E premte, 27.12.2024, 12:42 AM (GMT)

Mendime

Miradije Gashi: Shkolla shqipe mesazh i ardhmërisë

E hene, 24.09.2012, 07:04 PM


SHKOLLA SHQIPE MESAZH I ARDHMËRISË

Nga Miradije Gashi

Asgjë më shumë  s’ka mbetur në këtë kohë se sa shkolla shqipe që jep forcë e dashuri për atdhe. Një ndjenjë e larte krenarie po mbushë zemrat e arsimtareve me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor dhe pa asnje dyshim mbi supet e tyre rëndon përgjegjësi shumë e lartë për nxënësit jashtë mëmëdheut . Ata mësues qe u shkrinë dje për atdheun e tyre, po ata vazhdojnë edhe sot te sakrifikojnë për mërgatën e rininë shqiptare. Mësuesit janë ata të cilat luajnë rol të pazëvendësushem kunder asimilimit te një nacionaliteti apo te një komuniteti jasht vendit. Pse historia jonë ka qenë për mësuesit gjithëherë më e vuajtur se për ke do tjeter? Sepse dhimbja e mësuesit për nxënësit është si dhimbja e prindërit për fëmijët! Cilat ndiesi atdhetare nxisin shpirtin e mësuesit për t’u angazhuar rreth gjuhës e historisë se kombit? Janë katrahurat që kaloi populli shqiptar e në veçanti pjesa atdhetare e tij, ne ketë rast Kosova ishte gjithmonë në shënjestër të shovenizmit serb! Cilat ndiesi kombëtare e nxisin shpirtin e mësuesit rreth historisë nacionale? Janë përiudhat që te ngjallin Skënderbetë, Mic Sokolët e Adem Jasharët. Është një gjë fisnike dëshira e brezave të rinj për ta njohur dhe mësuar jetën e heronjve dhe vendin që ata zenë ne histori. Le të kujtojmë idenë e sakrifikimit për Kosovën, rënja legjendare e Adem Jasharit i cili me vetëmohim bëri pohimin më të lartë të historisë së atdheut, duke e shkëputur robërinë nga prangat shekullore. Forca e qëndresës sonë s‘ka pushtues që se ka mposhtur! Ne madhështinë e idealit për liri, shkollat përherë qendrojnë të pandashme ne ngritjen e vetëdijes për ta mbajtur në kujtesë historinë e njerëzve krenarë e trima që s’e përfillen vdekjen sa herë që u përplasën me dallgë e furtuna të armiqve. Ne i mposhtem me gatshmërinë e të rinjve të studentëve tanë, të mësuesve dhe të profesorëve tanë, të punonjësve, të motrave e vëllazërve tanë të shpërndarë nepër botë, dëshmuam se jemi të vendosur të gjithë si një, ta bëjmë shtetin tonë siç duam Ne. Ne këtë vit fesotojmë 100 vjetorin e themelimit te pavarësisë se shtetit ditëlindjen e Legjendarit, Ditën e Flamurit, manifestimin më të veçantë të Atdheut. Dotë hapen dyert krah më krah për shqiptarët anembanë globit. Ne këtë njëqindvjetor, do ngrejmë dolli për ditën e madhe, kënga nuk dotë pushoj deri në agim. Trimëria e patriotëve tanë na bën që te përulemi me respekt të thellë para sakrificave të panumërta të të gjithë atdhetarëve të penës e të pushkës, te cilët më perkushtim dhanë për shtetin e pavarur.

Nëntori i këtij viti është shtytje e motiv për mësuesit, prindërit dhe nxënësit shqiptar, është mesazh për ta vijuar mësimin plotësues të gjuhës shqipe kudo ne mërgatën shqiptare. Dashuria jonë për atdheun, kulturën, artin, muzikën, sportin, vallen e traditës, do të shfaqen ne të gjitha shkollat shqipe jasht vendit. Po hapen shpresat e reja të trojeve etnike rrezja e dritës më në fund filloj të shndris atdheun tonë e ndërgjegjen kombëtare.GËZUAR.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora