Mendime
Fazli Maloku: Letër e hapur ambasadorit Arvizu
E diele, 16.12.2012, 05:33 PM
Letër e hapur ambasadorit amerikan në Tiranë z. Aleksandër Arvizu
Nderimet
e mia z. Arvizu!
Ju e
përfaqësoni në shtetin shqiptar-Shqipëri Qeverinë dhe popullin amerikan mike
ndër ma të çmuarat për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Shqiptarët janë të njohur
për besnikëri me miqtë e tij. Dashurinë dhe respektin që shqiptarët kudo që
jetojnë në trevat e tyre shekullore që e ndjejnë për popullin mik amerikan dhe
Qeverinë amerikane besoj se edhe ju e keni kuptu dhe e keni të qartë si loti.
Këte e kemi dëshmuar në vepër shumë herë deri tani. Prandaj çdo fjalë e një
diplomati amerikan e sidomos e një ambasadori siq jeni ju në adresë të
shqiptarëve, duhet të jet e peshuar mirë, sepse shqiptarët e ndjejnë thell në
zemër dhe e përjetojnë ndryshe se çdo të fliste një diplomat i një shteti
tjetër. Këto ditë, në punimet e Konferencës vjetore referuar Bashkpunimit për
siguri në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbajtur në Tiranë, ju pak si i
merdhezur lëshuat disa akuza në drejtim të Qeverisë shqiptare ( dihet se fjala
ishte te Kryeministri Berisha) si dhe te Lëvizja Kuq e Zi, të pa bazuara, të pa
argumentuara dhe tërsisht paushalle,citoj: ..."ka një rritje të pavend të
retorikës nacionaliste në Shqipëri"! Në këtë nëntor shqiptarët festuan për
herë të parë në historinë njëqindvjeçare, u tubuan në Vlorën heroike nga të
gjitha trojet etnike shqiptare si dhe nga mergata shqiptare, për ta festuar
bashkarisht 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit
Kombëtar, i cili ka një histori që nga periudha e Skënderbeut. Kjo ishte njëra
nga ditët më të lumtura të këtij brezi shqiptarësh që patën fatin ta
përjetojnë. Në fjalimet e Kryeministrave shqiptarë të Shqipërisë e të Kosovës,
në tubimet festive në Shkup- Vlorë e Tiranë, u fol mes tjerash edhe për rrugën
historike nëpër të cilën kaloi Shqipëria dhe shqiptarët, të cilën rrugë ju e
dini edhe më mirë se na. Po ashtu u fol edhe për padrejtësitë shekullore që ju
bën Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos nga Qeveritë e shteteve dhe popujve që
na rrethojnë; Serbi, Bullgai, Maqedoni, Greqi e Mali i Zi, por edhe nga
mbështetësit e tyre Fuqit e Mëdha Evropiane, ku nga këto padrejtësi rrodhen
lumenj gjaku shqiptar. Edhe këte ju e dini po aq sa ne shqiptarët. Nëse jeni
zemruar për iniciativën e z. Berisha që "të gjithë shqiptarët kudo që
jetojnë do të pajisen me pashaporta shqiptare", kjo është një e drejtë e
pamohueshme dhe e kanë realizuar të gjithë për rreth nesh vite të tëra më parë;
Serbia për serbët në Kosovë, Bullgaria për maqedono-bullgarët në Maqedoni,
Greqia për grekërit në Shqipëri...Po ashtu ju z. Arvizu e kritikoni Lëvizjen
Kuq e Zi për nismën e Referundimit gjithëshqiptarë për Bashkimin e Kosovës me
Shqipërinë. A na shpjegoni zotëria juaj, ku ka këtu "retorikë nacionaliste"?!
Mos harroni zotëri se mbi 90 vite më parë, ish Presidenti i Amerikës z.Woodrov
Wilson, në Konferencën e Paqes në Parisë, shqiptarëve ua njohu të Drejtën e
Vetëvendosjes dhe këtë e mbrojti fuqishëm dhe me guxim para përfaqësuesve të
Fuqive të
Evropës,
të cilët i kishin mprehur thikat për shartimin e Tokave shqiptare, pra të
trupit të Shqipërisë, me vetëdije të plotë për padrejtësinë në dëm të
shqiptarëve dhe Shqipërisë, vetëm e vetëm për ti kënaqur epshet e shfrenuara e
grabitçare të fqinjëve tanë armiq të përbetuar. Ai në atë kohë u shpreh:
"E drejta për vetëvendosje të popujve është e Drejtë univerzale në
përputhje të plot me të Drejtën Ndërkombëtare, dhe kjo duhet të vlej edhe për
shqiptarët".Dhe ju këtë duhet ta dini?!
Atëherë,
me çfarë të drejte ju na e mohoni sot zotëri?! I madhi dhe shumë i çmuari
presidenti Wilson tha edhe këte: " ...kufijtë nuk mund të caktoheshin më
mbi bazën e politikës së Fuqive të Mëdha". Ne shqiptarët sot, jemi duke e
ndjekur me përpikëri këtë rrugë zotëri. Ju dukeshit se ishit mllefosur edhe për
shkakun se "në Vlorë nuk erdhen Kryeministrat e Greqisë dhe
Maqedonisë"?! Po si mund të vinin ashtu të turpëruar e kokëulur nga gjithë
ato padrejtësi që ua kishin shkaktu paraardhësit e tyre shqiptarëve me dekada,
bile ua shkaktojnë edhe sot e kësaj dite edhe këta vetë që janë aktual në krye
të shteteve të tyre?!
Për
festën e 28 Nëntorit, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, me flamuj
kombëtar në duarë, marshuan qindra të rinj, nxënës e studentë, me një parullë
shumë domethënëse: "Ne shqiptarët, nuk mund të presim edhe 100 vjet për tu
bashkuar"! Prandaj zotëri ambasador Arvizu, gjykoni me gjakftohtësi
veprimet e shqiptarëve, dhe mos manipuloheni me propogandat antishqiptare të
fqinjve tanë, të cilët këtë propogandë, me pak ndryshime e vjellin shekuj të
tërë. Uji vazhdon rrugën në rrjedhën e tij të natyrshme. Sot shqiptarët kurrën
e kurrës nuk do të lejojnë që e drejta e tyre e natyrshme, për zhvillim,
integrim e bashkim të ju mirret nëpër këmbë. Shpresojmë dhe besojmë, se edhe
kësaj herë, do ta kemi mbështetjen e miqëve tanë tradicionalë, në rend të parë
të Shteteve të Bashkuara dhe popullit mik amerikan dhe të tjerëve kudo në
Evropë e Botë!
Me
respekt, Fazli Maloku
Prishtinë,
16 dhjetor 2012