Kulturë
Demir Krasniqi: Nusja që i sfidoi burrat në vrap për marrjen e maramës
E marte, 06.11.2012, 07:17 PM
Një
ngjarje që kishte shokuar malësorët e Gollakut:
NUSJA
QË I SFIDOI BURRAT NË VRAP PËR MARRJEN
Shkruan: Demir KRASNIQI
Shaban
Pacolli , nga fshati Marec i Malësisë së Gollakut, në cilësi të vjehrrit të
rejës (nuses së djalit) dhe djali i tij, Zejnullahu që ishte burri i Zelës dhe
dhëndër i Halim Krasniqit nga Tugjeci, kishin shkua në Tugjec, si miq së pari
edhe me disa burra tjerë miq dhe të
afërm, për ta marrë së pari nusen e tyre – Zelën e Halimit, me një kali të
cilin Shabani e kishte ruajtur si at, kryesisht për të udhëtuar me te dhe për
ta vrapuar nëpër dasmat e Malësisë së Gollakut për marrjen e maramave të nuseve
nëpër dasma .
Kur
kishin ra nga Tugjeci tek vendi i quajtur Gurët e Ngulur në fshatin Hajnoc, ku
një javë përpara kishte qenë një dasmë nga Mareci,të cilët e kishin vu një
shenjë për vrapim të maramës në fshatin Krilevë, kuajt apo kaloria për vrapime
për marrjen e maramës së nuses, e kishin pasur të caktuar me vrapua prej Gurëve
të Ngulur të Hajnocit deri në fshatin Krilevë .
Në atë
vrapim, kali (ati) i Shaban Pacollit e kishte marrë maramën dhe e kishte
mbajtur mend mirë vendin se prej ku ka vrapuar plot një javë më parë në dasmë.
Një javë
më vonë, ditë me ditë , kur e marrin së
pari nusen Zelë nga Tugjeci, në Hajnoc, tek Gurët e Ngulur, e hipin nusen Zelë
në atë kali (at) dhe ia qesin frerët në
qafë për të shkua drejt Krilevës, duke menduar se do ta mbante nën kontroll të
frerëve nusja e re Zelë.
Po sa ia
qesin frerët në qafë kalit ( atit) , ai menjëherë e merr vrapin për të vrapua
bashkë me nusen, duke menduar se është duke vrapuar për marrjen e maramës !
Kali
(ati) kishte vrapuar bashkë me nusen prej aty e deri tek shenja e maramës në fshatin
Krilevë, diku rreth 10 kilometra rrugë.
Vjehrri i
nuses dhe Zoti i atit (kalit), Zejnullah Pacolli, kur e sheh se ç’ po ndodhë me
atin dhe nusen mbi te, në pamundësi për ta nxënë kalin, i bërtet nuses me sa zë
që kishte:
“O mbahu
mirë, bre bijë fisnike deri sa të mundesh!”
Kali (
ati) vraponte me sa fuqi që kishte, ndërsa njerëzit habiteshin dhe bënin
“Mashalla” duke i duartrokitur , kur e
shihnin nusen se po e vraponte atin!
Edhe po
të ia ngrehte frerin , kali (ati) nuk do të ndalej, por kërcente edhe më tepër
dhe më larg.
Kali
(ati) kështu mbërrini deri tek shenja e maramës në fshatin Krilevë, bashkë me
nusen – Zelën shëndosh e mirë dhe aty ndalet vet.
Zela
(nusja) kishte zbritur nga kali (ati) dhe ishte ulë për t’i pritur burrat
derisa të mbërrinin prej Hajnovcit.
Gjatë
rrugës prej Hajnovcit e deri në Krilevë, Shabani dhe Zejnullahu bashkë me
burrat tjerë bashkudhëtarë, shikonin në çdo skaj të rrugës se ku do ta gjejnë
Zelën (nusen) të rrëzuar dhe të mbytur nga kali (ati)?!
Por kjo
(fatmirësisht) nuk kishte ndodhur , nga se Zela ishte mbajtur mirë dhe kali nuk
e kishte rrëzua .
Vjehrri i
Zelës – Shabani, kur e ka gjet nusen Zelë të gjallë dhe shëndosh e mirë, duke i
pritur në Krilevë, i kishte thënë rejës së vet – nuses Zelë:
“Bravo të
qoftë , bre bijë fisnike!” Dhe si shpërblim për këtë qëndresë heroike , ia
kishte dhënë dy lira si dhuratë nuses – rejës Zelë .
Nusja
Zelë, kishte thënë:
“Më tepër
më vinte marre prej burrave dhe njerëzve gjatë rrugës, të cilët më
duartrokisnin me shuplaka dhe më brohorisnin
kah më shihnin se si po e ngas kalin (atin) nëpër rrugët e katundit, se
sa rreziku i madh që më kanosej në çdo hap për jetë !”
Prej
Krilevës, prapë e kanë hipë mbi atë kali (at) nusen Zelë , për të udhëtuar për
në Marec, por kali (ati) nuk vraponte ma, nga se atje nuk kishte rrugë të
vrapimit për maramë , apo ygdyl ! Por, megjithatë, ai ecte shumë më shpejt se
sa kuajt tjerë që ishin në rrugëtim me te, duke u kthyer së bashku nga Tugjeci
.
Te lagjja
e Bullajve të Marecit, Shaban Pacolli
ia merr dyzginat kalit (atit) dhe
dalin për te shtëpia e tyre, në lagjen Pacolli të Marecit .
Ky rast i ka habitur në atë kohë, të gjithë banorët e Malësisë së Gollakut, nga se një rast i tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe ishte rast i pa imagjinueshëm për ta!
Oda e Shaban Pacollit në fshatin Marec
Oda e Shaban Pacollit , ishte e njohur për
mikpritje, bujari dhe bukë-dhënie jo vetëm në fshatin Marec , por në mbarë
Malësinë e Gollakut dhe më larg .
Atë odë,
ia kishin ndërtuar muhaxheria e ardhur nga Toplica e Jabllanica, në vitin 1883,
kur kishin ardhur nga rrethi i Mevegjës.
Ajo odë
ka ekzistua deri në vitin 1983, kur kjo familje është shpërngulur nga fshati
Marec, për të jetuar në Prishtinë.
Në këtë odë, kanë ngrënë bukë dhe kanë bërë konak me nga tri ditë e netë, miq, mysafirë, shokë dhe kalimtarë të rastit nga e gjithë Malësia e Gollakut, Llapi dhe Anamorava, që nga Podujeva, Kamenica, Gjilani, Presheva, Bujanoci, Vraja etj.
Zelë Krasniqi – Pacolli (1891 – 1982)
Zela
Halim Krasniqi ishte e lindur në fshatin Tugjec, të Malësisë së Gollakut –
komuna e Kamenicës, në vitin 1891.
Ajo, në
moshën 18 vjeçare, pra në vitin 1909, ishte martuar me Zejnullah Shaban
Pacollin, në fshatin Marec .
Në
bashkëshortësi me Zejnullahun, iu kishin lindur këta fëmijë:Fatushja, Refiqja,
Miradija , Bilalli dhe Hakiu .
Pasardhësit
e kësaj familje, në vitin 1983, u shpërngulen nga fshati Marec, për të jetuar
në Prishtinë, ku edhe sot jetojnë dhe punojnë.
*****
Ngjarjen e tregoi : Bilall
Zejnullah Pacolli, i lindur në fshatin Marec, më 25.05.1941. Jeton me familje
në Prishtinë, si pensionist .
Shënoi: Demir Krasniqi, në Gjilan
, më 20.10.2012.