E enjte, 14.11.2024, 05:45 PM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Kosova pa mbikqyrjen e pavarësisë

E enjte, 13.09.2012, 07:05 PM


Kosova pa mbikqyrjen e pavarësisë ngjarje e veçantë historike

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Tani jemi në ditet e para të fillimit të mbikqyrjes se pavarësisë së Kosovës, ngjarje e veçantë historike. Mirëpo në të ardhshmen do të kemi sfida të shumta  e të reja duke qëndruar  para shtetit të ri të Kosovës pa mbikqyrjen e të tjerëve (ndërkombëtarëve). Mirëpo janë këto sfida  të zakonshme që dalin si rrjedhojë e shteteve  të pavarura  të shoqërive  të përgjegjëshme demokratike.” Me rastin e kësaj dite historike, fundin e mbikqyrjes së pavarësisë ishin të pranishëm shumë diplomatë dhe përsonalitete të njohura ndërkombëtare në krye me arkitektin e pavarësisë së Kosovës z. Marti Ahtisari i cili me fjalën e tij përmbajtësore dhe diplomatike sqaroi historikun  dhe fundin e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.Me rastin e kësaj ngjarje duhet veçuar edhe ish presidentin anmerikan , Bill Klinton i cili e ka cilësuar gjithashtu fundin e mbikqyrjes së pavarësisë si ngjarje historike. Ish presidenti amerikan ka shumë shpresa  se “ditë të ndritëshme për Kosovën janë përpara”. Fundi i mbikqyrjes së pavarësisë është një hap thelbësor dhe një mundësi e jashtzakonshme  për të definuar rolin e Kosovës në rajon, në Evropë dhe në botë. Ai pastaj ka shprehur mirënjohjen që pati mundësinë  që si president i Shteteve të Bashkuara  “të luaj një rrol të vogël në përfundimin e konfliktit dhe në bërjen e asaj çfarë jemi bërë sot”…

Qeverisja është më efektive kur merret përgjegjësia

Në këtë rast mbyllja e Zyrës Ndërkombëtare Civile është e rëndësishme, jo vetem për arsye simbolike, por edhe praktike . Daniel Server  thotë se “qeverisja  është më efektive kur ka përgjegjësi.” Tani kjo përgjegjësi do të jetë e pranishme gjatë shtetndërtimit të Kosovës. Nese autoritetet aktuale duan të rizgjidhen, do të detyrohen të qeverisin mirë.” Justifikimi se nuk po na  lënë  të bëjmë njërën apo tjetren , do të fashitet  gradualisht, Prandaj është në dorën e popullit të Kosovës të vendosë se kush do të qeverisë në të ardhmen, por nuk mendoj se ka ndonjë përfitim nga një situatë  ku “autoritetet e zgjedhura  nuk janë plotësisht përgjegjëse  për mënyrën se  si qeveriset Kosova …”  (Daniel Server). Kurt Volker drejtor ekzekutiv i Institutit MoCain për Udhëheqje Ndërkombëtare  të Universitetit Shtetëror të Arizonës thotë se  përmbyllja  e kësaj faze duhet të shihet si një moment kalimtar dhe nuk duhet të konsiderohet si diçka  me rëndësi të jashtzakonshme…Mirëpo mendoj se shtetndërtimi dhe transformimi i Kosovës kanë ecur  duke u bazuar në principet e demokracisë multietnicitetit, sekularizmit dhe implementimit të planit të Ahtisarit.. “Një ditë  pas përmbylljes së mbikqyrjes së pavarësisë ne mbesim plotësisht të përkushtuar që të jemi eksportues të paqës, stabilitetit dhe prosporiteti”.. (E.Hoxhaj)..Mirëpo sfidat kryesore pas përmbylljes së mbikqyrjes së pavarësisë do të jenë  zhvillimi i shtetit demokratik dhe funksional. Kjo nënkupton se në të ardhshmen duhet patur para vetës përveç të tjerave zgjedhje të lira  dhe demokratike, me një organizim të duhur dhe të mbështetur  në rrugët e të drejtës ligjore dhe kushtetutare . Mendoj se ende nuk kemi arritur të organizojmë punët si duhet, sidomos kur kemi të bëjmë me zgjedhje të lira . Këtu kemi pasur dhe ndoshta do të kemi probleme edhe në të ardhshmen, kështu që procesi i shtetformimit dhe administrimit i pavarësisë do të ishte (një) pikëpytje  në kuptimin e qëndrushmërisë demokratike “. Prandaj ne mund të sfidohemi, sepse vet do të jemi vendimmarrës. Deri me tash në raste të caktuara , ka pasur hapsirë për t’u fshehur nën ombrellën  ndërkombëtare  për rastin e marrjes së vendimeve , çfarëdo qofshin ato, po tash e tutje ato vendime duhet t’i marrim vetë”. Kjo  është me rëndësi të veçantë për popullin e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtar. Tani do të shihet sa jemi të përgatitur dhe të aftë të punojmë dhe të tregojmë sukses  në të ardhshmen…

Mospajtime rreth fundit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës

Në këtë fushë ka mjaft mospajtime nga subjektet politike (opozitare), sidomos nga “Vetëvendosja”. Disa nga ky subjekt politik kanë kritikuar dhe po kritikojnë se ”e tëra kjo është që po mbyllet zyra e ICO-së dhe kjo po quhet heqje e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës vetëm për t’u liruar ICO-ja nga kompromisi që do të bëhet me Serbinë, ndërkohë koncensionet shtesë ndaj ndërkombëtarëve dhe Serbisë, si pozita e Kishës Ortodokse Serbe, Ligji për Prizrenin, Ligji për Hoqën e Madhe, marrëdhënjet e Brukselit, dialogu politik, po marrin efekte të menjëhershme juridike e praktike”… Sipas disa analistëve pos që kanë  mbetur edhe tri misione të rëndësishme ndërkombëtare, UNMIK-u ,KFOR-i dhe EULEX-i , Kosovës do t’i shtohet edhe misioni “Z4” për serbët e Kosovës. Pastaj ligjvënsit kosovar kanë adresuar një varg kritikash në adresë të qeverisë së kryeministrit, Hashim Thaçit, rreth pompozitetit që po i jep përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë së vendit .Ata kanë thënë se nuk po përmbyllet procesi i mbikqyrjes, por vetëm Zyra Civile Ndërkombëtare”. ..

Kosova e pavarur dhe sovrane është një realitet i pamohueshëm

Në këtë fushë duhet kërkuar më parë  zbatimin e marrëvehjeve  të arritura     dialogun teknik me Serbinë dhe njëherë largimin përgjithmonë  të strukturave kriminale që veprojnë dhe operojnë në veri të vendit, me qellim të stabilizimit dhe normalizimit të marrëdhënieve  në mes të të dy shteteve fqinje –Kosovës dhe Serbisë. . “Ecuria dhe  vullneti për të zbatuar këto marrëveshje  të arritura  në bisedime  kanë qenë dhe janë  një dëshmi e vizionit evropian të Qeverisë së Republikës së Kosovës”. (Edmon Panariti ) .. Kosova e pavarur  dhe sovrane tashmë është një realitet i pamohueshëm, subjekt i marrëdhënjeve  ndërkombëtare një faktor i rëndësishëm dhe i stabilitetit në rajon. Marrëveshjet e arritura në  9 raunde  të bisedimeve teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit  të zbatohen sa më shpejt dhe me efikasitet përfshirë këtu edhe largimin njëherë e përgjithmonë të strukturave kriminale në veri të vendit që pengojnë lirinë  e lëvizjes që destabilizojnë  situatën dhe prodhojnë  konflikte me përmasa të paparamenduara në rajon dhe më gjerë…

Rusia si Serbia me qëndrime destruktive ndaj Kosovës

Rusia ende e konsideron Kosovën të jetë një  “kuazi shtet”, pa egzistimin juridik, megjithse  Grupi Drejtues Ndërkombëtar e ka përfunduar mbikqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë  së Kosovës. Në këtë mënyrë  Rusia vazhdon ta mbështesë Serbinë  në refuzimin  që ta njohë Kosovën për shkak  se “GND-ja nuk ka status zyrtar të njohur. Kosova vazhdon të jetë “kuazi shtet” , pa legjitimitet ndërkombëtar” (Maria Zaharova).Nga deklarata dhe mendime të tilla të Rusisë tashmë jemi mësuar.Rusia si Serbia ka pasur dhe ka qendrime destruktive dhe armiqësore ndaj shtetit të Kosovës.Prandaj ka zëra nga diplomacia serbe se  me mbylljen e zyrës se Piter Fejtit nuk ndryshon asgjë dhe kështu nuk do të ketë ndikim të madh në jetën e serbëve  dhe shqiptarëve. Mirëpo sipas tyre egziston rreziku që Prishtina  të humb çdo motiv që të marrë pjesë në bisedime me Beogradin.”Kjo (heqja e mbikqyrjes së pavarësisë ndërkombëtare të Kosovës). u ka dhënë krah atyre në Prishtinë që do të mendojnë  se bisedimet janë të panevojshme sepse Prishtina  konsideron se tani pas pavarësisë se mbikqyrur i ka të gjitha” 

Prania ushtarake ndërkombëtare është e nevojshme

Prania ushtarake në Kosovë do të zgjasë sepaku edhe pesë deri në shtatë vjet, ndoshta edhe më gjatë  mendojnë nga KFOR-i duke shtuar  se veriu i Kosovës vazhdon të jetë  “fuqi baroti”.Mendoj se kjo (prania e KFOR-it) është e domosdoshme.Për praninë ushtarake ka edhe arsyera të tjera. Në këtë do të ndikojn edhe disa faktorë të tjerëë si  shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë që është më tepër se 60 përqind, se nuk ka ekonomi të zhvilluar dhe se për shkak të “kufijve kontestues me Serbinë veriu i Kosovës mbetet edhe më tutje fuqi baroti”…Ndërsa qytetarët mendojnë se udhëheqësit tonë kanë aftësi të ballafaqohen me probleme që do të vinin si pengesë për shtetndërtim, por ata duhet të përkushtohen për të luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe dukuritë tjera  negative dhe të bëjnë  më shumë  për të miren e vendit dhe të shoqërisë….



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora