Mendime
Qerim Pllana: Vëllaçko mos ua thyej krahun
E hene, 17.12.2012, 06:51 PM
Vëllaçko mos ua thyej krahun, sepse do mbetesh pa krahun tënd të djathtë!
PA PENGESA S`MUND TË ARRIHET LEHTË TEK E VËRTETA
Kjo mbase është diçka e veçantë, sepse është vetë shkelja e ndërgjegjes, kur shkelet mbi të drejtën kanunore, ligjvënëse mbi të drejtën e votëbesimit. Atëherë shkelët mbi të drejtën zakonore, kushtetuese, mbi besimin e dhënë e t`premtuar. Pa çka se jo çdo kujt i jepet mundësia të ngritët majë hierarkisë sunduese. “Dhjetë minutat e artë”, vetëm aq bëjnë në historinë e sundimit jo qeverisës, sakaq treten qoftë edhe me grushtet tiranike
Shkruan: Qerim Pllana
Pa
pengesa s`mund arrihet tek e vërteta, te pushteti demokratik, shkenca dhe
dituria. Pa u lënduar shumica e
qytetarisë, sovranin dhe komuniteti, diç e tillë është vështirë të ndodhë në
histori! “Mbrojtës i mikpritjes, Zeusi e ndëshkoi shkeljen e besës”. Sepse, shkulja
e shtëpisë bëhet kur t`i shkulin gurët e katër qosheve nga themeli. Është
premie në besë dhe përtej besës në pikë të ditës. Kur t`i marrin nahijet,
krahinat me vilajete, kaza e timare dhe gjithçka tjetër! Kur të nxjerrin prej
vendit me lëng e plëng, jo përkohësisht por përgjithmonë deri n`amshim! Ka
dhe s`ka shumë pengesa për të vërtetuar
se ku shkuan, ku e venin kokën dhe ku i treten
netët, javët, muajit, vitet dekadat bashkë me shekujt e rënies dhe
ngritjes...
Atëherë
kalimtarët e rastit pyesnin: “Kush është mbret e kush mbretëreshë në këtë dhe`
ore trima, kush sundon mbi këtë pëllëmbë
toke”? A i dilni zot vetës suaj, apo nga
larg e më larg, vinë e venë sa herë qe nevoja e këtij dheu e kërkon!?
Athua sa
herë u shkel mikpritja? Pse patët aq shumë nevojë për ndihmë, aq shumë tradhti,
besëthyerje e besëprerë, kundër armiqve shekullor, apo ndarja e një shtëpie
ndodhi që e nesërmja të jep “fryt edhe më t përçarë”?! Të njëjte fqinjë me
pabesi, shkelën mbi çdo zanafillë zakonore. Sa herë kurdisën tradhti dhe
pabesi, me sundime tiranike, duke mos përfillë as më t`voglën njerëzi a
demokraci...
Athina e
Perikleut (360-330) p. e. sonë, kishte një demokraci, pa çka me liri të
shfrenuar të aristokracisë, aq shumë të
lakmuar nga skllavëria! Ndërkaq, Sparta ishte shtet ushtarak me diktaturë të
pashoqe. Në këto dy shtete antike me kohë kishte lulëzuar amoraliteti, në
veçanti homoseksualizmi dhe lezbizmi, të cilët atëherë dhe sot quhen: “Mënyrë e
jetesës alternative”, ose ‘preferenca personale, ndryshim i gjenetik i natyrës
mëmë” etj! Tani jo vetëm në Perëndim, por edhe në të dy kushtetutat shqiptare
figurojnë nene të posaçme për martesa gjinish të njëjta. Kurse për bashkim ka
vetëm tallje. Nuk mund të themi se medoemos është e imponuar nga
lindja-perëndimi. Jo, sepse në çdo komb ekzistojnë prirjet të tilla natyrore.
Te dy gjinitë dhe në çdo popull në botë, ka prirje të tilla natyrore. Por te
shumë popuj kjo çështje i lihej “heshtjes, stihisë, hilesë, padrejtësisë” ndaj
komuniteti!..
S`ka
prandaj shumë paqartësi pengesa as vështirësi, për të ardhur edhe te e vërteta,
unit për sundim, mbisundim majë hierarkisë, pushtetit me oligarki dhe tirani.
Pa u respektuar as një formë e demokracisë, besës, premtimit të dhënë para
elektoratit, votës së shenjtë për qeverisje të vërtetë humane, demokratike,
qytetare dhe politike. Ndërkaq, çështja e tillë erotike në shoqëri, vjen e
bëhet e përdalë, mëkatare shumë tunduese, duke kaluar çdo koncept morali, nderi
bese, parajse a harem-ferri...
Për habi
të thonë: “Nuk do ta dish tërë të vërtetën, sepse për të ardhur deri te ajo ka
shumë pengesa.”Nuk do ta dish tërë të vërtetën”. Sepse: “Ajo, tetë atë e
masakroi, të grirë e shtiu në dhe, që ti me turp të jetosh tërë jetën”! Thuhet
në ”Eskili, ky Humbës i Madh”, f. q.
119. Pra ishte masakrimi i Agamemnonit
prej së shoqes!
Por këtu
s`bëhet fjalë për “Eskilin ky Humbas i Madh”, as për veprën e tij të
madhërishme, të z. I. Kadare. Bëhet fjalë për shtetin, pushtetin, hierarkinë
dhe oligarkinë, e cila zotron çdo situatë! Madje me njërin sy më shikon mua, me
tjetrin të vështron tu, me të dy sytë vështron armikun brenda vetës! Kur sesi
atë jashtë portës, oborrit, komshiun me gjithë lakmitë e çoroditura, për të
hyrë nëpër portën e shtëpisë, të nesërmen pa pardon, pa plaçkë e pa plëng, për
dritare për të hedhë në skëterrë, në pus pa fund!..
Tani
trysnia për marrjen e pushtetit me çdo kushte për vjedhje, marrjen e frytit të
gatshëm, bëhet më e tmerrshme, duke shkelur mbi të gjitha kanunet, doket, besën
dhe miqësinë e deridjeshme. Vërtetë s`ka më pardon, nuk ka as devijim nga e
keqja e cila quhet vjedhje-hajni, ryshfet i mitos dhe korrupsionit. S`ka më
miqësi, “jarani as shoqëri”. Ka vetëm grosh, lekë, sidomos euro dhe ndërmjetës
për kohë, orar, vend të caktuar pa dëshmitarë, pa asnjë bezdi, ama pa asnjë
fjalë! Kështu të merret shtëpia, e hanë
fajdetë, kurse shteti fshihet pas ligjeve, pështillet me një lloji të një farë demokraci e të sjellë nga perëndimi,
lindja, jugu apo veriu, djalli i raft në fije...
Vërtetë
ka shumë pengesa për të arritur tek e vërteta, duke pyetur: “Pse jam gjallë,
pse rrojë dhe jetoi më një anarki të tillë, një pështjellim që s`ka erë
patriotizmi, nderi bese as nderim”... E thonë këtë të pavendosurit, shpirt
labilet, apo ata të cilëve iu venitën shpresat për jetë, dhe ja fundit: Litari
në zverk, revolja në kokë, ose hedhja prej
katit të tetë..! Po kush ia vuri mendjen të gjorit, babait të tetë
fëmijëve i cili u varrë në Shalë-Bajgore, në Selacin guror. Kurse nën shtëpinë
e të gjorit gumëzhinin shpuese ari, plumbi dhe argjendi nxirrnin prej Tokës te
të ndjerit. As atëherë pos as sot, luftëtarit vullnetar për çlirimin e Kosovës,
pa plëng e pa pullaz mbi kokë, jeton diku në Llap, Marec, Rrafsh-Kosovë, Has,
Drenicë, Podrime, Dukagjin, Anamoravë, apo Shalë-Bajgore..! Ka vërtet ka shumë
pengesa për të ardhur tek e vërteta. Por një, vetëm një është më e drejta: Në
bashkim fshihet e tërë fuqia. Me fuqi rrëmbehet drejtësia, me drejtësi vihet
çdo send në vend të vetë, për t`mos mbet vatani nën të tjerët, të huajt dhe
oligarkia vendore 100-vjet si i shkretë..!
Me vota dhe pa hile, mashtrime dhe pa vjedhje, vendoset paria e vërtetë, për shtet, njohje të demokracisë, qeverisje të vërtetë. Është e vetme mbrojtje e kodit familjar, popullor, qytetar, ruajtjes të fytyrës së shtetit, pushtetit dhe sovranit. Është mënyra e vetme e rrugës së bashkimit, lirisë, qytetërimit, demokracisë, shtetit ligjor juridik me të drejtën kushtetuese në legjislativit, gjyqësor, ekzekutiv. Është moral i domosdoshëm për ribashkim-bashkim... Prandaj, themi, nuk ka edhe aq shumë të pa njohura, pengesa për të arritur tek e vërteta. Shteti i së drejtës juridike, gjyqësore, gjithsesi legjislativit, ekzekutivit, frymës patriotike. Të së drejtës demokratike, humane qytetare. Pse prandaj thuhet: “Ka zot kjo shtëpi, nëse po, hapeni portën për vëllaminë, gjakun e gjenit gjuhës dhe flamurit, të ndihemi më të sigurt në këtë atdhe, që i madhi zot na e dhuroi, kurrë për t`mos u tretë. Të tjerët, shumicën e tij na e plaçkitën, na e morën, akoma duan të na vjedhin! Prandaj themi, s`ka edhe aq shumë pengesa për të arritur tek e vërteta. Vëllaçko mos më thyej krahun or njeri, sepse do mbetesh pa krahun tënd të djathtë..! Tani, pas 100-vjetorit të pavarësisë, 28 nëntorit zhurmues 2012, presim një Festë të madhe Familjare. Urime dhe me fate të reja, kudo shqiptar dhe miq të shqiptarisë, Urime Kërshëndellat-Vitin e Ri, 2013! Nuk do të jetë fundi i botës kur sesi, as më 21. 12. 12. o njerëz të planetit më të bukur në Gjithësi. Nuk do të ketë kur far kataklizmi. Është sall një lojë makthi, një parashikim fantazie lëshuar në opinion me një paturpësi. Prandaj, pa pengesa s`mund të arrihet lehtë tek e vërteta, dituria, filozofia dhe shkenca. NASA, është një diell tjetër në tokë, që më të dhëna shkencore shndritë njerëzinë, lartë me kujdes vështron galaktikat, Gjithësinë. Urime 2013, mbase nuk do të jetë vit i brishtë si 1913-ta!