Mendime
Shaban Peraj: Mungesë kujdesi dhe maturie
E merkure, 05.09.2012, 06:50 PM
Mungesë kujdesi dhe maturie
Shkruan: Shaban Peraj
Nga ajo që
lexojmë e dëgjojmë për rrjedhat politike të shqiptarëve në Mal të Zi duket se
skenari për të dalur me një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme
parlamentare që do të mbahen më 14 Tetor, do të jetë një frazë boshe e ideatorëve politik shqiptar. Edhepse kam besuar se nga
radhët e tyre ka individë që do të logjikojnë drejt rreth pozitës që ndodhen
shqiptarët në Mal të Zi, duket se të njëjtit po i qëndrojnë fuqishëm politikës
aktuale tash e 22 vjet, me çka po dëshmojnë se nuk kanë forcë për të dalur nga
euforia personale e individuale karrieriste, me politikë shkatërruese e të paparë
ndonjëherë në këto troje. Pa dashur të bëjë dallime në mes të politikanëve
duket sikur të gjithë pikësynim kryesor kanë pozitën, karrigën në parlament,
ndryshe çështja jonë do të ishte më e qartë, më e kristalizuar, sidomos kur është
në pyetje çështja jonë kombëtare. Pavarësisht deklaratave të tyre shterpë gjoja
se ka mundësi dhe forma për t’u marrë vesh njëri me tjetrin, duket se pikësynimi
i tyre qëndron gjetiu e kurrësesi te ai për të cilin janë themeluar, duke vënë në
zbatim planet e tyre personale në njërën anë dhe frazat boshe që lëshojnë përme
mediave dhe komunikatave në opinion në anën tjetër. Retorikat
dhe lavdërimet se kush me kë po bënë marrëveshje të bëjnë të mendosh se
të nëjtit nuk tregojnë pjekuri politike, nuk janë në nivelin e dëshiruar, përkundrazi
dëmtojnë imazhin tonë, për të cilin nuk merakosen shumë, thjeshtë dëgjon
replika në distancë dhe asgjë më tepër.
Shumë nga
njohësit e rrjedhave politike për shqiptarët në Mal të Zi janë skeptik për ate
se diçka e mrekullueshme do të ndodh para se të dorëzohen listat e kandidatëve
për deputetë në parlamentin malazias. Ka pakë rëndësi se si do të rreshtohen,
me një listë, dy apo tri lista, ajo që të bënë të dyshosh në sinqeritetin e tyre
është se udhëheqësit e shqiptarëve në Mal të Zi e kanë të vështirë të bashkohen
dhe këta ose janë të nxitur në mënyrë të njëanshme nga faktorë të tjerë që veprojnë
në Mal të Zi, ose lakmia për pozita i bënë të patolerueshëm. Shkojnë aq larg sa
që deklarojnë se:”do të shkëpusim marrëdhëniet me këtë e atë subjekt politik për
mossinqeritet”, gjë që vështirë të kuptohen “hallet” e tyre! Kjo është krizë që
vazhdon tash e 22 vjet, kësaj krize i fryjnë pikërisht ata që akoma nuk janë ngopur
me pozita, privilegje, ndaj i gjithë ky turr për të “luftuar për të ardhmen” ka
edhe koston e vet politike, e atë do ta paguajnë votuesit shqiptarë pa të drejtë
për përmirësim. Hartuesit e pamjeve mjegullore janë aty brënda faktorëve
politik dhe ata bëhen sikur të tjerët nuk e shohin botën si është në të vërtetë.
Nga ditët e para të pluralizmit politik përvoja dhe dëshmia na kanë bindur se të
vetmit që bien pre e mashtrimeve politike janë votuesit duke bërë parashikime që
as edhe në një rast të vetëm të jenë në anën e logjikës. Përkundrazi, këto 22
vjet nuk janë asgjë tjetër vetëmse mashtrime, trillime nga më të ndryshmet,
takime mëshehtas si të mbijetohet në piramidën politike pa pasur qëllimin e mirë
që së paku njëherë të dëgjojnë zërin e atyre që ankohen çdo ditë për varfërinë,
papunësinë, arsimin, kulturën, çështjen kombëtaree duke harruar thënien “të jemi,
apo të mos jemi”.
Derisa gjërat
të mos qartësohen rreth koalicioneve të mundshme, çdo ditë do të dëgjojmë e
lexojmë allishverishe politike, do të besojmë për gjetje të zgjidhjes përfundimtare,
pavarësisht se disa “ekspertë politikë” lëshojnë alarmin se për partitë politike
shqiptare do të ishte kulmi i suksesit sikur këta të dilnin me një apo dy lista
për parlamentin e ardhshëm malazias, po ku ti gjejmë vullnetmirët që tjetër
deklarojnë e tjetër veprojnë. Votuesit të lodhur tashmë nga veprimet e tyre kanë
të drejtën të presin ardhjen e një koalicioni të mirfilltë, apo të një partie
serioze me shpresë se prijësit politik do t’i kuptojnë drejt hallet e tyre për
të mos lejuar që kahja të marrë një drejtim tjetër. Duke e pranuar egon e vet
si peshore për të gjitha sjelljet dhe qendrimet e mira apo të këqija të tij
ndaj të tjerëve, të njëjtit duhet të dinë se ajo që nuk u pëlqen për vete nuk
ka pse të shtrihet te të tjerët, bile së paku mos tu bëjnë keq votuesve. Së paku
të mos premtojnë po nuk e çuan në vend premtimin, të mos dënojnë të tjerët për
interesa të tyre personale e të tregohen vigjilentë karshi masës, në të kundërten
nuk kanë për të gjetur atë që mendojnë sepse shumë vota kanë për t’u djegur me
fajin e tyre.Atëherë...