E enjte, 26.12.2024, 10:11 AM (GMT)

Kulturë

Shaban Cakolli: Unë jam pafajësia

E diele, 09.12.2012, 05:22 PM


Shaban Cakolli

UNË JAM PAFAJSIA

(RAMUSH  HAJRADINAJT)

Unë jam ky,
ju jeni drejtësia
ndrydhni e shtrydhni
Dosjet e mia
Unë jam pafajsia

Gjiri i popullit
më dha ngrohësi
unë jam shkëndijë
të drejtën e kam në shpirt
Frikën sé dijë

Nuk më trembet syri
nuk më dridhet buza
për shpifje e akuza

Padrejtësi e shtypje
kurrë nuk i deshta
kundër shtypjeve u ngjesha
qëndresë bëra nëpër kreshta

Unë isha UÇK
Dikush më pyet pse?
robërinë e kisha halë në sy
rrugëtoja për Liri

Ishim luftëtarë të mirë
vendin e bëmë të lirë
kur nisëm në vend ndryshime
barra ngarkuen mbi shpinën time

Por jo,nuk dua mjegull
unë vet drita jam
jam biri i paprekur
popullin me  veti i kam

Kur më thërret drejtësia
pa hamendëje i rri pranë
nuk kam përse i përdridhem
vet drejtësia jam

Drejtësia mund të vonohet
por kurrë nuk të braktisë
Në njëqind vjetorin e pavarësisë
unë faqebardhë, ndrita, u bëra pishë

Sot me nëntorin njëzet e nëntë
Krenohu o  Nënë
unë biri yt çelik
jam në gjirin tëndë
popullin e bëra fisnik

Më ndiqnin për ndonjë krrokamë korbi
që i vrau lakmia, më në fund i vrau Zoti
Por drejtësia mori  vendim
të kthehem fytyrë ndritur, në gjirin e popullit tim



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora