E diele, 22.12.2024, 01:44 AM (GMT)

Mendime

Krist Gjinaj: A është Islami një besim pagan?

E premte, 26.10.2012, 07:04 PM


A është Islami një besim pagan??

Nga Krist Gjinaj

Shqiptaret musliman poashtu si edhe muslimanet e tjerë,mendojnë dhe janë të bindur se me të vertet ata janë në rrugen e drejtë të besimit të drejtë, pra të atij islam dhe se simbas tyre, cdo besim i tjeter joislam është i papranuar te Zoti.Por , une nuk do të merrem me muslimanet e tjerë përpos me shqiptarët e besimit islam dhe trashegimin e tyre islame.

Në ketë vitë, si shumë here para kësaj, shqiptaret musliman nuk dijnë se kah të orjentohen dhe se cila ditë me të vertet do të jetë dita e Bajramit.Njëri e feston në Shqiperi më heret e tjetri në Kosovë më vonë, po këtu lind edhe pyetja se :shqiptaret musliman të trevave të tjera , a thua cilen ditë do të e festojnë apo kujt të i besojnë, Bashksis islame ne Kosovë apo në Shqipëri??!!

Islami ndër shqiptarë nuk ka qenë kurrë një fe e ngulur thellë në shpirtin e shqiptarit , por ka qenë një pjesë e mbijeteses dhe një pjesë e analfabetizmit dhe asgjë më shumë.Por, pse ndodhin gjërat e tilla  te islami dhe pse nuk mundet të percaktohen as ata në Arabi e Turqi, do të thellohem pak në studimin e kësaj dukurie dhe të shumë dukurive të tjera, kuptohet si cdo here, bazuarë vetem në fakte jo në fjalet e mija ose mendimet e mija përsonale.

Simbas bindjeve të tyre fetare,kuptohet të gabuara , ata mendojnë se islami është feja me e pelqyer dhe më e pranuar para Zotit.!

Simbas tyre , ata e nenqmojnë krishterimin dhe besimin e krishterë dhe mendojnë se të krishterët  besojnë në tre Zotna ndersa muslimanet në të vetmin Zot.??!!

Perkunder kësaj, në vazhdim do të nxjerrim faktet konkrete rrethë asaj se a besojnë me të vertet muslimanet në të vetmin Zot dhe a është islami një fe vertet ,e cila është e tillë ashtu si e propagandojnë ,qoftë nga kleriket islam dhe nga vetë besimtaret e tyre dhe a besojnë të krishteret në tre Zotna.

Ne shumë shkrime, forume, gazeta dhe ne boten mediale por edhe neper xhamia, muslimanet  shkruajn e deklarojnë se: " janë ata të krishteret që besojnë në tre Zotna dhe Zoti i tyre ka djalë".Janë të krishteret që besojnë në idhuj dhe në stoli " !!

Kjo bindje dhe shprehje e gabuar është një mosnjohuri e themelit të besimit të krishterë e poashtu është edhe një urrejtje e hapur fetare kunder krishterimit,ose thenë me troq, është një manipulim i popullates për të i mbajturë sa më largë krisherimit si një fe e vertet.

Po kush bëson në idhuj , të krishteret apo muslimanet??

Të shkojmë si më poshtë:

Hëna si Zot i besimit islam

“Sikur Kurani të  ishte prej dikujt tjetër, përveç Allahut, njerëzit do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (En-Nisa 82)

Ky citim më lartë, është vetem një nga ato citimet mashtruese të islamit, sepse Kurani si libër është shkruar dhe ilustruarë nga dora e njeriut, nga dora e kalifatit.Sigurishtë se Zoti , nuk posedon shtypshkronjen atje lartë që të e shkruan Kuranin në një arabishte të pakuptuarë dhe të u´a dërgon muslimanve nga qielli në tokë.

Përderisa, adhurimi  musliman është shumë i ngjashëm me adhurimin pagan të gurit në Efes,muslimanet e dijnë ketë dhe jo vetem me ketë por edhe me menyra të tjera , at ngurrojnë të e pranojnë të verteten -si është adhurimi i gurit dhe gjujtja e shejtanit me guri.

Vetë islami , që nga koha paraislame e deri me sot mirret me besime pagane ku beson në një Zot kontravers, të ndryshem dhe beson  në të  tri bijat e Zotit.

Ne besimin islam , muajt islam fillojnë me levizjen e hënes dhe muaj i " shejtë " i Ramazanit fillon poashtu me levizjen e hënes ku edhe përcaktohet fillimi dhe mbarimi i ketij muaj që besimtaret e kan për detyrë të e kryejnë agjerimin,por duke harruar se me ketë detyrë, ata nuk janë të orjentuarë kah Zoti i vertet por kah Zoti i hënes që është një  bindje dhe simbol pagan i vertetuarë botërishtë, e  për ketë shkak , edhe sot në ketë vitë ka mospajtime rrethë asaj se kah me të vertet ka levizurë hëna në mënyrë që e gjithë bota islame të e feston në të njejten ditë.Por, te shqiptaret, ka mbeturë një dritare e pambyllurë sepse Kosova e feston një ditë tjeter ndersa Shqipëria në një tjeter edhe pse kjo festë është një fest e kopjuarë nga Abrahami i shkruar në Bibel me  shekuj para islamit.

Muslimanet në lutje të tyre ,janë të orjentuarë drejt  Mekës dhe për këta , Meka është një vend i shejtë,cka  në fakt, rituali i lutjes së ngajshme fillon që nga koha kur  Guri i zi (haxheru’l-esved) llogaritet si gjë e shejtë eqë supozohet se ka  ky guri rënë poshtë nga hëna dhe pikërishtë ne Mekë .

Me këtë , kuptohet shumë kjart se ky është vetem një Guri (Komet) që edhe me vonë  , të ngjajshem si ky , kan ra shumë gurë të tjerë, mirpo për muslimanet ky mbetet dhe është është një simbol fetarë pa e llogaritur si pagan edhe pse  muslimanet e puthin dhe e adhurojnë.

Ky Guri i zi është në diameter  30 cm dhe 1, 5 metra mbi tokë.

Edhe para islamit, njerezit u perkulshin para këtij guri të cilet mendojnë dhe mendonin se ka renë nga qielli dhe është konkretisht një gurë që vjen nga hëna dhe Zoti i hënes , e për ketë, simboli i hënes është pikerishtë qelsi kryesorë i besimit islam.

Në pelegrimazhin e Shejtë në Mekë, adhurimi i këtij guri është i madhë .Këtu duhet të mundohet cdo kush që të e prek ose të e puthë që me ketë akt, të jetë një musliman i pa mëkate.

Simboli i hënes  gjindet në krye të cdo xhamie cka deshmon se ky edhe është simbol i besimit të vjeter pagan paraislam.

Adhurimet e tilla në Bibel  janë qortim përsa i përketi adhurimit të idhujve dhe ai që  benë vepra të tilla është mëkatar.

Ligji i Përtërirë 4:19 ..duke ngritur sytë në qiell, të shikosh diellin, hënën e yjet ? mbarë ushtrinë qiellore ? dhe të mos tradhtohesh prej gabimit e t’i adhurosh e t’u shërbesh! Këto gjëra ua dha Zoti, Hyji yt, të gjithë popujve që janë nën qiell, 20 kurse ju Zoti ju nxori nga furrënalta e hekurit të Egjiptit, që t’ju ketë popull pronë, siç jeni edhe sot e kësaj dite.”

Kur në vitin  630 Mohameti përsëri hyri në Mekë dhe e pushtoi atë,ai deklaroi se All-llahu do të jetë Zot suprem dhe se ky do të ishte një Zot i vërtetë që të gjithë njerëzit duhet të e adhuronin. Mohameti poashtu  deklaroi se e ka marrur  vizionin e Zotit dhe "shpalljen" nga engjëlli Gabriel.!!

Ky ishte vetem një ndryshim i pozicionit të vjeter pagan ,sepse,në fakt, ashtu si mendohej me heret ishte ajo se fjala e Zotit të henes duhet të kalon permes të bijave të tij, Muhamedi tash e deklaroi se fjala e Zotit do të kalon dhe dergohet përmes engjellit Gabriel drejt e tek Muhamedi, dhe ky, mori rolin e të tri bijave të Zotit.Edhe pse Muhameti e bëri ketë , ai prapëseprapë , nuk e ndaloj ose thënë më mirë, nuk e braktisi adhurimin  kah Zoti i hënes dhe ky adhurim nuk u hudh poshtë si një fuqi me e madhe.Dukej se edhe vetë mUhameti kishte frigë nga Zoti i hënes dhe te bijat e tij.

Për veprime të tilla, në Bibel lexojmë:

Isaia 1:29 Do të turpëroheni për terebentinat që tani i mbani për të shenjtë,do të skuqeni për shpifjet që ju vetë i zgjodhët,"

Por në nje kohë të gjatë, pa pasur pasus përpos familjareve të tij , Muhameti  pas 30 vitesh mesimi nga Judenjet dhe të krishteret,  do të e perdor menyren e shfaqjes së engjullit Gabriel pasi njerzit tashme ishin mësuar të i besojnë shfaqjeve nga guri do të i besojnë edhe fjales së Muhametit që e " merrte" nga engjulli Gabriel edhe pse një shfaqje të tij , askush nuk mundet të vertetoj dicka qoftë ndonjë pasues i Muhametit i cili do të mundte të e konfirmonte ashtu si konfirmohet në Bibel për Jezusin dhe kohen para Jezusit.

Fjala e Zotit, në  Bibel, është e dokumetuarë mirë dhe kjart.

Danieli 10-9-14 E dëgjova zërin e fjalëve të tij. Duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij u paka e rashë me fytyrë përdhe: fytyra m’u ngjesh përdhe. 10 Dhe ja, një dorë më preku e më ndreqi në gjunjë e mbi shuplakat e duarve të mia. 11 Atëherë më tha: “Daniel, njeri tejet i dashur, vëru vesh fjalëve që do t’i them! Çohu në këmbë të tua, sepse, ja, jam i dërguar te ti.” Kur m’i tha këto fjalë, u çova në këmbë e dridhesha. 12 Ai vazhdoi e më tha: “Daniel, mos u tremb, sepse që prej ditës së parë kur bëre çmos që të kuptosh duke e përvujtëruar vetveten para Hyjit tënd, u vështruan fjalët e tua dhe unë erdha në saje të fjalëve të tua. 13 Princi i mbretërisë persiane më kundërshtoi njëzet e një ditë; por, ja, më erdhi në ndihmë Mikaeli, njëri nga prijësit e parë; unë mbeta aty pranë mbretit të persianëve. 14 Por erdha të të mësoj çfarë do t’i ndodhë popullit tënd në ditët e fundit, sepse është edhe një vegim për ato ditë.”

Për shkak të pasiguris dhe pavertetesis së librit të Kuranit, në besimin islam kemi shumë trillime dhe pasiguri edhe ne të dhëna poashtu edhe ne citime, ku jo rrallë, flitet shpesh për shumë Zotra e jo vetem për një Zot.

Në njejsë -Zoti ëdhë Une, ndersa ne shumes Zotrat janë Ne.Poashtu kemi edhe 99 ëmra të tjerë të Zotit ne besimin islam cka vë në dyshim se mos vallë Zoti flet permes tri bijave të tij .

"Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin". (4:163)

Në fakt., dihet se Muhameti i  shkatërroi të gjithë idhujt (afer 360 ) në Mekë,por është për t´u habitur se ai nuk e shkaterroi aspak  Gurin e zi në të cilin edhe ai e besoj  se kishte ardhur nga hëna, dhe ky guri , mbeti një simbol i adhurimit ku muslimanët vazhdojnë të e adhurojmë dhe të e puthin  atë  edhe sot sikur dikur Maqedonet që i adhuronin idhujtë dhe mendonin se  trupi i Ardemides së Madhe ra nga qielli dhe asaj i besonin si një e shejtë, njetë sikur që muslimanet mendojnë dhe besojnë se guri i zi ka ra nga qielli dhe është i shejtë po aq sa ishte Ardemides e shejtë cka në me stë këtyre nuk ka ansjë ndryshim apo dallim.

Për veprat e tilla , në Bibel lexojmë:

Veprat 19:35  "Atëherë sekretari ia doli ta qetësojë dhe tha: “Burra të Efesit! Cili njeri nuk e di se qyteti i Efesit është rojtari i tempullit të Artemidës së Madhe dhe i trupores së saj që ra nga qielli?"

Mohameti duke folur se atij i është shfaqur fjale e Zotit ,  deklaroi se vetëm Allahu duhet të adhurohet. Ai e ndaloi adhurimin për  bijat e Allahut por tradita vazhdoit të mbetet që nga ajo ditë e deri me sot.sepse,si e shkrova më lartë, në fakt vetë Muhameti  mbajti pothuajse të gjitha ritualet pagane të arabëve në tempull të Qabes, dhe i ristrukturuan ato në drejtime monoteiste.

Që nga ajo ditë , hëna  mundet të gjendet në pjesën e përparme të cdo xhamie, duke pranuar se Allahu ishte dhe është ende pjesë e besimit të tyre pagan  dhe e besimit në Zotin e më hershem të hënes.

"Rreth katërqind vjet para lindjes së Muhammedit , Amr bin Lahyo bin Amr bin Harath ul-Qais bin Thalaba bin Azd bin Khalan bin Babalyun bin Sebe, një pasardhës i Qahtanit dhe mbret i Hixhazit, kishte vënë një idhull të quajtur Hubal në qatinë e Qabes. Kjo ishte një nga hyjnitë kryesore të kurejshitëve para Islamit. Është thënë se kan qenë krejt treqind e gjashtëdhjetë idhuj në dhe rreth Qabes dhe se secili nga fiset  kishte hyinorët e vetë.

Forma dhe shifra e idhujve janë bërë edhe në bazë të fantazisë të adhuruesve. Kështu Wadd ishte formuar si një njeri, Naila dhe Suwa si një grua,Yaghuth është bërë në formën e një luani, Yauq si një kalë dhe Nasr si një grabitqar .

Përvec zotit Hubal, nuk ishte ndonjë tjetër idhull i quajtur Shems që ishte  vendosur në qatinë e Qabes.Gjaku i kafshëve si kurban është sjellë nga pelegrinët të cilet e flijuan për hyjnitë në Qabe  dhe nganjëherë madje edhe qeniet njerëzore u sakrifikuan dhe u ofruan si kurban për Zotin Hubal.

Përvec adhurimit të idhujve, ata adhuronin edhe yjet, diellin dhe hënën." (Muhammed Profeti i Shenjtë, Hafiz Ghulam Sarwar (Pakistan), fq 18-19, Muslimi)

Kush është All-llahu ??

All-llahu ishte fillimisht emri i një perëndie pagane arabe që përcillet deri ne ditet e sotme.

Për herë të parë ky emer është përdorur si Allat, nga Herodotos me emrin Alilat.

Ky Zot (All-llah) ishte Perëndi e hënes, dhe arabët ishin dhe janë  adhuruesit e hënes. Profeti Muhamet u rrit në një familje ku hëna ishte një Perendi e tillë.

Kur ai mori "zbulesën" të shkruar në Kuran, Muhamedi u tha arabëve që të mos adhurojnë hënën fizike si Zot.

Në vend që ata të luten kah hëna ,ky  u tha të luten në drejtim të Mekës, sepse guri i zi që kishte rënë poshtë nga hëna ishte dhe është  në Mekë.

Por ëshë shumë e quditeshme kur  Muhamedi ndalon lutjen e hënes e në anen tjeter  e lejon lutjen e Gurit të hënes.!!

Êmri i All-llahut  është përdorur si emër personal tek perëndia e  hënës, përveq titujve të tjerë që mund të i jepen atij.

Në besimin e krishterë,adhurimet pagane janë të spjeguara mirë se nuk adhurohet askush perpos Zotit të vertet i cili nuk  dergon simbole pagane në tokë që të adhurohen por dergon fjalen e vetë dhe të derguarit e vetë.

2 i Mbretërve 21:03 "Manaseu kishte dymbëdhjetë vjet kur filloi të mbretëronte dhe mbretëroi në Jerusalem pesëdhjet e pesë vjet. Nëna i quhej Hafsibë. 2 Bëri ç’është e keqe para syve të Zotit sipas kobësive të popujve që Zoti i zhduku në ardhjen e bijve të Izraelit. 3 I përtëriti lartësirat që kishte rrëzuar i ati, Ezekia. Ndërtoi lterë për nder të Baalit, e punoi banirin siç e kishte punuar Akabi, mbreti i Izraelit. I adhuroi të gjitha ushtritë qiellore dhe u shërbeu. 4 Ndërtoi lterë në Shtëpinë e Zotit, për të cilën ka thënë Zoti: “Në Jerusalem do të banojë Emri im”. 5 I ndërtoi lterë mbarë ushtrisë qiellore në dy tremet e Tempullit të Zotit."

All-llahu, Zot i hënes-u martua në perëndeshën e diellit.

Rëndesia e besimit në Zotin e hënes (Hubal) është e pacenushme akoma tek islami, dhe kjo mitologji mbetet akoma realitet edhe ne ditet e sotme.Ky besim ka qenë i pranishem tek arabet 2000 vjet më heret dhe lutja ndaj këtij Zoti fillonte me "al-ilah"-"Hubal-al-llah" por ketë emerë të zotit Hubal-Muhamedi do të e ndryshonte vetem me All-llah që ka zanafillen nga fjala "Al-ilah"  që edhesot përdoret akoma por pa emrin Hubal sepse ai është ndryshuar në Allah.

Simbas besimit pagan Zoti i hënes (Hubal)ishte martuar me disa mbreteresha  të tjera.

Zoti i hënes , simbas mitologjis ishte martuar me perendeshen e diellit e cila ishte si një forcë me e madhe hyjnore mes Zotit të hënes dhe Perendeshes së diellit.

Pas marteses së Zotit të hënes dhe perendeshes së diellit. të dy së bashku  linden tri perëndesha të cilët ishin i pagëzuan me emrinr "bijat e Allahut".

Tri vajzat e Allahut, Al-Lat, Al-Uzza, dhe Manat, shiheshin si ndërmjetësuese midis njerëzve dhe Allahut dhe këto u adhuruan edhe në Qabe në Mekë.

Ky ndermjetesim do të behet prezent në mes të Muhametit,Xhabrailit dhe Zotit.

Bijat e Allahut, së bashku me gruan e Allahut perëndeshën e diellit,pra nënen e tyre  dhe Allahun si Zot i hënes -baba i tyre , te njerzit u vlersuan si Perendi  e  parë dhe si perënditë më të  «larta» qiellore.

Që nga ajo kohë e deri me sot, besimi islam është i përqendruarë te Meka dhe ritualet e vjetra janë të pranishme edhe sot e kësaj dite.Vrasje me guri  e sidomos e gjinisë femrore është një ritual i trasheguarë që nga koha e bijave të Zotit të cilat për veprime të "tradhetisë" kishin të drejtë të urdheronin denimin me guri sepse vetem me guri mbytet djalli në koken e njeriut dhe me guri duhet edhe të gjihet e të mbytet djalli në mënyrë që ai të mos i afrohet Mekes.

Ky është fakti se ata ,para islami janë  vlersuar si më të medhejtë, në krye të panteoneve e Zotave arab.

Êshtë shumë e kot dhe qesharake kur muslimanet flasin se Muhamedi ndaloj  lutjet dhe bindjet pagane, ndersa fakti flet krejt ndryshe.Edhe ne Kuran , i jepet një e drejtë e madhe dhe përparsi hënes e posaqerisht Zotit të hënes.

“Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton”. (Jonus : 5)

Pra, si lexohet më lartë , orjentimi i festave islame fillon me henë.

Ndersa Bibla ,adhurimin e hënes dhe idhujve , në kohen para Krishtit ndalonte veprime të tilla,edhe pse Zoti ka krijuar tokën, hënen, diellin dhe gjithësinë por nuk i ka krijuarë q¨t ë luten njerezit teka ata/ato.

Jeremia 8:2 " ...dhe do t’i shpërndajnë në drejtim të diellit, të hënës e të mbarë ushtrisë qiellore, të cilët i deshën, të cilëve u shërbyen, pas të cilëve ecën, të cilët i kërkuan e të cilët i adhuruan; nuk do të mblidhen e nuk do të varrosen: pleh do të jenë mbi sipërfaqen e tokës."

Paganizmi i muajit të festave islame dhe Guri i zi

Si e kemi të ditur,muslimanët agjërojnë gjatë muajit që fillon dhe mbaron me një hënë të re dhe kjo urdherohet në Kuran:

“Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh…”. (Bekare: 189)

Ky Ajet nga Kur’ani kërkon që kalendari hënor të jetë kalendar që duhet të pasohet nga muslimanët,pra një paganizem.

Ky është fakti se muslimanet besojnë në levizjen e hënes dhe jo në fjalen e Zotit, sepse simbas cdo besimi, Zoti krijon diten dhe natën e në haxh nuk u shkojka për hir të Zotit por për hirë të hënes që janë përcaktime-simbas Kuranit.

Por, kur është fjala te Bibla, atehere Bibla e percjell cdo here fjalen e Zotit dhe nuk lejon që Hëna, Dielli apo idhujt të jenë njejtë si Zoti.

Isaia 1:13-19" Pushoni së më sjelluri fli të padobi;inat e kam kemin.Hëna e re, e shtuna dhe tubimet...s’duroj dot paudhëri e festime bashkë! 14 Hënat e reja e festimet tuaja i urren shpirti im,u bënë barrë e rëndë për mua,s’mund t’i duroj më! 15 Kur i shtrini duart tuaja në lutje,unë i largoj sytë e mi prej jush;edhe nëse i shumoni lutjet tuaja,unë nuk ju dëgjoj.Duart tuaja pikojnë gjak.16 Lahuni, pastrohuni,Hiqeni fajësinë tuaj prej syve të mi,pushoni të bëni keq! 17 Mësoni të bëni vepra të mira:kërkojeni drejtësinë,ndihmoni të shtypurit,jepini të drejtën bonjakut,mbrojeni të vejën!18 “Atëherë, ejani të pleqërohemi”? thotë Zoti.Edhe në qofshin mëkatet tuaja kuq si gjaku,do të bëhen bardhë si bora edhe në qofshin të kuqe si purpuri,do të bëhen porsi leshi."

Udhezimet e Zotit për mëshirë,mirësi dhe drejtësi i gjejmë të shkruara në Bibel dhe si ceket më lartë, Zoti nuk pranon njerez që luten ne idhujë e jo në vetë Zotin.

Guri i zi , është një domosdoshmeri për muslimanet dhe ai gur, ka mbeturë i zi sepse mëkatet e njerezve e kan berë të behet i zi , e kur fillon të zbardhet atehere njerezit janë të pastruarë cka nenkupton se Zoti nuk falka mëkate por po falka Guri i zi në Meka .

Në trashegimin e besimit pagano-islam,hëna u zhvillua dhe u bë simbol i Qabes , ku  rreth këtij tempulli në Qabe, si njihet si tempuli i Zotit të hënes "dijetaret" musliman filluan të e ndryshojnë historikun e Gurit të zi duke pohuar që ky guri është simbol i ndertimit të xhamisë së parë në botë.Edhe pse, edhe këtu , "dijetaret" bijnë në kunderthenje me vetëveten , ata herë pohojnë se ketë guri e ka vendosur Ademi, e herë Xhabraili e herë Ibrahimi cka lenë të nenkupton se guri mbetet i shejtë ne cdo mënyrë dhe në të gjitha kohrat.

Por jo vetem më kaq, po  muslimanet duhet të shtyhen se kush do të e puth  Gurin e Zi,dhe për nderë të këtij Guri të zi, këta flijojnë edhe  kurbane, por kurbani dihet se i flijohet në respektim  për Zotin e hënes dhe duke agjeruan për muaji  të ramazanit në të cilin fillon dhe mbaron hëna e re , muslimanet luten për Zotin e hënes dhe rrethë Gurit të henes si Guri i Zotit.

Guri i  Zi është gur që gjindet në qoshe lindore të Qabes, në formë  kubike e madhe e zezë që shtrihet në qendër të Mekës.

Me kalimin e kohës, ky gur u kthye dhe u bë i zi për shkak të mëkateve njerzore të cilat thithen nga Guri.

Por , nuk pajtohen vetem me ketë, ata shprehin edhe një variantë të tjeter ku sipas këtij varianti te dytë dhe simbas mitologjisë së tyre ,këta besojnë se edhe vetë Abrahami e kishte gjetur këtë Guri e në variantin e tretë ata pohojnë se dhe se engjulli Gabriel e kishte gjetë gurin  dhe e ka sjellurënë atë  vend, ku edhe u  fillua ndërtimin e Qabes.E ka gjetë dhe e ka sjellë,këto janë kontradita të quditeshme,sepse edhe sikur të e kishin gjetë atehere s´do të thot¨¨e se është i shejtë.

Guri nuk vdesë kurrë -simbas muslimanve sepse kur të zhduket guri atehere do të zhduket njerzimi, mirpo, kjo është e vertetuar me miliarda shekuj se gurët nuk vdesin , nuk shkrihen dhe nxihen nga vetë natyra.

Guri i Zi është një objekt i nderimit nga besimtaret  musliman.

Gjatë lutjes, besimtaret musliman  kthehen kah lindja  për t'u përballur me këtë gur, kur ata luten pesë herë në ditë. Gjatë pelegrinazhit në Mekë, ata sillen rrethë  dhe përqark rrethit të Qabes dhe bejnë përpjekje për të e puthur Gurin e zi e nderojnë gurin ,,ashtu si Muhameti bëri  dikur. Nëse besimtaret musliman nuk munden të mberrijnë  pranë për të e puth atë, atehere muslimanët mbesin me një pikë në zemer  dhe mbresë të madhe në zemer se perse nuk arriten të e puthin gurin ose të e prekin me dorë,dhe për ketë ata për ketë do të mbesin mëkatarë derisa të e prekin apo të e puthin gurin dhe më pas të i lajnë mëkatet, me një fjalë, kjo thirret edhe "haxhillak" per të nderuar Qaben dhe për të u munduarë për me e prekë gurin , për të e gjujturë shejtanin me guri dhe për të e madhë një guri me vete kur të kthehen , si simbol i besimit të madhë.Por , vlenë edhe të ceket se forma e jashte e këtij guri është e mbuluar me argjendë dhe duket me i bardhë dhese ky guri ruhet mbrenda në Qabe i rrethuar mirë.Ata që shkojnë në haxhillët duhet të sillen shtatë here rrethë tij 7X.

Po pse shatë here rrethë Gurit dhe Qabes??

Sepse kjo ka të bejë me besimin para islam dhe me ceremonin e shigjetave ( 7 shigjetave ) dhe zotit të hënes Hubal.

"Ndër zotrat që Kurejshitë i besonin më se shumti ishte zoti Hubal, kjo simbas deshmisë se Ibn al Kalbi :"Kurejshit kishin shumë idole  mbrenda dhe rrethë Qabes.Më i madhi i tyre ishte Hubali.Ai  ishte me sy të kuq, në formen e një burri dhe me doren e fjathtë të thyer sepse në ketë pozitë ai u sjellë te Kurejshët dhe dora e thyer  i është ndrequr nga ari.Ai ka qednruar para Qabes dhe para tij gjindeshin 7 shigjeta, e në njeren nga këto shigjeta shkruhej fjala " i paster" ndersa në të tjetren " e panjohurë"

Kur lindja e të sapolindurve vihej në dyshim .ata do të e dërgonin këtë fëmij tek zoti Hubal  ku do të i përzinin shigjetat dhe më ato të fillojnë e të gjuajnë.Nese shigjeta e tregon fjalen " i paster" atehere femiu do të deklarohej si legjitim  dhe fisi do të e pranonte atë, por , nese shigjetat do të tregonin fjalen " e panjohure" atëhere femiu do të shpallej i pavlefshem dhe do të zhdukej.Shigjeta e tretë kishte të bente me fallin për të vdekurit,ndersa e katerta kishte të bente me fallin për martesen.Qellimi për tri  shigjetat e tjera të mbetura nuk është sqaruar sepse ato ruheshin kur propozohej ndonjë udhetim apo fillohej ndonjë projekt ,atehere ato do të dërgoheshin e  përziheshin para zoti Hubal.. " (Ibn al-Kalbi, nga libri idolet 28-29 = Ibn al-Kalbi 1952: 23-24)

Një ceremoni e tillë zbatohet akoma edhe sot në Qabe dhe se numri 7 akoma ka mbeturë i lidhurë ngushtë me besimin islam,



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora