| E shtune, 01.12.2012, 04:46 PM |
Janaq Pani
E...H, KJO TORTË!?
Eh, me një tortë se ç'jam gajasë
Që përgatiti për festë Luli.
Më ngjan, ky çuni i mamasë
Nga mbas të gjithëve u a nguli.
Në çast u bënë "Gazi i Botës"
E kush i pa e nuk u qesh,
Dhe Bërës, dhe Ngrënës të tortës
Të gjithë kanë vajtë për lesh.
Krejt Bota mbarë e mori vesh
U gdhi Tirana e uritur
Dhe mblodhi me legenë në shesh
Ca demokratë të babëzitur.
Të gjithë Ministra e Deputetë
E ndajtën Tortën Shqipëri
Dhe shuirrën e hedhin përpjetë
Ndonse na bënë lesh e li.
100 Vjetorin na e përdhosën
Së mbrapshti ecën ky fati ynë,
Gjer krenarinë na e plagosën
E jemi gur në rrokullimë.
Kudo që jemi ne gjak shqiptari
Jo, duarkryq nuk mund të rrimë,
T'i vemë punët për së mbari
Ta lartësojmë Shqipërinë.