Mendime
Leon Duhanaj: Mos u mburrni me dështimet
E merkure, 02.01.2013, 03:59 PM
MOS U
MBURRNI ME DËSHTIMET
Nga Leon Duhanaj
Në
përfundim të këtij viti vërehet një trend i çarte i prezantimit te të
arriturave , të qeverise së Republikës së Kosovës . Por gjithashtu bie në sy se
asnjeri nga dikasteret e qeverise nuk kishte madje asnjë dështim te vogël. Pra
gjithçka ishte perfektë dhe e përsosur në rrjedha normale. Që në fillim të
këtij shkrimi dua të citoj një ish polic anonim të EULEX-it i nacionalitetit
gjerman i cili për një kohë të gjatë kishte shërbyer në Kosovë dhe në kushte
anonimiteti kishte dhënë një intervistë për një gazetë gjermane Der Spiegel, në
të cilën veç tjerave i referohet njërit ndër institucionet me të besueshme qe
kemi në Kosovë, policisë së Kosovës
citat.
“Unë e
krahasoj forcën policore në Kosovë me "termocentralin Obiliq pranë
kryeqytetit Prishtinë. Që nga viti 1999, kur
NATO ka dëbuar serbët nga Kosova, në termocentral është planifikuar për tu instaluar një filtër. Deri më sot nuk
kanë pasur sukses. Termocentrali ende hedh
ndotje të papenguar në ajër. Me përpjekjen nga ana e BE-së për të krijuar
një sistem të pastër politik në Kosovë për të ndërtuar një sistem funksional
juridik, është e njëjtë”.
Raporti
në fjalë është përplot me përshkrimin e dukurive negative të cilat në Kosovë
janë përditshmëri , e çka është më e keqja institucionet tona mburren me to dhe
i prezantojnë si të arritura.
A është e
arritur e ministrisë së brendshme kur policia e Kosovës krahasohet me
termocentralin e Obiliqit i cili është simbol i dështimit? Apo ndoshta mund të
prezantohet si e arritur afera me e famshme korruptive, ajo e pasaportave
biometrike, e cila i minoj përpjekjet për të përfituar nga liberalizimi i
vizave dhe irritoj faktorin dhe institucionet e BE-së?
A mund të
quhet e arritur kur ministria e arsimit, përpos dështimeve të vazhdueshme i venë
hapat e parë në zhbërjen ë historisë kombëtare, duke themeluar madje
edhe grupin me të cilin do ta filloj këtë punë të turpshme dhe me prapavijë të
dyshimtë, e cila u iniciua nga përfaqësuesit e shtetit turk?
A mund të
mburremi me ministrinë e kulturës në të cilën qellim parësor ka qenë spastrimi
i këtij dikasteri nga oponenca politike dhe instalimi i “vlerave tallava”?
A mund të
mburremi me ministrinë e diasporës e cila përpos drekave dhe darkave që kanë
organizuar për veti dhe përfitimeve që bëjnë si rezultat i benificionëve asgjë
më shumë?
A mund të
mburremi me ministrinë e integrimeve nga e cila që pesë vite kemi premtime
boshe se do ta fitojmë liberalizimin e vizave dhe në fund ju mjafton një
deklaratë dëshpëruese , jemi te zhgënjyer me BE-ne?
A mund të
mburremi me ministrinë e punëve të jashtme për 13 njohjet që i ka sjell, dhe në
anën tjetër me rivalitetin e tyre në arenën ndërkombëtare e kanë paraqitur Kosovën si një figurë shahu apo
skenë gladiatorësh në të cilën nuk vlen asgjë përpos bizneseve private, duke
bërë që shtetet me shumë të irritohen se sa ta njohin shtetësinë e Kosovës?
A mund të
mburremi me ministrinë e tregtisë dhe industrisë , si rezultat i angazhimit
efektiv të këtij dikasteri kemi vetëm rritje të importeve dhe deficitit
tregtar?
A mund të
mburremi me ministrinë e financave e cila planifikimet buxhetore i bën
ekskluzivisht nga të hyrat nga doganat e Kosovës, nga taksat në TVSH të cilat i
inkason madje që në fillim të vitit, duke
dëmtuar kështu bizneset vendore dhe duke iu pamundësuar të jenë likuid ?
A mund të
mburremi me ministrinë e zhvillimit ekonomik e cila gjatë gjithë mandatit s’ka
arritur asnjë progres përpos shitjes së distribucionit të KEK-ut për një çmim
qesharak? Apo duhet të mburremi sepse inflacioni është rritur në shkallen më të
lartë të mundshme, se papunësia po ashtu është në nivel rekord, se varfëria ka
arritur shkallë madje alarmante. Pakënaqësia në popullatë është ndoshta edhe me
keq se gjatë bombardimeve të NATO-s.
Kosova
nuk është në situatë për t’u mburrur bash me asgjë e aq me pak qeverisja e
vendit e cila po udhëheq me një politik
populiste të paparë, duke manipuluar ketë popull të nëpërkëmbur , nga njëra anë
duke i rritur rrogat apo pensionet për ata të paktit që janë në marrëdhënie
pune , ndërsa nga ana tjetër duke rritur inflacionin dhe duke iu bërë jetën të
pamundur dhe të padurueshme. Kosova është vendi me i shtrenjti në Europë ,
përder sa ka të ardhurat me të ulta, dhe cilësohet ndër vendet me të varfra ne
Botë. A është kjo e arritur?
Prandaj
ne Kosovë nuk ka vend për të shprehur “suksese” të cilat janë inekzistente, por
do duhej kërkuar përgjegjësi institucionale, por kjo vështirë që do ndodh pasi
që fjala përgjegjësi dhe dorëheqje, nuk është pjesë e fjalorit politik Kosovar.
Uroj që ky vit që po lëmë pas, të mos harrohet dhe që viti që po hymë në të, të jetë me prosperues.