E diele, 22.12.2024, 05:11 PM (GMT)

Mendime

Blerim Rrecaj: Asgjë e re me përplot risi!

E shtune, 13.10.2012, 07:14 AM


Asgjë e re me përplot risi!?

Nga Blerim Rrecaj

Vazhdojnë debatet me debatues gjaknxehtë me breshëri fjalësh në drejtim të njëri tjetrit. Flitet për denoncime, demantime, injorime…

Vazhdojnë punimet maratonike në dy sheshet e kryeqendrës.

Dikush me dikë në parkun e Gërmisë ia fillon një loje spontane duke filluar të mbledhin sa më shumë gjethe që bijnë nga drunjët përpara se ato të bijnë në tokë.

Nën hijen e tre lisave të “filozofikut” dikushme dikë mbush formular aplikacioni për ndonjërën nga pozitat në njërën nga ministritë në të cilën ka zgjatje konkursi.

Dikush nga stoqet me gazeta merr edhe një gazetë bashkatdhetarësh që vije nga Zvicra po jepet falas me njoftimin gratis.

Dikush dikujt i shpjegon derisa shkelin mbi atë copë trotuari të ngjyrosur me disa mbishkrime në anglisht se Prishtina dikur kishte dy lumenj, vetura e pare që u soll në kryeqytet ishte në vitin 1923 dhe ato pak mbishkrime tjera.

Kafiteritë mbushen për të parë Barcelonën me Realin e në facebook dikush poston foto nga fitorja e Shkëndijës së Tetovës ndaj Vardarit.

Dikush dikujt i thotë m’u ka qaravesh facebooku dhe merr përgjigjen se duhet për t’i hedhur ujë.

Diku me fonde të BE-së ngritet një tendë në të cilën ka broshura e informacione për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Njëri nga librashitësit e rrugëve thotë se dy vëllimet e Anton Çettës me anekdota kushtojnë 10 euro e libri me “999 anekdota” të Salih Zogianit kushton 9.99 euro që siç thotë ai duke qeshur i bije 10 centë për anekdotë e ne shqiptarët kemi nevojë për to pasi jemi shumë të ngarkuar.

Po flitet e po shkruhet për vënien e zjarrit të atij grevisti që ia dha flakën vetes për të treguar gjendjen e rendë edhe problemin e pazgjidhur të të burgosurve të regjimit.

Po flitet e po shkruhet për zjarrin e (pa)qëllimshëm në bodrumin e RTK-së. Përdserisa OJQ-të nuk janë të besueshme, e as që kanë qenë ndonjëherë, zyrtarët e RTK-së nuk bëzajnë sa i përket asaj se a u dogj diç nga dokumentacioni që përmban gjithë ato kontrata ku kryefjalë e tyre mbetet shuma e parasë…

Derisa shkruaj Alban Skënderaj këndon: “Nesër ndoshta do të jetë më mirë se dje”.

Më mirë të thoshte më mirë se dje emë mirë se sot, përfundoj unë sikur për të hequr diç që më rrinte varur në kokë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora