Mendime
Pjetër Domgjoni: Çfarë faji kishte Europa
E enjte, 13.12.2012, 07:22 PM
ÇFARË FAJI KISHTE EUROPA
Nga Pjetër Domgjoni
Në vitin
1844, shqiptarët e Sallagrazhdës (katund afër Suharekës, Kosovë) publikisht
kjenë deklarue katolikë. Në vitin 1845, dhjeta e qinda famlje t'Pejës, Klinës,
Gjakovës, Stubllës, t'rrethit Gjilanit e
vendeve tjera, nëpër t'gjithë Kosovën.
Përkunder dhunës, terrorit, hunit dhe konopit, kjenë deklarue katolikë.
Pse
atëherë në vitin 1912, kur u shpall pavarsia kombtare. Nuk u deklaruen, bile
gjysma e muslimanëve shqiptarë, katolikë.
Pesëdhjetë
vjetë kishim ndalim të fesë në Shqipni. Përkunder t'gjitha atyne torturave, vrasjeve e masakrave që u banë mbi
katolikët. Ishin ata që s'u nënshtruen për pesdhjetë vjetë me radhë. Mandej, t'parët ishin priftnit katolikë që menjiherë
mbas ramjes diktaturës i hapën dyertë e kishave katolike.
Pse
atëherë, t'gjithë muslimanët shqiptarë nuk u shpallën katolikë. Megjithse pjesa
dermuese e muslimanëve patën fillu mej bajtë kryqat. Tuj thanë se kryqi na ka
shpëtue prej komunizmit e prap se prap u kthyen. Treqindë apo katërqindë vjetë mbrapa, atje ku
i kishte lanë anmiku turk e politikat anadollake të qeverive shqiptare.
Ishte
rasti ma konkret e ma fatlum e ndoshta edhe i fundit që mbas ramjes së
diktaturës ta kishim braktisë në mnyrë masive islamin. Se, prej Gjergj
Kastriotit e deri n'ket moment. Mbas fjalës musliman, gjithmonë asht lakue
fjala, tradhtar. E sot, n'gjithë botën e qytetnueme, mbas fjalës musliman asht
tuj u lakue fjala terrorist.
Dalin sot
e thonë disa se, fenë islame e kemi zgjedhë me dëshirë. Atëherë, pse pjesës
dermuese të shqiptarëve u vje turp me qenë muslimanë. Mandej edhe atyne që
krenohen me përkatsi fetare islame. U vje turp që fmijve tyne t'ju ngjesin emna
muslimanë. E mos t'flasim për ata musliman që jetojnë n'perendim e që shumica
prej tyne i kanë ndrrue emnat. Jo që i detyron askush me e ba nji gja të tillë,
por e ka për turp me pas emën musliman.
Egzistonin
institucione të tana në perandorinë turke që merreshin me asimilimin e popujve.
Prej kuzhines së atyne institucioneve kishte dal, identifikimi i fesë me
kombin. Sipas tyne, të gjithë muslimanët ishin turq. Të gjithë ortodoksët ishin
grek.
POR
NDODHI NJI PARADOKS N'HISTORINË MA T'RE TË KTIJ KOMBI SHQIPTARË. N'VEND QË T'BRAKTISET ORIENTI U BRAKTIS KULTURA LATINE U BRAKTIS PERENDIMI.
Me gjith
at gjak të derdhun nëpër shekuj tuj luftue kunder orientit. Me gjithë at traditë shtetnore kombtare shqiptare. Me
gjith at histori të shkrueme me gjak, me gjithë at letërsi t'krijueme në
shekuj, me gjithë ato universitete e akademi e me gjithë ata intelektualë
shqiptarë t'shkolluem e t'arsimuem nëpër Europë. Në vend se t'shkojmë përpara, drejtë Europës e drejtë qytetnimit
perendimorë. Bijtë e këtij populli e kthyen Shqipninë, gjashtqindë vjetë
mbrapa. Tuj e shpallë REPUBLIKË ISLAMIKE
e tuj e barazue me Taxhakistanin, Turkmenistanin, Iranin, Afganistanin e gjithë
islamin e shkretinave arabe, në gjiun e Europës së krishtenë.
A kishte
Europa faj pse na vet dolëm prej
Pse
gjithmonë e akuzojmë Europën. Kur, ishte Lidhja e Prizrenit, që në njenën anë kërkonte shtet shqiptar
europian e në anën tjetër mobilizonte ushtarë e i dërgonte me luftue kundër
Europës së krishtenë, për me mbrojtë
Sarajevën muslimane.
Tri
vjetë, para se mej ra n'mend Ismail
Qemalit për Shqipni. Viena e Rroma, kishin fillue planet për krijimin e shtetit
shqiptarë. Për shpalljen e Pavarsisë kombtare
e Ismail Qemali shkon eu kërkon atyne mbështetje për AUTONOMI KULTURORE.
Mbas
nandëdhjetë e sa viteve shtet, nuk ishte Europa, por ishim ne shqiptarët që
shkaktuem luftën qytetare dhe e patëm shkatrrue shtetin dhe ishte Europa që e
ruajti Shqipninë si shtet.
Pavarsinë e Kosovës,
shqiptarët e patën shpallë,
nanddhjetë e sa vite ma parë, por ishte Europa që e konkretizoi at
pavarsi me forcën e armës. Ishte pakti nato që shtatdhjetë e dy ditë e netë e
bombardoi Serbinë për me e konkretizue at pavarsi.
Çfar
fajit kishte Europa që ne s'e kishim ndjekë rrugën e klerit katolikë shqiptarë
për me çelë shkolla kombtare e me formue ushtri kombtare, por ishim shndrrue
n'turq e së bashku me ta kishim mbetë me shekuj mbrapa Europës. E
herë-herë edhe e kishim terrorizue ate.
Çdo komb
i botës, ma s'parit e formon ushtrinë, atëherë e shpall pavarsinë. E ne, ma s'parit e shpallëm pavarsinë, atëherë e
formuem ushtrinë. Ashtu si ia filluem mbrapsht. Mbrapsht edhe na shkoj tash e
njiqind vjetë.
Nuk e
masakroi Europa klerin katolik shqiptarë, por qeveritë shqiptare. Europa , me
t'hollat e veta, e pat shkollue ate.
Shqipnia,
me dy lloj klima, dy dete, gjithë ata lumej e liqej e gjithë ato bjeshkë e
fusha e male e gjith ato minerale e gjithë ato bukuri natyrore. Njiqindë vjetë
shtet i pavarun. Mbeti gjithmonë, shteti
ma i vorfun i Europës e i botës. A mos
Europa e kishte fajin edhe për kete.
Populli
shqiptarë e fitoi pavarsinë me nji perkatsi fetare apsolute muslimane. Kryetari
parë i asaj qeverie, me pëlqimin e Europës,
poashtu ishte musliman. Pse
atëherë kje detyrue me dhanë dorëheqje. Çfar interesi kishte Europa të sillte
n'Shqipni, nji princ të krishtenë kur n'krye të shtetit të sapo formuem e
kishim nji politikan me aç shumë përvojë, që kishte reformue nji perandori të
tanë.
Ishte
Ibragim Rugova që, i frymzuem prej atdhetarizmit t'PJETËR BOGDANIT urtsisë dhe
humanizmit Nanës Tereze dhe me ndihmen e
forcave të Europës e Amerikës. Na çliruen prej Serbisë. E n'vend që të
ktheheshim nga rruga e trasueme prej
Pjetër Bogdanit, Ibrahim Rugovës e Nanës Tereze. Na prap e vazhduem rrugën e trasueme prej anmikut turk, drejtë
alkaides, muxhahedinëve e talebanëve të Afganistanit. Tuj shkue edhe aç larg sa, kemi hy edhe nëpër organizata terroriste që
luftojnë kunder Europës e Amerikës.
Europa e
pat organizue dhe përkrahë komisinë letrare me pjesmarrjen në te edhe të
albanologëve europianë sepse ajo ishte për bashkimin shpirtnorë të shqiptarëve.
Por Europa nuk e pat organizue e as përkrahë kongresin e drejtshkrimit që
përçante jugun me veriun e ndante shpirtnisht edhe Kosovën me Shqipninë.
Çfar faji
na ka Europa se, NEVE NA E KA SHPËRLA
TRUNIN FEJA ISLAME e n'mungesë të argumenteve,
vetëm rrimë tuj sha. Shajmë njani tjetrin, shajmë GJERGJ KASTRIOTIN.
Shajmë Pjetër Bogdanin. Shajmë Josif Bagerin. Shajmë Ibrahim Rugovën. Shajmë
NANËN TEREZE. Shajmë Europën. Shajmë Amerikën e s'lamë kend pa e sha. Rrenojmë
përmendore atdhetarësh e ngrisim përmedore tradhtarësh. E çka s'jemi tuj lan pa
ba për hirë t'islamit e vllaznive turq e arab.
N'fillim
ia shifsha për t'madhe, imzot Rrok Mirditës se,
tuj qenë prej MALSISË, asnji herë e me as edhe nji fjalë të vetme nuk
kishte folë kunder padrejtsisë që iu kishte ba Gegnishtes n'kongresin tragjik
të drejtshkrimit. Tash ia di për nderë
se nuk ka folë asgja.
Kisha
katolike shqiptare e ka krye gjithë misionin e saj kombtar e tash ua ka dorzue
t'gjitha kompetencat institucioneve shkencore
nacionale dhe ajo nuk mbanë ma kurrëfar
përgjegjsie kombtare. Pat cekë në nji tubim, ipeshkëvi i Kosovës, Imzot
Dodë Gjergji.