ndihmon te hidhet drite mbi
specifikat historike dhe kulturore, qe çuan ne keto modifikime dhe ne lindjen e
normave te reja, qe shoqeria e sotme i konsideron norma morale normale
Nderi dhe marrja e nderit ne
Kanunin e Leka Dukagjinit, ne nje veshtrim historik, sociologjik dhe
antropologjik.
Kultura romake, bente dallim ndermjet existimatio
(ekzistenca e individit) dhe dignitas (dinjitetit) nga njera ane dhe
honestas (nderi) dhe fides (besimi) nga ana tjeter. Pra çdo individ kishte
dinjitetin e vet, me qendrim te ndershem e te besueshem nga shoqeria, te cilat
ne kompleks shprehnin konceptin e nderit “objektiv” dhe te nderit “subjektiv”,
si dhe aspektet e nderi si vlere individuale dhe si vlere shoqerore.
Ne menyre analoge, ne shume kultura europiane
ekziston nje kundrapozicion ndermjet konceptit te nderit “objektiv” me
nderin “subjektiv”. Sipas nje perkufizimi te Schopenhauer, nderi
objektiv, eshte opinioni, qe te tjeret i japin vlerave te nje individi, ndersa
nderi subjektiv eshte ndruajtja e jone ndaj opinionit te tjereve (Schopenhauer,
1851).
Diferencat ndermjet nderit objektiv dhe subjektiv,
varen nga semantika e nderit, e cila perfaqesohet me tre sfera te
ndryshme sociologjike: identiteti i personit, statusi i tij dhe morali
i tij, te tria te lidhura me tre pyetje, qe kerkojne pergjigjie: kush jam,
çfare pozicioni kam ne raport me te tjeret dhe si vleresohen sjelljet e mia,
apo sjelljet tona.
Ndersa individi modern tenton te japi pergjigjie te
veçanta per sejcilen nga keto pyetje, ne shoqerine mesjetare, ku nderi ishte i
lidhur ne menyre te pandare me çnedrimin (turpin felliqien), te tre keto
elemente ishin te nderthurura e kishin vetem ne pergjigjie – nderi, ashtu si
percaktohet ne Kanunin e Leka Dukagjinit. E shprehur thjeshte: nderi perbente
ligjet dhe normat etiko-morale te detyrueshme, ndersa çnderimi (felliqia) ishte
e ndaluara, ajo qe nuk duhej te kryhej, prandaj Kanunet tona te paralajmeronin
t’i shmangeshe, ne rast te kundert vinte ndeshkimi. Çnderimi – veprimi i
turpshem, ishte akt i denueshem nga shoqeria, por ne te njejten kohe ishte dhe
humbje shoqerore, si ne aspektin moral (burri pa ndere), ashtu dhe ne
eleminimin e identitetit te personit dhe me humbjen e statusit, pasi sipas
Kanunit te Lekes, personi qe i ishte marre nderi, konsiderohej shoqerisht i
vdekur (libri 8°, kreu 17, paragrafi 600).
Nderi individual ne Kanunin e Lekes shprehet si
vlere specifike, ndersa ne pozicion shoqeror shnderrohet ne nje status me
autoritet te madh, ose me autoritet te vogel, ne varesi te respektimit, ose
mosrespektimit te normave etiko-morale te shoqerise, prandaj ne malesi u ngrit
ne nivelin e nderit te shtepise dhe nderi i fisit.
Sjelljet subjektivisht te drejta, ose te
pershtatura te individit ne mjedisin familjar, ose shoqeror, sipas Kanunit
behen veprime morale, pra jane shprehje e kodit moral ne raportet ndermjet
individeve ne familje dhe ne shoqeri.
Vlerat morale percaktohen nga sistemi kulturor i
shoqerise, kesisoj ato te shoqerise mesjetare, ndryshojne me keto te shoqerise
moderne, per çka dhe koncepti i nderit eshte i lidhur ngushtesisht me faktoret
shoqeror dhe kulturor.
Nderi dhe kulti i nderit ne Kanunet shqiptare kane
origjine antike dhe gjithmone kane mbetur kategori kanonike te kodifikuara, me
ndikim te fuqishem ne ruajtjen e vlerave etnike, kulturore dhe te gjuhes
shqipe.
Ne Kanunet tona, nderi ka konceptim te ndryshem,
nga nderi i kodit te kavaliereve te mesjetes e te rilindjes europiane. Ne disa
kultura europiane gjejme rrenjet antropologjike te riteve te nderit “agonal”
(sipas Johan Huizinga), pra perballja me arme (dueli) per mbrojtjen e nderit,
per rikuperimin publik te nderit te marre. Ne mesjete, ne rilindjen europiane e
deri ne fillimet e shekullit XX, kur dikush fyhej ne nderin e tij, atehere per
te rivendosur nderin kerkonte duelin, por kjo ishte zgjidhje, qe nuk mbronte te
drejtin, pasi favorizonte me te fortin, i cili mund ishte fajtori. Ne kanunet
tona, marrja e nderit rikuperohet ne menyra te tjera: ose me ndeshkim te rende
direkt te fajtorit (hakmarrja), ose me falje, kur personi fajtor i kerkonte
ndjese publikisht ne kuvend, si shprehet ne Librin e 8°, § 598: "Ndera e mârrun nuk shperblehet me gjâ, por
me të derdhun të gjakut, ose me të falun fisnikisht (permbas ndermjetsisë te
dashamireve të mirë).
Ne shekujt, per arberoro-shqiptaret, nderi ishte
besim, norme sjelljeje, rregull absolut, ishte kategori etiko-morale, por ishte
dhe ligj i pacenueshem e kesisoj populli yne e ka shenjteruar. Ne kete menyre,
shqiptari krijoj kultin e nderit, te cilin e mbronte me guxim dhe
fanatizem, prandaj, ne se dikush cnonte nderin e tjetrit, reaksioni i personit
te fyer ishte imediat, aq sa provokonte qendrime ekstreme, qe perfundonin me
ndeshkimin me vrasje te fajtorit.
Nderi ne Kanunin e Leka Dukagjinit dhe ne Kanunet e
tjera, shpreh integritetin e zakoneve kanunore, respektimin e parimeve morale
individuale dhe kolektive, mbi te cilat bazohet stima, respekti individual dhe
shoqeror, qe detyrimisht ishin reciproke. Me respekto te respektoj, me ndero te
nderoj, ne keto parime ndertoheshin mardheniet mes malesoreve.
Nderi per shqiptaret perfaqeson nje virtyt sublim,
nje sjellje fisnike, epike, heroike, pra eshte nje kategori kanunore me vlera
te medha etike dhe morale, eshte dinjitet, eshte personalitet, eshte ligj i
vertete. Ne keto parime bazohet dhe fjala e nderit, e kulmuar me institutin e
beses, çka e shohim te tipizuar qe ne lashtesi me legjenden e Kalase se
Shkodres, me fjalen e dhene te Kostantinit dhe me pas te Ago Ymerit.
Nuk duhet te harrojme se krahas vlerave dhe
aspektit sublim, nderi kanunor, permban dhe pjesen e erret, anen e ashper,
madje te eger deri ne mizore, pasi sipas Kanunit te Lekes, nderi i marrun
rikuperohet me vrasjen e fajtorit (gjakmarrje). Ne kete aspekt, deshiroj te
theksoj se mbrojta e pacenushmerise te nderit, me masa kesisoj te rrepta,
shpreh madheshtine dhe vlerat, qe i kane dhene ketij virtyti kanunor, si
legjislatoret dhe mbare populli yne.
Nderi kanunor, vendoset ne
rend te pare, krahas burrnise, mbi te gjitha normat dhe ligjet dhe
perfaqeson shkrirjen ne nje kategori te vetme, te tre kulteve te tjera
kanunore: mikepritja, urtesia, besa, te cilat dhe pse jane kategori
kanunore me vehte, ne fakt jane te unifikuara ne nderin, i cili ne kete
kompleksitet perfaqeson karakteristikat etno-psikologjike pozitive te
personalitetit te popullit shqiptar. Ne kete plan populli yne e ka lartesuar
nderin ne aforizma proverbiale si: “burri e mban nderin dhe nderi e mban
burrin”.
Ne
se ballafaqojme “zonat”, apo permasat e nderit, me ato te çnderimit (te
turpit), te sanksionuara ne Kanunet tona, rezulton se hapsira e nderit eshte
teper e ngushte e brenda saj, shqiptari duhej te ndertonte pozicionin,
individualitetin, dinjitetin, personalitetin dhe sjelljen e tij ne mjedisin
familjar e shoqeror. Kjo ngushtesi hapsinore, krijohej nga ligjet kanunore
teper te egra. Bazuar
ne keto rrethana, Kanuni i Leka Dukagjinit sanksionon se prekja e nderit,
fyerja ne nder e tjetrit, ndeshkohet rende, kur shkelen disa parime themelore
etiko-morale dhe konkretisht:
§.596. Nderen seicilli e kà per vedi e nuk mùnd t’i perzihet kush kuej
as me e rrethue me pêgje e me pleq. Dy gisht
nderë në Iule të ballit na i njiti Zoti i Madh.
§.597. Ndera e mârrun giobë nuk kà. ?Ndera e mârrun s'falet kurr.
§.598. Ndera e mârrun nuk shperblehet me gjâ, por a me të derdhun të
gjakut, a me të falun fisnikisht (permbas
ndermjetsis së dashamirve të mirë).
§.599. I korituni kà deren çilë perkah ndera: peng s'shtron, pleq smêrr,
gjygj s’lypë; giobë s'mêrr. ? Burri i fôrt mêrr
gjoben vetë.
§.600. Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun kah kanûj a.
Nderi
kanunor, perveç individit, perfshine dhe nderin e familjes, te shtepise, te
fisit, te lagjes, te fshatit, te krahines, te atdheut. Sipas Kanunit te Lekes,
nderi asht vlere universale, por nga ana tjeter ka kufij teper te ngushte ne
menyren si praktikohet. Marrja e nderit cenonte jo vetem personaòitetin dhe
autoritetn e individit, por dhe nderin e familjes, te fisit dhe me gjere,
prandaj sipas kanunit, individi duhet te veproj per te rikthyer nderin vehtes
dhe komunitetit ku ben pjese.
Nder shqiptaret, instituti i nderit nënkupton “një
shumë ndjesishë të veçanta, të lidhuna me gjithçka qe e rrethon dhe i përket
atij drejt për së drejti a tërthorazi, i realizuar nga personi, familja,
shtepia, gjak e gjini, votër e vendlindje dhe sidomos ne respektimin e dokeve
të parëve, pasi dy gisht nderë në lule të ballit na i njiti Zoti i Madh”
Pra, ne Kanunin e Lekes, koncepti i nderit te
individit eshte detyre dhe respekt ne statusin social, ne te njejten menyre si
e trajtojne nderin sociologet dhe filozofet antike dhe moderne. Duke analizuar
nderin ne Kanunin e Leka Dukagjinit, japonezi K.
Yashimoto, ndonese e konsideron unikal ne llojin e vet, nderkohe thekson dhe
ngjashmerite e kodit tone me “Bushido”, te famshmin kodin e nderit te Samurai.
Ky fakt deshmon se Kanuni i Leka Dukagjinit e ne veçanti nderi jane ne nivel te
larta e te krahasueshem me kodet e te drejtes zakonore te vendeve te tjera,
sidomos me ate te Samuraive.
Nje
aspekt tjeter i veçante i Kanunit te Leka Dukagjinit eshte trajtimi i nderit si
kod moral, pra duke udhezuar si duhet vepruar per te respektuar nderin e
vetvehtes dhe te tjetrit dhe çfare nuk duhet bere per te mos cenuar nderin e tjetrit
e ne kete menyre e ne ndryshim nga kodet penale dhe te shteteve moderne,
kanuni kryen dhe funksionet parandalues.
Pjesa
e kodit moral te Kanunit permban nje varg kufizimesh dhe tabu, qe synojne te
mbrojne si ndividin dhe shoqerine malesore nga “zona e turpit”, pra te mos u
turpruar, te mos çnderohen, si shprehet ne paragrafet ne vazhdim:
§.601. Ndera i mirret burrit:
a)
Me i thànë kush sè rren faqe burrave të mbledhun në kuvend,
b)
Me e pshty, me i u matë, me e shty a me i rà kush;
c)
Me i prishë ndermjetsin a besen,
d)
Me i a dhûnue gruen a me i a hiekun,
e)
Me i a marrue armët e krahit a të brêzit;
f)
Me i a dhûnue buken, tui i a ngâ mikun a pûntorin;
g)
Me i a thye Shpine, vathin, kotecin a çerranikun n'oborr;
h)
Me i a ndalë uhàn a detyren,
i)
Me i a luejtë rrasen e vegshit në voter,
j)
Me njye kafshaten parpara mikut ? î mirret ndera mikut.
k)
Me koritë tryvezen nder sy të mikut, kùr i zoti i shpis e kruen felteren a e
lpîn kupen.
Pjesa
penale (kodi penal) i Kanunit te Leka Dukagjinit, permban nje seri ligjesh te
sakta, teper rigoroze dhe te ngurta, te cilet nuk lejojne vleresime ne gabime
te medha apo te vogla ne sjelljet, qe cenojne nderin, perkundrazi si ai qe
tradheton mikun, si ai qe ofendon me fjale dhe me veprime, eshte njelloj fajtor
me ate qe kryen nje gabim “te vogel”, p.sh kur behet ofensiv, ose i thote
ndokuj se genjen, nderkohe, qe flet ne kuvend etj, ne te gjitha rastet keshtu i
merr nderin para publikut.
Kanuni
krahas sanksionimit te drejtes te lirise se fjales, te udhezon te respektosh
dhe rregullat kanunore te funksionimit te Kuvendit, pasi ky institucion ka
rregullat proçeduriale, por dhe etiken e normat e veta te moralit shoqeror, qe
mbrojne dinjitetin dhe personalitetin e sejcilit pjesmarres ne kuvend e kesisoj
e shpallin nderin te paprekshem e te shenjte.
Askush
nuk ka te drejte te cenoje lirine e tjetrit e per me teper ta preki ne nder. Jo
vetem kaq, por as nuk duhet te nderhyje e ta nderpresi ate qe eshte duke folur
ne Kuvend, ose ne mjedis familjar, apo shoqeror.
Keto
jane norma te perfshira ne kodin e nderit te Kanunit te Leka Dukagjinit e nuk
lidhen me moshen e me seksin.
Kodi
etiko-moral i Kanunit, eshte produkt i mençurise dhe i filozofise popullore, qe
ka zgjedhur dhe ka perfshire norma te sakta te sjelljes ne familje e ne
shoqeri, kesisoj i edukon te gjithe te respektojne dinjitetin dhe
personalitetin e te tjereve dhe promovon kulturen e dialogut demokratik. Kodi
moral ne Kanunin e Lekes dhe ne Kanunet e tjera, permban peshen e nderit dhe te
urtesise, qe se bashku perbejne nje mekanizem, qe ndihmon ne funksionimin e
Kuvendit.
Nga kjo panorame rezulton se pushteti i nderit ne
Kanunin e Lekes, ka qene gjithmone mbi pushtetin e fese (kristiane, islame,
bektashi, hebraike), ne ndryshim nga kodet e vendeve te tjera eeuropiane, qe
dominohen nga aspektet fetare te nderit, te lidhura me kodin eklaziastik. Jo
vetem kaq, por nderi kanunor ishte mbi ligjet e shtetit, pasi ne vite te
shkuar, marrja e nderit ndeshkohej nga individi, apo komuniteti, duke e
menjanuar shtetin te nderhynte me mekanizmat e veta ligjore. Kuptohet se
sistemi ligjor dhe normativ i nderit, kane ndikuar ne ruajtjen e unitetit, ne
autorregullimin e autokontrollin ne shoqerine malesore pa autoritet shteteror,
prandaj sot kualifikohen ligje e norma preshtetrore dhe prejuridike.
Aktualisht, ne Shqiperi, instituti i nderit dhe
kodi i nderit, ose me sakte nderi si virtyt etiko-moral, nuk ka te njejten
vleresim dhe as te njejtat dimensione si nderi ne Kanunin e Leka Dukagjinit,
pasi kategoria e nderit eshte minimizuar, aq sa shfaqet si perjashtim shoqeror.
Kjo sfumature aktuale e nderit, ka çvlehtesuar dhe konceptin e mikut e te
“shokut”, te nje kategori personash, qe per pragmatizem, servilizem e interesa
te ngushta personale, e £shesin” lire nderin, duke e profanuar nderin personal, por nuk kane
mundur te shuajne vlerat e nderit si kategori shoqerore.
Nderi eshte i lidhur me te kaluaren, eshte i
pranishem ne aktuale e do te jete dhe ne te ardhmen, pra nuk eshte vetem nje
institut i te kaluares, apo nje kategori etike arkaike, primitive dhe e
konsumuar, perkundrazi eshte nje kategori etiko-morale me vlera te medha
individuale e shoqerore, prandaj shtetet dhe organizma te shumta nderkombetare
e mbrojne si pjese e te drejtave te individit dhe e te drejtave universale te njeriut,
duke e vene nderin nen kontroll te sistemit social. Eshte detyre morale dhe
patriotike te mbrohen e te kultivohen aspektet e shumta pozitive te nderit, qe
i kemi trasheguar nder shekuj si vlera të kulturës dhe të historisë tonë.
- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro
Prevenzione Oncologica të qytetit
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ,
-Janar, 2013-