Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (6)
E diele, 11.11.2012, 10:35 AM
KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE (6)
KANUNI DHE E DREJTA BIZANTINE
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
-Oganizimi i shumë shteteve të vegjël brenda Perandorisë së Bizantit, nga shekulli i VII – XII, ndikoji në konsolidimin e regjimeve lokale, ndërmjet të cileve dhe Albania, që në këtë periudhë kishte zgjeruar territoret dhe ishte fuqizuar ekonomikisht dhe ushtarakisht-
Në
fillimet e shekullit të IV (pas Krishtit), perandoria Romake filloj të ndahet
në njesi administrative më të vogla. Perandori Dioklecian (me origjinë ilire, i
lindur ne Dioklea - Salona me 244, vdiq në Spalato ne 311), me anë të Tetrakisë
(tetra - tettares – kater dhe árchein – qeverisje), e ndau
Perandorine Romake në kater rajone, ndersa Perandori Konstandin I (lindi në
Nissus të Ilirisë me 274, vdiq në vitin 337), e coptoje dhe me shume territorin
e gjere te perandorise Romake. Njesia me e madhe administrative u be
prefektura, qe permbante disa dioqeza, te formuara nga një numer i madh
provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum),
perfshinte dioqezat e Dakise e te Maqedonise, ku ne kete te fundit benin pjese
pronvincat e Prevalit, Dardanise, Epirit te Vjeter dhe Epirit te Ri, qe
perfaqesonin hapesiren gjeografike te banuar nga iliro-arberit, pergjate gjithe
mesjetes e deri ne kohet e reja. Funksionari me i larte i prefektures se
Ilirikut, prefekti pretorian per Ilirikun, e kishte seline e vet ne Selanik. Po
ketu ndodhej edhe selia e kryetarit te kishes se kesaj prefekture.
Pas
ndarjes se Perandorise Romake ne dy pjese, me 395 pas Krishtit, trevat
iliro-arberore hyne ne perberje te Perandorise te Bizantit. Kjo ndarje krijoj
dy bote antagoniste, te Perendimit dhe te Lindjes, qe mbeten ne konflikt te
vazhdueshem mes tyre. Territoret e banuara nga iliro-arberet u perfshine ne
Perandorine e Bizantit, ndersa kisha fillimisht vazhdonte te ishte ne varesi te
Vatikanit.
Dekadenca
e Perandorise Romake te Perendimit dhe e Perandorise Bizantine, ndikuan, qe
popujt e Ballkanit te organizheshin ne regjime te tipit feudal. Ne rradhe te
pare, keto proçese u konkretizuan ne popullaten qytetare, ku funksiononin ligjet e perfshira ne
statutet qytetare, ndersa pjesa me e madhe e popullates fshatare e sidomos malesoret, mbeten te organizuar ne tribù (fise)
dhe gjithnje e me shume po shkeputeshin nga varesia e pushtetit qendror, duke
fituar autonomi, te organizuar dhe te administruar ne baze te ligjeve te
drejtes zakonore lokale. Te paret tane iliro-arber, keto ligje, i ruajten me
dhe i transmetuan te pandryshuara nder shekuj, ne Kodin e te Drejtes Zakonore Shqiptare, qe funksionoje
si e drejte tradizionale, unikale nder popujt ballkanike.
Perandoret
e Bizantit ushtruan autoritet te fuqishem politik, duke kryer nje ndarje te re
adminstrative, kesisoj perandoria e lindjes, perfshi dhe Ilirine, u nda ne zoterime
te shumta lokale (Signorite lokale), madje disa u bashkuan duke formuar njesi
administrative me te gjera, si principatat, dukatet, themat (Principata e
Dukagjinit, Principata e Kastrioteve, Principata e Arjaniteve, Dukati i
Shkodres, Tema e Durresit dhe e Arberit etj). Ne krye te ketyre zoterimeve
lokale vendosej nje ushtarak, i quajtur REX – mbret), qe emerohej nga
Perandori, si kemi rastin e Duka Gjini (shekulli V pas Krishtit), qe sipas
kronikave te kohes, Perandori i Bizantit Teodozio II, e emeroj Duka Gjinin
Sebastocrator (mekembesi i perandorit) ne territoret qe perfshinin Dalmacine e
jugut, Dioklean, Shkodren, Lezhen dhe Durresin, duke i dhene detyren Magister
militum (Gjykatesi ushtarak).
Aktiviteti
i ketyre njesive administrative rregullohej ne baze te ligjeve qendrore, por
dhe te ligjeve lokale, madje mekembesi, ashtu si princat, ishin dhe gjykates,
pra ne territoret iliro-arberore funksiononte nje sistem legjislativ dhe
gjyqesor i kompletuar.
Gjate
shekujve V - VII, autoriteti perandorak i Bizantit tentoj te perqendronte
pushtetin politik, ekonomik dhe ushtarak, kesisoj synoj te vinte nen kontroll
dhe kishen. Per te garantuar unitetin e perandorise dhe per te mbajtur nen
pushtet kete mori te madhe provincash, perandoret shpallen nje sistem te forte
juridiko-gjyqesor, i cili ishte vazhdim, i legjislacionit Romak, pikerisht
huazime te Kodit Teodozian (Codex Theodosianus - 438 pas Krishtit). Ne
shekullin e VI, perandori Justiniani I (lindi ne 482 pas Krishtit ne qytetin
Tauresium prane Shkupit te Ilirise), shpalli nje sistem te ri ligjesh, te
perfshire ne Corpus Iuris Civilis (Kodi juridik civil), qe perbente
bazen juridike te Perandorise se Bizantit. Ligjet e Justinianit u prezantuan me
dy kode, i pari ishte Codex Iustinianus primus o vetus i viti 529 pas
Krishtit, i cili ka humbur e nuk dihet saktesisht permbajtja dhe i dyti Codex
Iustinianus Repetitae Praelectionis, i vitit 534 pas Krishtit, qe per fat
te mire ruhet ende i plote.
Ky
legjislacion ishte ne fuqi dhe teper aktiv ne zoterimet iliro-arberore.
Studiuesit
e konsiderojne Jus Justiniani, nje kryeveper juridike, e perbere nga ligje dhe
sentenca, te bazuara ne te drejten romake, qe i kishin dhene jete ne shekuj
jurispudences romake dhe me pas dhe te drejtes bizantine.
Kodi
i Justinianit (Codex Iustinianus i vitit 534 pasK), eshte i ndare ne 12
libra, ku sejcili liber permban nje numer te konisderueshem titujsh, apo
nyjesh, te cilet ne teresi jane mbi 1600 konstitucione.
Sipas
rradhes, librat e Kodit te Justinianit jane:
-
Libri I: e drejta ekleziastike (kishetare).
-
Libri II deri ne librin e VIII: e drejta private.
-
Libri IX: e drejta penale.
-
Libri X, XI, XII: e drejta administrative dhe financiare.
E
bera kete pershkrim sintetik te Kodit te Justinianit, sepse dhe Kanuni Lek
Dukagjinit ka te njejten strukture, i formuar nga 12 libra, pothuajse me te
njejten numer ligjesh dhe me ngjashmeri impresionuese.
Duke
u njohur me keto fakte, lind natyrshem pyetja: Kjo eshte nje koinçidence e
rastit, apo perben nje fakt te rendesishem historik, qe verteton origjinen e
lashte te Kanunit, qe shpreh vazhdimesi te kodeve romake – ilire – bizantine,
ose me sakte eshte nje sinteze e Kodit te Justinianit, i aplikuar ne territoret
e iliro-arberore?
Ashtu
si Kodi i Justinianit dhe Kanuni i Lek Dukagjinit, ne librin e I trajton te
drejten ekleziastike (te drejtat e kishes dhe te besimit kristian), por kishes
e perjashton nga e drejta per pushtet politik.
Llibrat
e II deri ne te VIII permbajne ligjet dhe rregullat e te drejtes private e
kesisoj me rradhe librat e tjere vazhdojne me te drejten penale, me te drejten
adminsitrative, te drejten finanziare e perfundojne me te drejten e proçedures
penale.
Jo
vetem struktura, por si theksuam me pare dhe permbajtja e ligjeve ne Kanunin e
Lek Dukagjinit, ka ngjashmeri te madhe me ato te Kodit te Justinianit.
Pas
vdekjes te Jiustinianit, ligjet e tij pesojne nje proçes vulgarizimi, due e
bere vepren e tij me te thjeshte per t’u kuptuar e zbatuar dhe te pershtatur
sipas kerkesave politike, ekonomike dhe ushtarake te zoterimeve lokale te kesaj
kohe. Natyrisht, nuk perjashtohet mundesia, qe Kodi i te drejtes zakonore
iliro-arberore, te jete influencuar nga
Kodi i Justinianit, ose te perfaqesoj nje permbledhje te divulguar te ketyre
ligjeve, çka kuptohet si nga struktura e njejte, ashtu dhe ngjashmerite e
shumta ne permbajtje.
Kjo
ngjashmeri sugjeron se mentoret iliro-arberor kane marre shume nga keto ligje,
i kane pershtatur dhe i kane perfshire ne kodin tone, duke i aplikuar ne
kushtet specifike te jetes te popullates malesore.
Ndokush
mund te thote, se çka kishte mbledhur At Shtjefen Gjeçovi, u perpunua nga
Eterit françeskane te Shkodres, sipas modelit te Kodit e Justinianit, te cilin
ata ndofta e njihnin mire, por ky argument eshte shume i thjeshte per t’u marre
ne konsiderate, pasi krahas grupimit ne 12 libra, qe kishte bere At Gjeçovi,
eshte dhe nje fakt tjeter i rendesishem, permbatja e ligjeve te Kanunit, te
treguar nga pleqt mentor shqiptar, eshte e njejta me ato te Kodit te
Justinianit, çka tregon se kane origjine te vjeter.
Si theksova me siper, kodi i jone u quajt Kanun ne periudhen e bizantit.
Emeri KANUN shpreh formen e shqiperuar te emertimit grek: «kanón - ?????”.
Kesisoj mund te them se kodifikimi i pare i kanunit u be ne shekullin e
VI dhe ne vazhdim funksionoj si i tille, i transmetuar gojarisht brez pas brezi
nga pleqt-mentor iliro-arber.
Ne
se do te ishte kodifikuar gjate pushtimit romak, kur gjuha zyrtare ishte
latinishtja, atehere do te ishte perdorur termi latin, pra do te ishte quajtur
Kod (Codex). Dihet se gjate periudhes te pushtimit romak, hyne ne perdorimin e
perditshem shume terma latine, te cilat perdoren dhe sot, sidomos ato me
perdorim juridik dhe administrativ, si statut (status), ligj
(lex), kod (codex), dokument (documentum), gjyq (ius), kuvend
(conventus), porota (recuperatores), qyteterim (civitas) etj,
etj. Ne baze te terminologjise te perdorur ne provincen e Ilirise te pushtuar
nga romaket, permbledhja e ligjeve lokale, do te ishte quajtur “Jus
illiricum”, ose “Codex illiricum”, pra i emertuar ne gjuhen latine,
qe ishte gjuha zyrtare.
Ne
periudhen e me vonshem (shekulli i VI pas K), kur territoret iliro-arberore u
perfshine ne perandorine e Bizantit, gjuha zyrtare ishte greqishtja, per
rrjedhoje permbledhja e ligjeve, u quajt
Kanun e ky term mbijetoj i pandryshuar, si ka arritur deri ne ditet tona.
Kodifikimi
i Kanunit ne shekullin e VI, provohet dhe me nje te dhene tjeter historik, qe
bazohet me faktin se Kanuni i heq kishes
te drejten e funksioneve adminsitrative dhe politike, çka u ruajt e pandryshuar
deri ne ditet tona, ndersa gjate mbreterimit te Heraklit (shekulli i VII pas
K), kishes i u njoh e drejta per te ushtruar funksione administrative dhe politike.
Pra po te ishte kodifikuar ne kete periudhe, ose ne shekujt e me pasem, Kanuni
do t’i njihte kishes te drejten per pushtet politik, ndersa ne kanunet tona
kisha perjashtohet nga e drejta per pushtet.
Ne
shek. VI-VIII, ne trevat iliro-arberore, pushteti dhe autoriteti ushtrohej nga
arkondet vendas. Keta ishin bartes te autonomise lokale dhe te veteqeverisjes,
qe sigurisht drejtonin dhe mbi bazen e ligjeve lokale. Deri ne fillim te shek.
IX, territoret e banuara nga arberet kaluan nje faze veteqeverisjeje dhe
autonomie. Arkonde te tille, me atribute pushteti, ndeshen ne Themen e
Durresit, dhe ne Principatat e tjera e
ne te njejten kohe edhe ne territore te tjer te banuar nga iliro-arberit
si ne Vageneti (Çameri), ne Berat, ne Kolonje etj.
Pas
shekullit te VII, institucionet kishtare zoteronin prona, por fonde te medha
tokash figurojne ne pronesi dhe te personave laike, qe i perkisnin
aristokracise vendase e ne ndonje rast, ishin edhe fisnike te huaj. Prania e
ketyre te fundit, dhe kontaktet me Italine, bene qe marredheniet agrare te
ndikoheshin aty nga modeli perendimor i feudalizmit. Ne dokumentet arkivore te
shek. XI-XV, qe kane te bejne me keto treva, ndeshet vazhdimisht nje
terminologji qe flet per pranine aty te institucioneve feudale, tipike perendimore,
si feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium), betimi (juramentum),
mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas) etj.
Natyrisht mbrojtja e prones bazohej ne ligje, si deshmon dhe Kanuni i Lek
Dukagjinit, qe permban ligje shume te vjetra (te lashta) ne mbrojtje te
pronave.
Popullata
malesore zinte nje pjese te mire te territorit iliro-arberor. Veprimtaria
kryesore ekonomike ishte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej ne lugina
e ne ngastra te vogela. Karakteristike e zonave malore ishte shtegetimet
periodike te nje pjese te popullsise te lidhur me ekonomine blegtorale, qe
percaktohej nga nderrimi i kullotave, ne vere ne male dhe ne dimer ne fushat
bregdetare. Ndonese banesa kryesore e blegtoreve ishte ne katundin malor,
ndodhte shpesh qe, gjate shtegtimit me bagetite drejt fushave bregdetare, ne
dimer, ata merrnin me vete dhe familjet, duke u sistemuar perkohesisht ne
fushat me kasolle. Jo rralle, kjo popullsi blegtorale ngulej ne fushat ne
menyre te qendrueshme, duke sjelle ndryshime te rendesishme ne strukturen dhe
shperndarjen e popullsise. Nga ana tjeter, me zhvendosjet e saj te panderprera
nga mali ne fushe e anasjelltas, kjo popullsi blegtore behej nje faktor
nderlidhes midis sektoreve te ndryshem te popullsise shqiptare duke kontribuar
ne homogjenizimin e saj. Keshtu, normat, doket dhe institucione te kahershme
shqiptare (Kanuni), te ruajtura ne malesi ne format e tyre te pastra, me kohe
zbriten dhe depertuan edhe ne shoqerine shqiptare te zonave fushore bregdetare
dhe te qyteteve, nderkohe, qe praktika dhe institucione te shoqerise "se
qyteteruar" arriten deri ne viset me te largeta malore, duke ndikuar ne
zhvillimet ekonomike, shoqerore, politike e kulturore te tyre.
Qeliza
jetesore e shoqerise shqiptare u be bashkesia fshatare, nje grupim njerezish te
organizuar mbi bazen e nje territori te perbashket dhe te interesave te
perbashketa. Lidhjet e gjakut te bashkesia fshatare ruajne deri diku rendesine
e tyre, por nuk jane me kryesoret, si dikur ne bashkesine fisnore.
Organizimi
ne bashkesi e kapercente ne ndonje rast kuadrin e nje vendbanimi fshatar, duke
perfshire disa te tilla. Keshtu linden bashkimet krahinore, qe u njohen si te
tilla si njesi administrative dhe kishtare.
Organizimi
dhe funksionimi i bashkesive fshatare ne Perandorine Bizantine dhe ne trevat e
banuara nga arberet ne shekujt VII –VIII, pasqyrohet ne nje dokument juridik te
kesaj kohe, ne te ashtuquajturin "Ligji bujqesor" (nomos georgikos).
Shume norma dhe institucion te "Ligjit bujqesor", u futen dhe jane te
pranishem ne te drejten zakonore arberore, pra ne Kanunin e Maleve dhe si te
tilla mbijetuan deri ne kohet e reja.
Kush
ka lexuar “Ligjet bujqesore” te kesaj periudhe bizantine, eshte befasuar me
ngjashmerine e madhe me ligjet e Kanunit te Lek Dukagjinit.
Ne “Ligjet bujqesore” dhe ne te njejten menyre ne Kanunin e Lek
Dukagjinit, pikerisht ne Librin e 4°, ne nyjen 54, ne §.216 percaktohet: “Ara,
vêshta, kopshti e livadhi, xâna, prozhme e zabele, jânë të dame me kufij”, nders
ne §.217 percaktohet: “Kujrija, mali e bjeshka jânë të perbashkta si per te
ngulun të tbanave, si per landë e almiste, si edhè per drû.
Ky ligj eshte teresish i njejte me ate te “Ligjit Bujqesor” te
Perandorise Bizantine.
Ne
baze te “Ligjit bujqesor”, dhunimi i prones individuale ndeshkohej me gjoba dhe
me me masa demshperblimi, ashtu si parashikohen dhe ne Kanunet e Maleve. Ne
librin e 4°, nyja 45, ne § 142 ne Kanunin e Lek
Dukagjinit percaktohet: “Me i a thye kuej shtegun e oborrit, t'arës, të
livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpije, kà 500 grosh giobë, e të zotit pûnen
të ndreqme”.
Ne £Ligjet
bujqesore”, masat ndeshkimore shkonin nga zhdemtimi e deri ne denime shume te
ashpra, S'ka dyshim se ndeshkime te tilla te vrazhda ne te drejten bizantine
dhe ne Kanunin e Maleve, shprehin ndikimet e te drejtave dokesore te popujve
barbare, qe erdhen e u vendosen ne territoret iliro-arberore, ne periudhen e
bizantit (shek. V – VII), si gotet, vizigotet, avaro-hunnet, sllavet,
bullgaret, normanet etj.
Dispozitat
e "Ligjit bujqesor" tregojne se, ne kohen e veprimit te tij, pronesia
e perbashket nuk ishte zhdukur perfundimisht. Kullotat, pyjet, ujerat, tokat
djerre, vazhdonin te ishin prone e bashkesise dhe te administroheshin se
bashku. Bashkesia fshatare, kujdesej per veprimtari me interes te perbashket,
per shfrytezimin e ujrave, per pajtimin e barinjve, qe kullotnin tufat e
fshatit dhe qe i shoqeronin ato ne shtegtimet nga kullotat malore ne ato
fushore, per pajtimin e mjeshterve zejtare qe kryenin punime per nevoja te
bashkesise e te anetareve te vecante te saj. Adminsitrimi i prones se
perbashket, eshte i mire percaktuar ne Kanunin e Lek Dukagjinit e mund te them
kjo problematike ka ngjashmeri impresionuese me dispozitat qe percakton “Ligji
bujqesor” i Bizantit.
Ne
“Ligjin bujqesor”, p.sh percaktohen qarte detyrat dhe detyrimet e bariut te
pajtuar, madje te njejtat aspekte i gjeme dhe ne Kanunin e Lek Dukagjinit, si
p.sh ne librin e 4°, nyja 46, ne §153 eshte
parashikuar: "Ndera e vathit âsht në kumbonë", ndersa §.154
percakton: “Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo 'i marazit e faqe bariut
skjapi a dashi i kumbonës, e po s'u vrà n'at hov, 500 grosh gjobë i mirren
pretarit e gjâja dy per nji”. Pra ne se bariu nuk e vret vjedhesin (hajnin)
ne çastin kur grabit cjapin ose dashin e kumbones, kur ai kapet do te gjobitet
me 500 grosh e t’i kthej pronarit dy bageti (demshperblimi dyfish). Ky akt i
rende, ne “Ligjin bujqesor” te Perandorise Bizantine, ndeshkohet me vrasje,
ndersa ne Kanunin e Lek Dukagjinit, kemi dhe nje variant me te moderuar, gjyqi
i pleqeve e gjobit dhe e detyron te ktheje dyfish bagetine e grabitur.
Ne
kete periudhe historike, njesia baze shoqerore e bashkesise ishte familja e
madhe patriarkale, qe bashkonte disa breza dhe qe drejtohej nga më plaku. Te
paret e familjeve (zoti i shtepise) te bashkesise fshatare, formonin
"keshillin e pleqve", i cili trajtonte dhe zgjidhte ne baze te
dokeve, te gjitha problemet qe kishin te benin me marredheniet e brendshme te
bashkesise, ne marredheniet e saj me bashkesite fqinje dhe me pushtetin qendror.
Kjo strukkture e familjes, ka funksionuar ne trojet shqiptare deri ne gjysmen e
pare te shekullit XX dhe ishte e percaktuar me ligje te veçante, te perfshira
ne librin e 2° te Kanunit te Lek Dukagjinit dhe ne te gjitha kanunet e tjera te
trevave shqiptare.
Si
kuptohet edhe nga vete nenet e "Ligjit bujqesor", popullata e arberit
mbetej nje forme organizimi shoqeror kalimtare drejt shoqerise feudale.
Dokumente bizantine te shek. VIII - X provojne se ne gjirin e bashkesive qe
diferencuar dhe shtresa e "te fuqishmeve" (dynatoi), apo e
"te medhenjve" (megistanes).
Si
shkruan historiani Konstandin Porfirogjeneti, ne shekullin e X, popullata e
arberit po konoslidohej ne bashkesi te fuqishme, duke filluar nga Dioklea (Mali
i Zi) ne veri e deri ne Themen Artes ne jug.
Ne
shekujt IX-XI, Bizanti njohu perhapje te gjere te
quajturave "ngastra ushtarake" (stratiotika ktemata). Keto
toka, shteti bizantin ua shperndante bujqve me kusht qe te kryenin sherbimin
ushtarak. Sistemi i "pronave ushtarake" u konsolidua ne kohen e
riorganizimit politiko-administrativ te Perandorise Bizantine dhe te ndarjes se
territorit te saj ne provinca ushtarake (Thema). Sistemi i temave, themeli
ekonomik e shoqeror i te cilit ishte prona e vogel e bujkut-ushtar
(stratiotit), u be shtylla kurrizore e shtetit dhe e ushtrise bizantine. Por
nese ata ia arriten ketij qellimi, duke nxjerre legjislacion te posaçem ne
mbrojtje te prones se vogel, me kalimin e kohes u pa qarte, se procesi i
gllaberimit te ngastrave te vogla ishte i pandalshem. Rrenimi i ketyre te
fundit, qofshin ato prona te stratioteve apo te anetareve te bashkesive
fshatare, shkaktoi fillimin e nje krize te gjate e te pandalshme ekonomike,
financiare e ushtarake qe perfundoi ne fund te fundit me vete shembjen e
Perandorise Bizantine.
Pervec
faktoreve te brendshem, ne diferencimin shoqeror ne gjirin e bashkesive ndikoi
dhe shteti qendror i Bizantit. Duke e konsideruar bashkesine nje njesi fiskale,
perveç se njesi administrative, shteti mblidhte prej tyre rregullisht detyrime,
te cilat rendonin jo njelloj mbi anetaret e bashkesise. Per t`u shpetuar
tatimeve, te varferit e gjenin shpesh here rrugezgjidhjen ne shitjen e
ngastrave te tyre. Nje veprim i tille nuk sillte zvogelimin e sasise se rentes,
qe i jepej shtetit nga bashkesia, sepse ky zbatonte sistemin e garancise
kolektive (alelengyon), sipas te cilit bashkesia paguante edhe per ata
anetare, qe nuk qene ne gjendje te paguanin, ose qe kishin shitur ngastrat e
tyre. Ne kete rast te fundit, per te mos prishur homogjeniteti i bashkesise,
ligjet pernadorake percaktonin se te drejten per blerjen e nje ngastre te nje
anetari te bashkesise e kishte se pari fqinji i tij e pastaj nje pjesetar
çfaredo i saj. Kjo norme, qe synonte te pengonte depertimin e pronareve te huaj
ne bashkesite fshatare autoktone, quhej e drejta e parablerjes (protimesis)
dhe si e kam pershkruar ne pjeset e perpareshme, kjo e drejte eshte ruajtur
deri ne ditet tona dhe eshte e percaktuar qarte ne Kanunin e Lek Dukagjinit,
madje ndalon te drejten e shitjes se tokes, pa aprovimin e fqinjeve te
pronesise se tij.
Oganizimi
i shumë shteteve të vegjël brenda Perandorisë së Bizantit, nga shekulli i VII –
XII, ndikoji në konsolidimin e regjimeve lokale, ndërmjet të cileve dhe
Albania, që në këtë periudhë kishte zgjeruar territoret dhe ishte fuqizuar
ekonomikisht dhe ushtarakisht.
Ne
çdo njerin nga keto shtete, mbizoteronte kulti i individit, apo me sakte kulti
i personalitetit te drejtes, prandaj sejcili nga mbreterit, apo kapedanet, apo
princat e ketyre shteteve, zbatonte ligjet e veta dhe ne menyrat e veta,
sidomos kur behej fjale per mbledhjen e taksave dhe organizimin e ushtrise.
Kesisoj ne shekullin e X, ne krye te Themes se Durresit ishte nje kapedan, i
cili ne shekullin e XI, mori titullin Duka dhe komandonte nje ushtri te perbere
nga rekruta vendas (enkoroi dynamies).
Ky
proçes i gjate historik, i konsolidimit te regjimeve lokale ne territoret tona,
çoji ne unifikimin e popullates arberore, çka u konkretizua me formimin e
kombit arberor (shqipetar), proçes ky, qe u kompletua ne vitin 1190, me
shpalljen e shtetit te Arberit (Albania).
Kush
mohon keto fakte historike ose eshte i çmendur, ose eshte i deklaruar
antishqiptar.
Ne
kete periudhe historike, nje pjese e kombit arebro-shqiptar banonte ne qendra
urbane te rendesishme, nder te cilat shquhen qytetet Shkoder, Durres, Ulqin,
Tivar, Drisht, Danja, Lezha, Berati, Prizreni, Ulpjana, Mitrovica, Nisus,
Shkupi, Ohri, Janina, Vlora, Igumenica, Arta etj, ku jeta shoqerore, politike,
ekonomike dhe ushtarake, drejtoheshin me Statutet qytetare, ndersa popullata
rurale veteqeverisej me ligjet tradicionale lokale.
Shume
qytetet arberore ishin ura komunikimi ndermjet lindjes dhe perendimit, madje
ishin shnderruar ne qendra te rendesishme adiminstrative dhe te aktiviteteve
artizanale dhe te tregetise. Ne veçanti, ne kete periudhe shquhen Shkodra,
Durrresi, Vlora, Ulqini, Prizreni, Tivari, Nishi, Shkupi, Berati, Igumenica
etj.
Ne
vitin 1190 krijohet shteti i Arberit (Albania), qe vazhdoj deri ne vitin 1216l
Themelues i shtetit te Arberit (Albania) ishte arkondi dhe panhypersebastos Progon
(1190-1198), i cili shpalli sheputjen nga Bizanti. Pushtetin e Progonit e
trasheguan te bijte, Gjin Progoni (1198-1206) dhe me pas Dhimiter Progoni
(1206-1216).
Nuk
ka dokumenta te deshmojne, ne se keta princa ishin pjestar te familjes se
Dukagjineve, apo ishin nje familje fisnike me vehte, por rendesi ka fakti, se
ne shtetin e Arberit bente pjese dhe principata e madhe e Dukagjinit.
Rikujtojme se familja princore Progoni e dinastise te Shtetit te Arberit,
kishte flamurin dhe stemen e vet heraldike, me shqiponje me nje koke
(monocipite), me krahet e hapur, te ngritura lart, te cilen e e gjejme te
dokumentuar si stema e familjes te Dukagjinit, çka sugjeron se duhet te kene
pasur lidhje mes ketyre fisnikeve, pasi stemat heraldike iishin individuale e
nuk mund te kopjoheshin dhe as t’i dhuroheshin familjeve te tjera.
Ne
vitin 1204 u shemb perandoria e Bizantit, por shteti i Arberit vazhdoje dhe me
shume se nje dekade. Zoti i shtetit te Arberit, Dhimiter Progoni, kishte titullin "princ" (princeps), qe i a kishte dhene Papa
Inoçenti i III me 1208 dhe njekohesisht ishte dhe “Magnus Arkond” (Arkondi
i Madh), tituj qe i trasheguan edhe pasardhesit e tij.
Ne
vitin 1208, Papa Inocenzo III, ne nje leter derguar princit Dhimiter Progoni, e
quan “Judex Albaniae”, pra gjykatesi i pare (kryegjykates) i Albania. Ky
fakt orienton se shteti Arberit funksiononte sipas ligjeve te veta, per me
teper, qe kishte shpallur shkeputjen nga Perandoria Bizantine.
Per
te argumentuar ekzistencen e ligjeve lokale, apo te Kanunit te arberit, po
prezantojme nje dokument te veçante, nje leter te vitit 1216 e Kryeipeshkopit
te Ohrit Demetrio Komationi, qe i a dergon peshkopit te Krujes, ne lidhje me
martesen e Gregor Kamona (1216 – 1253) (Magnus Arkond di Albania) me Komnena
Nemanjiç. Pas vdekjes se Dhimitrit, i vellai i tij Gregori mori per grua te
dyte kunaten e vet Komnenen (e veja e Dhimitrit). Rreth kesaj ngjarje Demetrio
Komation shkruan: “… kjo martese eshte e pranushme nga kisha dhe sipas
ligjit nuk e prish gjakun dhe eshte e ligjeshme”. Nga ky dokument kuptohet se ne mesjete
arberore, martesa ishte e njohur nga Kisha dhe nga Ligji, çka e gjejme te
mirepercaktuar ne Kanunin e Lek Dukagjinit, por konstatojme dhe nje aspekt
tjeter, se ekzistonte e drejta e bigamise. Rikujtojme se martesa e dyte me
gruan e vellait te vdekur, eshte praktikuar ne shume zona te malesise
shqiptare, madje deri ne gjysmen e pare te shekullit XX, sidomos ne rastet kur
kjo lidhje martesore kishte ndikim ne krijimin e aleancave dhe miqesive
ndermjet familjeve. Ky eshte dhe argumenti baze qe justifikonte martesen e
Gregorit, me Komnenen, te bijen e Krajl Nemanjiçit te Serbise.
Ne
Ligjet e Dibres, ne Kanunin e Mirdites, ne Kanunin e Martaneshit, ne Kanunin e
Pukes etj, parashikohet kjo e drejte bigamie, por me kusht, qe martesa te
njihej nga kisha (martesa fetare) dhe nga Kanuni (martesa civile). Ne Kanunin e
Lek Dukagjinit, mmartesa percaktohet ne dy aspekte te rendesishme: 1. Gruaja e
dyte nuk mund te rri pa kunore ne shtepi te burrit (Libri 3°, nyja 32,
percakton.” Aj, qe merr gruen pa kunorë, jet i lidhun kah Feja edhe kah
kanuja”. 2. Kanuni i njeh gruas te drejten te vendosi vete ne se do te
rrije ne shtepine e burrit apo te iki. Ne se vendos te qendroje ne shtepine e
ish burrit, Kanuni i Lek Dukagjinit e mbron duke i njohur garantuesit
(dorezennesi), por i njeh dhe te drejten e lirise per t’u martuar. Ne
librin e 3°, nyja14, § 36 percakton: “Grueja e re, qi mbetet e vejë, por me
fmi, po desht me ndejë në plang të burrit me fmi, do të dorzanitet me dy lagje
dorzanë: dy dorzanë do të jenë të katundit ku mbet e veja, se s’ka me pasë kush
punë me te, e se s’do t’i a korisin emnin prindës as burrit të dekun; dy tjerë
do të qes prindja a kushrinja e saj se s’do t’a dajn prej fmive, veç në lypët
vet m’u da e m’u martue”.
Fejesa
dhe martesa zene nje vend te rendesishem ne Kanunet shqiptare, ku jane
percaktuar me saktesi impresionuese rregullat dhe normat e proçedurave e te
ceremonive, te cilat perbejne nje thesar te madhe te kultures e te etnografise
shqiptare. Veli mbulues (apo duvaku) e ka origjinen qe ne lashtesi, i perdorur
nga iliret dhe i ruajtur deri ne ditet tona. Keto rregulla e norma te Kanuneve
shqiptare, padyshim jane te pasqyruara ne nje dokumentacion te pasur, qe per
fat keq ka mbetur ende i pastudiuar si jane te famshmit 100 kodiket
iliro-arbero-shqiptar, qe mbulojne nje hapsire disa shekullore te jeteses te
popullit tone, duke filluar nga shekulli VI deri ne shekullin XIX (kodike te
shkruar ne gjuhen latine dhe greke). Shkencetari Theofan Popa, i klasifikoji
kodiket ne tre gruppe: 1. kodike biblike, 2. kodike liturgjike, 3. kodike
agiografike.
Si
shkruan studiuesi Shaban Sinani, grupi i kodikeve agiografike permban shkrime
laike, te dedikuara jetes sociale, etikes, moralit, funksionimit te gjykatave,
gjyqetareve, ka trajtesa per te drejten dhe traditat etnokulturoe, per
shkollimin resimimit, si dhe shume te dhena per fejesen dhe martesen, si
reulton ne kodikun N° 14 te Beratit i
shekullit XI, ne kodiket N° 32, N° 38, N° 43 te Beratit te shekullit
XIII, ne kodikun e Shkodres te viti 1341, ne kodikun e N° 86 te Elbasanit te
viti 1563 (permbajne rregullat e martese), etj.
Pas Shtetit te Arberit (1190 - 1216), ne territoret a banuara nga arberet, krijohet Mbreteria e Arberit (1272 – 1390) me mbret Karli I Anzhù. Papa Gjoni XXII i kishte pranuar arberit (albanesi), si pasardhes natyrale te shtetit te Arberit, si dhe e njohu ligjerisht Mreterine e Arberit. Dukagjinasit ishin pjese perberese e Mbreterise se Arberit, madje ne vitin 1281, per here te pare dokumentohet i shkruajtur titulli Duka (dux), "Ducam Ginum Tanuschum Albanensem”. Ne kete periudhe, Dukagjinasit humbin nje pjese te trojeve te Mirdites, qe kaluan nen zoterimin e Gulielm Blinishtit, qe ishte dhe prothosevastor i mbretit Karli I Anzhu, por ruajten zoterimet e tjera, madje u shtrine ne veri dhe ne lindje ne territoret e Kosoves. Pas ketyre ndryshimeve, ne vitin 1356, Principata e Dukagjinit u organizua ne dy pjeese, e para nen zoterimin e Dukes Pali II (I biri i Tanush Dukagjini), qe e shtrine pushtetin ne tribut e Gashit, Krasniqes, Pejes, Prishtines, Gjakoves, Prizrenit, me kryqender Ulpiana dhe e dyta nen zoterimin e Dukes Leka II (i biri i Gjergj Dukagjini), kishte Lezhen, Zadrimen, Puken, Seliten, Zhuben, kryeqender Lezhen.
(Në numërat e ardhshëm do të lexoni: KANUNI NË PERIUDHËN PARAOTOMANE)
-
Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica
të qytetit
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-