Përmendore do ngelet emri i tij.
Nga Shahin Ibrahimi
Kisha
vajtur në ndërmarjen e hekurudhës për të takuar një shok, dhe në pritje të tij
po shikoja repartet e saj të heshtur, të fjetur, që po i hante koha ngadalë.
Përballë kasha repartin e riparimeve kapitale të vagonave, në të majtën time
repartin e shërbimit të lokomotivave, të cilët kanë mbajtur peshën e riparmit
dhe ecurinë e hekurudhës Shqiptare për rreth gjashtë dekada. Humba në mendimin
e kohërave të shkuara, kur në ta ndëgjohej zhurma e punës dhe më dolën si për
çudi para syve mekanikët gjithë graso me çelsa nëpër duar, me çizme nga uji që
kishin në kanalin ku punonin. Kisha më shumë se një çerek ore që po prisja dhe
shoku nuk po dukej. Repartet të heshtura dhe të frikshme si vetë koha në të
cilën po kalojmë, po më ftonin të hyja mbrënda nga dashuria për të shkuarën
mbasi më parë kam punuar në hekurudhë. Tek dera e repartit të lokomotivave
njëri po lëviste i nervozuar duke folur
apo belbëzuar me vete. Shumë kush mund ta mirrte si lajthitje, e pashë me
vëmëndje mendova hallet e ndryshme që ndëgjojmë, por kur ngriti kokën e njoha.
Ishte kolodatori i Lokomotivave te ofiçinës, apo më thjesht një Mashinist i
pregatitur teknikisht që ndërmarja e kishte vënë si kolodator. Kryente punën e
një inxhinieri me përvojën dhe njohuritë e tij në atë profesion të vështirë.
Nxori telefonin dhe po bizedonte me zë të lartë, siç dukej nuk kishte valë. I
kërkonte me këmbngulje ta sqaronin por nuk kuptohej, fragmente të shkëputura
ndëgjova, që nuk merr gaz as në minimo, mirë do vimë atje me gjithë
elektiçistin. Mu afrua me buzë në gaz dhe tundi kokën, tani të pashë se po
flisja në telefon u shfajësua. U pyetëm kalimthi si rutinë e takimit, më tha
për difektin që po bizetonte në telefon. Merr me vete veglat disë platina dhe
dy automate e porositi eliktriçistin, dhe u larguan shpejt të dy me makinë për
në Laç mbasi lokomotiva difekt kishte bllokuar perigonin. Takimi me shokun mori
pamje tjetër ajo më tepër u bë si një intervistë për kolodatorin se sa për
arsyen e takimit tonë. Ndër të tjera ai më tha që Agimi është një njeri i
pamvarur në mendime, me një fantazi dhe telepati të mahnitshme, gjë që e vë në
dispozicion të punës dhe shoqërisë. Të dyja këto vyryte me thjeshtësi dhe përkushtim
ai i nxjerr në pah në njohjen e skemes elektrike të lokomotivës, që është gozha
e madhe dhe e ndërlikuar. Bota shpirtërore e tij bëhet një dhe shkrihet në
mendimin e të tjerëve që presin prej tij zgjidhjen e difekteve, dhe ecurinë e
mjeteve të punës. Ai shpesh stresohet kur difektohen mjetet të cilat i riparon
vetë, se është i përkushtuar me gjithë shpirt për to. Më kujtohen thëniet e
ustait të tij para tridhjetë vjetësh më tha shoku, që Agimi në ofiçinë rrinë
shumë pranë mjetit dhe punon shumë, më pyet për difektet elektrike dhe shkaqet
e tyre. Ai është i pa përtueshëm në punë, ka filluar të njohë mjetin me themel,
dhe çdo lokomotivë në veçanti difektet e tyre. Vetëm ta lajmërojsh dhe
menjëherë të mbin në vëndin që e kërkon. Mundohet të gjejë shkakun e difektit
se pasoja dihet, dhe riparimi është më i lehtë thotë shpesh. Po të gjejmë shkakun nuk përsëritet
difekti dhe shikon diku mbrënda difektit, sikur do të marrë përgjigje nga ai.
Këshillon deri sa bëhet i mërzitshëm për pastërtinë se ajo është nëna e
difekteve dhe e vatrave të zjarrit ne kuadër apo në agregatet elektrike. Nga
thjeshtësia dhe dashuria për punën, ja privon vetes unin tek të tjerët për
detyrën që ka, s`pret që ta bëjnë të tjerët punën por e bën vetë, sidomos
pastrimin e kontakteve dhe hëngjen e tyre me limë për takim të mirë, për një
përcjellshmëri të mirë të rrymës elektrike. Sigurimi teknik për të është
gjithçka. Më mirë difekt se sa në mëshirë të fatit thotë. Fëminia e tij,
edukimi familjar, varfëria me të cilën është rritur çelën frutet e saj tek
Agimi. Pamja e jashtëme e këtij njeriu të gënjen, ajo nuk tregon botën
shpirtërore të tij. Në dukje një njeri i rëndomtë,indiferent dhe i mefshtë, dhe
hapin e hedh të menduar, por të gjithë i thonë zemër bardhë. Është i gatshëm
për të gjithë, dhe natën prish qetësinë e tij familjare dhe ju vjen në ndihmë
shokëve sidomos jabanxhive, mashinistëve të rretheve kur janë difekt, se s`kanë
ku të flejnë thotë i menduar. Nuk bënë asnjëherë kopromis për pjesë këmbimi për
lokomotivën me ofiçinën dhe është i prerë me ta, gjen rrugë komunikimi vetëm që
të dalin lokomotivat nga ofiçina. Në natyrën e tij nuk zë vënd hipokrizia dhe
vulgariteti. Dhënien e mendimit dhe ndihmesën e tij për difektet e jep të
sinqertë pa rezerva tek të gjithë. Për të janë të gjithë njëlloj mashinistat që
kanë nevojë për ndihmë, dhe ju a jep mbrënda mundësisë së tij. Ambienti ku
është rritur brezi i jonë, dashuria për punën dhe për njëri tjetrin e kanë
kristalizuar Agimin me ndjenjën e humanizmit, duke sakrifikuar të vërë dhe kohën
e lirë në shërbim të punës. Një memorie të mrekullueshme ka në vetvete që është
më së shumti në raport me veten dhe kohën që po kalojmë. Të mos harrojsh të
kaluarën do të thotë të jesh vetvatja. Të mendojsh mankthin e të tjerëve dhe të
japësh kontributin tënd për të gjetur
zgjidhjen e duhur është një dhunti. Dhe pse është në prak të pensionit,puna e
rëndë që ka bërë, shëndeti që e ka shqetësuar disa herë ai nuk mëton në punën e
tij, të duket apo të sillet me egon e të diturit, por ndëgjon dhe diskuton për
çdo gjë. E nesërmja e tyre gdhin në mëshirë të kohës thotë shpesh, amortizimi
dhe lodhja e metalit është e pa shmangshme, pjesë këmbimi nuk ka, e mbajmë në
këmbë me frymën e zotit dhe me shpresën që na mban dhe ne. Zemra e tuj e vrarë
për gjëndjen e mjeteve, mban me vete skemën elektrike të lokomotivës për here
me vete.Na iku jeta në to dhe kemi mbajtur familjen,dhe sa të kemi mundësi do i
mirëmbajmë thotë shpesh. Me dëshirë ai bëhet skllav i vetvetes deri sa gjen
difektin,dhe si rrjedhojë ai rrit çdo ditë e më shumë respektin tek të tjerët.
Realisht dhe pse “vizualiteti” i syrit tonë drejt punës së pa lodhur të tij,
shpreh admirim për të, ai nuk e vë re. Na lë të kuptojmë që punon për të
parandaluar të keqen, sidomos tek siguria e lëvizjes dhe kërkon tek mashinistët,
se janë të vetmit që përballen me ligjin. Retrospektiva në fund të fundit është
një kthim koke prapa për të parë dhe kujtuar çke lënë pas. Dhe Agimi ka krijuar
një raport pune midis mjetit dhe vetes të tij. Ndërmarja e hekurudhës dhe
kolektivi mashinist të jetë krenar që e kanë Zotin Agim Nallbanin midis tyre.
Ku kam dëshirë të përmend thënien e vjetër të kohës Homerike: Nga një gur në
çdo ditë ndërtohet një kala, por dhe vetë kalaja e din që është ndërtuar gurë
gurë. Kështu dhe ai është djersitur shumë deri sa është bërë i tillë. Në punën
e tij nuk ka marrë asnjë shpërblim apo dekoratë asnjëherë, megjithëse ai nuk
punon për to. Në kushtet teknike të hekurudhës sot mashinisti është në tehet
prerëse te ligjit,sot hero dhe nesër i akuzuar. Vazhdojnë të punojnë me
ndërgjegje se ju djeg zemra për hekurudhën që i rriti, por dhe i ka plakur para
kohe. Agimi me shokë janë heronj të heshtur por asnjëherë nuk janë vlerësuar si
të tillë.