E enjte, 26.12.2024, 06:25 AM (GMT)

Mendime

Selim Nengurra: Numri një do t'jesh për kombin

E hene, 21.01.2013, 08:35 PM


“NUMRI NJË DO T’JESH PËR KOMBIN,

SI E KA USA, WASHINGTONIN…”

-Pra dr. Ibrahim Rugova asht nder të rrallet burra shqiptarë që nuk vdesin kurr. Burrat si Dr. Ibrahim Rugova vdesin vetem fizikisht, ama me veprat e tyne shenjtnore ata janë të PAVDEKSHEM-

Nga Selim M. Nengurra

Isha djalë i ri dhe në fshatin tim të lindjes vdiç Ali Sadri Osaj (past ndjesë) dhe mue më derguen të jap lajmin në Prekallë të Bajram Hasanet sepse shpija e Ali Sadrisë ishte miqasue me Haxhi Currin e Bajram Hasanve të Prekallës.

Unë shkova me gëzim sepse kishte shumë ditë që nuk e kisha vizitue gjyshin tim Mushak Bajramin dhe ja bana si gratë që në morte të hueja thonë; “shyqyr që ra kjo dekë e u pamë...”.

I rash trup arave e livadheve të Lubozhdës, dola në Lytece dhe perskaj lagjes së Purakve dola në lagjen e Smajl Isufve të Blakajve , në lagjen e Rugovajve në Llukafc të Begut dhe dola në lagjen e Gergurve e drejtë permes varrezave të serbve e para Sokakut të Malit dhe u futa në lagjen e Bajram Hasanve që ishin dajët e mi. Së pari shkova te daja Haxhi (past ndjesë) dhe i dhash lajmin e mortit per Ali Sadrinë, pastaj pa hy as mbrenda te ai, shkova në shtëpinë e vogël si kasolle të gjyshit tim të paharrueshem Mushak Bajramit. Pasi perqafova gjyshin sepse e kam dasht shumë, u ula në nji nga stolat (shkëmat) që ai vet si zdrukthtar i perkryem i maronte. Ma qiti kutin e bakfonit me duhan verdh si çapini, pshtolla cigaren dhe ai si e kishte zakon më pyeti; -çka ka të re andej nga Lubozhda?

-Ka vdek Ali Sadria, - i thashë unë me të shpejtë.

Mo bre po çka më the foli gjyshi dhe syt e ti të futun thellë në gropa nxoren nji xurrik lotësh.

-E past ndjesë Ali miku! Ai ka kenë burri i burrave o Selim djali i gjyshit, mbaje mend këtë.

Lëshoj edhe nji ofshamë dhe mu drejtue perseri.

-Tregojë gjyshit a ka vdek krejt a si asht puna? !

Unë i ri dhe u befasova me këtë pyetje, po njeriu kur vdes vdes o gjysh nuk ka këtu krejt apo pjesërishtë. I shkoj buza në gaz dhe më tha; -je i ri ti pasha babën, ta spjegoj unë ty. Disa burra vdesin krejt e disa pjesërishtë, ama ka edhe asi që nuk vdesin kurr. Burri i mirë vdes krejtë kur nuk len askend mbrapa pra nuk len djem e farë e fis me ja mbrojtë vlerat. Vdes pjesërishtë kur len djem dhe dikend per të ja mbrojtë vlerat ndersa nuk vdes kurr kur me veprat e veta ka sigurue pavdeksinë. Tregom tash të lutem Ali Sadria a ka vdek krejt a jo?!

-Jo gjysh i thash, -baci Ali ka vdek pjesërishtë sepse ka lan prapa 4 djem e dy vajza shumë të mirë e bujarë, po ashtu sikur ishte vet baci Ali. Tash ma lehtësove dhimbjen per Aliun tha gjyshi im Mushak Bajrami.

…!

E fillova shkrimin me këtë pershkrim si parathanje e shkrimit që do vijon e që ja kushtoj njeriut të PAVDEKSHEM, Shejtit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës.

Pra dr. Ibrahim Rugova asht nder të rrallet burra shqiptarë që nuk vdesin kurr. Burrat si Dr. Ibrahim Rugova vdesin vetem fizikisht, ama me veprat e tyne shenjtnore ata janë të PAVDEKSHEM.

Sot me 21 Janar asht pervjetori i ditës kur ky Gjigand kombi, ky Shejt njerzor iku si meteor në Parajsen Hyjnore. Ashtu si pat ardhë “papritmas” dhe u vu në ball të popullit të vet per ta mbrojtë sepse i kanosej rreziku per ta zhduk pergjithmonë barbari serb me makinerinë e ti policore e ushtarake, ashtu edhe iku papritmas per tu fut në PAVDEKSI dhe shkoj të pushoj në Parajsën Hyjnore. Per shqiptarët muj i parë i vitit, Janari i ftohët me plot borë e acar asht ba i kobshem, i pamëshirshem, sepse gjithmonë në ditet e Janarit na ikun në amshim Burrat e mëdhenjë të kombit tonë. Atleti i Krishtenizmit dhe Strategu e Heroi kombtar Gjergj Kastrioti iku në janar, edhe sa të tjerë Burra na i mori janari dhe me 21 janar 2006 Zoti na mori edhe Shejtin tonë Dr. Ibrahim Rugovën.

Tash kur me lot në sy shikoj fotografinë e këtij Burri që e kam në faqen e dhomës time të ditës, në stenen e dhomës time të punës drejt mbi tavolinë, më kujtohen fjalët e gjyshit tim. Fjalët per ate se paska tri lloje vdekjesh. Sa më nxihet fryma kur detyrohem ta pranojë se Dr. Ibrahim Rugova ka vend jo vetem në vdekjen e parë, por edhe në dy vdekjet e fundit. Në atë që nuk ka lan askend mbrapa me ja mbrojtë vlerat dhe në atë se me veprat e veta ka hy në histori dhe asht i pavdekshem.

Sado që tanë jeten kombi shqiptarë do e kujtoj si nji Prijës, si Strateg, si Vizionar, si Shejt dhe e di se Ai asht i pavdekshem , megjithate duhet të na dhemb shpirti kur shofim se si Ai që la mbrapa diçka që askush nuk ka mund ta imagjinojë, la Shtetin e Dardanisë të lirë e sovran, shtet të cilin tash e tutje do e gëzojnë brezat tanë, la mbrapa vizionin e Ti njerzor e human dhe miqët e perhershem të Dardanisë dhe per këtë Ai asht i pavdekshem, pra, nuk vdes kurr. Mirëpo nëse shofim se cilet janë pasardhësit e Ti ne  familjen politike, në linjen e ti të Levizjes Kombëtare të Kosovës apo LDK sikur njifet ky subjekt politik tash e mbi dy dekada dhe cilet janë pasardhësit e Ti biologjik deshtem apo nuk deshtem duhet të pranojmë se Dr. Ibrahim Rugova (ndoshta), po e theksoj ndoshta, edhe ka vdekë krejt.

Ky njeri i urtë, ky vizionar që u rrit në gjiun e Nanës Sofë e cila u vetflijue per ta rrit të birin , pikrisht nga kjo Nanë e madhe u mesue të vetflijohet edhe ky. Vetflijimi i ti mori permasa nderkombëtare dhe me te u senzibilizue tanë bota demokratike dhe liridashëse dhe kjo solli deri te mrekullia që Aleanca Veriatlantike - NATO të fillon akcionet ushtarake dhe ta çlirojë Dardaninë dhe popullin e saj nga pushtuesi mizor serb.

Dr. Ibrahim Rugova jo vetem se i priu popullit të vetë në momentet ma të vështira, ai si askush tjeter bani themelet e shtetit dhe taman ashtu si e projektojë ai edhe ndodhi. Ky Burr kombi me kohë ja mendojë të miren shtetit dhe i projektojë simbolet e shtetit të Dardanisë, Hymnin dhe Flamurin. Mendojë dhe projektojë edhe valuten shtetnore Dardane. Mirëpo pati shqipfolsa që nuk i donin të miren vendit, popullit shqiptarë, ata në emen të disa idealeve primitive të fryme me fjalamani patriotiko-folklorike luftuen Dr. Ibrahim Rugovën. Lufta e tyne shkoj deri në at masë sa frigohej njeriu ti permend simbolet e projektueme të shtetit Dardani nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova. Aq larg shkoj miopia e injoranca e kesaj shtrese sa ata edhe publikisht dogjen Flamujt e Dardanisë. Ata ndaluen intonimin e Hymnit me at tekst aq të sakt e kombëtar dhe me at melodi madhështore me tinguj taman me taban të muzikës shqiptare. Dhe derisa tan kjo ndodhte, pasardhësit e ti në LDK  nuk ndiheshin të gjallë, ata bile mezi priten të dalin në siperfaqe Plani i Ahtisarit me të cilin u ba Hymni memec, dhe Flamuri leckë me simbole per pakicat e Dardanisë pa pas asnji simbol të popullit shumicë , popullit shqiptarë. Pra Dr. Ibrahim Rugova edhe pse ju shpëtoj tri atentateve, Ai vdiq per së gjalli, sepse u tradhtue nga njerzit e vetë, pra ai vdiq pjesërishtë.

Me 21 Janar kur Zoti  edhe me ndihmen e robit (e helmuen këtë Burr kombi!!, -mendimi im!) e mori në boten e amshueshme neve njerëzit e thjeshtë, dashamirë të kombit tonë patem shpresa se do dali dikush ta vazhdojë Vizionin e Ti, në mos nga koleget e partisë së paku nga pasardhësit e Ti biologjik, nga djemet e ti. U zhgenjyem dhe mbetem zemer-plasun kur shofim se asnji, ama asnji nga pasardhësit e ti kolegë partie nuk e paskan dasht, ata vetem se ja paskan pas friken karakterit të Ti dhe trimnisë e zotësisë së Ti sepse janë pikrisht ata koleg që neve populli patem shpresa në ta që shkatrruen e per ditë e ma shumë po shaktrrojnë LDK-në e Dr. Ibrahim Rugovës. Dhe per të qen tragjedia edhe komedi LDK-në e shkatrron edhe i biri i Ti, Ukë Rugova i cili per ti mush xhepat e vet dhe per ti shpetue lojnave mafioze i futet në gji anmikut NR. 1 të Babës së vetë, matrapazit Bujar Bukoshi, per të vazhdue pastaj bashk me këtë matrapaz në gjiun e anmikut nr. 2. Hashim Thaçit. Pra nese e respektoj thanjen e gjyshit tim konstatojë se Dr. Ibrahim Rugova ka psue të tri llojet e vdekjeve.

Mue më ban krenar fakti i vdekjes së fundit, Ai nuk vdes kurr sepse si meteor erdhi per ta shpetue kombin shqiptar dhe iku si SHEJT në Boten e Amshueshme.

Ai jeton ne Kosoven e tij, ne popullin e tij, ne shpirtin e çdo shqiptari, ne telat e sharkise e çiftelisë, ku mes tjerash thuhet: “..Numri Nje do t’jesh per Kombin/, Si e ka USA Washingtonin:.



(Vota: 22 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora