Udhëpërshkrim
Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës
E hene, 14.04.2008, 10:14 PM
NJËHEREPËRGJITHMONË
TË MBROHET ME TË GJITHA FORCAT REPUBLIKA E KOSOVËS
UNMIK tash – në këtë periudhë tranzitore - ka mandat vetëm për dorëzimin e kompetencave Qeverisë së Republikës së Kosovës, e kurrësesi të lejojë organizimin e mbajtjen e zgjedhjeve të një shteti tjetër në territorin e shtetit tonë. Nuk mund të lejohen zgjedhjet parlamentare apo lokale të Serbisë në Kosovë, pa u zhvlerësuar Akti i Pavarësisë së Kosovës!!!
Nga Engjëll KOLIQI
Belo Horizonte – MG, 14 prill 2008 - Beogradi zyrtar, duke mos njohur kurrë rregulla demokracie as paqeje, vazhdon të trumpetojë e të zhurmojë, me avavzin e vjetër shovenistofashist, për "moslejimin e ndarjes territoriale të Serbisë", me moton e tyre mitologjike se "Kosova na qenka tokë serbe e djep i ortodoksizmit serbian". Në këtë periudhë historike, kur Kosova po marshon në njohjen ndërkombëtare dhe në anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare - nga ato politiko-diplomatike, deri te ato ekonomiko-financiare, kulturore, sportive... përkrah lëvizjeve destruktive serbiane është edhe Moska zyrtare e neodiktatorit Vladimir Putin, i cili githnjë e më zëshëm kundërshton shtetin tonë, si kartë kusuritjeje e tij me bllokun euro-atlantik, respektivisht me superfuqinë botërore – SHBA-të. Atë që nuk ka mundur ta bëjë kur ishte shef i shërbimit famëkeq të KGB-së – destruktimin e botës dhe minimin e paqes e të demokracisë botërore – Vladimir Putin don ta bëj tash dhe si mjet për këtë ky kryemafioz rus, mbeturinë e fëlliqësive sovjetiko-komuniste, po përdor kartën e Kosovës. Dhe gjithë këtë don ta realizojë me një kriminel tjetër në Beograd, me emrin Vojislav Koštunica, i cili tenton ta mbaj me dhunë pushtetin në Serbi dhe Kosovën, të marrë si me tapi nga kryekrimineli Slobodan Miloševi?.
Putin – gjithçka kundër bllokut euro-atlantik
Vojislav Koštunica, edhepse kryeministër në dorëheqje e sipas të gjitha gjasave, pa shpresa që të fitojë në zgjedhjet e 11 majit, kërkon organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të Serbisë në Kosovë, sepse sipas tij "Kosova na qenka tokë serbe dhe kurrë nuk do të lejohet ndarja e saj nga Serbia". Shtrohet pyetja: - Kush të votojë në ato zgjedhje?! Qytetarë të vilit shtet?! Nëqoftëse serbët e Kosovës janë qytetarë të Republikës së Kosovës, me të drejta dhe privilegje të tepruara edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të aprovuar para pak ditësh, atëherë ata janë të obliguar të votojnë në zgjedhjet që organizon Shteti i Kosovës dhe assesi në zgjedhjet e një vendi tjetër.
Qëndroni burra se popullin e keni me ju |
Drejtuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës – Presidenti Sejdiu e Kryeministri Thaçi kanë deklaruar se nuk do të lejohen zgjedhje serbe në Kosovë. Unë kam një dyshim, mos është një lojë e përgatitur e UNMIK-ut me kriminelin – të ashtuquajtur "ministër për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Serbisë" – Samardzi?, i cili para pak ditësh ishte në Prishtinë, që duke kërkuar "zgjedhje lokale" të marrë "bekimin" për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, edhe në territorin e vendit tonë, që thjeshtë do të ishte baras me riokupimin e vendit tonë nga Serbia Fashistokriminale. UNMIK, para se të lejojë zgjedhje të Serbisë në Kosovë, duhet të anullojë Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Krimineli Koštunica vegël në duart e Putinit |