Udhëpërshkrim
Ramiz Selimi: SV Albania - befasia e kampionatit
E diele, 11.11.2012, 04:16 PM
Klubi i
Futbollit “SV Albania” nga Vjena starton shkëlqyeshëm në ligen e katërt
(Oberliga)
SV Albania befasia më e këndshme e kampionatit
Nga Ramiz Selimi
Në Vjenë jeton një numër relativisht i madh shqiptarësh, rinia sportdashëse shqiptare në Austri dita-ditës po rritet, ata aktivitetet sportive janë duke i zhvilluar gati në të gjitha sportet. Mërgata shqiptare ishte e njohur për sportet luftarake këtu, por këtë vit në Vjenë u themelua edhe ekipi i futbollit SV Albania. Ekipi garon në ligen e katërt të Austrisë!
Mair
Istrefi nga Struga, i cili është edhe sekretar e këtij klubi, tregon për
gazetën tonë, se duke parë nevojën e kamotshme të rinisë shqiptare në këto anë
për integrim dhe organizime të mirëfillta ekipore, së bashku me vëllain e tij
dhe dy bashkatdhetarë tjerë, morën
iniciativën për themelimin e klubit futbollistik “SV Albania”
Ne kemi
kaq shumë të rinj të zellshëm e të talentuar, ku shumë nga ata nuk po mund e
gjejnë veten në ekipet tjera, në mënyrë që ata të mos bredhin rrugëve,
themelimi i klubit ishte nevojë e domosdoshme, andaj edhe me të shpejtë u mbajt
një mbledhje ku u diskutua gjerësisht për themelimin dhe startimin e ekipit,
për çka edhe u formua kryesia dhe u zgjodh edhe trajneri. Për kryetar u zgjodh
z.Nderim Istrefi, nënkryetar z.Argetim Hani, sekretar z.Mair Istrefi, arkëtar
z.Samed Vinca. Trajner u zgjodh Lulzim Bojku kurse kapiten i ekipit është
Robert Gjinaj
Mairi gjatë bisedës theksoi se në këtë klub aderojnë anëtar nga të gjitha trojet shqiptare. “Në këtë klub ka anëtar nga Struga, Kosova, Tetova, Presheva, Kumanova, me një fjalë nga të gjitha trevat shqiptare. Qëllimi ka qenë që me formimin e këtij klubi, të mos mbetemi mbrapa të tjerëve, por ata të rinj që kanë afinitete për këtë lojë të mund të vijnë në shprehje, për ta ruajtur rininë tonë të shëndoshë, larg alkoolit, drogës dhe dukurive tjera që kemi rast të shohim në Austri” Tha Mair Istrefi
“Pasi
bëme regjistrimin pranë organeve kompetente ne u informuam se një klub nga liga
e katërt po nga ky rajon ishte në shuarje e sipër, ne mobilizuam forcat dhe
blemë të drejtën e garimit në ketë kategori. Siç e dini në Austri ekzistojnë 8
liga gjithsejtë dhe secila në fillim starton në ligën e tetë. Ajo që me gëzon
më së shumti thotë Mairi, është se ekipi po tregon rezultate fenomenale në ketë
kategori. Jemi befasia më e këndshme e kampionatit, gjendemi në pozitën e pestë
me 24 pikë të tubuara nga12 ndeshje të zhvilluara. Shpresojmë shumë që të kemi
vazhdimësi, e pse jo edhe të ngjitemi në ligën e tretë në dy tri vitet e
ardhshme”, tregon Mairi Istrefi
Në saje të një disipline të rrallë, kulture të lart sportive dhe sjellje të mirë e kolegjiale brenda ekipit, klubi që tani në fillim të sezonit vjeshtor arriti një rezultat të shkëlqyeshëm Siç na deklaroi trajneri Lulzim Bojku, ambiciet e klubit, kryesisë dhe vetë lojtarëve janë që ketë vit të stabilizohemi në ketë kategori, pastaj së bashku të synojnë që brenda një afati të shkurtër të kualifikohemi në ligen e tretë . Ndaj edhe që të gjithë po punojnë maksimalisht për të arritur cakun e dëshiruar. Se këto synime janë më se reale, për këtë dëshmon edhe rezultati i arritur që në start të këtij sezoni.
Për këto
të arritura kryetari klubit në rend të parë falënderon shumë trajnerin-lojtar
Lulzim Bojku, për angazhimin dhe suksesin e arritur, por edhe kolegjialitetin e
disiplinën që mbretëron brenda lojtarëve. Ai po ashtu është i kënaqur edhe me
faktin se të gjitha punët administrative janë krye me kohë.”Mund të them
lirisht se me ndihmën e sponsorëve kemi arritur pa asnjë problem, të sigurohemi
me veshmbathje për lojtarët dhe mjetet tjera për ushtrime. Kuptohet ne kemi
nevojë edhe për më shumë mjete, ndaj edhe lus kompanitë shqiptare,
bashkatdhetarët dhe qytetarët tjerë nga Austria që të na ndihmojnë edhe më tej
dhe të përcjellin çdo lojë, ngase çdo mbështetje e tillë do të jetë edhe motiv
e nxitje më tepër për sukseset e djelmoshave tanë të zellshëm- , thotë kryetari
i Klubit Nderim Istrefi. Edhe gazetat austriake informojnë rregullisht për
klubin shqiptarë, në linkun e mëposhtëm është një nga informimet.
http://www.fanreport.com/at/wien/liga/oberliga-b/spielbericht/albania-gelingt-in-grossfeld-ein-dreipunkter-57091/