E shtune, 21.12.2024, 11:57 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Babamusta: Mark Gjonaj për Asamblenë e New Yorkut

E enjte, 06.09.2012, 07:13 PM


A mund të zgjedhë Asambleja e New Yorkut një kandidat shqiptar?

Shkruan: Ermira Babamusta, Ph.D., New York

Z. Mark Gjonaj, anëtar që nga viti 2011 i komisionit “New York City Taxi & Limousine Commission” mund të jetë zyrtari i parë shqiptaro-amerikan i zgjedhur në Asamblenë e New Yorkut. Është e domosdoshme që të gjithë shqiptarët e New Yorkut, të regjisturar në qarkun e Bronksit, të votojnë me 13 shtator 2012 për të vendosur këtë moment historik për shqiptarët. Rrethi nr. 80, që kandidati Gjonaj përfaqëson  përfshin këto lagje: Pelham Parkway, Pelham Gardens, Allerton dhe pjesë të  Bedford Park, ku jetojnë shumë shqiptarë. Duhet të angazhohen të gjithë shqiptarët e New Yorkut për të dhënë përkrahjen e tyre.

“Kam një biznes të suksesshëm, nuk më duhet kjo pozitë. Jam përfshirë sepse pashë mospërfillje dhe mosveprim nga zyrtarët e pranishëm si dhe burime të papëdorura në Bronks. Kam nevojë për përkrahjen e çdo votuesi shqiptaro-amerikan me 13 shtator. Kjo do jetë një arritje jo vetëm për komunitetin tonë, por të gjithë rrethin nr. 80 të Asamblesë. I vetmi premtim që mund të bëj është që do të punoj aq shumë sa punojnë çdo ditë banorët e rrethit, sepse këtë e meritojnë njerëzit e komunës,” tha z. Mark Gjonaj për Prishtina Press.

Në prag të votimeve parësore të partisë demoktratike, është e rëndësishme për votuesit e New Yorkut të njihen me zgjedhjet e kandidatëve për të dhënë një votë të informuar, që të zgjedhin kandidatin e duhur si përfaqësues në Asamblenë. Kandidatja në pushtet Naomi Rivera po ballafaqohet me akuzime të një skandali politik në korrupsion dhe përvetësim fondesh. Dy kandidatët e tjerë  Adam Bermudez dhe Irene Estrada-Rukaj kanë kërkuar dorëheqjen e kandidates Rivera nga zgjedhjet. Fitorja e Mark Gjonaj do ishte me të vërtetë një triumf i madh për komunitetin shqiptaro-amerikan.

Platforma elektorale e z. Mark Gjonaj “Mark Gjonaj Plan” është krijuar me qëllimin për të përkrahur të rinjtë duke premtuar rritje në programe mësimore dhe për të përkrahur të moshuarit në plotësimin e kërkesave dhe nevojat e tyra. Plani gjithashtu premton të zgjerojë programet për banim të lirë, dhe qira të ulët. Z. Gjonaj ka treguar përkushtim ndaj programeve shëndetësore si Medicare dhe Medicaid, që shfaq përkujdesin dhe interesin e tij për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë e banorëve të komunitetit në vend.

Z. Gjonaj ka paraqitur një kandidaturë të fortë me qëndrimin për forcimin e ekonomisë në Bronks, përmirësimin e programeve edukative lokale dhe disponimin e shëndetësisë për të gjitha familjet në rrethin e Bronksit.

“Përkrahja për z. Mark Gjonaj gjatë fushatës ka qenë shumë e fortë, dhe akoma vazhdon të rritet. Mesazhi i tij është i qartë dhe i fuqishëm për të krijuar vende punë, përkrahur bizneset lokale dhe mbrojtur sigurinë në lagje të Bronksit. Është e domosdoshme që çdo përkrahës i z. Mark të votojë me datë 13 shtator sepse ne besojmë se do jetë një zgjedhje shumë e afërt. Telefononi familjen, shoqërinë dhe i kujtoni për votimin, sepse na nevojitet çdo votë,” tha Emmett Hare drejtori i fushatës zgjedhore për Mark Gjonaj.

Z. Mark Gjonaj e meriton postin në Asamblenë e New Yorkut. Ai ka treguar kujdes të veçantë për banorët e Bronksit, gjithmonë në shërbim të shqiptarëve dhe ka dhënë një kontribut të madh në pasurimin e vlerave kulturore. Si bashkë-themelues i shoqatës “Albanian-American Community Association” z. Gjonaj ka organizuar shumë ngjarje kulturore dhe historike për shqiptarët e Amerikës. Puna në komisionin “New York City Taxi & Limousine Commission” e ka bërë atë një drejtues të aftë. Z. Mark Gjonaj është një kandidat përparimtar dhe përfaqësues i denjë i interesave të banorëve në rrethin nr. 80-të të New Yorkut.

__________

 

Mark Gjonaj Making History: The Political Race for the NY Assembly

By: Ermira Babamusta, Ph.D., New York

Mark Gjonaj is the Bronx commissioner of the New York City Taxi & Limousine Commission, serving since 2011 and is potentially the first elected Albanian-American official for the New York Assembly. It is crucial that all voters, especially the Albanian-Americans registered in the 80th district (Pelham Parkway, Pelham Gardens, Allerton and part of Bedford Park) come out and vote on September 13th 2012 to decide this historic moment.

"I have a successful business; I don't need this job. I got involved because of what I saw as the inaction of our present elected officials and the underutilized resources that we have in the Bronx. You get out of a community what you put into it. I need the support of every Albanian-American voter on September 13th, and this will be a significant achievement for our community, but this is about the entire 80th Assembly District. My only promise is to work as hard as the people of our district do every day, because that is what the people of this community deserve," said Mark Gjonaj for Prishtina Press.

As the Democratic Primary is getting closer, it is important for the NY voters to know what choices they have to represent their voices at the state Assembly and make an educated vote. Incumbent Naomi Rivera is currently facing allegations of corruption and use of taxpayer money for personal expenses. The other candidates including Adam Bermudez and Irene Estrada-Rukaj are calling for the withdrawal of Rivera from the political race. Mark Gjonaj’s victory in the election would be a triumph for the Albanian-Americans living in Bronx.

The Gjonaj Plan is designed to increase opportunities for both young people for higher education opportunities and elderly senior citizens, promoting their needs. His plan also promises to expand affordable housing incentive programs providing stabilized rent and affordable housing. His commitment to protecting the Medicaid and Medicare reveals his care and interest for advancing the health, safety and wellbeing of the local communities in New York.

Mr. Gjonaj is running this year with the promise to improve the economy in the Bronx community, to help create and improve community education programs and intends to make health care available for all families.

"The support for Mark Gjonaj during the campaign has been extremely strong, and it continues to build. His message of creating good jobs, supporting local businesses and keeping the neighborhood safe is resonating. It is imperative that every one of Mark's supporters come out to vote on September 13th, as we believe it will be a very close race. Call your family and friends and remind them because every vote will make a difference," said Emmett Hare, Campaign Manager.

Mark Gjonaj has extended himself out of concern for the local community to protect each resident living in the Bronx borough. As co-founder of the Albanian-American Community Association Mr. Gjonaj has organized several historical events for the Albanian-American community, enriching the cultural diversity environment in New York. As Bronx commissioner of the New York City Taxi & Limousine Commission Mark Gjonaj has established himself as an influential leader regarding public safety concerns. The 80th district in New York can surely trust and depend on Mark Gjonaj to protect the people of the district.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora