Mendime
Jeton Kelmendi: Vjeshta e negociatave të reja
E hene, 20.08.2012, 07:45 PM
Vjeshta e negociatave të reja dhe Prishtina e lëshimeve të radhës
Nga Jeton Kelmendi, Bruksel
Stinët e negociatave dhe lëshimeve për Kosovën, duket se nuk kanë të sosur, e kjo ndodhë sidomos kur vendin e qeveris korrupsioni dhe të korruptuarit. Pas shumë aventurave dhe pazareve me Serbinë, kësaj radhe Hashim Thaçi dhe Qeveria e tij megalomane, kanë vendosur qe të hyjnë edhe në një Pazar tjetër. Kësaj here jo më negociata teknike siç i quanin ata, por negociata politike, që natyrisht për të mirën e disa qytetarëve, por natyrisht jo shqiptareve, por serbëve. Sikur të ishin këto negociatat e para që po e fillon Qeveria Hashimjane, dikush do të mund të thoshte se kjo ndodh pasi që u ka rënë në kokë vapa e madhe e verës dhe ua ka marrë mëndët kësaj Qeverie, mirëpo duke qene dëshmitar se këta qeveritarë vetëm po e përsërisin vetën, me këso politikash anti-shqiptare, atëherë na del se këta njerëz nuk kanë mend fare, kur bëhet fjalë për politikat kombëtare. Për qytetarët e Kosovës, kjo është një çështje e papranueshme dhe shumë e disfavorshme. Mirëpo shqetësuese është fakti se nuk po kundërshtohet fuqishëm nga masat e mëdha qytetarësh, dhe përmes demonstratave ta rrëzojnë ketë strukturë mafioze që e ka kapur shtetin dhe dita ditës po e degradojnë shumë e më shumë, derisa kjo do të ishte rruga e vetme dhe më e mirë. Ndonëse shtetin e kanë njohur mbi 92 vende të ndryshme të botës, akoma problemet po vazhdojnë, duke pamundësuar anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm, mirëpo problemi më i madh tash e pesë vjet, po vazhdon të mbetet me vetveten. Kur them me vetveten, e kam fjalën për problemet e shoqërisë kosovare, që ka me vetë udhëheqjen e saj, SHIK-uk dhe SHIK-ofcat. Nuk kanë të ndalur artikujt dhe storjet në mediet ndërkombëtare, ku paraqesin Kosovën si një vend krimi dhe zyrtarët e institucioneve vendore të kyçur direkt në dukuri mafioze. E ketë nuk mund t’ua fsheh qytetarëve, sepse shumë qytetarë jetojnë në vendet perëndimore dhe e përcjellin nga mediat e huaja. Së fundi, siç ishte rasti me njërin nga xhabiret e partisë së xhabireve. Xhabiri i PDK-së, i cili nuk shkon për ta vuajtur dënimin në burg, por planifikonte vrasjen e zyrtarëve të drejtësisë ndërkombëtare, EULEX-it dhe për të vazhduar me shumë skandale tjera të kësi xhabiresh që udhëheqin sot me institucione të ndryshme në Kosovë. Si zakonisht, për ti hedh hi syve popullit flitet për çështje madhore dhe asnjëherë nuk merret kush me këto gjëra. E derisa sundon mafija vendin, është e natyrshme që imazhi i shtetit të ri, është në nivelin më të ulet dhe jeta politike dhe ekonomike po degradohet deri në shkallë ekstreme. Shkurt dhe shqip, për njeriun që sado pak ndjenë dhimbje për Kosovën, tani ka ardhur një kohë që të ndjehet dhimbje e madhe. Liria e këtij vendi është degraduar dhe qytetaret kanë filluar të ndihen pesimist për të ardhmen e tyre. E tëra kjo ka një adresë SHIK-un dhe SHIK-sat që po e sundojnë sot, Republikën e Kosovës.
Lëshimi i radhës
Dikujt
mund ti duket e tepërt, kjo që është lëshuar pe deri me tani në raport me
armikun e përbetuar Serbinë, por për
habi paska edhe asi të tillë që nuk ju duket e mjaftueshme e tera kjo. Lideri
majtist i shpallur nga disa bashkëfshatarë të tij si drejtor politik i UCK-së Hashim
Thaçi, ndonëse dikur bytrinej se do të luftonte për çlirimin e të gjitha tokave
shqiptare, tani po bënë koncesione të reja me Serbinë. Përrallat e tij dhe SHIK-save,
që po e sundojnë vendin, jo vetëm që i dëmtojnë interesat e vendit, por edhe
janë fyese për qytetaret e veçmas për intelektualet. “Pot parolli” i Qeverisë Hajredin
Kuçi, del me përrallat e tij fyese, se po dëshiron Pakt me Serbinë. Pakti i kuçave
dhe qeveritarëve nuk është gjë tjetër pos një
tjetër lëshimi pe ndaj armikut tonë. Kështu Hashimi i vogël kuqalosh
pretendon që ta përgatis opinionin me dështimin e radhës nga njëra anë, ndërsa
në anën tjetër tenton me taktikat e vjetra të SHIK-ut, ta ofroj edhe partinë e
Haradinajve në koalicion. Kësi soji mediat e tyre po e quajnë “uçk qeveri”, që në
fakt i bije hajni qeveri, dhe meqë edhe kjo parti, ka do kohë që është mërzitur
me duar jashtë kazanit qeveritar, sigurisht se do të hyj në ketë valle të turpit.
Me sa duket Hashimet, kanë llogaritur ta zëvendësojnë Editën me Blerim Shalën,
ndërsa AKR-n me AAK. Këto aventura duket se dikush nga ndërkombëtarët “miq tonët”
po i mbështesin, por shtrohet pyetja se kush i ka përgatitur në kuzhinën e SHIK-ut.
SHIK-u si organ ekzekutiv, legjislativ dhe juridiko-faktik, ka disa stade: organet
parashikiste, shikovcat dhe shikbërësit. Tek e para hyjnë Hashimi i vogël alisa
Hajredin Kuqi dhe disa më të vegjël, ndërsa shikovcat janë xhabiret, kamishat,
Jakupat dhe të tjerë, kurse shikbërësit janë sherifat e Kosovës: Kadri Veseli,
Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe mafia e tyre.
Fundi i fundit, të gjitha këto janë marifetet e një partie xhabiresh dhe sikur të mos e pësonim të gjithë ne qytetarët e Kosovës, as që meriton të merremi me ta, mirëpo fatkeqësia vjen e rritet kur pasojat janë dhe po vazhdojnë të jenë në kurrizin e të ardhmes së Kosovës. Nuk e di me vetëdije apo pa vetëdije, vitin e shkuar Hashim Thaçi u fut në aventurën e tij, duke futur trupat speciale të policisë në Veri të Kosovës dhe e përshkallëzoj situatën, apo thënë më thjeshtë e ktheu edhe më keç seç ishte. Shqetësim i madh është se, aso kohe e terë opozita u zu e përgjumur dhe e mbështeti aventurën e një njeriu të pa përgjegjshëm dhe aventurist, derisa veprimi i tij i solli dëm vendit. Në aspektin diplomatik, nëse e analizojmë ketë veprim me realitetin në terren, na del se kjo ishte një mision në shërbim të Serbisë që i bëri kryeavanturisti Hashim SHIK Thaçi. Tanimë ai dhe hashimat e tij, presin që këtij misioni, në ketë vjeshtë, t’ia venë vulën e ndarjes apo statusit special për Veriun e Vendit. Vetëdija e popullit dhe partive opozitare nuk duket se paraqet vendosmërisht qëndrimin për largimin e këtyre strukturave mafioze nga pushteti dhe dënimi i tyre. Ndonëse VETVENDOSJA dhe LDK, duken të sigurta në qëndrimet e tyre kundër negociatave politike me Serbinë, parti e Haradinajve AAK, edhe pse mashtroj opinionin se nuk do të bëhet pjesë e këtyre pazareve, së fundi nuk mundi t’u përmbahet apetiteve për pushtet dhe u dorëzua para kërkesave që parapolitika e SHIK-ut lançon, pak kohë para vjeshtës së negociatave. Nuk është e çuditshme se dy partitë majtiste janë të gatshme të futën në pazare të tilla, fundja nuk janë zhgënjyese, sepse edhe nuk pritet diçka më e mirë se majtistet, mirëpo kur shikojmë veprimet e VETVENDOSJES janë inkurajuese, por fatkeqësia qëndron se është parti e vogël në parlament qe të ndikoj në ndryshimin e këtij realiteti të hidhur. LDK edhe pse deklarohet se do të jetë e vendosur në qëndrimet e saj, kundër negociatave politike, e të cilat janë në dëm të Kosovës, nuk duket se do ta ketë lehtë t’u qëndroj presioneve ndërkombëtare edhe pse fuqia e saj në parlament është më e madhe dhe një qëndrim i përbashkët me VETVENDOSJEN, do të mund ta pêngonte ketë pazar në dëm të vendit. Shoqëria civile në Kosovë, duket shumë fragjile, ku nuk mungojnë zëra që kundërshtojnë veprimet antishqiptare të qeveritarëve, mirëpo fuqia e tyre është e vogël dhe shpesh herë, disa analist po i prish lakmia. Ata prej OJQ-ve të tyre po bëhen ambasador apo edhe zyrtarë tjerë të qeverisë, dhe po harrojnë qëndrimet e tyre. Ndonjë herë të bëjnë të mendosh se edhe ata e kanë vetëm sa për tu shitur më shtrenjtë te partia e SHIK-ut. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për intelektualet, e ke vështirë të thuash diçka dhe ta kesh qëlluar. Derisa mori në kontroll çdo segment të jetës ekonomike dhe institucionale, PDK përmes SHIK-ut të vet, ekzekutoj disa intelektual, disa të tjerë i shantazhoj në mënyra të ndryshme, e disa edhe i bleu, mirëpo rëndësi ka që intelektualet tani janë totalisht të heshtur dhe nuk del kush që së paku t’ia tregoj të vërtetën se çka po i ndodhë popullit. E derisa kjo situatë vazhdon me ne, në qafë sunduesit tanë, kurse oponenca i duron dhe nuk nxjerr në dispozicion të gjitha mjetet për largimin tyre nga pushteti. E derisa kjo nuk do të ndodhë punën e kemi keq dhe negociatat do të na dëmtojnë edhe më shume interesat kombëtare.
*Autori është
master i politikave Ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë