| E enjte, 29.11.2012, 06:32 PM |
Në
kuadrin e veprimtarive me Diasporën
Universiteti Popullor Shqiptar, në bashkëpunim me “Cité seniors”të qytetit të
Gjenevës, organizojnë më 5 dhjetor 2012 një shfaqje filmi mbi të moshuarit
migrantë në Zvicër titulluar: „Në fakt ne donim të ktheheshim“.
Por ata
janë ende këtu, në mëdyshje të përzgjedhjes.
Jemi të gjithë të prekur, për së afërmi a për së largti , nga kjo
problematike e pleqërisë në mërgim, dhe është mirë të mund ta zhvillojmë e zgjerojmë debatin. Sponsor
medial i këtij manifestimi do të jetë RTK. Nëse arrini edhe ju nga ana juaj të
bëni pak reklamë në shtyp para të mërkurës, me qëllim që njerëzit të informohen
dhe të vijnë.
Veprimtaria
do të zhvillohet të mërkurën më 5 dhjetor 2012, ora 18.30 tek “Cité Seniors”,
rue de Lausanne N0 62, 1202, Gjenevë.
Shfaqja e
filmit do të ndiqet nga një debat mbi këtë temë. Tre çifte përballen me pyetjen
më të rëndësishme të jetës së tyre: të qëndrojnë apo të kthehen. Në debat do të
marrin pjesë: Prof. Claudio Bolzman, specialist i migracionit, HES; Zoti Stephane
Bichmeier, përfaqësues i Cité Seniors; avokat Jeton Kryeziu, avokat në Lozanë.
Debati do të drejtohet nga kordinatorja e Universitetit Popullor Shqiptar
(UPSH), Albana Krasniqi.