Shtesë » Lajme
NASA qetëson njerëzimin
E enjte, 13.12.2012, 07:09 PM
Aq e
bindur eshte NASA se Apokalipsi nuk do të ndodhë në 21 dhjetor sa ka nxjerrë që
tani një video me titullin "Përse bota nuk u shkatërrua dje".
Duke
nënvizuar "një për një" të ashtuquajturat "mite", që
rrethojnë fundin e kalendarit Maja, ekspertë planetarë e astronomë rrëzojnë
idenë se Dielli do të rrezatojë fort apo se një planet tjetër, Nibiru do të
përplaset me Tokën.
Videoja
duhet te ishte transmetuar ne 22 dhjetor, por u vendos te hidhet ne internet me
shpejt. Ne nje mesazh te forte e plot besim, agjensia amerikane e hapesires
shpjegon perse Apokalipsi i Majave nuk ka per te ndodhur. "Nese jeni duke
pare kete video, nje gje eshte e qarte: bota nuk u shkaterrua dje", kjo
eshte fjalia me te cilen ajo fillon.
Ekspertet
pretendojne se Nibiru, planeti fantazme i zbuluar nga sumeret e lashte, nuk
ekziston fare dhe se teorite e Apokalipsit kane ngritur mbi nje keqinterpretim.
Drejtori i qendres se arkeo-astronomise, doktor John Carlson mendon se ne te
vertete, kalendari i Majave nuk perfundon 21 dhjetorin e 2012-s.
Nuk ka asnje profeci te tyre mbi fundin e botes, kembengul Carlson qe e studion kete fenomen prej vitesh. Ne kete date thjesht mbyllet nje cikel qe besohet te jete mbi 5.000-vjeçar, e pastaj sistemi i kalendarik nis nga e para. Numri 13 ishte shume i rendesishem per Majat, vazhdon Carlson dhe fundi i ketij cikli do te jete vertet nje moment i rendesishem, por asgjekundi nuk thuhet se ai nenkupton shkaterrimin e botes.