E premte, 15.11.2024, 02:26 AM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Kush e ka provuar, e vlerson

E diele, 02.09.2012, 02:04 PM


Kush e ka provuar, e vlerson.

Ai që do të sundoj,duhet të dëgjojë dhe të jetë i shurdhër,të shikoj dhe të jetë i verbër. (proverb gjerman)

Nga Zejdush Kastrati

Vetëm ata që e kanë shijuar “lezetin|”, që ju ofron  koha dhe mandati,veqanarisht, kur je në  pozita kyqe të Institucioneve, e në veqanti, afër të “mëdhenjëve”, munden dhe  dijnë, të japin vlersime  dhe opinione meritore, se cka do të thot, të jesh në pushtet,në Kosovë, dhe ate, si në kohën e Ibrahim Rugovës por edhe të tjerëve, e  në veqanti,  tash në kohën e Hashim Thacit,më thot”pa dorëza” një ditë, një përson, i cili, mbi 8 vite, ishte në një pozitë,në të cilën, tash nuk është më, por kuptohet, nuk po zgjedh mjete e metoda, që mundësisht,  sërish të kthehet aty ku ishte.

Pushteti, sidomos në Kosovë,    sjell aso benefite dhe të mira ,që as në ëndërr,nuk mund ti kishe parë,duke filluar ,në radhë të parë në disponim përsonal që menjiherë të krijon posa të ulesh në pozitë,pastaj respektin që krijon,që nga familja e ngusht, shokët e miqët,komshitë,pastaj,  edhe nga ata që të kanë dashur, por edhe ata që të kanë urryer,”dyert e hapura” gjithkund, si në institucione shtetërore , ashtu edhe në lokale private,biznisore, i privilegjuar,para doganierit, policit, e gjykatësit,në Universitet, Spital… veturë që vjen të merr në shtëpi, dhe të kthen e të dërgon ku të don qejfi,femra të bukura afër vedi, që me sharmin e bukurinë që të ofrojnë, të zgjasin jetën, mediat që të përcjellin në cdo hap dhe të cilat të promovojnë si “yll”,dreka e darka në hotele  e restorane luksoze  si në vend ashtu edhe jashtë,pagë e meditje  pa mund  e pa u djersitur fare…e shumë, e shumë të mira tjera, i përjeton gjatë kësaj kohe, pa u skuqur fare, pa u marruar fare, pa  dhënë ndonjë përgjegjësi , dhe pa u brengos fare se  dikush  po të shikon apo përcjell,pos kujdesit dhe  rrezikut, që të mos prishesh, me “shefin”,më thot, kuptohet, paksa nën ndikimin e alkoholit, e më tepër nostalgjisë dhe merakut e kompleksitetit, që e mundonte “ish pushtetarin”derisa  rastësisht, na kishte bashkuar, fati e ndeja, në një  aheng dasme, në një hotel të Prishtinës.

Nuk po ju rrej, dhe nuk po mëshefi asgjë,betohej “ish pushtetari”,i cili, shprehte një lloj pendimi, që një ditë prej ditësh, ishte fjalosur me “shefin”për  një cështje minore,por për te shumë parimore, dhe pa ndonjë peshë të madhe,dhe si pasojë e këtij konfrontimi,  edhe kishte pësuar dhe ishte shkarkuar në mënyrë shumë perfide,pas disa ditësh, sic tregonte ai, por ishte, edhe vetëakuzues dhe vetëkritik,    nga të mirat  dhe jetën që kishte bërë gjatë atyre 8 viteve “të arta”,kur”vrante e prente” dhe nuk brengosej për asgjë,dhe se gjithnjë kishte menduar  dhe thënë vetëm ”zgjate zot…”.

Kisha besim  në vetëvehte,se  për“shefin” isha i pazëvëndësueshëm ,sepse i kam bë shumë të mira edhe atij,por e kisha pas llogaritur gabim, pasi që të tjerët, që pritnin në rend,  tashmë janë akomoduar edhe më mirë,dhe përkundër selameve,kërkesave indirekte,lëvdateve,por edhe shantazheve që ja kam dërguar, disa “mësitë”, si duket,  vetëm sa për të më mbaruar qejfin,po më genjejnë, sepse tashmë është bërë vonë,dhe vështirë se  më ,mund të përjetoj edhe një herë, dicka të tillë, në jetën time-shprehet “ish pushtetari”.

Gabimi im në raport me “shefin” ,ka qenë shumë vogël,por si duket  u keqëkuptuam,vazhdon “ish pushtetari”,i cili falë zhdërjellësisë,përvojës,por edhe apetiteve karieriste që shfaqte në vazhdimësi,nuk  i la anash, pa i kometuar, edhe shumë raste,  të ish pushtetarëve  por edhe disa të tanishëm, të cilët, për të mbetur  në pushtet, japin  edhe më të dashurit  e tyre, dhe bëjnë gjithëcka, vetëm e vetëm të mbesin aty ku janë,por gjithnjë, sipas tij,  janë edhe  veprime të arsyeshme ,kurse për ata që se kanë provuar ,mund edhe të mos përfillen e kritikohen,por kjo është e vërteta për pushtetin e Kosovës,shprehej “ish pushtetari”.

Shikoje, Pacollin,i cili llogaritet, se është më i pasuri në Kosovë, dhe i cili mund të  bëjë jetën më të mirë në cilin do kënd të botës, por si edhe shumë të tjerë, edhe ai “lezetin” më të madhë, e ka gjetur dhe po e përjeton në Kosovë,përkatësisht në “pushtetin e artë” të Kosovës, dhe përkundër  kritikave që po i bëhën ,ai kurrsesi nuk  po largohet nga posti që ka.

Pastaj, rasti Presidientes, z.Atifete Jahjaga, e cila, po deklarohet, se kurrsesi, nuk do të japi, dorëheqje, nga posti, i Presidientes, së vendit, dhe e cila po thirret në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, a sështë, rasti më konkret se edhe kur nuk respektohen asnje normë juridike,edhe kur shkelet pikërisht Kushtetuta e ligjet,  dhe vjen edhe   në formë klandestine, posa të ulesh, në atë post, vetëvetiu i shtyer nga rrethanat, mentaliteti dhe atmosfera  që krijohet  në kontinuitet, nuk zgjedh mjete e forma,betohesh, e thirresh në Kushtetutë e ligje ekzistuese, të cilën e ke shkel me dy këmbët,lutesh e kërcënon,vetëm e vetëm,  për të mbetur aty ku je, sepse të jesh në këtë   pushtet, dhe ti shijosh frytet dhe ate, cka të ofron, ku pushtet,mund  ta përjetossh,ndoshta vetëm në “parajsë”,për të cilën vetëm flitet, por nuk e kemi provuar kurrë.

Unë, pushtetin, në Kosovë, e kam provuar dhe përjetuar, andaj edhe po e them”Ah pushte,pushtet…”,u rrëfye, pos shumë gjërave tjera,ish pushtetari,që pikësynim e kishte, që edhe një herë, të  ulet, në postin, që kishte pasur,apo  edhe dikund tjetër, por vetëm afër “shefit”,dhe më vraftë zoti, nëse prishem më,dhe nëse  nuk e dëgjoj, cka thot  shefi,…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora