E enjte, 14.11.2024, 05:11 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Beqir Sina: Mblidhen fonde për Katedralen Nëna Terezë

E merkure, 17.10.2012, 06:12 PM


New York : Mblidhen fonde për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë

Nga Beqir Sina, New York

Dom Pjetër Popaj : "Mbledheja e këtyre ndihmave për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë është drejtimi i njerëzve kah Zoti, në forcimin e besimit, paqes dhe bashkëjetes fetare, mbasi edhe Katedralja Nena Tereze; është ngritur të jetë në shërbim të paqes dhe bashkimit mes shqiptareve"

BRONX - NEW YORK : Këshilli i këtij fondi për New Yorkun, me rrethe për Ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, u mblodh për të vazhduar fushatën për ngritjen e fondeve për Ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë,. Ata u tubuan në lokalin e njohur Eastwood Manor në Bronks - New York, të djelën në mbrëmje, në një darkë fondmbledhëse; për t'i ardhur në ndihmë Katedrales Nëna Terezë në Prishtinë, ku morën pjesë më shumë se 200 vetë.

Mes pjesmarrësve ishte dhe kryetari Vatrës, dr. Gjon Buçaj, klerikët e dalluar të komunitetit si dhe shumë personalitete të rëndësishme, biznesmen dhe afaristë të njohur të komunitetit shqiptarë në Amerikë, Mysafirë të nderuar të kësaj darke ishin dom Mark Piters, nga Gjermania, dom Marjan Uka famullitari në Glloxhan - Kosovë, si edhe dy përfaqësuesit e shtetit shqiptarë, konsujt Mishto dhe Zajmi.

Moderatori i Darkës fondmbledhëse zoti Gjergj Balaj, në fillim të fjalës së tij, bëri të ditur të pranishmëve se ishin mbledhur për një arsye shumë të rëndësishme - për një kontribut të shejtë - për të dhënë atë kontributin tonë, tha ai, që të vazhdojë ndihma jonë për përfundimin e Ndërtimit të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. E cila, u shpreh Balaj ka nevojë edhe për ndihmën tuaj - një projekt i mrekullueshëm ky që është një ëndërr për ne të gjithë para disa viteve, por që tani që Kosova është e lirë e pavarur ajo u bë realitet i gjallë i të gjithë shqiptarëve.

"Kjo shtëpi adhurimi, tha më tej moderatori i kësaj darke zoti Balaj, është përkushtuar në emrin e motërs sonë, Nënës botërore - Nëna Terezes së shqiptarëve, e cila është ngritur në zemër të Kosovës dhe në zemër të Prishtinës, të cilat megjithëse si sipërfaqe janë të vogla ashtu si ishte dhe Nëna jonë Nëna Tereze, por si Prishtina dhe Kosova janë me zemër të madhe - zemër Shqiptare" theksojë Balaj.

Hymni i flamurit kombëtar të Shqipërisë dhe të SHBA-ës, shënojë hapjen e kësaj darke për rritjen e fondeve të katedrales në Prishtinë. Bekimi i darkës u dha nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj, ndërsa, fjala e rastit u mbajt nga nënkryetari i shoqatës Vatra, z Agim Rexhaj. Fjalimin faleminderues e bene përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës, Konsulli i Përithshëm i Shqipërisë në New york zoti Dritan Mishto dhe Kozuli i Kosovës Fatmir Zajmi si dhe artisti shqiptar nga Greqia, Aleksadër Rrapi.

Kreu i Kishës katolike Zoja e Shkodrës në New York, dom Pjetër Popaj tha me këtë rast se qëllimi i vetëm i mbledhejs së këtyre ndihmave për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë është drejtimi i njerëzve kah Zoti, në forcimin e besimit, paqes dhe bashkëjetes fetare, mbasi edhe Katedralja Nena Tereze; është ngritur të jetë në shërbim të paqes dhe bashkimit mes shqiptareve .

"Jemi bashkuar theksojë dom Pjetër Popaj, shqiptarë e amerikan, të krishter e musliman në këtë mbrëmje për të rritur fonde për Katedaralen e Prishtinës, me emrin e bukur të nëna Terezes, bija jonë shqiptare, dhe nëna e të vorfurëve të mbarë botës , duke falemnderuar së pari Zotin për këtë darkë dhe ju mysafirë të ndryshëm politik e shoqëror, miq dhe shok, besimtarë e besimtare dashamirët tanë, që të gjithë të përkrahim këtë vepër të madhe që i jeplavdi Zotit dhe kombit tonë shqiptarë".

Në vijim të fjalës së tij i përndershmi dom Pjetër Popaj, ka nënvizuar faktin se nuk gjindet një komb tjetër në botë që e ka këtë bashkim e afërsi si populli ynë, duke shtuar se ne gjithëmon gjëndemi afër njeri tjetrit në nevojat toan të përbashkëta, të jenë ato fetare apo kombëtare.

"Jam i sigurtë u shpreh për këtë kreu i këshës katolike shqiptare në New York, dom Pjetër Popaj që edhe ju me mua sonte e ndieni këtë kënaqësi të brëndëshme që vazhdimisht po përplotësohet në tubime të tilla të dukshme. Ne si shqiptarë, gjithmonë kemi kqyrë gjërat që na bashkojnë e jo gjërat që na ndajnë - mbasi ky është edhe një shëmbull i mirë për krejt botën e sotëme" tha Kreu i Kishës katolike Zoja e Shkodrës në Neë York, dom Pjetër Popaj .

Fjala e rastit u mbajt nga nënkryetari i shoqatës Vatra, z Agim Rexhaj: Zoti Rexhaj e ka cilësuar si një ndër veprat më të mëdha, të simbolit të shqiptarëve, në botën e qytetruar mu në zemër të Europës, ndërtimin e Katedrales "Nëna Tereze" në zemër të Prishtinës, në Kryeqytetin e Republikës së pavarur të Kosovës, e cila, tha ai gjithësesi ka mbas vetes edhe kontributin e çmuar të shqiptarëve të Amerikës, kontribut ky i cili është një gjest dashurie, respekti, dhe bashkimi për tërë shqiptarët, kudo që ata jetojnë.

Kur kujtojmë Katedralen "Nëna Tereze" , nënvizojë Rexhaj, në mes të Prishtinës - s’ka dyshim, se do të çojmë ndër mend, edhe çastin e hedhjes së gurthemelit nga presidenti i ndjerë i Kosovës; Presidenti historik, arkitekti i Pavarësisë, dr Ibrahim Rugovën,i cili do të mbahet mend si paraprijës i këtij projekti.

"Do të çojmë ndërmend edhe prijësin shpirtëror, Ipveshkvin e ndjerë, Imzot Mark Sopin, biografin e Nënës Terezë, Dom Lush Gjergjin,e shume te tjere, dhe do të kujtojmë, në mënyrë të posaçme punën e tyre, në nismën për ngritjen e Katedrales në Prishtinë, më 19 gusht 2006, ate dite te bekuar, ku moren pjese Shqiptarë nga te gjitha trojet etnike, si dhe diaspora e tri besimeve fetare,katolikë,ortodoksë dhe muslimanë,te pranishem kishte edhe nderkometar, pasi kjo Katedrale, është bërë sot, pikërishtë monumenti që i shkon përshtat një figure të rrallë , nje Nobelisteje, një shenjëtoreje shqiptare si Nënë Tereza"

Ne shqiptarët kemi arsye të krenohemi për Shënjtëreshën Nënë Tereza, emrin e së cilës mban Katedralja. Krenohemi me simbolin e racës tonë Arëbërore. Ajo, grua imcake, me trup të vogël, por zemër të madhe, sic ka thënë Papa Gjon Pali II, “i dha formën Shekullit të XX”, ndërkohë që Kardinali Paskal,do ta ngrintë lart Kombin Shqiptar, tek do të thoshte:” Nuk mund të jetë popull i vogël ai që ka dhënën një nënë kaq të madhe.”, ndërsa shkrimtari ynë i madh, kandidati i përjetshëm i Nobelit, do ta vajtontë simbolin e dashurisë së përbotshme me shprehjen:” Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa Nënë Terezën”.

Dëshirojmë me zemër që kjo Katedrale, ashtu sic u konceptua që në gurthemel, të jetë edhe një një monument bashkimi për popullin e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar, pavërsisht përkatësisë fetare.

Modeli i bashkëjetesës dhe harmonisë fetare për popullin shqiptar, është unik,i papërsëritshëm. Vëllazërimi mes feve është një tregues i qytetërimit dhe pjekurisë së kombit tonë. Kjo vlerë, në imazhin e Shqipërisë, përbën një shembull të rrallë në Europë e në botë.Le ta ruajmë këtë trashëgimi të të parëve tanë!

Të dashur miq, me ndërtimin e Katedrales "Nëna Tereze" në Prishtinë - Kosovë, u realizua më në fund, amaneti i Presidentit historik të Kosovës dr Ibrahim Rugova dhe Imzot Mark Sopit - të cilët nga dritarja e qeillit - shpirtat e tyre te ndjerë, sot gëzohen dhe na falenderojnë, të gjithëve ne për atë që bëmë si shqiptarët te Amerikës, atë që bëmë së bashku në dekada për çështjen shqiptare në SHBA, rënjen e komunizmit në Shqipëri dhe demokratizmin e saj, çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovë, avancimin e çështjes shqiptare ne maqedoni Mal te zi, por edhe për kontributin e dhënë qysh ne fillim me ndërtimin të Katedrales "Nëna Tereze" në Prishtinë - Kosovë,

Ndërtimi i Katedrales "Nëna Tereze" në Prishtinë - Kosovë, ishte rezultat i një pune të madhe që ka bërë për t'i bashkuar shqiptarët, e të tre besimeve fetare, bindjeve tona politike dhe të gjitha viseve nga kemi ardhur. Ndërtimi i këtij tempulli të besimit fetar në mes të Prishtinës, nxorri edhe një herë në pah bujarin dhe zemërbardhësinë e madhe te shqiptarëve të Amerikës që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves - dhe të kontribojne për ndërtimin e këtij tempulli të shenjt, monument fetar dhe kombëtar si dhe shenjë bashkimi në mes të Kosovës, në mes të Europës

Në prag të këtij 100 vjetroi, me këtë rast faleminderojm mikun tonë të perjetëshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si thoshte Presidenti historik i Kosovës, i njderi Rugova, për atë që bënë që Shqipëria të mos coptohej, pavarësinë e Kosovës, Shqipëria në NATO - dhe marrja e statusit të kandidatit të BE-së.

Pra, le të shërbejë edhe sonte kjo darkë, e bukur bashkimi, për rritjen e Fondeve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, si një darkë që na mbledhë së bashku që të kontribojmë, por edhe të festojmë, prag 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipëris, 28 Nëntorin 1912, ditën kur plaku i urtë dhe i mençur i Vlorës Ismail Bej Qemali, ngriti me ata patriotët e mbeldhur së bashku nga e gjithë Shqipëria, flamurin kuq e zi të Gjergj Kastriotit - Skëndërbeut Andaj le ti shërbejë kjo darkë qëllimit të saj, ashtu si dhe në të kaluarën me aktivitetet në veprimtaritë dhe kontributete e diasporës, sidomos në dy dekadat e fundit për grumbullimin e ndihmave në New York, për Kosovën, Shqipërinë e çështjen shqiptare, tha në fund të fjalës së tij nënkryetari i shoqatës Vatra, z Agim Rexhaj:

"Emri i kësaj Katedrale është zgjedhur si më i bukuri - mbasi është emri i Nëna Terezes, njeriut që kontribojë dhe dëshmojë gjatë gjithë jetës së saj, për bamirësi, humanizëm, dashuri dhe respekt në mbarë botën, pa marrë parasyshë se çfarë race, besimi, apo kobmi ishe". Me një përshëndetje të veçantë kësaj darke iu drejtua dhe Imam Edin Gjoni: Të investosh në shtëpinë e Zotit, thksojë Imam Gjoni, do të thotë të investosh për vetën tuaj - shëndetin dhe lumturinë tuaj,. Kur të ndërtosh një Kishë, një Katedrale, një vend të Shejtë, një Xhami do të thotë se ke ndërtuar e ngritur diçka e cila ka për të përmendur Zotin.

"Sot, u shpreh Imam Edin Gjoni, është një tubim, i cili ka gjithë atë dushurinë me vete dhe që jeton me atë dashurinë e saj edhe për të gjithë ata që nuk janë në këtë darkë sepse ajo ishte e dashur për të gjithë ju. Mbasi edhe Katedralja Nëna Tereze në Prishtinë do të jetë gjeneratori i asaj energjie pozitive i besimit të saj, i atij besimi që reflekton dashurinë dhe do të ua jap të gjithve.

Pra, të gjithë shpresojmë se do t'a ndjamë këtë darkë së bashku me dashurinë ndaj Zotit, që gjithashtu edhe Zoti të jetë i kënaqur e të na dojë neve dhe ne ta duam Zotin. Andaj nga ky vend "lusi Zotin e madhërishëm që t'a bekojë punën e juaj, që t'ju përkrah në punën tuaj, dhe tju jap çdo të mbarë për ju dhe familjet tuaja", u shpreh Imam Edin Gjoni.

Në emër të Konsullatës së Përgjithëshme, tubimine përshëndeti konsulli i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto, i cili tha se dëshironte të falmnderojë për këtë punë të madhe që po bëjnë këta besmitarë dhe kontribues, por edhe kreun e kishës të përndershmin dom Pjetër Popaj : "I cili, si ai Bariu i Zotit e ka mbledhur komunitetin shqiptarë dhe besimtarët jo vetëm pranë Kishës suaj, por edhe pranë Qendrës Kulturore Nëna Tereze, dhe veprimtarive të tjera kombëtare e fetare kudo në këtë komunitet", tha zoti Dritan Mishto.

Ai shrehu një kënaqësi të veçantë kur shkon tek QK Nëna Tereze, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja Shkodrës, dhe shikon ato zakonet e tradita e bukura , virtytet e vyera kombëtare , gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqip, veshjen dhe pritjen e bujarin shqiptare , diçka që më mbush me plot gëzim dhe dashuri për vendin tonë, për Shqipërinë tonë të dashur.

"Megjithëse, tha zoti Mishto jeta është e shkurtër po vepra që ju po bëni të gjithë sot dhe me kontributin tuaj keni bërë edhe në të kaluarën do të jetë atje tek ajo Katedrale e Nëna Terezes, në Prishtinë, e cila është një shenjë e qartë e orientimit të saj Europian të ne shqiptarëve - të të gjitha besimeve fetare dhe krahinave tona" theksojë Konsulli i Përgjithëshme i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto,

Më pas darkën e donacioneve për rritjen e këtyre fondeve për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë, e përshëndeti me një mesazh të dërguar në emër të Ambasadorit i Kosovës në New York, zotit Bekim Sejdiu, konsulli i Konsullatës së Kosovës, në New York, zoti Fatmir Zajmi.

Ndërkohë që Aleksandër Rrapi emigrantë shqiptarë nga Greqia në këtë atmosfer kaq të këndëshme solli dy poezi të shkruara prej tij - kushtuar Nëna Terezes. Darka vazhdoi me programin muzikor këngë e valle nga Grupi muzikor Hajro Ceka i cili e pasuroi edhe më shumë darkën me programin argëtues.

Aktivisti i njohur i komunitetit zoti Anton Raja njoftoi më pasë të pranishmit e kësaj darke, se edhe zëvendës - kryeminisrti i parë i Kosovës, zoti Behxhet Pacolli, kishte bërë një donacion me vlerën 20 mijë euro

Në fund, veprimtari i dalluar i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shokdrës Fran Chota, lexojë emrat e donatorve njëhereshit duke konfirmuar dhe shumën e përgjithshme, të donacionve të mbledhurar mbërëmë gjatë kësaj darkë, e cila sipas tij arriti deri në 70 mijë dollar .Megjithëse, duke gjetur rastin për të falemnderuar çdo njerin për kontributin e dhënë, tha zoti Chota, kjo fushatë vazhdon dhe kjo shumë në ditët e ardhëshme shpresojmë se do të ngrihet.

Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë është ndërtuar sipas konceptit që kanë dhënë dy ideatorët kryesor të saj, ish presidenti Ibrahim Rugova dhe ish Ipeshkvi, imzot Mark Sopi. Si arkitekturë ajo i takon stilit neo-romanik të shekullit të XVI, ndërsa është projektuar nga Shoqata e arkitektëve të Romës. Ndërkohë që Gur-themeli i saj u vendos më 26 gusht 2005 , nga Presidenti Rugova dhe Ipeshkvi Mark Sopi, në vitin e lumturimit të Nënës Terezë. Ndërtimi filloi më 5 shtator 2007.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora