Kulturë
Gjon Keka: Demokracia si formë e jetës politike
E premte, 26.10.2012, 08:08 PM
Demokracia
si formë e jetës politike e shtetërore
Nga Gjon KEKA
Parimet demokratike
në vetëvete janë parime të jetës politike dhe shtetërore, janë shtyllat e mbi
të cilat ndërtohet dhe zhvillohet një shoqëri dhe shtet, por edhe një ekran i
gjallë i tërë sistemit politik dhe institucional të një kombi.Një demokraci e
pastër është demokraci e bashkëndarjes dhe e frymës së lirës e barazisë, është
arsye e fuqishme e shtetit dhe bashëkudhëtare e fatit të kombit drejt të
ardhmes së tij.
Pikërisht
kjo është demokracia e vërtetë ajo që nxjerr autoritetin nga mesi i popullit
dhe duke e legjitimuar atë përmes votës së lirë dhe zgjedhjes së zyrtarëve nga
të zgjedhurit ajo ngritë në nivelin e përgjegjësisë ata duke realizuar kështu
vullnetin e tyre të lirë për të bashkëvepëruar dhe qëndruar në një hap me
vullnetin e tyre dhe vullnetin politik të të zgjedhurve.
Demokracia
e pastër buron nga rrënjët e vullnetit historik të popujve liridashës, një
demokraci e tillë jo vetëm është formë e jetës politike, por edhe e tërë
sistemit politikë e shoqëror, madje prek edhe kulturën duke i dhënë asaj vendin
e plotë si degëzim në këtë tempull të përbashkët të bashësisë së organizuar dhe
pjesmarrjes aktive të gjallë brenda kombit.
Duke parë
demokracinë në këtë vështrim të gjallë ne pastaj shumë lehët mund të zbulojm
edhe karakterin e pluralizmit, unitetit, formës së veçantë të saj në shtet dhe
ndryshimet pozitive brenda popujve që janë prek nga fryma e demokracisë dhe
parimet e saj si rregullatore ekzistenciale e jetës politike -shtetërore dhe
nacionale drejt fatit të kombeve të përbashkët dhe zhvillimit të qëndrueshëm të
tyre.
Meqë
shumica nuk mund të qeveris vetë jetën e shtetit ajo ka zgjedh metodën më të
mençur demokratike në historinë e saj, atë të zgjedhjes nëpërmjet dhënies së besimit
të zgjedhurve me anë të votës së lirë, demokratike dhe të vërtetë.
Ky aspekt
i rëndësishem i jetës demokratike të një shteti tregon se demokracia është
sistem legjitim i cili nxjerr në skenë të zgjedhurit nga zgjedhësit apo fytyrën
e “qeverisjes së popullit nga populli dhe për popullin“dhe kjo lidhje me anë të
votës së lirë nënkupton në tërësi natyrën dhe karakterin e plotë të qeverisjes
demokratike të shtetit dhe ecjes së tij në shinat e ndërtuar poashtu sipas
parimeve demokratike.
Nga kjo
kuptojm se demokraci do të thotë qeverisje e ligjshme e popullit e mbrojtur
ekskluzivisht nga kufizimi i elementeve demokratike me anë të vetëqeverisjes
sipas ligjeve dhe kushtetutës së shtetit si dhe në përputhje me vullnetin
esencial të popullit.
Kjo
nevojë esktreme e kufizimit të elementeve demokratike nënkupton kufizimin e
duarëve të pushtetit për të mos abuzuar me të, por e gjithë kjo të shpërndahet
sipas ligjeve qeverisëse, kushtetutës së shtetit dhe ndarjes së
pushtetit(ekzekutiv, legjislativ dhe judikativ).
Ndarja e
pushtetit nuk përbën vetëm ndarjen si të tillë, por nënkupton ndarjen e
përgjegjësisë, kjo vlerë e ndarjes është
një nga kufizimet e arsyeshme të duarëve të pushtetit për të mos i poseduar të
gjitha në duar të tij, por për të shpërndar
pushtetin, prandaj vetëm sistemi i qeverisjes demokratike e mundëson qartësisht,
funksionalisht dhe efektivisht këtë ndarje përgjegjësish, ndarje pushtetesh
brenda një shteti demokratik dhe kushtetues.
Prandaj
“në shtetin e lirë demokratik(...)një ndarje e tillë kushtetuese e kompetencave
të shtetit nuk synon vetëm kontrollin e ndërsjellë të organeve, por edhe qartësimin e veprimtarisë së aparatit
shtetëror. Klasifikimi i pushtetit e mbronë qytetarin nga arbitrarizmi
shtetëror dhe i lehtëson atij njëkohësisht të kuptuarit e procesit të
qeverisë.”(W. Besson und G.Jasper, Das
Leitbild der modernen Demokratie, 1990)Nga kjo nënkuptojm se pikërisht
kontrolli i ndërsjellë i organeve dhe klasifikimi i pushtetit janë premisa të
qarta të cilat na tregojn natyrën, funksionin dhe jetën demokratike të aparatit
shtetëror si dhe vlerën e vërtetë të demokracisë autentike.Janë pikërisht këto
aspekte demokratike dhe ndarje përgjegjësish që tregojn edhe në qartësi të
plotë fytyrën dalluese në mes të demokracisë së vërtetë dhe diktaturës, apo regjimit që mbanë në duart të gjitha
hallkat e pushtetit dhe shpërndarjes së pushtetit apo përgjegjësisë.Prandaj për
të mos lejuar që këto hallka të pushtetit të bien në duar të vetme të një
pushtetari është bërë edhe ndarja e pushtetit dhe përgjegjësisë apo siç edhe
nënvizon tepër qartë mbi ndarjen e pushtetit filozofi dhe shkrimtari politik
francëz Charles de Montesquieu, se "çdo gjë do të ishte e humbur në rast
se personi i njejtë apo bashkimi i njejtë i të mëdhenjëve, aristokratëve apo edhe i popullit do t`i
ushtronte të trija këto pushtete: pushtetin e lëshimit të ligjeve, zbatimin e vendimeve publike dhe gjykimin e
krimeve apo të konflikteve."
Kjo
tregon natyrën e brendshme të shtetit dhe mënyrën tepër të qartë të
funksionimit të tij si organizëm apo institucion në tërësi, po në këtë kuptim
në shohim edhe arsyen e qartë të domosdoshmërisë së ndarjes së pushtetit dhe
largimit të plotë të frikës së egos së absolutizmit apo vënien e pushtetit në
duar të një individi apo diktatori, pra në qartësi shohim vlerën e madhe
demokratike që ka kjo shkallë e përgjegjësië me anë të ndarjes së pushtetit në
mënyrë demokratike sipas nënvizimeve më lartë.Duhet vënë re se në mesin e vitit
1796 po të njëjtën arsye kishte edhe George Washington në lidhje me ndarjen e
pushtetit siç pohonte ai me të drejtë se"(...)qenia e arroganc?s s?
pushtetit pretendon vënien e pushtetit t? t? gjitha instancave n? nj? instanc?
t? vetme, p?r ta shkaktuar n? k?t?
m?nyr?, pavar?sisht nga forma e
qeverisjes, despotizimin.Prandaj n?
vler?sim i drejt? i k?tij epshi p?r pushtet dhe i gatishm?ris? s? natyr?s
njer?zore p?r keqp?rdorimin e tij mjafton p?r ta d?shmuar sakt?sin? e k?saj t?
v?rtete. është pikërisht domosdoshm?ria e kontrollit t? nd?rsjell? gjat?
ushtrimit t? pushtetit politik n? form?n e ndarjes s? tij n? deg? t? ndryshme
qeveritare, secila prej s? cil?s synon
mbrojtjen e t? mir?s s? p?rbashk?t nga nd?rhyrjet e t? tjer?ve, dhe kjo ?sht? d?shmuar nga p?rvoja e koh?rave
si ato të vjetra ashtu edhe t? reja(...)"
Me këtë
ne nënkuptojm depërtimin në natyrën themelore të ndërtimit të shtetit dhe
ndarjes së pushtetit dhe përgjegjësisë si dhe i rrjedhës së demokracisë në
kapilarët e shtetit kushtetues dhe demokratik, ky parasëgjithash është edhe
hapi më i madh i nxjerrjes së idesë përgjatë historisë rreth aspektit më të
rëndëishëm të demokracisë dhe shtetit pra atë të ndarjes së pushtetit dhe
përgjegjësisë, ky pra është gjykimi me i mençur i çështjes më themeltare të
shtetit dhe demokracisë autentike attë të ndarjes së pushtetit.
Kjo
ndarje e përgjegjësisë apo e pushtetit sipas fenomenologjisë së shtetit, principeve
themelore të tij dhe demokracisë na shfaq në plotëni vetëdijen kushtetues, funksionin
e brendshëm të tij dhe natyrën esenciale të lëvizjes së krahëve institucional
sipas shkallëve të përgjegjësisë së secilit veç e veç por që burimin e kanë të
njëjtë rrjedhat të ndryshme por që bashkëohen sërish tek vlera e përbashkët
shtetit sovran dhe kushtetues.
Në këtë
kontekst ne shohim thelbin e brendshëm të shtetit kushtetues demokratik, ku
pastaj zbulohen principet e elementit popullor në vetvete dhe ngritet vetëdija
shtetërore për të ndarë edhe përgjegjësit respektivisht ndarjen e pushtetit
përmes sistemit"checks and balances" si mjetë i fuqishëm i lidhjes
dhe konsensit për veprimet e mëtutjeshme politike e shtetërore.
Nga kjo
mund të nënvizojm se ky nënshtrim i sistemit të kontrollit, i kufizimit dhe
ndikimit të shtetit në vendet demokratike realizohet në mënyrë tepër komplekse
nëpërmjet normës juridike të shtetit, kundërpeshës dhe pëshës së tij, prandaj
për të dal më pas dhe mbrojtur karakterin e pavarur të pushteteve të ndara dhe
për të kuptuar kështu pastaj edhe arsyen e thellë të ndarjes së përgjegjësisë.
Duke parë
gjithë këtë trajtim më lartë ne mund të kuptojm më lehët pastaj edhe lindjen e
gjallërisë politike në jetën e shtetit demokratike kushtetues, por njëkohësisht
edhe kriteret themelore të karakterit të shoqërisë publike, aktet politike dhe
ndikimin e këtyre në demokratizimin e shoqërisë dhe të tërë kapilarëve të
institucioneve politiko-shtetërore.
Nga kjo
poashtu mësojm së si model i të gjitha kushtettuave demokratike, i jetës së polisit dhe levizjet e impulsit
demokratik të shoqërisë, pastaj impaktit të saj në zhvillimet e mëtejme janë
marrë popujt e kombet për ndërtimin e shtetit modern, kushtetues dhe të
jetësimit të demokracisë autentike brenda institucioneve dhe sistemit të tyre
politik e shoqëror.Janë të pakuptueshme tëgjitha këto proceset historike të
jetës politike, demokratike deri të krijimi i shtetit modern pa gjurmët e lëna
nga Aristoteli dhe Paltoni të cilët u bënë baballarët e mendimit politik dhe
demokratik të europës dhe botës demokratike në tërësi.Kemi parë gjerë tani
gjatë proceseve të historisë politike dhe demokratizimit të shoqërisë së
popujve të ndryshëm pastaj refleksionet politike përgjatë historisë, krizave të
shoqërive përgjaët shekujve ishte gjetaj e rrugës, mundësive dhe hapja ndaj
frymës së demokracisë dhe problemet e ndërtimit të shtetit demokratik modern e
kushtetues.
Me gjithë
vështirësit e ndërtimit të shtetit, mund të themi me pakë fjalë se lindja e
shtetit modern demokratik, ishte një lindje epokale edhe e demokracisë moderne,
një gjuatje e popujve në shenjë gjatë lëvizjes së lumit të demokracisë dhe një
nga alterantivat më të domosdoshme dhe më të mira të historisë politike dhe
demokratike të popujve dhe shteteve në europë dhe botë.
Ndërkaq
jo rastësisht shkrimtari politik Makiaveli në veprat e tij ka trajtuar duke
analizuar thellë sjelljen politike, legjitimitetin demokratik e politik, karakteristikat e nivelit të popujve në
ndërtimin e shoqërisë së vërtetë dhe të moralshme, ngase edhe ai rrëshqitjen e
shteteve apo shoqërisë nga vlerat demokratike dhe principet e saj të shëndosh
etike e ka cilësuar si politikë të pamoralshme të pushtetarëve dhe si një
çorrsokak politik e histoik të popujve që nuk dijn të ndërtojn një sisitem të
shëndosh politik e shtetëror të bazuar në principet e domosdoshme të
demokracisë në të gjitha kohërat e saj .
Kështu duke parë këtë më lartë ne mund të shikojm një hap më tepër në proceset e ndërtimit të shtetit në Shqipëri dhe Kosovë, në krizat e identitetit politik e demokratik që shfaqin herë pas herë këto vende dhe në mungesën e plotë të iluminizmit, të mirës së përbashkët, vizionit të vërtetë europian të kombit dhe aftësisë për të kuptuar principet demokratike si pjesë të jetës politike, institucionale e shtetërore.Prandaj e mira e përbashkët mbetet akoma si qëllim, por ajo nuk kumulon me shpëtimin e përtejmë(...)”lumturinë, racionalitetin e qëndrueshëm zhvillimin emancipues dhe humanizmin; ndërsa në anën tjetër liria dhe vetëvendosja bëhen slogane të rëndësishme.”(H.Fenske Geschichte der politischen Ideen, 1987)Prandaj me fjalë të tjera për të mos mbet memec dhe duke ec me këpuc të hekurta dhe gjysmë të baltosura, këto vende duhet të bëjnë hapin më të madh historik atë të transformimit rrënjësor, ringjalljes së plotë kombëtare e shpirtërore, mbështetjes në tërësi në principet e demokracisë dhe ecjes në dinamikën e kohës dhe me një seriozitet të madh të punës të ecet drejt rikthimit me identit kombëtar europian në familjen e lashtë europiane.Do të ishte gjenialitet politik kombi dhe vizionare nëse pushtetarët e zgjedhur në mënyrë demokratike do të arrinin ta vendosnin kombin shqiptar në mesin e kombeve demokratike të barabartë, meidentitet të vërtetë europian si dhe ta rikthenin kombin në europën e bashkuar aty ku e kishte edhe pjesën e saj familjare që nga lashtëisa.Duke parë se vetëm ky restaurim i madh historik do të na shpiente drejt një të ardhme të sigurtë dhe të njohjes së plotë të vetvetes, identitetin tonë të lashtë europian, rrënjëve tona kryesore brenda përbërjes së familjes europaine, e jo të qëndruarit vetëm një hije të emrit të madhë brenda familjes së kombeve të lashta europiane.