E merkure, 25.12.2024, 12:26 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Ukshin Zajmi: Abdullah Krashnica-Presheva u përkujtua në 95 vjetorin e lindjes

E hene, 08.10.2012, 04:04 PM


Abdullah Krashnica-Presheva u përkujtua në 95 vjetorin e lindjes

Nga Ukshin Zajmi

Në organizim të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Gjilanit, u organizua Akademi solemne kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Abdullah Krashnicës-Preshevës. Në këtë solemnitet pos veteranëve të këtij asociacioni nga komuna e Gjilanit mori pjesë edhe Vahide Hoxha, kryetare e këtij asociacioni të Republikës së Kosovëe si dhe familjar e adhurues të këtij patrioti shqiptar nga Presheva, vdekja e të cilit edhe sot mbetët enigmatike.

Tubimin e hapi Ramiz Bllaca, kryetar i shoqatës së veteranëve të LNÇ të komunës së Gjilanit, i cili përshëndeti të pranishmit dhe shpalosi përsonalitetin e Abdullah Preshëves në kujtesën e rajonit të Anamoravës. Të pranishmit i përshendeti edhe Kryatri i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili foli fjalë miradie për këtë luftëtar të epur të çështjes shqiptare, në rrethanat e kohës së tij, dhe shprehu gatishmërinë e shoqërisë demokratike që për të gjithë ata që kanë kontribuar të marrin vendin e merituar në historinë dhe kujtesën kombëtare. Para te pranishmit u paraqit edhe Vahide Hoxha, Kryetare e Asociacionit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Republikës së Kosovës, e cila, në fjalën e vet theksoi se edhe shqiptarët në çdo kohë kanë ecur krahas rrethanave të krijuara, por që e kanë pasë shumë më vështirë se popujt tjerë, nga se në Kosovë e sidomos në pjesën lindore të saj silleshin e përziheshin pos gjermanëve, italianëve e bullgarëve edhe apetite tjera të shumta. Në këto rrethana edhe Abdullah Krashnica-Presheva me shoke u orientua për të mirën e popullit të vet kundër okupatorit.

Një biografi të shkurtër të Abdullah Preshevës e paraqiti Sami Qerimi, i cili tha se familja e tij nga Presheva kishte shkuar në Shkup, por sërish u kthye në vendlindje pikërisht nga dëshira për vendin dhe popullin e vet, andaj kjo dashuri Abdullahun e përcolli gjatë tërë jetës. U shkollua në gjuhën serbe, ngase shkollë shqipe nuk pat. Ndryshimet e administratës në Preshevë, herë me Kumanoven, herë me Gjilanin e herë më Vranjën, pastaj ardhja e bullgarëve bënë që Abdullahu të rreshtohet me Nacional Çlirimtaren e asaj kohe, për çka edhe u burgos shumë herë. Nga këto burgje më së keqi e kaloi në burgun “Katil Hapsane” të Gjilanit, (nga se siç i ka treguar autorit të këtyre rreshtave Zeqë Radeci, desident i të gjitha pushteteve, Abdullah Preshevës, në burgun e Gjilanit ia ka hjeke një dredhë lekure të gjatë sa e tërë shpinda e tij, e shkaktuar nga rrahja me kamxhik, në vitin 1943). Abdullah Presheva, thuhet në popull se, pas Masakrës së Gjilanit, në dhjetor të vitit 1944 shpëtoi 147 shqiptarë nga masakra në Ropotovë të Madhe të Dardanës, tha me këtë rast Sami Qerimi, për ta përfunduar me të dhënën se ai vdiq në Spitalin e Shkupit me 15 mars të vitit 1945. Mirëpo, populli gjithmonë ka thënë se ai nuk vdiq, por u helmue nga qetnikët e transformuar në partizan apo nga njerzit e porositur nga ta. Dhe dyshimi për këtë lind edhe nga fakti se dy herë u propozua qe Abdullah Presheva të shpallet hero i popullit, por u refuzua nga autoritetet e Vrajës dhe të Leskocit madje edhe nga niveli i Republikës së Serbisë.

Të pranishmëve në këtë Akademi u foli edhe Mirjeta Keçmezi, nga shkolla fillore e Koretinit, e cila nga 15 dhjetori i vitit 1992 e mban emrin e këtij patrioti. Ajo tha se propozimi për këtë emër erdhi nga banorët e Koretinit, të cilët në shenj falenderimi për shpëtimin e 60 banorëve të këtushëm nga pushkatimi, emrin e tij e duan në ballë të shkollës së tyre.

Në emër të familjarëve për organizimin e kësaj Akademie u falenderua Dërgut Krashnica, djali i Abdullahut, i cili tha se me ardhjen e demokracisë kemi menduar se emri i prindit tonë do të zbehët, por jo, kujtesa dhe kushtimet për te po vijnë gjithnjë duke u shtuar, andaj sot me krenari emrin e tij e mbajnë rrugë, shkolla, institucione kulturore e të ngjajshme. Për këtë, ai iu falenderua të gjithëve në emër të familjes Krashnica nga Presheva. Grupi recitues i Shtëpisë së Kulturës "Abdullah Krashnica" nga Presheva për të pranishmit deklamoi recital kushtuar këtij patrioti preshevar me përmasa gjithëshqiptare.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora