Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (8)
E diele, 25.11.2012, 01:53 PM
KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE (8)
KANUNI GJATË PUSHTIMIT TURK
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
- Kanuni i Lek Dukagjinit, ka nje uniformitet mahnites dhe pse i treguar nga pleq te krahinave te ndryshme, çka sugjeron se varianti burimor eshte nje i vetem dhe i shkruar ne gjuhen shqipe-.
Ne
fund te shekullit XIV e ne fillimet e shekullit XV, territoret arberore u
pushtuan nga Perandoria Otomane. Principata e Dukagjinit kaloj situata shume te
veshtira. Ne vitin 1393, princat e Dukagjinit u detyruan t’i kalonin Lezhen
venedikasve (per te mos i a dorezuar turqeve), kesisoj humben kryeqendren e
pjeses perendimore te Principates, ndersa ne fillimet e shekullit XV, Ulpiana
(kryeqendra e dyte), u pushtua dhe u rrafshua deri ne themelet nga turqit. Kete
fat tragjik paten dhe shume qytete e fshatra te tjere, te banuar nga arberit.
Ne
keto vite te veshtira, arberit ishin populli europian, qe ka pesuar e ka
vuajtrur me shume nga reprazaljet, masakrat dhe nga persekutimet, qe kane
ushtruar pushtuesit turq.
Pasi
i pushtoji trojet tona, Perandoria Otomane zbatoj nje ndarje te re
administrative, duke i bashkuar dhe organizuar principatat ne shtate Vilajete,
ndermjet tyre, me i madhi ishte Vilajeti i Dukagjinit, qe perfshinte Malin e
Zi, Shkodren, Lezhen, Puken, Mirditen, Kukesin, Tropojen dhe Kosoven.
Ne
vazhdim, administrata turke kreu rgjistrimin e popullates (1431 – 1432) dhe
krijoj sistemin e kadastres per regjistrimin e pronave, mbi bazen e te cilave
vendosi taksa te renda, qe e thelluan mjerimin e popullates.
Megjithe
shtypjen e
Ne
2 mars 1444, ne Katedralen e Shen Kollit ne Lezhe, u mblodh Kuvendi i Lidhjes
te Princave te Arberit.
Besëlidhja
e Lezhës u krijua si aleancë politike dhe ushtarake me qellim bashkimiin e
principatave ne lufte kunder turqeve dhe per rimëkëmbjen e Mbretërisë së
Arberit. Ne Kuvendin e Lezhes moren pjese shume princa, nder te cilet Gjergj
Kastrioti, Gjergj Arianitin, Andrea Topia, Pal dhe Nikolla Dukagjini, Teodor Muzaka, Gjergj Stres Balsha, Pjetër
Spani, Lekë Zaharia, Zaharia Gropa, Lekë Dushmani, Stefan Gjurashi
(Cërnojeviçi) etj, etj.
Ne kete tubim, u institucionalizua Kuvendi, si
forumi politik më i lartë vendimarrës i Beselidhjes Arberore.
Me Kuvendin e Lezhes u realizua bashkimi dhe
unifikimi i Arberit.
Kuvendi
mori disa vendime, nder te cilet me kryesoret jane: Krijimi i Beslidhjes
Arbërore, me në krye Skënderbeun, i kudonjohur si Zot i Arberit (Albania);
formimi i ushtrise të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu, si kapidan i
përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet
e luftës.
Beselidhja e Lezhës
ishte një aleancë politiko-ushtarake, e cila bazohej në vendimet demokratike te
Kuvendit, duke respektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas
marrëveshjes, armiqësitë per zotërimin me force te tokave te tjereve do të
ndaleshin e ne rast te kundert, shkeljet e ketij vendimi do të i paraqiteshin
Kuvendit, i cili pasi do te gjykonte ngjarjen
dhe duke u bazuar ne ligjet e ne vendimet e shumicës, do te jipte
zgjidhjet.
Ne kete tubim u lidh
besa ndermjet fisnikeve, per krijimin e unitetit mbarearberore.
Lidhja e Arberit
shënon një sukses ne bashkimin politik të tokave shqiptare në një shtet të
përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën
shqiptare.
Krijimi
i beselidhjes politiko-ushtarake te Arberit, sigurisht u kompletua me kuadrin
ligjor, i domozdoshme per te ruajtur qendrushmerine e aleancave ndermjet
princave dhe ne qverisjen e vendit. Si dihet, çdo lloj aleance, bazohet ne
rregulla e ne ligje, kesisoj ka funksionuar ne lashtesi, ne mesjete e vazhdon
dhe ne ditet e sotme. Si baze per lgjislacionin e Beselidhjes se Arberit
sherbyen ligjet e Mbreterise te Arberit, si dhe ligjet e reja, qe u hartuan ne
baze te ligjeve te vjetra lokale. Ne hartimin e ketij legjislacioni u impenjua
Leka III Dukagjini, i cili ishte nder fisniket e shkolluar dhe nder me aktivët,
duke u shquar si legjislatori i kodit te ri, qe me pas u njoh si Kanuni i Lek
Dukagjinit.
Mendimi
se kodifikimi i Kanunit u realizua ne vitin 1444, sugjerohet dhe nga shume
autore te huaj, si Shuflaj, Novak, Jireçek, si dhe nga Noel Malcolm ne librin
“Storia del Kosovo”, 1999, Milano Bompiani.
Ne
keto rrethana te reja historike, per te mireadministruar e per te mbrojtur
territoret e Arberit nga turqit, shtrohej si detyre bashkimi i forcave, krijimi
i nje uniteti politiko-ushtarak, i mbeshtetura ne nisma legjislative, qe do te
kontribuonin ne forcimin e pushtetit qendrore dhe te pushtetit lokal, ku
banonte popullata malesore, qe perbente shumicen dhe, qe gezonte autonomi
adminsitrative.
Institucionalizimi
i sistemit politiko-ushtarako-juridik te Arberit, ishte mase e rendesishme per
te garantuar pavaresine, autonomine dhe te drejten e veteqeverisjes te
popullates ne principatat arberore.
Princi
mentor Leka III Dukagjini, i mblodhi ligjet, rregullat dhe normat etiko-morale
ekzistuese te shoqerise malesore, por natyrisht edhe ligjet e mbreterise se
Arberit, ligjet e Kodit te Justinianit, kesisoj i seleksonoj, i kodifikoj, i
kategorizoj dhe i sistemoj ne 12 libra, kod i cili, qe nga kjo kohe u njoh si
Kanuni i Lek Dukagjinit. Impenjimi i Lek Dukagjinit ne hartimin e Kanunit, nuk
ishte i rastit, dihet se Ai kishte studiuar ne Venecia,
Shume
autore mendojne se Kanuni i Maleve nuk mund te jete shkruar ex-novo (veper e
parë) nga nje person i vetem e ne kete plan mendoj se kane te drejte, çka
sugjeron se Princi Leka Dukagjini ka shfrytezuar ligjet lokale, statutet
qytetare, ligjet e mbreterise se Arberit dhe kodin e Justinianit, i cili per
shume shekuj ka qene veprues ne
territoret e banuar nga arberit. Mund te themi, se te gjitha aktet ligjore
preçedente, kane sherbyer si materiale baze, jane ndryshuar, jane permiresuar
dhe risistemuar e kodifikuar nga Leka III Dukagjini, i cili me te drejte
konsiderohet legjislatori i kodit arberor, i unifikuar ne Kanun, i transmetuar
besnikerisht brez pas brezi, deri ne ditet, kur e mblodhi dhe e kodifikoj,
legjislatori i fundit At Shtjefen Gjeçovi.
Ne
keto rrethana lind pyetja: a ka qene i shkruar Kanuni i Leka Dukagjinit?
Une
personalisht mendoj se Kanuni i Leka Dukagjinit ka qene i shkruar ne gjuhen
shqipe te kohes, ose ne gjuhen latine, çka sugjerohet me ekzistencen e
dokumentave te tjera te shkruara ne shqip dhe ne latinisht ne kete periudhe
historike. Deshmite se gjuha shqipe shkruhej me alfabet latin dhe se perdorej
ne dokumentat e administrates te asaj kohe dhe ne dokumentat kishtare jane:
“Formula e pagezimit” (1462); nje udhezuesi i katekizmes (ne fillim te
shekullit XV), i shkruar ne gjuhen shqipe ne nje faqe te plote (origjinali
ndodhet ne Arkivin e Vatikanit) dhe me pas “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), nje
liber teper voluminoz, per t’u konsideruar si vepra e pare e shkruar ne gjuhen
shqipe. Mundesia e ekzistences te Kanunit te shkruar, sugjerohet dhe nga fakti se
ne kete periudhe ekzistonin te shkruar ne gjuhen latine dhe statutet qytetare,
si statutet e Shkodres, te Durresit, te Drishtit, te Tivarit etj. Ketyre
fakteve i u shtoj dhe nje te dhene tjeter interesante, nje dokument i botuar ne
“Supplementi al Saggio bibliografico della Dalmazia
e del Montenegro”, te mbledhura nga At Valentinelli Giuseppe (At Zef Valentini),
ku flitet per nje veper, me autor anonim, e shkruar ne gjuhen ilire:
“Cronaca scritta da anonimo in illirico e
voltata in latino da Diocleale Prete d' Antivari e il Marco Mando Spalmino, con
notevoli differenze. I due editori pubblicarono Y una e P in altra
versione. Quella del Mando, latta nel 1510 sopra un esemplare trovato in Craina
da Domenico Papale, è preferita dal Lucio a quella del Dioeleale …." (De
Regn. Daini, et Croat. lib U.c. 14). (Bel op. cit. Tom. IlI, p. XXXI)".
“Kronika eshte e shkruajt ne
gjuhen ilirike nga nje anonim dhe eshte perkthyer ne gjuhen latine nga
Diokleale, prift ne Antivar (Tivar) dhe nga Marko Mando Spalmino. Te dy
perkthimet kane diferenca te dukesh-me. Dy botuesit shtypin Y njeri dhe P ne
versionin tjeter. Perkthimi i Mando eshte i vitit 1510 dhe i vetmi ekzemplar i
mbetur, qe u gjend ne Kraina nga Domeniko Papale dhe Luçio e preferon me shume
se perkthimin e Diokleale”.
Ne shekullin XV, gjuha shqipe (iliro-albaneze,
arberore, arbereshe) flitej ne te gjitha territoret e banuar nga arberit, çka
deshmohet nga e folmja ne shqipen e vjeter, e ruajtur mrekullisht nga
arbereshet prej mbi 550 vite dhe qe nuk ka shume ndryshime nga e folmja e
sotme, ne se analizojme ndryshimet, qe shprehin gjuhet aktuale italiane,
angleze, spanjolle dhe frenge, te krahasuara me varjantet e vjetra te folura e
te shkruara ne mesjete.
Kanuni i Leka Dukagjinit permban 1263 ligje, por
duke marre ne konsiderate nenligjet arrijne deri 1600 njesi, pra perfaqesojne
nje vellim teper te madh dhe tmerresisht te veshtire te strukturohen me
preçizion me memorje. Ne se Kanuni
do te ishte shkruar ne nje gjuhe te huaj (greqisht, italishte e vjeter,
serbisht, ose turqisht), sigurisht perkthimet ne shqip dhe nga autore te
ndryshem e ne zona te ndryshme te Arberise, do te kishin shume diferenca, madje
dhe thelbesore, ndersa Kanuni i Lek Dukagjinit, ka nje uniformitet mahnites dhe
pse i treguar nga pleq te krahinave te ndryshme, çka sugjeron se varianti
burimor eshte nje i vetem dhe i shkruar ne gjuhen shqipe.
Ne shekujt XIV - XV, ne territoret e Arberit
lulëzonin shume qytete, si: Shkodra, Lezha, Drishti, Shurdhahu, Danja, Pulti,
Shasi, Ulqini, Tivari, Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Elbasani, Shkupi,
Manastiri, Berati, Janina, Vlora etj, te cilet kishin zhvillime
ekonomiko-shoqerore dhe kulturore të krahasueshme me qytetet italiane. Pas
pushtimit osman, shumë nga këto qytete u rrenuan, u varfëruan, disa prej tyre u
shndërruan në fshatra e nuk e kanë marrë ende veten, si: Drishti, Pulti,
Shurdhahu, Shasi etj.
Krahas statuteve qytetare te Shkodres, Durresit,
Tivarit, eshte dhe statuti i Drishtit i vitit 1464, i rishkruar ne latinisht ne
1468, i cili eshte me mire i ruajtur dhe me rendesi historike per te dhenat qe
na dhuron. Statuti i qytetit te Drishtit
perfaqeson nje dokument unikal ne bote, pasi ka perzjerje te materjeve, ku
krahas te drejtes publike, permban dhe te drejten kishtare.
Ky funksion i dyfishte u diktua nga rrethanat e
qytetit te Drishtit, qe ne kete kohe administrohej nga familja e Engjelloreve,
pikerisht nga Imzot Pal Engjelli, qe ishte peshkop i Drishtit, si dhe mbante
titullin e Kontit. Familja e Engjelloreve kishte potencial ekonomik e njerëzor
te fituar me merita vetjake. Pjetri dhe Andrea ishin kapidana luftetarë në
radhët e ushtrise te Lidhjes; Pali ishte këshilltari më i afte dhe besniku më i
zellshmi i Skënderbeut. Hartimi i
Statutit te Drishtit, si shkruhet ne parathenie, u krye nga nje grup
prifterinjsh drishtan (arberorë) dhe u aprovua ne Kuvend ne prani te murgut
Nikolla Lalmi, te Kontit Gjergj Topia, te Rektorit te Shen Demetrio de Plumis
dhe te shume qytetareve arberor te Drishtit.
Duke lexuar Statutin dhe Urdhëresat e Drishtit,
befasohemi tek shohim traditën e pasur e të vjetër të dokeve e zakoneve
kanunore të parëve tanë. Ne kapituj te ndryshem e ne shume paragrafe hartuesit
e statutit permendin ekzistencen e “zakoneve te vjetra”, madje
theksojne:
“Të parët tanë na kanë lanë
disa kushtetuta, por që rezultojnë ose të paqarta, ose të pamjaftueshme”;
ose me tej theksohet:“kanë ekzistuar edhe
statute e urdhëresa te tjera, por që nuk njihen, pra: ose janë zhdukur, ose
ruhen ende si të panjohura nder arkiva”.
Edhe Kostandin Jireçek në librin “Shkodra dhe
krahina e saj në mesjetë” shkruan per ekzistencen e“ligjeve lokale”,
të cilat dhe Republika e Venedikut i njihte dhe vërtetonte ekzistencen e këtyre
“antiqua Statutua” - te statuteve te lashta.
Ne Statutin e Drishtit preçizohet:
“Këto zakone të vjetra njihen,
respektohen, ruhen, mblidhen për t’u hedhë ndër themelet e statuteve të reja,
sepse per jetën kishtare e shoqërore duhen rregulla e dësiplinë, prandaj
shpallen statute e urdhëresa, të cilat duhen të jenë të arsyeshme, të drejta e
të nderëshme”.
Me tej ne statut tregohet se:“U ngarkuan disa
prej njerëzve tanë të mblidhnin me shkrim, sipas udhëzimit që u dhamë
urdhëresat e statutet, që i konsideruam si të domozdoshme”.
Statuti fillon me nje norme zakonore, qe e gjejme
ne te gjitha statutet qytetare dhe ne te gjitha kanunet: “... te rinje duhet
te resspektojne te vjetrit dhe e kunderta, te vjetrit duhet te respektojne te
rinjt” (Kapitulli i I).
Ne faqen 2, shkruhet se statuti i Drishtit asht
bazuar ne traditat dhe eshte i trasheguar nga "maioribus nostris
quasdam constitutiones traditas," [nga traditat tona te
medha kushtetutore] dhe perfaqeson nje vazhdimesi te ketyre
akteve publike te shoqerise arberore.
Pra, autoret e ketij dokumenti, deklarojne se
Statuti i Drishtit eshte hartuar duke u bazuar ne ligjet e vjetra, ne
kushtetutat (kanunet) e tradites arberore, pra ne ligjet, qe kane ekzistuar e
kane funksionuar dhe me parë, kesisoj pjeset me te mira te tyre u moren e u
integruan ne kete statut.
Ne pjese te veçanta te statutit, autoret jane
shprehur qartesisht, se ai eshte hartuar duke u mbeshtetur ne:
"secondum antiquissimam
consutuetudinem imminantes" (Kap. XXXIX) (sipas zakoneve te lashta te
ruajtura) “secundum antiquissima et observata consuetudine"
(Kap. XLIV) (sipas zakoneve te lashta e te rishikuara); "secundum
morem et consuetudinem antiquorum" (Kap. XLVI) (sipas zakoneve dhe
te drejtave te lashta).
Nga keto te dhena ne kete dokument te shekullit XV,
askush nuk mund te dyshoje, se ne Arberi nuk kane ekzistuar ligje, madje dhe
ligje te lashta, qe u moren dhe u integruan ne Statutin e Drishtit.
Ne kapitullin XXXV te Statutit te Drishtit
preçizohet se “agisce secondo la giustizia e l'onestà”, pra
Statuti vepron sipas drejtesise dhe ndergjegjies, qe ne fakt jane dy
elemente fondamentale te Kanunit te Lek Dukagjinit. Keto ngjashmeri natyrisht
nuk jane te rastit, perkundrazi sugjerojne se kultura e te drejtes ishte e
njesuar per te gjitha sistemet ligjore, pra dhe per Statutet qytetare dhe per
Kanunet, qe ishin veprues ne popullaten fshatare. Nga keto te dhena qe permban
Statuti i Drishtit rezulton se Imzot Pal Engjelli dhe kanonikët e Statutit,
ishin gjurmues, mbledhës e studiues të dokeve, të zakoneve dhe te normave
juridike të vjetra te popullit tonë, ashtu si ishte dhe Leka Dukagjini per
Kanunin.
Gjithashtu ne parathenien e statutit deshmohet se,
ligjet e reja hartoheshin duke u mbështetur në traditen kanunore, por dhe ne
eksperiencen e vendeve te tjera, per çka ne statut shkruhet: “sot ne i
perkthejmë ato dhe krijojmë ligje të reja”.
Në ato kohë të veshtira, hartuesit e Statutit i
predikonin popullit nderimin dhe respektimin e ligjit: “Nuk ka asgjë më të
lartë për të vdekshmit në këtë epokë, sesa ligji i mbretit” (faqe 142 ne
Statutin e Drishtit).
Ne kapituj te ndryshem te Statutit te Drishtit,
jane sanksionuar dhe rregullat e administrates publike (Kapitulli XX), aspektet e kodit penal e te kodit civil
(Kapitulli XXIII).
Nje e dhene e rendesishme prezantohet ne kapitullin
XLI te statutit, i cili permbane rregullat per te mbeshtetur studimet dhe per
te perkrahur studentet, çka deshmon se ne Qytetin e Drishtit ekzistonin
shkollat si ato publike dhe fetare. Keto shkolla kane funksionuar prej kohesh
dhe ne qytetet e Shkodres, Durresit, Beratit, Vlores, Ulpianes, Prizrenit, Shkupit, Janines etj.
M.
Shuflai dhe Novak, ne studimet e kryer ne lidhje me mesjeten arberore kane
konstatuar se: “Në vitn 1442 në Drisht funksiononin…tres scuole maiores
videlicet S. Crucis, S.Giorgio, S. Maria, sint exempt ab onere decimarun prout
fuerunt” faqe 55 (ne Drisht funksiononin tre shkolla majores te
kushtuara Kryqit te Shenjte, Shen Gjergjit dhe e Shen Marisë, ku nxenesit ishin
perjashtuar nga pagesat …).
Ne
fund te shekullit XIV dhe ne fillimet e shekullit XV, vertetohet ekzistenca e
shkollave në Drisht, Stanjo, Pult etj. Shkolla e Stanjos e 1388, me mësues
Teodorin, djalin e Nikollës nga Drishti, ishte shkollë “ortografica-drejteshkrimi”,
ku mësohej lexim e shkrim, pra ishte shkollë fillore, ndersa ne shkollat e
Pultit (1367) dhe ne ate te Drishtit (1442), mësohej gramatika (docere
scientiam gramatike) dhe perktheheshin autorë si Donati e Katoni (docere
Donatum et Catonem ut sciat interpretari), prandaj duhen quajtur shkolla te
mesme.
Faktet, qe na ofron statuti i Drishtit, sugjerojne
qarte se nuk duhet te jemi skeptike e nihilista e te arrijme deri ne ate pike
kritike, sa te mohojme ekzistencen e gjuhes shqipe te shkruar, pasi kesisoj
mohojme nje nder vlerat e medha historiko-kulturore arberore-shqiptare.
Nuk duhet te harrojme se reprzaljet e pushtuesve
turq, çuan ne shkaterrimin e gjitheçka te kultures arberore, kesisoj ata dogjen
kishat, librat dhe dokumentat.
Per ekzistencen e librave dhe te dokumentave
publike dhe kishtare te asaj kohe jane deshmite e Pal Skuraj (Skurapeqi), i
cili me 1356 arriti te shpetonte nje pjese te librave te bibliotekes,
nder ato dhe Codex Purpurus Beratinus (i shkruar ne shekullin VI), qe te mos i
digjnin barbaret sllavë te Car Uroshit, kur pushtuan Beratin. Me rendesi jane
dhe keshillat e Imzot Pal Engjelli me 1442, i cili udhezonte: “te merren
shenime (te shkrruhen ndr.) per çdo gje qe behet ne kapitull, ne zgjedhjet, ne
emerimet, ne pezullimet e ne çkisherimet”.
Ne kete periudhe, ne Shkoder, Drisht, Danje, Tivar,
Prizren, Berat etj u krijuan arkiva te tipit perendimor, por per fatin tone te
keq, ato u dogjen masivisht, se pari nga barbaret sllavë e me pas nga barbaret
turq.
Nuk duhet te harrojme se dhe gjate diktatures
komuniste, sidomos ne vitet e erreta te politikes seeger ateiste, u dogjen regjistrat e shume kishave, sidomos
te Pultit, qe permbanin shkrime klerikale, regjistrimin e lindjeve e te
vdekjeve, por dhe shume dokumenta te tjera me vlera, qe mizorisht u asgjessuan
nga diktatura komuniste.
Deri me sot, ato pak dokumenta te shkruara ne
gjuhen e bukur shqipe jane gjendur jasht Shqiperise, ne bibliotekat dhe arkivat
e Milanos, Venecias, Vatikanit, Raguzes, Stambollit etj, madje nuk duhet te
çuditemi, se ndonje dite, do te gjendet dhe ndonje kopje e vjeter e Kanunit te
Maleve.
Gjate mesjetes, ne te gjitha vendet e tjera
europiane, kisha ushtronte pushtet te fuqishem, ndersa ne trojet arberore
ndodhte e kunderta, çka shprehet qarte ne statutet qytetare (perjashto ate te
Drishtit) dhe ne te gjitha kanunet shqiptare, te cilet kane karakter laik, pra
ligjet kanunore ishin mbizoteruese e vepronin te pavarura nga kisha. Te gjitha
kanunet, kane nje kapitull e pare ku sanksionohen detyrat dhe te drejtat e
kishes, ku ne kapitullin ne § 4 thekohet se: 1. “Kisha
shpatë e konop s’ka”; 4. “Nderen e Kishës e lypë Famullia.”
Aspekti laik i Kanunit evidencohet qartesisht ne te
gjitha studimet e autoreve te huaj dhe shqipetare.
Sipas E. Durham, Whitaker, Villari, Resta etj, etj,
karakteri laik i Kanunit, e nxiti Papen Pali i II, te shpalli ne 1464 nje ferendae
sententiae, qe kercenonte çkisherimin e Leka III Dukagjinit, te cilin e
akuzonte se “eshte pak i inspiruar nga feja kristiane”. Kjo rrethane
mund te jete e mundeshme dhe e pranueshme, duke marre ne konsiderate laiçizmin
e Kanunit, por autore te tjere te huaj dhe shqiptare, mendojne se nuk eshte e
qarte ne se kjo akuze i referohet Lekes si autore i Kanunit, apo kushtezohet
nga konfliktet e Lekes me Gjergj Kastriotin, me Venedikun dhe me vete Papen.
Per te hedhur drite mbi kete aspekt te jetes te Leka Dukagjinit, do te ishte me
shume interes, qe Vatikani te bente publike, permbajtjen e kesaj ferendae
sententiae.
Jam perpjekur shume te njihem me kete dokument, por
fatkeqesisht nuk m’u dha kjo mundesi.
Pavaresisht nga skeptiçizmi, apo dyshimi i ndokujt
se Leka Dukagjinit nuk eshte legjislatori i Kanunit, keto nuk e perjashtojne
autoresine e princet, pasi rendesi te dores se pare kane faktet se kompleksi i
ligjeve te drejtes zakonore, autoriteti i rregullave dhe i normave epike
kavalereske, prania e normave te etikes dhe moralit kanunor, te cilet se bashku
formojne nje Kod ligjor, apo nje Kod Kushtetues, i njohur si Kanuni (me ose pa
emerin e Leka Dukagjinit), jane te lidhura ne menyre te pazgjidheshme me luften
per çlirimin nga pushtuesit turq dhe me mbrojtjen e identitetit tone kombetar.
Ne hyrjen e librit te At Shtjefen Gjeçovi “Kanuni
i Lek Dukagjinit”, At Gjergj Fishta ka spjeguar perse quhet me emerin
Lek Dukagjini: “… nje palë thone se Kanuni njihet me emerin e Lek
Dukagjinit, sepse ishte ai që e mblodhi dhe e kodifikoj”, madje kete
argument e mbeshtet me konkluzionet e albanologut Milan Šufflay, i cili me para
kishte shkruar: “... tradita gojore tregon se keto doke e ligje te vjetra,
te quajtura Kanuni i Lekes, jane te lidhura me Lek Dukagjinin, i cili eshte
legjislatori i tij”.
Faik Konica e quan Kanunin: “permbledhje ligjesh
te vjetëra greko-romane, nga te cilat njeri qe arrijti gjer ne ditet tona,
eshte Kanuni i Leka Dukagjinit, qe permban mendimet juridike te Arberise ne
kohen e mesjetes se mesme, por qe mund t’i kene rrenjet shumë përtèj kohës së
mesme”.
Pavaresisht nga interpetimet e bera deri me sot,
lidhja e Kanunit me emerin e Lek Dukagjinit eshte me se bindese, sepse krahas
rolit te Lekes si mbledhes i ligjeve e normave dhe si legjislator, Kanuni ka
nje pozicion qendror per kohen kur u kodifikua, pikerisht perkon me Lidhjen e
Arberit me 1444, duke u bere udhezuesi dhe simboli historik i luftes per
çlirimin nga pushtuesit turq.
Populli nuk e harroj kurre kontributin e Lekes si
kegjislator, andaj e njohu Kanunin me emerin etij, e keto merita i sanksionoj
duke i dhene emerin e autorit, qe vazhdon te permendet deri ne ditet tona,
madje kur citohet ndonje sentence morale e Kanunit thuhet “keshtu e ka thene
Leka”, ose “keshtu na e ka lane Leka”.
Megjithe mosmarreveshjet dhe konfliktet, qe kishte
pasur me Skenderbeun, Leka Dukagjini u be nje nder bashkeluftetaret dhe miku me
i afert i Gjergjit, aq sa u ngrit si figura e dyte e Beselidhjes se Arberit.
Imzot Dhimiter Frangu, bashkekohes, bashkeluftetare
dhe diplomat i Skenderbeut, ne vitin 1480 botoj librin "Comentario de
le cose de' Turchi, et del Signore Georgio Scanderbeg, principe d' Epyro"
(Komentar i bëmave të Turqve dhe i Zotit Gjergj Skanderbegut, princi i Epirit),
ku nder te tjera shkruan se populli i nderonte e i kendonte kenge si kryetrimit
dhe te pathyeshmit Skenderbe, por dhe princit te pershendritshem Leka
Dukagjini. Kjo deshmi eshte e asaj kohe e perjetuar nga vete auttori dhe jo e
tregeuar nga te tjeret, çka konfirmon autoritetin dhe prestigjin e Lekes, qe
shquhej ndermjet princave te tjere, ashtu si e kane shprehur ne veprate e tyre
dhe Barletti, Biemmi, Sogoni dhe historianë te tjere te kohes mesjetare.
Gjergj Kastrioti vdiq nga malarja ne vitin 1468.
Kjo humbje e madhe e tronditi popullin e arberit.
Ne nje leter, qe Bailo i Durresit i dergon Venedikut per ta njoftuar per
vdekjen e Gjergj Kastrioti – Zoti i Albania, shpreh dhimbjen dhe tronditjen e
thelle, ne te cilen kish rene vendi (in magno tumultu et trepidatione)
pas vdekjes të “burrit të madhërishëm Skënderbeut”.
Princi Leka i III Dukagjini, do te vazhdoje vepren
e te madhit Skenderbe, duke u vene ne krye te ushtrise arberore dhe te
reparteve venedikase, ne kete faze shume te veshtire te resistences antiturke,
qe do ta vazhdoje deri ne vdekjen e tij me 1481. Ne keto rrethana te veshtira,
Leka Dukagjini mori masa te shumta mbrojtjeje kunder tuqeve dhe ne veçanti
kontribuoj ne forcimin e pushtetit lokal te malesoreve, te bashkfshatareve te
tij besnik, te cileve u dha Kanunin, kete institut politiko-juridik, qe u garantonte
autonomine dhe te drejten e vetqeverisjes.
Ne vitet 25 vitet e rezistences heorike kunder
invazoreve turq, me ne krye Gjergj Kastriotin, e drejta zakonore arberore, u be
vepruese gjeresisht ne territoret arberore, duke ruajtur vazhdimesine dhe gjate
pushtimit turk, kur Kanuni mbeti aktiv, i zbatuar ne veçorite e ndarjes se re
administrative ne vilajete e sanxhaqe.
Kur turqit e pushtuan vendin tone dhe kur filluan
te aplikojne sistemine ri te ndarjes adminsitrative (vilajete), u njohen dhe u
perballen me forcen vepruese te ligjeve lokale, çka konfirmohet me letrat e
shumta, me ankesat e shqetesimet, qe guvernatoret turq i dergonin Stambollit.
Sipas historiografise se vjeter dhe moderne turke,
krahas ligjeve Perandorake dhe te Sheriatit, ne popullaten arberore vazhdonin
te ishin ne fuqi, madje mbizoteruese ligjet lokale, te cilat jane pershkruar
nga historianet turq si: "the most barbaric code of customary law on
earth" (kodi i ligjeve zakonore me barbare ne bote).
Historjani turk Sülejman Külçe, ne librin “Osmanli
tarahinde Arnavutluk” (pushtimi turk i Arberise) shkruan: “e drejta
zakonore dhe normat morale e shoqerore te Kanunit te malesoreve albanezë, jane
ato te kodifikuara nga Leka Dukagjini dhe jane ligje dragoniane”.
Nje nga menyrat e rezistences, qe populli yne
shprehu kunder ligjeve te Pernadorise Turke dhe Sheriatit, ishte ruajtja dhe
zbatimi i ligjeve lokale, pra i Kanuneve. Keto jane fakte historike te pranuara
nga vete historianet turq e te vertetuara me dokumenta nga shume historiane te
huaj.
Zbatimi i ligjeve lokale (Kanuni), ka qene me
rendesi fondamentale per ruajtjen e autonomise, veteqeverisjes dhe per ruajtejn
e identitetit e te unitetit kombetare, per mbrojtjen e familjes, per ruajtjen e
gjuhes e te kultures arberore. Populli yne, megjithe reprazaljet, masakrat dhe
persekutimet e vazhdueshem, qe pesoj gjate 500 vjet roberi, kurre nuk i u
nenshtrua Perandorise Otomane.
Freidrich
Nietzshe (Niçe), ne librin “Keshtu foli Zarathustra” ka shkruar;
“… ku ende ekziston nje popull, ai nuk e pranon shtetin, madje e urren dhe e
sheh si nje te keqe dhe si mekatar, qe vepron kunder dokeve, zakoneve dhe te
drejtes”. Ne se Niçe do t’i kishte njohur format e “shtetit lokal” te
Arberise dhe forcen arberore qe i u kundervu pushtuesve otomane, do ta kishte
perdorur kete sentence si perkufizim per popullin tone.
Si deshmohet nga dokumentat e arkivave turke, ne
vitet e roberise Otomane, Kanuni i Lek Dukagjinit ka funksionuar si nje sistem
jurdik paralel me ate otoman dhe me Sheriatin. Kesioj dokumentohet se ne disa
Sanxhaqe, funksiononin zyrat juridike, te quajtura Xhibal, qe perfaqesonin nje
sistem juridik paralel me ate shteteror, qe sherbente per te verifikuar
perputhjet dhe mosperputhjet e te drejtes Otomane dhe te Sheriatit me te
drejten tone zakonore arberore.
Ne Sanxhakun e Shkodres, Xhibali ka ekzistuar deri
ne vitet e fundit te shekullit XIX.
Autore te shumte shqiptar dhe sidomos te huaj, kane
evidencuar se Kanuni i Lek Dukagjinit, ka qene unikal ndermjet popujve te
Ballkanit dhe dominuse ndaj te drejtes te Perandorise Otomano dhe Sheriatit.
Ne vitin 1505, Sulltan Bajaziti i II (1481 – 1512),
me nje ferman te posaçem urdheroj masa te rrepta administrative kunder popullit
tone, si imponimin e turqishtes si gjuhe zyrtare, zbatimin e ligjeve
Perandorake e te Sheriatit, si dhe
vendosjen e nje sistem te eger taksash, qe çoji ne mjerim te metjshem te
masave popullore.
Perandoria Otomane, ne vitin 1550, zbatoj nje
ndarje te re administrative te trojeve arberore, kesisoj sejcilin Vilajet e
ndau ne 4 – 5 sanxhaqe, te cilet formoheshin nga kazat (qytete – prefektura)
dhe nahijet (nenprefektura).
Administrata e ketyre njesive drejtohej nga turq
dhe nga kolaboracionistet, pjestar te aristokracise arberore, qe u kthyen ne
sherbim te pushtuesit, madje ishin te paret qe u konvertuan ne fene islame.
Qe ne vitet e para te pushtimit, Perandoria turke
eleminoj titujt e meparshem te bujareve arberore, kesisoj nuk kishte më as
duka, as konta, as barona, as princa e ne vend te tyre u perdoren tituj dhe
ofiqe turke si pasha, aga, bej, bylykbash, mytesarrif, spahi etj. Ne kete
metamorfoze te fisnikerise arberor, vetem Zoti i Mirdites e ruajti titullin
Princ, madje Kanuni i njohu te drejten e trashegimit te titullit Princ ne
meshkujt e linjes se gjakut. Titulli Princ i Mirdites, mbijetoj i patjetersuar
deri ne gjysmen e pare te shekullit XX.
Populli yne i ka ruajtur vlerat patriotike, morale
e shoqerore te tradites sone, kesisoj kush shquhej ne lufte dhe si organizator
i kryengritjeve te shumta antiturke, i nderonte duke i quajtur Kapidana, jo
vetem kaq por i ligjeronte ne kenge heroike, si njihen kenget epike per Kapidan
Petri (Elbasan), Kapidan Mansi (Kunavia), Kapidan Gjoni (Mirdite) dhe shume te
tjere.
Vite me vone, pirjesit arberor, per te ruajtur
autonomine veteqeverisese e kesisoj per te shprehur kundershtim ndaj Pushtetit
te Perandorise otomane, krijuan Bajraket, me ne krye Bajraktarin (Flamur
mbajtesi).
Pra Bajraku nuk ishte njesi administrative e
Pernadorise turke, por aleance ndermjet fisesh arberore, bashkime fisesh, pra
ishte beselidhje mes disa fiseve, e bazuar ne institutin e Beses te Kanunit te
Leka Dukagjinit.
Ne krye te Bajraku ishte Bajraktari, i cili
koordinonte fiset ne baze te ligjeve te Kanunit dhe njekohesisht ishte mbajtesi
i flamurit, ndersa ne kohe lufte, luftetaret komandoheshin nga Kapidani, qe
zgjidhej nga Kuvendi, sipas meritave ushtarake. Bajraku, si bashkim i
“republikave te vogla”, kishte flamurin e vet, p.sh Bajraku i Mirdites kishte
flamurin e kuq, me ne qender pellemben e dores, qe simbolizonte aleancen
ndermjet pese bajrakeve te fiseve mirditore.
Per te argumentuar faktin se Bajraku vepronte ne
baze te Kanunit, po prezantoj nje leter te dates 25 korrik 1601 (ndodhet ne arkivin
e Vendikut), e shkruar nga At Nikolla Mekshi, i cili i drejtohej Vatikanit dhe
Vendikut per ndihma ne luften kunder pushtuesve: "Ne, krerët, pleqtë e
parë të gjithë popullit të Arberisë, në një mendje me gjithë popullin, jemi
mbledhur në vendin e Dukagjinsave, në Shllezhdër t'Oroshit të Mirditës, kemi
dhëne Besën për t'i kthye gjithë popullit të Arberit lirinë e vjetër, si në
kohë të prijësit tonë Gjergj Kastriotit. ................
I drejtohemi kthjelltësisë
tuaj për ndihmë .....”.
Bajraket luajten rol te madh ne luften kunder
pushtuesve turq, sidomos ne revoltat popullore te shekullit XIX.
Ne nje kronike te vitit 1614 te Marjana Kotoranina,
fisnike e Kotorrit (Mali i Zi), e cila pershkruan viziten e kryer ne Sanxhakun
e Shkodres dhe te titulluar:“Relatione et descrittone del sangiaco di
Scuttari, dove si ha piena contezza delle città et siti, loro villagi, case et
habitatori, rito, costumi, et armi di quei popoli, et quanto di considerabile
minutamente si contenga in quel Ducato”, dokumenton emerat e qindra
kapidaneve, qe kishin organizuar dhe komandonin luftetaret arberor kunder
pushtuesve turq. Ne kete kronike, fisnikja Kotoranina flet dhe per ekzistencen
e ligjeve lokale, per doke e zakone, te cilat ishin si udherrfeyese per
malesoret arberor.
Per te treguar forcen vepruese te Kanunit dhe
mbizoterimin e tij mbi ligjet e Perandorise dhe te Sheriatit, ne Prizren
tregohet nje ngjarje e vjeter, qe e ka mbledhur dhe botuar studiuesi Anton
Çeta.
Intermexo
Guvernatoret turq, shpesh e informonin Vezirin e Madh
te Perandorise Otomane, se ne trojet ku banonin arberit, jo vetem popullata e
krishtere, por dhe ata te shnderruar ne musulmane, nuk i bindeshin ligjeve te
Perandorise dhe as Sheriatit.
I preokupuar nga keto ngjarje, por dhe me dyshime
per vertetesine e ketyre informacioneve, vendosi ta verifikoje vete
personalisht, kesisoj u nis per vizite ne trojet e banuara nga arberit.
Per te mos u njohur nga populli, Veziri u maskua i
veshur si dervish. Pas nje udhetimi te gjate me kalë, arrijti ne Prizren, ku u
strehua ne nje bujtine per te kaluar naten. Kur u ngrit ne mengjez konstatoj se
i kishin vjedhur kalin dhe menjehere shkoj e u ankua te zoti i bujtines.
Natyrisht, i zoti i bujtines u shqetesua, pasi e
kishin prere ne bese dhe e kishin fyer duke i vjedhur kalin mysafirin, qe sipas
Kanunit, ishte ne mbrojtje te zotit te bujtines.
Menjehere, ai dergoj njerezit e tij ne kerkim dhe
pas pak kohe e kapen hajdutin dhe e derguan per gjykim.
Ne fillim te proçesit, gjykatesi e pyeti
Vezirin-dervish, ne se donte, qe proçesi gjyqesor te zhvillohej ne baze te
ligjeve te Perandorise Turke dhe te Sheriatit, apo ne baze te ligjeve lokale te
arberve.
Veziri - dervish, natyrisht kerkoj, te zbatoheshin
ligjet e Perandorise Turke dhe te Sheriatit.
Gjate proçesit, grabitesi insistonte se kali ishte
i tij dhe nga ana tjeter Veziri–dervish, pretendonte se kali ishte i tij dhe se
kishte udhetuar gjate deri sa arrijti ne kete bujtin te Prizrenit.
Pasi i degjoj te dy palet, gjykatesi i u drejtuar
Vezirit – dervish: “me qe ti nuk ke asnje prove se kali eshte i tendi, ligji
nuk ta njeh te drejten te jesh pronari i kalit”.
Atehere Veziri – dervish kerkoj, qe proçesi te
zhvillohej sipas ligjeve lokale te arberve.
Ne proçesin e ri, gjykatesi pasi e ridegjoj
ngjarjen, i urdheroj te dy palet te hiqnin opingat dhe u kontrolloj tabanet e
kembeve, nga konstatoj se kembet e Vezirit-dervish ishin te nje personi, qe nuk
kishte ecur ne kembe, por gjithmone ne kal, ndersa ato te grabitesit kishin
tabanin e nje personi, qe gjithmone kishte ecur ne kembe.
Nga ky “ekspertim”, gjykatesi dha sentencen, duke
shpallur grabitesin fajtor dhe duke i a kthyer kalin pronarit Vezirit –
dervish.
Pushtimi turk ka qene nje kalvar i gjate, qe zgjati
rreth 5 shekuj, ishte nje periudhe represione te eger e shtypjes, qe synoj
shkaterrimin e identitetit tone kombetar, çdukjen e gjuhes e te kultures
arberore. Dua te kujtoj nje fakte te veçante: me 31 Maj 1775, Sulltan Abdyl
Hamiti 1°, nxorri nje nder fermanet me famekeqe, ku ndaloj te flitej ne gjuhen
shqipe, nje vendim barbar, qe turqit nuk e kishin zbatuar me asnje nga popujt e
tjere te pushtuar, nuk e bene as me greket, as me sllavet, as me rumunet, as me
bullgaret. Ne kete periudhe turqit çduken çdo lloj libri e dokumenti ne gjuhen
shqipe dhe me keto rrethana, spjegohet pse shkrimet dhe librat e asaj kohe, qe
ishin shkruar ne gjuhen shqipe, mund te gjenden vetem ne bibliotekat dhe
arkivat e vendeve te huaja.
Kanuni i Lek Dukagjinit dhe Kanunet e tjera arberore, gjate pushtimit turk, kane garantuar autonomine dhe veteqeverisjen, kane ruajtur identitetin dhe unitetin tone kombetare, kane mbrojtur familjen, kane ruajtur gjuhen tone te bukur dhe kulturen arberore.
Pushtimi turk, e imponoj qe nje pjese e popullates
tone te emigronte drejt Italise e nder eksodet me masive rendisim
- 1444: ushtaret e Demetrio Reres, qe i dergoj
Skenderbeu per te mbrojtur Alfonsin e Aragones.
- 1461: 2800 ushtaret qe u derguan ne ndihme te
Mbretit Ferdinand te Napolit, u sistemuan ne Pulia (ne San Giovanni
Rotondo, Terni,
- 1468: pas vdekjes te Gjergj Kastriotit, ndodhi
eksodi i rreth 200 000 shqiptareve, qe braktisen trojet e tyre e u
vendosen ne
provinca te ndryshme te Italise (Molisse, Abruco, Pulia, Bazilikata,
Kalabria, Sicilia, Kampanja, Lazio).
- 1517 – 1534: eksodi ne mase nga Korona (Morea).
- 1647: eksodi nga Maina
- 1744: eksodi i shqiptareve, te cilet u vendosen
ne Villa Badesse.
- 1774: eksodi i shqiptareve, qe zbarkuan ne ne Brindizi di Monatgna (Pezaro).
(Në numërat e ardhshëm do të
lexoni: KANUNI DHE FAMILJA SHQIPTARE)
- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro
Prevenzione Oncologica të qytetit
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-