| E hene, 24.12.2012, 12:10 AM |
Sa shumë
diell, sa shumë ngrohtësi…
ose …një kartolinë për Drita Lushin.
Nga Timo Mërkuri
Duke
lundruar në internetin e shqetësuar nga teoria e të ashtuquajturës përmbysje e
botës, sipas kalendarit Maja, u afrova në brigjet e portalit “Zemra Shqiptare”
të datës 20.12.2012, ku në limanin Kulturor të saj, më priste një cikël poetik
i Drita Lushit. Një cikël plot dashuri për njeriun, për jetën. Një cikël plot dritë e ngrohtësi. Si për ti
thënë lexuesit, “detar” të shokuar nga frika e …përmbysjes së botës, …eja, strehou
te unë ti, o i lodhur dhe i stërmunduar
në furtuna të jetës. Eja te unë, të
gjesh …bukë e ujë, shpresë e dashuri, dhe mbi të gjitha ngrohtësi njerëzore. (
Në mos gabohem, këto fjalë, përafërsisht janë dhe në bibël, janë gdhendur dhe
te statuja e lirisë në ishullin e vogël, pranë
Nju Jorku).
Kam një
liman
qetësie
(në vetën time..shënimi im T.M),
oaz për
ëndërrat
dhe
dashurinë..
Fllad i
ngrohtë fryn nëpër vargje, në këto ditë dhjetori plot ngricë në shpat malesh e
mendime…
Dielli
përsëri
buzë
kodrës,
detit,a
liqenit do të LINDË,
e do të na buzeqeshë
i veshur
në ar.
…..
E ne nga
lumturia
do të
duhemi më fort,
mbi këtë Tokë të lashtë,
që kurrë,
kurrë, s’ka mort!
…dhe më shumë se admirim për vargjet ndjen ngrohtësinë që buron prej tyre, ngrohtësi e marë, jo nga dielli, por nga zemra e poetes, e nënës, e gruas. Se është vërtet e ngrohtë zemra e vajzave tona, që rezaton valë dashurie, si dielli valët e dritës dhe nxehtësisë. Dhe poetja, diellin e sheh si një djalë çapkën që i vjen rrotull, ndaj loz e qesh me të, duke shpalosur botërisht madhështinë e shpirtit dhe bukurinë e tij.
Një ditë
dielli,
si një
djalë,
më shkeli
syrin
e tij të
bukur,
e unë
i fala buzëqeshjen.
..sepse dashuria për njeriun dhe dashuria për jetën më shumë se krahë fantazie, i jep guxim …
Në prehër
të qiellit skicoj
forma
yjësish,
ndërtoj
një galaktikë
ku unë e
ti të jemi hëna dhe dielli
e femijët
tanë të jenë yjet,
kometat
na bëjnë hije
kur ne
udhëtojmë me meteoret
në orbita
të reja në kërkim të planeteve
të përveçëm me iniciale dashurie “D”.
Duke lexuar këto vargje të lindm dëshira të jesh ti dielli, personi, të cilit i drejtohet poetja me kaqë finesë. Shihni sa poetikisht flet poetja te poezia Një drejtim…
Të gjitha
rrugët më çojnë drejt teje.
Më çon
zemra, që ty të ka rrahje.
Më çon
fjala qëndisur me mëngjesin.
Më çon shpirti bashkë me universin.
Të gjitha rrugët të sjellin drejt meje.
…dhe ne
s’na ngelet gjë tjetër veçse ta kemi
zili dhe ta admirojmë me fjalët…lum ti i lumi...kush po vjen drejt teje. Një
botë plot pranverë, plot diell e ngrohtësi. Plot jetë e dashuri. Dhe masiv
akulli po të jeshë, mal me lule do të bëhesh, ku shpresat do të riten si lisa.
Shih se ç’pranverë po lulon nëpër këto vargje, shih se ç’lule ëndrash zemre po shpërndajnë aromën e tyre në ajrin ku jetojmë.Shih sa shpresë jep edhe këtë ditë, kur gjithë mediat emetonin në eter tmerin e një fundi që s’di pse e kërkojnë.
Shih sa të bukur e të ngrohtë e bëri dhe Zemrën Shqiptare, ku i botoi shfrimet e shpirtit të saj të pastër, kaq poetikisht.
Faleminderit
Drita dhe…Gëzuar Vitin e Ri.