Kulturë
Gëzim Llojdia: Flamuri i djegur
E premte, 07.12.2012, 07:02 PM
FLAMURI ORIGJINAL I NGRITUR NGA ISMAIL QEMALI ËSHTË I SPIRIDON ILOS-AI FLAMUR U DOGJ NGA ARMIQT E KOMBIT
Nga GËZIM LLOJDIA*
1.Ku
është flamuri qe u ngreh nga dritarja e
mesme e divahanit të Xhemil Vlorës?
Rrugë
kërkimet për gjetjen e flamurit origjinal.Flamuri ishte i kuq,me zhgabë të zezë
hyjnor u mbajt nga dora e ëmbël e Ismail Vlora. Ishte shenjtor ,gjeti
rrugë me shtigje ,njerëz, miq për të kryer aktin e pavarësisë. Ishte shenjtor
me gjak e kockë të vërtetë shqiptari
.Një shekull pavarësi u tret. Kemi ende në mëndje flamurin ,atë që ngriti dora e tij. Atë flamur që ndriçoi
shpirtrat atë pasdite kur u valëvit nga dritarja e mesme e divahanit të
Xhemil Vlorës dhe pas saj Spiridoni, nxitoi ta mbërthej në parmak. Është
udhërrëfyesi ynë, në kohëra luftërash ,mote të ligshtë,paqe të brishtë.
Për arë flamur jepej besa ,bëjnë be
burrash .Për ty flamur!U tret shekulli, që kur u ngrit flamuri. Nga gjumi
zgjohemi , në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yj
Pyesim:
Ku gjendet flamuri ynë, që u ngrit në 28
Nëntor? Cila pishë e dorë i vuri
xhixhën?Kush do ta shpëtonte këtë vend,që nxinte nga “kroma otomane” ? Ka të dhëna se ka pasur kërkime nga kohërat kur ai u zhduk.
Hulumtimet kanë vijuar. Janë hedhur ide gati të panumërta për flamujt që u ngritën në Vlorë duke
pretenduar për secilin prej tyre si flamuri origjinal. Në tablotë e kohës, rreth kërkimet u ngushtua madje duke u përqendruar në tre
prej varianteve. Por gjithë kohën, mungoi kërkimi i specializuar nga
specialistët. Kërkimet për gjetjen e një objekti të humbur kërkojnë të zbulohen
arkivat,objektet e tjera, që kanë qarkulluar kur mungesa e lajmit ka ndikuar
dukshëm,për periudhën ‘45-90.Kohë kur u mërguan nga jeta shumë firmëtarë. Kartolina,objekte postare,gazeta,monedha,pulla
postare, rodhanë,koleksionet, botimet,kujtimet
duhen hulumtuar.Tre variantet të hedhura nga shtypi i kohës për këtë
rast. Por dëshmia është se flamuri, që u ngrit në pasditen e 28 nëntorit në
sarajet e familjes Vlora për të shpallur independencën tonë është i flamuri i Spiridon T. Ilo .A gjendet ky flamur?A kemi
ndonjë shenjë të tij?Flamur nuk ekziston më. Gjurmimi shpirtëror na shpie në
këtë hulli. Është djegur nga armiqtë e
këtij kombi .Edhe dy flamujt e tjerë që përmenden nga referimi
i gazetës „Dielli“ mbi një shkrim të Qerim Panaritit :“Ne e dërguam
flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z.
Ismail Qemali (në vitin 1911). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin
dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë“ .Në vijim
z.Panariti thotë se: “Detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi,
ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë.
Flamuri
Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij,flet për
flamurin që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, ishte
një flamur personal, pronë private e tij, që e mbante në shtëpi si kujtim, të
dhuruar në vitin 1909 në Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don
Aladro Kastrioti. Duke gjurmuar të dhënat e shtypit shqiptar: I biri i Spiridon
Ilos, Vangjo Ilo para pak vitesh dha në media informacionin se Spiridon T. Ilo
e mori flamurin shqiptar ,që zbukuronte sallën në mbledhjen e 5 nëntorit 1912
në Bukuresht dhe e solli në Vlorë në 27 nëntor 1912. Sipas tij, :"Spiridon
Ilo qëndroi në shtëpinë e vajzë së tezes Marigo Posio, e cila i qepi flamurit
një radhë thekësh dhe disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë
në 28 nëntor 1912". Ky a është edhe flamuri origjinal që ngriti Ismail
Vlora në pasditen e 28 nëntorit? Këtij
flamur i janë qëndisur thekët nga Marigo Poszio. Ky është edhe shtegu të
shpie në gjetjen e flamurit të ngritur
në Vlorë nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës. Spiridon Ilo,
thotë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji, që nga
Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e
mbërtheva me sqepar në parmak”.
2.Flamuri
duhet të ketë dalë nga selia e parë e qeverisë
Nisëm një
kërkim dy vite më parë. Objekti ku u përqendruam :selia e parë e qeverisë së Vlorës. A gjendet brenda
këtij muzeu ky flamur?Dëshpërimi ynë pa kufij. Flamuj të tjerë ka aty,të çetave patriotike si i S.Butkës apo
të tjerë të viteve para Motit të madh. Sefa Vlora nga Roma në 6 maj 1968 :”U muar vendimi nga qeveria që të
krijohet senati i parë i Shqipërisë dhe selija u caktua të ish shtëpia ku
banonte Ekrem Beu. Mbas gati dy muajsh qëndrimi në shtëpinë e Xhemil
Beut,Ismail Qemali vendosi që qeveria të shkojë në një ndërtesë të shtetit. U
zgjoth për këtë qëllim godina që quhesh e “Karantinës” në Skelë të Vlorës.” Pinjolli
i Vlorjave “,Eqrem beu dëshmon këtë transferim të qeverisë drejt Skelës. Kështu
qeveria provizore u shpërngul tek
ndërtesa me dy kate në Skelë. Godina është në të njëjtin vend .U zhurit ndërtesa ( flamuri ishte zhuritur mote më parë) Skelën e zunë
fashistët në ‘39. Një humbje tjetër,që shkruan dhimbjen. U rindërtuar në formën
origjinale. Nga largësia e motit të madh, 50 vjetori përkon me vitin 1962,
shpallet muze i pavarësisë. Krejt ndërtesa përbëhet nga 6 dhoma,8 pavijone dhe 2 sallone. Këtu u ngritën
zyrat e ministrave të kabinetit të
qeverisë provizore. Në cilën prej këtyre zyrave
besoj të jetë strehuar flamuri origjinal? Ai flamur ishte simbol i
pavarësisë. Ai nuk mund të rrinte më në banesën ku mbajt kuvendi .Flamuri do të
qëndronte në zyrat e qeverisë si simbol
i saj. Shqyrtojmë fotografinë e qeverisë e I. Vlorës ,fotografi e realizuar tek
selia e saj në Skelë. Fotografia i përket
nëntorit ,moti 1913. Përvjetori i parë i pavarësisë. Është i gjithë grupi
i ministrave. Në krahë të djathtë të qeverisë
e cila ka dalë e tëra në ballkon gjendet
flamuri. Forma e flamurit na shqyrton këtë mundësi: ai është më i vogël
se flamujt e tjerë .Ka atë madhësi,formë,shkabë që shquhet qartazi në mes të farfuritjes .Ky është flamuri që solli prej Bukureshtit patrioti ,Spiridon
Ilo. Prej këtej duhen kërkuar gjurmët dhe zhdukja e tij apo djegia siç e ka
raportuar Sheradin Berisha. Pra djegia e
tij nga armiqtë e këtij kombi të cilët nën ethet e pushtimit,të ndarjes dhe
copëtimit të këtij vendi kanë bërë edhe aktin e fundit. Dihet në vitet ‘30
është kërkuar flamuri origjinal për tu ruajtur në muze,por kërkimi ka rezultuar gati i pashpresë. Flamuri duhet
të jetë marrë prej këtu, për tu djegur definitivisht për të mos mbetur asnjë
gjurmë,në kohët e trazuara. Zhuritja
besoje nga armiqtë e kombit tonë,për të shuar kështu një dëshmi të
madhe, atë të zhdukjes,zhuritjes e kthimit në hi të simbolit të pavarësisë.Në 25 vjetorin e
pavarësisë,viti 1937 ka gjetur të gjallë shumë firmëtarë e ministra të qeverisë
provizore të Vlorës. Ka një korrespodencë të viteve ‘30 për gjetjen e flamurit
i cili do të shkonte të ruhej në muze .Përgjigjia e E .B.Vlorës dhe të tjerëve
është e pashpresë. Petro Poga ka bërë
një koment. Lef Nosi fotokopjoi aktin origjinal. Por flamuri origjinal nuk u gjet.
3. 25
vjetori pavarësisë a gjendej flamuri origjinal ?
Kur
kishte mbritur 25 vjetori i pavarësisë kombëtare ishte viti1937. Delegatë dhe firmëtarë një pjesë ishin ende gjallë,por në këtë përvjetor dhe në të tjerët nuk
gjenden më flamujt origjinalë. Bëhet llaf për flamujt e Spiridon Ilos,Eqrem
beut. Nga hulumtime dhe disa fakte e botime që janë kryer ,gjurmët të shpien
tek ai flamur që ka sjell Spiridon Ilo.Varianti i Eqrem beut rrëzohet,ai ishte
në Kurvelesh në frontin përball armikut por ka mbritur me vonesë në qytetin e
pavarësisë. Kures nga udhëtimi Bukuresht në Vlorë me synimin shpalljen e
pavarësisë e cila në vetvete përmbante
disa rregulla ku ai, Ismail Vlora dhe te tjerë që kishin qenë shtetar prej kaq
vitesh i njihnin rregullat mes të cilave ngritja e flamurit,pra e flamurit shqiptar i kishte bërë të vëmendshëm, që në
këtë rrugëtim të kishin edhe flamurin,
që do të ngrihej në ditën e shpalljes së pavarësisë. Ata kishin një
synim që ja arritën,kishin të koncentruar gjithshka që u shkrua dhe u realizua
në Vlorë në ditën e parë dhe në ditët e mëpastajme me shpalljen e
pavarësisë,ndërtimin e qeverisë provizore,të senatit,të institucioneve
shtetërore etj .Ndonëse nga koha e
ngritjes së flamurit në Vlorë ishin mërguar më tepër se 25 vjet ,polemikat në
shtypin shqiptarë vazhdojnë ndoshta
synojnë zbardhimit të ngjarjes ,sepse koha kur ngjau kishte më pak mjete
regjistrimi dhe media. Oret e 25 vjetorit kishin rrëzuar akrepat në janar 1937,
por flamuri origjinal nuk gjendej askund. Ndërsa akti i shpalljes së pavarësisë
ishte në duart e Lef Nosit ,për flamurin nuk mund të bëhej më asgjë. Mulliri i
polemikave ka punuar edhe atëherë dhe mirë ka bërë. Kemi ndeshur në letrën që
Kristo Floqi i dërgon drejtorit të gazetës, “Drita” në 17.1.1937 në faqen 3 me
titull: “Hartuesja e flamurit që valoj në Vlorë për shpalljen e pavarësisë
tonë” ku ai sjell të dhëna të rëndësishme për flamurin.“I ndershim Z.
Drejtor,shkruan Kristo Floqi:Ju lutem, kini. Kini mirësinë të botoni ne të
ndershmen fletoren tuaj sa pasojnë poshtë mbi çështjen e flamurit që valoj ne Vlorë për shpalljen e pavarësisë
kombëtare nga ana e të pavdekurit Ismail
Qemal bej Vlorës.Në Nr 4 të fletores
s'uaj, ne faqen e, tretë, pashe një artikull te mikut veteran z. P. Poges, i
cili tregon hollësisht peripecitë e ngrehjes së flamurit dhe mënyrën me të
cilën u hartua flamurë liriprurës si dhe atë që e hartoj. Z. Poga me të drejte
të plote thotë se : flamuri që valoj atë ditë nuk ishte ajy flamur qe u suall
nga Amerika, i i qëndisur me sërmë e me xhufka të mëndafshta,që me aq këmbëngulje ka pretenduar z Kol Rodhja duke
dashur të bind popullin shqiptar se ay ish flamur i Independencës e jo
tjetër,kur se të gjithë e dijnë si dhe unë vetë ja shpjegova e me në të gazetës
z.Kol Rodhes se atë flamur vetë unë ja dorëzova z.Llambi Bimblit në Vlorë kur u
nisë me shokët për në Korçë, mbasi e ruante deri atë ditë e ndjera kunata ime Marigo Pozio , që e
kishte sjellë prek Korfuzit me rrezikun
e saj në Vlorë të dorëzuar prej disa atdhetarëve që kishin ardhur nga
Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk u hodh, midis të cilëve ishe edhe z
Kol Rodhe dhe këtë e di edhe vetë ajy si kur
se ja vërtetoi edhe z Dr Loni Naci që ju përgjigj nën artikullin Tem po
të kësaj fletoreje, ku i përgjigjesha edhe unë Z.K.Rodhe .Pra sado që z.
Rodhe insistojë kaq herë për këtë kjo
nuk është e vërtetë dhe do ta ish
kuptuar edhe më mirë populli po të kish botuar z Timo Dilo në “Vatra” e tij dhe përgjigjen teme të dytë,por z T. Dilo nuk
deshi kur se me tha se nuk munt të prishte miqësi me z Rodhe për hatrin temë .
Këtë përgjigjen e dytë ja dërgova edhe
Gazetës së Korçës po nuk e botoj. Po ja dërgova edhe Gazetës shqiptare por as
ajo se botoj e kështu populli kujtoi se unë e hëngra follën e z Kol .Rodhe,se
më vuri gjoja në vend. Si mund të bënja kur s’ma boti asnjë gazetë shqiptare
duhej ta botonja në një broshurë të veçantë dhe ja ku solli rasti sot ta botoj
kjo gazetë.Me z.Poga jam dakord sa për flamurin,që ishte një pluhur e kuqe tri
metro e gjatë dhe dy metro e gjerë dhe që mbi atë u damkos shkaba dykrenore me
ngjyrë të zezë, gjithashtu jam dakort se atë ditë u gatitën edhe 4-5 flamurë të
tjerë që valuan në disa zyra zyrtare të ndryshme,si edhe vetë kam bërë fjalë si
këto por tjetër herë. Pluhura u ble prej tregtarit Diamand dakord, po cili e
hartoi flamurin e Indipendecës dhe kush e kishte gatitur shkabën dy krenore,
këto nuk na i tregon z Poga .Është e vertëtë se një terezi s’ja mban mentë
emrin kishte qepur disa flamurë po atë,po atë ditë s’u qepën këta flamurë por
edhe të tjerë si e dinjë gjithë vlonjatet . Prej ay flamur që nguli atë ditë
mbi ballkonin e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës, plaku Ismail Qemali nuk ish prej
atyre që qepi ai tereziu që thotë zoti Poga, po ish ay që qepi dora e së
ndierës Margo Pozio dhe shqiponja dy krenore ish modeli që me mjeshtëri
përgatiti patrioti shkodran i ndjeri Dom Mark Vassa. Këtë e dinë të gjithë
vlonjatet e sidomos z .Seid Qemali, Qazim Kokoshi, Hamza Isai, Ymer Radhima,
Faik Kreshpani, Ibrahim Shyti etj, që ishin në shtëpinë e Marigosë kur
përgatitej ajy flamur bashkë me disa të tjerë që e prisnin me padurim. Këtë
dijnë edhe vet Xhemil bej Vlora që ish atje në shtëpi të vetë kur u suall ajy
flamur e dijnë edhe zoti major Bilal Nivica, adjutant ti ahere i Ismail Qemalit
si dhe bijtë e Ismail Qemalit z. Ethem
dhe Qazim bej Vlora dhe sa e sa vlonjatë e delegatë të krahinave të ndryshme,që
ishin prezent atë ditë të shënuar. Kam një letër prej tem vëllaj z.Thanas
Floqit, që ky bashkë me z.Lef Nosi, Qemal Karaosman, Shefqet Dajin e vërtetojnë
këtë që panë më sy dhe që e dinë bukur mirë. Kam sa e sa argumente të tjera që
jam gati ti parashtroj porsa të jetë nevoja. N.q.s nuk flas drejtë le të më
përgënjeshtrojnë këta zotërinj që janë gjallë sot. Damkën e shkabës dy krenore e kam unë sot në shtëpinë time kujtim prej së
ndjerës Marigo dhe kam me dorëzue muzeumit tonë kombëtar .Këto janë fakte dhe
jo fjalë zoti Petro. Fotografia është gjallë për të dëshmuar se që ai vetë
bashkë me të ndjerin Dom Mark Vasën e damkosën flamurin e parë mbasi e kishte
përgatitur e ndjera Marigo Pozio. Duhen akoma prova të tjera .Flamuri i
shoqërisë ‘Besa Besën”,që përmend z Kol Rodhe, ish i math, i mëndafsh dhe me
xhufka ari të verdha dhe tepër i kushtueshëm,kurse ky flamur i Indipendecës ish
si thotë edhe zoti Poga , krejt sempël ,pra nuk ish ai që thotë zoti Rodhe dhe
këtë e pamë dhe e vërtetojnë të gjithë ata që u ndodhën atë ditë. Atë flamur që
thotë zoti Rodhe e ndjera Margio mbajti në sëndukun e saj gjer sa ja dorëzoi z
Lambi Bimblit si amanet,që e di fort mirë. Si par ishte e mundur të ishte ai
flamur që na thotë zoti Rodhe?E mjera Marigo nuk hartoi vetëm atë flamur po
edhe 60 të tjerë brenda në 2-3 ditë pas nevojës që u shfaqë dhe këtë e dijnë
edhe z.Lef Nosi,Qemal Karaosman, Shefqet Dajin dhe Thanas Floqi dhe e
dëshmojnë. Marigoja vdiq e mjera,po e vërteta
duhet të dëshmohet prej të gjallvet .
4.Kartolina
e arkitektit P.Stefa me flamurin origjinal të Spiridon Ilos
Arkitekti
Piro Stefa nga qyteti i Vlorës solli
këtë vit një ekspozitë të veçantë nga natyra
dhe përmbajtja. Vlora e vjetër. Kishte emblema,fotografi të vjetra të kohës
kartolina historike. Një prej tyre përbënë edhe zbulimin. Flamuri i ngritur nga
Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912 në qytetin e Vlorës .Një kartolinë e botuar nga Spirirdon Ilo në vitin
1920, kur ai largohej sërish në emigrim në Boston.Këtë kartolinë e gjen në
Milano arkitekti Pirro Stefa. Kartolina e Spiridon Ilos, një nga katër grupet e
kartolinave me temë patriotike që ai editoi në vitet 1920-1930-të nga Bostoni,
vjen në një dokument origjinal dhe mjaft
i rëndësishëm, shpreh faktin për
flamurin e ngritur në 28 Nëntor të vitit 1912. Kjo dëshmohetnë pjesën e pasme
të kartolinës, ku përcaktohen të drejtat e autorit, botuesit të saj, Spiridon
T. Ilo. Një element është vula e vendosur në këndin e kartolinës, në faqen ku
shfaqet flamuri kuq e zi.Ky është flamuri origjinal i 28 nëntorit .Ky flamur që
është edituar kartolinë nga vet autori
S.T.I.Kjo kartolinë është edituar në vitin 1920 nga Spirirdon Ilo u gjend në qytetin verior të
Milanos.
5. Gazeta
“Liri e Shqipërisë” e Sofjes
Një
gazetë në gjuhën shqipe dilte në Sofje
të Bullgarisë. Kjo gazetë shihte dritën e diellit një herë në muaj siç e kumton
vet në ballinë të saj. Emërtohej :”Liri e Shqipërisë “ka dalë në 6 janar të
vitit 1913 pra një muaj nga koha e shpalljes së pavarësisë. Drejtor i saj ishte
Kristo Luarasi.Të dhënat për këtë rilindës janë se ishte veprimtari i shquar i
Rilindjes, njëri nga themeluesit e shtypshkronjës "Mbrothësia", u
angazhua në luftë kundër pushtuesit turk me çetat e Bajo ,Çerçiz Topullit,
ishte pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme të 1909-1912, si dhe dha një
ndihmesë të madhe për përgatitjen dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës.
Vdiq më 8 korrik 1934. Kristo Luarasi, duke pasur bashkëpunëtore dhe një radhe
anëtaresh te shoqërisë “Dëshira” filloi te botonte në Sofje gazetën “Liria e
Shqipërisë” në programin e se cilës midis te tjerave thuhej : "Do te
veprojmë me mish e me shpirt duke përhapur diturinë dhe ndjenjat kombëtare mbi
kombin tone te dashur që te shpëtoje nga padija dhe nga errësira". Kjo
gazetë,sipas të dhënave, filloi te botohej rregullisht në mars te vitit 1911
gjer në 1916 dhe jo rregullisht në vitet 1916-1917. Kolonat e saj përmbanin
artikuj te përgatitur nga demokratet shqiptare te mërguar në vise te ndryshme
te Evropës dhe te Amerikës, nga arbëreshe te Italisë e te tjerë. Midis këtyre
që shkruanin në ketë gazete përmendim Asdrenin, Luigj Gurakuqin, Jani Vruhon,
Adem Zhgaben, Zisi Zikon, Hil Mosin, Aleksandër Xhuvanin, Agostin Ribekon etj.
Në numrin
e 6 janarit 1913 faqen e parë e zë një fotografi ku shkruhet:”Të
proklamuaret e vetëqeverimit të Shqipërisë më 15/28 Vjest e 3-të 1912 në
Vlorë.Kjo pamje na shpalos flamurin që
është ngritur në Vlorë . Shquhet flamuri
me thekë dhe shkabë,pra ai që
pruri Spiridon Ilo nga Bukureshti.
6.
Spiridon Ilo
Spiridon T. Ilo, 1876-1950.Spiridon T. Ilo lindi në Korçë I biri i Anastas (Tasi) Ilo dhe Aleksandra Ilo thuhet në wikipedia.Së bashku me të motrën Vanthulla T. Ilo (Shomo) dhe të vëllait Tashko T. Ilo në moshë fare të re emigruan në Bukuresht, Rumani. Në Rumani, ai u lidh me organizatat patriotike shqiptare në mërgim. Në datën 5 nëntor 1912, Spiridon T. Ilo do të marrë pjesë mbledhjen e mbajtur në Hotel Kontinental të Bukureshtit, dhe të drejtuar nga Ismail Qemali. Në këtë mbledhje u vendos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Sipas informacionit të djalit të tij, Spiridon T. Ilo mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën dhe e solli atë në Vlorë. Me datë 27 nëntor 1912, ai qëndroi në shtëpinë e tezes së tij Marigo Posio. Marigo Posio i qepi këtij flamuri një radhë thekësh dhe bëri disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë në 28 nëntor 1912. Spiridon T. Ilo mori pjesë në mbledhjen për shpalljen e pavarësisë si përfaqësues i Korçës, që në atë periudhë ishte nën pushtimin grek.Në vitin 1913 u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Rumani. Në vitin 1916 emigroi në Neë York, SHBA ku hapi një kafene të vogël. Spiridon T. Ilo themeloi shoqërinë e parë diskografike Albanian Phonograph Records në SHBA në vitin 1923. Nën drejtimin e tij, Albanian Phonograph Records luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare në vitet 1920-1940. Spiridon T. Ilo krey regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, të Albanian Phonograph Records, himni u këndua nga Spiridon T. Ilo dhe tenori arbëresh Giuseppe Mauro.Mbas disa vjetësh u rikthye në Rumani dhe në vitin 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Mbas këtij viti, ai punoi si taksambledhës. Vdiq në Korçë në vitin 1950.Autor i tekstit dhe muzikës së këngëve patriotike "Të gjithë ne o djema", "Eja mblidhuni këtu, këtu" etj.