E premte, 27.12.2024, 05:46 PM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: ''Me tradhtarë e patriotë'' ne shqiptarët

E diele, 16.09.2012, 06:22 PM


ME "TRADHËTAR E PATRIOT" U RRASEM NE SHQIPTARET

Patriot dhe Atdhetar i Madh ishte Gjergj Kastrioti që ua fali jetën dy tradhëtarëve të vërtet, që  iu bashkuan pushtuesit otoman. Patriot ishte Ibrahim Rugova që ua fali mëkatet atyre që e tradhëtonin mbas shpine...Tradhëtarë janë ata “ Patriot “ që sot çpikun “tradhëtar” e nga ana tjeter e dëmtojnë shtetin e tyre, e plaqkisin atdheun e tyre, dhe e shesin pasurinë e shtetit  të tyre për interesa personale ,klanore  e mafioze...

Nga Xhevat Rexhaj

Një popull i vogël, me një histori të lashtë, të vështirë, popull që mëton të tregoi se ishte nderë më të vjetrit të Kontinentit të vjeter Evropë, një popull që fatkeqësishtë ishte i përballur me pushtime dhe masakrime nga armiqë të paskrupulltë dhe gjenocidial, mjerishtë ende nuk po mundë të kthjellet dhe të eci përpara si një komb me vlera të mirëfilta që i ofron koha.

Si për qudi ne shqiptarët ende po vuajmë nga padituria, nga mos mësimi për pësimet që përjetuam me shekuj, po përkundrazi ende sot e kësaj dite ne disi po qoroditemi dhe po kthehemi në kohërat e mësjetes kur bëheshin ndarje fisesh e ndarje “vilajetesh “ nënë pushtimet osmane e sllave.

Në vend që të merremi me të ardhmën duke e lënë të kaluarën në vendin  e vet ,ne edhe sot e kësaj dite merremi me gjëra që në kohën e sotme të një globalizimi total të globit tonë duken jo vetëm qesharake, por edhe konfuze dhe shumë të dëmshme për vet kombin, dhe shoqërin në terësi. Mjerishtë sot shoqëria shqiptare vuan  nga vetvetja e jo më nga armiqët, ngase me apo pa vetëdije ne armikun tani më e kemi futur në brendin tonë, ne sot po bëhemi armiqë me vetvehten tonë, sot po krijojmë barriera dhe ndarje të paarsyeshme duke ndarë kombin në dy fjalë, aq të yrryera për kohën dhe për vendin, saqë duket se do ia shofim sherrin në ardhmëri. Këto dy fjalë si shigjeta helmuese po helmojnë edhe gjeneratat e reja të cilat në vend se të meren me shkencen, arsimin, kulturen, sportin, artin dhe lapsin, po duhet të bëhen pjesë e padëshiruar e budallakisë sonë se kush është TRADHËTAR e kush është PATRIOT?!

Ky virus i poshtër dhe shumë i rrezikshëm dita ditës po ngulitet në mendjet e shoqërisë sonë në përgjithësi dhe te strukturat pushtetare në veqanti, kudo në trojet shqiptare, po vallë a jemi në gjendje të kuptojmë se çfarë do të thotë fjala tradhëti e çfarë fjala patriot, dhe pastaj të japim gjykimet tona dhe atë përmes instituteve të specializuara dhe të arsimuara që do duhej të merreshin me këtë fenomen që nuk na duhet fare sidomos tani në shek. 21, kur kombet e zhvilluara fluturojne edhe gjerë në Marsin e largësisë së rrezeve diellore, e ne vendënumërojmë në zero.

Të ndalemi te tradhëtia, fjalë e cila ka aq shumë kuptime dhe mundë të jetë prezente në çdo pore jete, kuptohet se më e ndieshme ishte dhe mbetet në qështjen interesave të shtetit dhe kombit, pra kur mësuam për tradhëtin?:
~”Hamza Kastrioti ishte nipi i Gjergj Kastriotit, por nga xhelozia dhe lakmia per pushtet e fame e tradhetoi Gjergjin dhe u hodhe ne taborrin armik te ushtrise osmane! U kthye, pastaj, ne Arberi ne balle te ushtrise osmane, u ndesh me ushtrine e Skenderbeut, e humbi betejen dhe u  zu rob nga oficeri  fisnik Zaharia Gropa i Ohrit. Por, me rastin e gjykimit te tij, Gjergj Kastrioti ia fali jeten, duke e denuar me burgim te perjetshem! Me vone u la i lire, por ai u arratis ne Stamboll, ku u prit me perbuzje. Tradhetari mbeti tradhetar!

Moisi Golemi - tradhëtar i rehabilituar
~ Moisi Golemi i Dibres ndoqi rrugen e tradhetise se Hamza Kastriotit! Ky, poashtu, braktis ushtrine e Skenderbeut, shkon te Sulltani, vihet nen komande te nje ushtrie te madhe osmane dhe i versulet Arberise per te shpartalluar ushtrine arberore te Skenderbeut! Por, pas betejes se pergjakshme ne mes dy ushtrive, doli fitimtare ushtria arberore, kurse Moisi Golemi iku ne Adrianopol, ku pas poshterimit dhe heqjes se gradave qe i bene atje u kthye ne Kruje, dhe me litar rreth qafes ra ne gjunje dhe i kerkoi falje Skenderbeut, i cili ia fali jeten. Pas kesaj, Moisi Golemi vazhdoi luften perkrah Gjergj Kastriotit

Naim Frashëri  për tradhëtarët: ”Ata turpinë fitojnë, Nder’ e tyre posht’ e hedhin, Dhe armikë të gëzojnë, E në errësirët bredhin”!

Nëse flasim për tradhëti atëher këto dy raste shprehin qartë se kishim të bënim me tradhëti, por tani duhet të tregohen edhe  keqpërdorimet e kësaj fjale ku edhe në e mër të saj etiketohen Figura të ndritura të kombit shqiptarë, pra këtu shifet qartë se si ne shqiptarët shumë lehtë pjellim nga fantazitë tona marroqe “tradhëtar” e që në realitet ishin Personalitete madhore të historisë sonë. Nga xhelozia, inati, smira, besa edhe ndonjë akti të caktuar për njollosje, tradhëtar u quajtën edhe Gjergj Fishta, Nana Tereze, Ibrahim Rugova, e  tash së fundmi edhe disa yje shqiptare të futbollit dhe një këngëtare super yll të muzikës moderne e shumë të tjerë.?!

Citat: “Binte 50-vjetori i vdekjes së At Gjergj Fishtës, të mohuemit, të përbaltuemit, mëkatarit e deri tradhëtarit. Ishin rritë tre breza pa e njohë vepren e tij, e të bindun se ishte fjala për një tradhëtar të madh, “, pra me dekada i Madhi Gjergj Fishta ishte tabu në jetën shqiptare, ngase disa marroqët të asaj kohe e kishin shpallur edhe tradhëtar???

Një mjekrrosh me emrin Sh. Krasniqi,Të lumturën nobelisten Nënën Tereze, Gonxhe Bojaxhiun ai e quan prostitutë, e cila ka ndërruar shumë meshkuj dhe ka hangër e ka pi pa pare dhe ka shkuar midis xhehenemi thellë. Midis xhehenemi e ka vendin, sepse ajo nuk ka besuar Allahun, nuk e ka besuar Pejgamberin, nuk e ka besuar Kuranin, edhe nëse e ka besuar Allahun ajo e ka besuar me të meta jo të plotë. Allahu nuk ka të meta. Të thuash se Allahu ka djalë ajo është e metë. Allahu nuk e pranon atë adhurim, Kështu  dëshirojnë disa pismiletë që te njollosin të Madhen shqiptare Nanen Tereze.

Deklarata e Rexhep Qoses per revisten "Klan" për Ibrahim Rugoven, apo siq shprehet Qosja; “ për një anmik të kombit e sa nofka të tjera....Dhe, keshtu, Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, gjenerali i cili duke qene se ka bere betim edhe si ushtarak, edhe si kryetar shteti, e di c'do te thote te obligohesh, i betuar, t'i sherbesh atdheut ne paqe e ne lufte, ne lumturi e ne tragjedi, t'i sherbesh e te flijohesh per te, e shpall "doktor nderi" te Universitetit me te cmuar kombetar shqiptar, ku edukohen brezat e atdhetareve te ardhshem, njeriun, i cili ne castet me dramatike historike te popullit shqiptar te Kosoves ben veprime qe ne etiken e popujve e te shteteve gjithmone jane quajtur qarte: tradhti ra njollosëse...” ja edhe këtu kemi të bëjmë me një hijenë nate i cili mundohet ta fëlliqë të Madhin e kombit Presidentin Ibrahim Rugova
I burgosuri Agim Hoti“Më thanë se Ibrahim Rugova ishte tradhtar i kombit..”, ishin ata të cilët edhe sot e kësaj dite i thonë vetes Patriot e që në realitet janë tradhëtarë se deshën ta vrisnin Presidentin që e donte 90% e shqiptarëv të Kosovës.

Kryetari I Federates shqiptare të futbollit A. Duka : “Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi e Xhemajli jane tradhetar të kombit…”, marrëzirat e “ patriotëve “ si Duka e dukanat e tjerë vazhdon me shikanimin e disa të rinjëve shqiptarë që sot për sot janë drita dhe pasqyra jonë më e çmuar që na përfaqësojnë kudo në botë...

Une solla këtu vetëm disa citate apo thënje dhe etiketime të panjerëzishme ndaj figurave tona të shumta, të cilat gjithsecili në rrafshin e vet të krijimtarisë la gjurma të pashlyeshme në historinë tonë herë të mirë e herë të dhimbshme gjerë në pakufi...

Se jemi shpikës të tradhëtarëve, kjo nuk do koment, se jemi mendjelehtë as kjo nuk do koment ,por se jemi aq të përgatitur që të mos vetëdijësohemi edhe në këto vite pas lirisë dhe demokracisë kjo mbetet katrahurë ne vehte. Të quhen dhe anatemohen sot të rinjët shqiptarë që me mund e sakrifica kanë mbërritur kulminacionin e yjeve të çmuara në futboll, të cilët me mburrje kudo dhe kurdo tregojne se jane shqiptarë, dhe atë të fortë kjo thjeshtë është çmenduri dhe për mendimin tim ai, ajo, ata ose ato që etiketojne këta shqiptarë në realitet do të mundë të quheshin tradhëtar, ngase shqiptarët po njifen dhe po rritet imazhi i tyre falë këtyre të rinjëve, e jo fal atyre që satanizojne ambasadorët tanë të sotem sidomos në sport, kulturë, art e muzikë.

Me këte rast duhet thënë kjartë se logjikishtë po të marrim parasysh se gati gjysma e më shumë e shqiptarëve janë në anën e këtyre “ tradhëtarëve” të çpikur nga mendjet e tredhura, atëher na del se gjysma tjeter qenkan “patriot” të flakët me mburravecjet e tyre se kinse  kanë gjetur tradhëtarët e kombit???

Po kush dhe si sillen patriotet shqiptarë.

Patriotizmi përcaktohet si një lidhje emocionale me kombin që i përket. Në shqip përdoret edhe koncepti  „atdhedashuri“ . Duke u nisur nga këto premisa kuptohet se patriot qenka çdo njëri që e don dhe e ndien veten të lidhur me etninë e vet, thjeshtë ai apo ajo e don vendin dhe kombin të cilit i takon. Patriotizmi mundë të jetë edhe qështje më e gjërë në fusha të ndryshme të jetës, duke përcaktuar kjart rregullat e saj, dhe se si dhe kur duhet të jetë dikush patriot, si në paqe ashtu në luftë, por  edhe në jetën e përditshme, patriot është edhe ai që denoncon krimin dhe hjanin kur i shkaktohet vendit, pra atdheut po nga bashkëkombasit e tij, andaj patriotizëm nuk është vetëm kur mendojme se duhet të mbrohet atdheu nga armiku, jo jo.

Ne sot fatkeqësishtë kemi aq shumë “patriota” sa nuk besohet se ka edhe ndonjë komb shumë më i madh në numër se ne, sot ne shqiptarët  thuaja gjysmën e kombit e kemi “patriot” të cilët më shumë bëjnë dëme sesa dobi për kombin në të cilin ata thirren vet. Nëse jemi të vetëdijshëm qasemi realishtë në atë se kush është patriot, atëher mundë të gjejmë edhe fakte se në përditshmërin tonë ka edhe patriot të vërtet, po kush mundë të jenë ata. Patriotë të vërtet janë ata që e,duan shtetin pa hajni, ata që denoncojnë krimet dhe korrupcionin, ata të cilët nuk vjedhin shtetin, ata të cilët punojnë për vete dhe për kombin, ata të cilët arrijnë suksese në sport, kulturë, arsim, art, muzikë dhe fushat të tjera jetësore, dhe të cilët ngrisin imazhin e kombit dhe shtetit ku ata jetojnë. Patriotë të denjë janë ata mërgimtarë që e duan atdheun, që me sikseset e tyre rrisin respektin e kombeve të tjera karshi nesh, ata të cilët arrijnë suksese kudo në fusha të caktuara, pra të tillët janë patriot të fort. Nga an tjetër “ patriotë” që rrahin gjoksin se janë kundër “tradhëtarëve “ të çpikur kemi fatkeqësihtë mjaft, kemi në Institucione, në kulturë, në sport e kudo tjetër, ata dita ditës na rrasin me llafe patriotike e euforike, e në anën tjetër vjedhin shtetin, vjedhin shoqërinë dhe pasurohen në e mër të patriotizmit. Të tillët sot janë më të zhurmëshit, ata na ndajnë lekcione për patriotizëm e në anën tjetër realishtë mund të themi se janë tradhëtar, ngase zhvatin paranë publike, e fëlliqin imazhin tonë si komb, e degradojnë shoqërinë dhe mbarë kombin tonë, të tillët sot janë zhurmagjinjët më të mëdhenjë kundër “ tradhëtarëve “ të pjellur nga fantazite e tyre të poshtra, dhe të mjera. Sot mjerishtë ai që tenton të flas kundër të tillëve që ditën shesin patriotizëm e kinse bashkime kombëtare, e natën mbushin xhepat me lekë e euro, duhet të ketë kujdes se menjëhere mund të etiketohet si tradhëtar, me ato refrenet turbo-folklorike se  kinse po i shanë patriotët, kështu ne dalëngadal po shëndrrohemi në një kombë dhe shtet ky gjysma e popullsisë do të mbetet Tradhëtare e gjysma tjeter Patriote.Une ,për veten time nuk dëshiroi të jem në anën e Hamza Kastriotit e Mojsi Golemit, por dua të jem  në grupin e “tradhëtarëv” së bashku me Gjergj Fishten, Hasan Prishtinen, Ahmet Krasniqin, Faik Konicen, Ernest Koliqin, Pjeter Arbnorin, At Anton Harapin,  Nanen Treze, Ibrahim Rugoven, Xhemajl Mustafen, enver Malokun, Xherdan Shaqirin, Xhaken, Behramin, Xhemajlin, Mehmedin, Rita Oren, Ferid Muratin e mijëra të tjerë, pra nuk dëshiroi të jem në taborrin e “Patriotëve” që për interesa personale shesin interesat kombëtare dhe shtetërore, që për interesa personale plaqkisin pasuritë shtetërore ose shkurt pasuritë e gjeneratave të reja shqiptare...

Në gjithë këtë rremujë patriotësh e tradhëtarësh, fatmirësishtë një gjë është e mire¨, e ajo është s e nuk do kemi zgjedhje “demokratike “ që të dihet më sakt se cili epitet do të fitonte më shumë vota!



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora