E diele, 22.12.2024, 07:26 AM (GMT)

Mendime

Sylë Arifi: Dialogu politik pengesë për njohjet?

E enjte, 25.10.2012, 06:37 PM


“Dialogu politik” pengesë për njohjet nderkombetar të Kosovës ?

Nga Sylë Arifi

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash Rezolutën për “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”!? Kjo Rezolutë e mori mbështetjën e shumicës se deputeteve, përveç atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. Rezoluta pretendon se e parasheh një proces të normalizimit të raporteve të Kosovës me Serbinë, duke sygjeruar zgjidhjën e të gjitha çështjeve kontestuese midis dy shteteve.

Ndryshe, gjatë debatit në seancen plenare të Pralamentit rreth rezolutës, kundër kësaj nismsme-rezulute ka pasur mendime të ndryshme jo vetëm nga deputetet  e Lëvizjes Vetëvendosje, por megjithate shumica e deputetëve kanë përkrahur rezolutën, për miratim. Ky veprim i Kuvendit i dha mbeshtetje Qeverisë së Kosovës të nis dialogun politik me Serbinë për “normalizimin e raporteve ndërshtetërore”. Megjithate, në disa pika dhe përmbajtjen e rezolutës thuhet se Qeveria e Kosovës nuk mund të flas me Serbinë për integritetin territorial të Kosovës dhe as për ndonjë status të veçantë për Veriun, do të raportoi para Kuvendit dhe qfardo marraveshtje duhet të merrë votën e 2/3 nga Parlamenti. Në vitet e fundit nga Parlamenti i Kosovës ishin marrur edhe dy rezuluta, për bisedime me serbin dhe ishin vuar-përshkruar pika apo  kushte për qfardo biseda qofshin edhe ato teknike që ndodhen. Megjithate, ato marraveshtje nuk u zbatuan deri me sot edhe përkundër insistimit të Kosovës dhe disa miqve ton nderkombëtare. Tani, me kaq lehtesi po kaloht në dialog politik nga Institucjonet tona pa kurrfar kushtësh vetëm se po u dashka për hir të qfardo intresa nderkombëtar, që gjithmon neve të jemi lojal e të jemi të gateshëm të bëjm leshime të tilla, duke e penguar apo vonuar pranimin e Shtetit të Kosovës nga shumë Shtetet të ndryshme të botës. Pra, nismat e tilla, për qfardo bisedimesh me serbin siq ishin ato teknike, fusnota, leshime tjera deri të ky dialogu tani i filluar politik me serbin do të na kushtoin sigurisht me vonasa në avancim diplomatik në marradhenjet nderkombëtare të Shtetit të Kosovës. Veprimet e tilla sigurisht që na kan kushtuar me plotë vonesa për ta rritur numrin e njohjeve nga shtete të ndryshme, sepse kan shkaktuar huti se ja tani duhet të presim për qfardo maraveshtje ne mes të palve Kosovë-serbi.

A thua vallë disa qarqe nderkombëtare jan të bindur apo deshiroin që neve të na konsideroin se kemi qenë agresori dhe Serbia na paraqitet si viktima  e të gjitha luftave në ish jugosllavi. Me këto lojëra politiko-diplomatike po e degjineronim proqesin duke i degraduar Institucjonet e Shtetit të Kosovës. Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk mund ta kerkonim neve në emër të kurrfar gjenerate pa u vuar drejtesija në vend, sepse neve i jemi nenshtruar historikisht ni terrori të gjithanshëm  me shum të vrarë, të plagosur, dhunuar, burgosur, dhe  kindapuar deri në përmasat e gjenocidit. Quditshëm, qarqe nderklombëtare të vendosjës dhe disa miq të Shqiptarve vazhdimisht kerkoin nga pala e Kosovës leshime dhe koncesione që po e demtoin supstancën e avancimit të shtetsis së Kosovës në raporte nderkombëtare, dhe këte jo pa fajin dhe përgjegjësin e Institucjoneve tona Shtetrore.

Në vazhden e ketyre veprimeve nen presion nderkombëtar, pa pritur fare dhe të nesermen pas marrjës së rezulutës për fillim dialogu me serbin, në Bruksel u zhvillua takimi i parë ndërmjet  kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, dhe shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cilësoi të mirë dhe konstruktiv. Njikosisht, në një komunikatë për media që dërgoi zyra për informim e baroneshës Ashton, diplomatja britanike paralajmëroi takimin e radhës me krerët e qeverive të të dyja palëve që, sipas saj, do të ndodhë së shpejti. Ajo spjegon se keti takimi i ka paraprir  takimet që i ka zhvilluar në New York me presidentin Nikolliq dhe kryeministrin Thaçi.

Qëllimi i qfardo dialogu parimisht është i drejtë dhe ka synim të përmirësohet jeta e njerëzve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve, e sakt, por duhet parakushte sepse me serbin jan provuar disa here me dialoge në 13 vjetshin e fundit dhe kot sepse ajo nuk i jef mjetet demokratike dhe diplomartike si mjete për dialogim apo qfardo zgjidhje kontestesh mes dy shteteve. Pra ajo ka vetem synim të fitoi në kohë sa për ta penguar apo vonuar avancimin nderkombëtar të Shtetit të Kosovës.

Realisht ky fillim i takimeve politike në nivele të larta të përfaqesimit Shtetror të dy shteteve, pati reagime jo vetëm nga faktori i jon institucional dhe më gjërë pro dhe kundër por takimin e përshëndeten edhe disa qendra nderkombëtar dhe miq nderkombëtar.

Presidentja Atifete Jahjaga, ka thënë se "është shumë mirë që janë takuar kryeministrat e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë në nivel të barabartë. Ky shënon një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe një rrugë përpara në arritjen e marrëveshjeve për një të ardhme më të mirë për vendet tona, që kanë pasur një të kaluar të vështirë, po ashtu e ka cilësuar takimin si “një hap para në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon".

Ashtu qoft,  me shpresë se nuk mbetet vetem vullnet i mir i joni!

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Philip Reeker komenton në njoftimin e bërë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, foli sot në Qendrën për Mediume të Huaja në Washington DC lidhur me politikën e SHBA-ve dhe zhvillimet në Evropën Jugore Qendrore. Mendoj se një nga sfidat kryesore, siç e dimë të gjithë, është marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës. Sekretarja Clinton dhe Zonja Ashton janë në kontakt të ngushtë lidhur me këto çështje sikurse edhe ndihmës Sekretari Gordon. Ne fuqimisht përkrahim vazhdimin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjen e mospajtimeve e që do t’i mundësojë edhe Republikës së Kosovës edhe Republikës së Serbisë që të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane.

Edhe, shtetet e QUINT-it e kanë përshëndetur takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë. Vendet që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës kanë përkrahur vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Ambasadat e Francës, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e mirëpresin takimin e parë në mes Kryeministrit të Kosovës dhe Kryeministrit të Serbisë nën kryesimin e Baroneshës Ashton, ku u zotuan se do të punojnë së bashku për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve, dhe këte në pafundesi sepse kaluan 13 vite nga qlirimi i Kosovës dhe mbi 4 vite nga shpallja e pavarsis së Kosovës dhe raportet nderkombëtare për antarsim të këti shteti të ri mbetën pothuaj se të njejta.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka vlerësuar si mjaft konstruktiv takimin e sotëm me kryeministrin e Serbisë. Ai ka thënë se ky ka qenë takimi i parë zyrtar që shënon fillimin e një procesi të normalizimit të marrëdhënieve që është në interes të dy shteteve të pavarura dhe sovrane dhe që hap progresin drejt BE-së dhe NATO-s.Kreu i ekzekutivit të Kosovës ka theksuar se gjatë takimit është respektuar e gjithë agjenda, standardet dhe protokollet evropiane, por pa spjeguar qart strategjin e institucvjoneve tona në ketë argjend nderkombëtare.

Në këtë takim, Thaçi tha se e ka ngritur edhe çështjen e të pagjeturve, si dhe ka kërkuar që të vazhdohet  të punohet për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut të deritashëm. Ky proces i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një proces i ri, i cili do të ketë reflektime në unitetin e BE-së në relacion me Kosovën që do të rezultojë me njohjen nga pesë vendet e BE-së, por edhe në integrimin e Kosovës, duke shprehur po ashtu besimin e thellë se rezultat i këtij procesi do të jetë edhe shpërbërja e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës. Pra ketu na del se kryeministri i jon del i kenaqujr me pak prtemtime që i bahen nga pala ndermjetsues në rastin konkret.

Takimi i së premtes në kryeqytetin europian shënon edhe kontaktin e parë zyrtar në nivel të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008. Prishtina dhe Beogradi nga marsi i vitit 2011 ishin përfshirë në të ashtuquajturin proces teknik të dialogut të udhëhequr nga Brukseli, i cili rezultoi me nëntë raunde bisedimesh dhe me shtatë marrëveshje të arritura, shumica e të cilave ende nuk janë zbatuar. Pas ndërprerjes së bisedimeve teknike, një përpjekje tjetër për t’i relaksuar pak raportet ishte bërë gjatë muajit korrik të këtij viti, kur bashkësia ndërkombëtare aranzhoi një shtrëngim duarsh mes Kryeministrit Thaçi dhe ish –Presidentit të Serbisë, në Samitin e Dubrovnikut në Kroaci.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora