E premte, 27.12.2024, 03:28 PM (GMT)

Kulturë

Vladimir Muça: Dielli që s'perëndoi kurrë

E marte, 04.12.2012, 06:17 PM


Vladimir Muça

DIELLI QE S'PERENDOI KURRE NE RIVIERE

(fragment poetik)

1)  Atë natë në Bunec
Dielli s deshi të perëndonte;
Nimfat vallen po hidhnin ne breg.
Dallgët lodronin brigjeve
Mbi lule limoni bilbilat fluturonin.
Hëna 24 oreshe valëve nusëron
në muzgjet jonike jeshiluar,
Kujtesa vishet me blerim,
Flak tutje pezmin e paharruar.
x
Në këto anë erdhi ora
Që perëndimet si ciklikë te harrohen.
Muzgjet të zhyten
ne zhgunin e guackave
thellë,
Të mbartin mbi kurrizë
arkë-mortin e mosqënies
të bijve e bijave bregdetas.
…………..
3)  Dielli këtu cirkuitin sfidoi,
Mes portokallëve lindi,
E po këtu perëndoi.
x
Në qiejt e shpirtit Bregdetas,
Në shkretëtirat e braktisjes,
vetmia vend më ska.
Lulja besimit po çel shend,
Shpresat e kurorave ullinjore
hedhin vallen në ekzistencë dashurore.
e vegimi për jetën bluhet e meket
me puhine e miellit
në trokashkën e kujtesës;
Në sytë e bregasve mbeten diejt
që s deshën kurrë të perëndonin.
Mirësinë shërbyen me ëmbëlsi,
Hyu i  dashurisë s fidoi muzgun
me  shkëlqime perlash nga thellësitë.
…………………..
Klepsidra e mallit shkatërroi kohën,
Ndjesia e tokës nga dita në ditë,
Nga ora në orë,
më shum se gjelbërimi
në viset e humbura shtohet.
x
Me menunë e mirëseardhjes
pi gllënka të kohës së humbur;
Me shijen e muzgut ngjyrë violë,
nga projektori vijnë drejt meje
e ardhmja e bregdetit
me vizione gadiolë.
…………………….
Era joniane disi e kripur
me drithma kandilesh në shpirtin pus,
Mbrëmja e bruztë shalon malet,
e ndalet në fronin e vjetër Zeus.
x
Ah! Trupi im në tjetër materie,
Baltë bregdeti gjer në asht;
Një gisht kjo erë ma merr me vete
Dhembja e tretur horizontet mvesh.
x
Mirësia Lukovase m a çliroi zemrën,
Qilimin shtroi nën hijen e një dardhe;
Thërrime bëhet për çdo zog,
shtergët cërlonj ,mihetaret shak-shake.
x
Shpirti pagan m urtohet në këto troje
Ku eshtrat e Kosinës me to më ngjajnë
Se thirrjet stërgjyshore nën këmbë i ndjejmë
nga Preveza,në Pollog,në lehonën Zarë.
x
Shpirti profetit çdo gjë më mëkon
Nga kohët e sotme në Akrokeraunë
Kuqlimi bruztë ndehet kodrinave
e shpirti të ngrysej s don kurrsesi,
Ndonëse tymi i drurit ullirit daravitej
Si dyllë i përshpirtjes në kisha.
……………………
Më ëmbël këtë vit mikloi jeta,
Nga malli rigoi besimi.
Mbi frutin e pemëve me rrënjë gjaku,
Burimëve të limfës nën shkëmb
e pistolikja fjalë gjakimin vertikal rriti.
Nga strehët e pëllumbave,
në buzë-detë
Shkëmbi shpalo qëndresën,
në ledhatime dallgësh
në mëngjezin e ri;
Kur flatrat e shpresës
mbi lule limoni
ëmbël mekohen në amësi
………………….
Cdo gjë natyrore më sheh e shoh
Brengë e plakjes njeriut i lyp jetë;
“Vajzë e valeve“,këmbëkryq ulet
si një thirmë,thagmë e vërtetë.
Breg e detë shikojnë vetë vedin
Jo! Jo!
Kjo tokë s pranon vetmi,
Brezaret qerthullojnë në trup e mëndje,
me jermin në këmbë,
në mendje,në sy.

5- Në kthim valixhet janë të lehta,
Gjithçka e lashë atje.
Nër sy më lindi e nesërmja
kuqalashe,diku dhe e bruztë.
Shtrati dëshirave mbeti n bregdet,
Një fole që fton të zjarrtin muzg.
x
Kah mora rrugën,
mëndja e këmbët kërkund s më prijnë
Loti im dallgën lan,
Brinjazi më ndjekin gishtrijt e erës,
Lule limoni lotojn sytë .

Trupi i perëndive pagane
pushtetin zgjoi,
Shiritat e gjykimit
rrodhën honeve të mëndjes,
gjallnimin merrnin prej tyre,
me dashurinë për vetveten

E të duash vetveten në floknaja shpirti
privilegj shkencëtari është
në bahçen e rikrijimit.
x
Vetmia në këto anë
s është më tabu
Në fron të Zeusit
në majë të Vetëtimës;
Se dhe Virgjili kur u shemb nga dallgët,
rrugën e gjeti nga ky burim i dritës.

Lukove 2-3/06/2012



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora