E shtune, 21.12.2024, 03:44 PM (GMT)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Përparim Demi, errësira që solidarizohet me errësirën

E shtune, 18.08.2012, 11:00 AM


Përparim Demi, errësira që solidarizohet me errësirën

Nga Deo Graciani

Është diçka krejt normale që një individ, grup, apo edhe një komunitet i tërë, të solidarizohet me kauzën e dikujt, apo të një grupi, për qëllime të caktuara ose thjesht nga një ndjenjë humanizmi. Solidarizimi është mbështetje, përkrahje dhe miratim ndaj veprimeve të dikujt apo një grupi të caktuar. Kur dikush solidarizohet me idealet e errëta e të mumifikuara të dikujt tjetër, do të thotë se ai ndan me atë të njëjtat ideale të errëta.

Rasti i Përparim Demit, është rasti tipik i solidaritetit të sëmurë islamik. Në replikën e tij, ndaj Ilir Dardanit, Përparimi të jep përshtypjen sikur po del në mbrojtje të mikut të tij Muhamet Hoxha, ndaj “sjelljes” apo “reagimit” siç e quan ai, plotësisht të papërshtatshëm e të papranueshëm të Ilir Dardanit, që sipas Demit po “hedh baltë” ndaj një personaliteti të njohur të “diasporës shqiptare.” Në fakt është krejt e kundërta. Përparim Demi, nuk është i interesuar të “mbrojë” figurën e Hoxhës por të sulmojë Ilirin, dhe nëpërmjet Ilirit të sulmojë Zemrën Shqiptare, dhe përpjekjet e përditshme të këtij portali thellësisht kombëtar që kontribuon për të mirën e kombit shqiptar. Përparim Demi i bën më shumë dëm Hoxhës duke e mbeshtetur atë. Në vend që të heshtë dhe të analizojë me qetësi shkrimin jo vetëm të pakuptimtë por edhe tepër banal e amatorial të Muhamet Hoxhës, ai e mbështet Muhametin duke i thënë se “ti Muhamet i ke të rrallë shokët.” Pra, megjithëse Muhameti bën një shkrim pa kurrëfarë vlere, Përparimi si “intelektual” që është, e mbështet Hoxhën. Pse ndodh kjo? Sepse të dy i bashkon ideali i errët dhe i mumifikuar i Fanarit të Buharës, dhe ky ideal i errët anti-njerëzor del në plan të parë mbi gjithçka tjetër.

Përparimi e mbështet Muhamet Hoxhën, sepse sipas tij Muhameti është njeri i respektuar nga shqiptarët e diasporës në Gjermani për “kontributin” e tij patriotik. Me “shqiptarët e diasporës,” Përparimi nuk e ka fjalën për shqiptarët e mirëfilltë të diasporës, por për grupet e shoqatave islamike shqipfolëse që janë krijuar kudo nëpër metropolet evropiane, e që lodhen ditë e natë për “bashkimin kombëtar” dhe çeshtjen e “shqiptarisë.”  “Shqiptaria” nën flamurin e gjelbër turko-islamik është ideali i tyre i “bashkimit kombëtar.” Mbështetja e Përparimit ndaj Hoxhës, nuk është thjeshtë një përkrahje për një koleg, mik apo “patriot” por një mbështetje për një islamik shqiptar, sepse ajo që i bashkon ata nuk është ndjenja kombëtare dhe atdhedashëse por solidariteti islamik.

Unë pyes, se a mund të ketë ndjenjë atdhedashëse dhe patriotike “intelektuali” Përparim Demi kur thotë se pushtuesit islamikë nuk ua kanë imponuar islamizmin shqiptarëve? Përparim Demi, këtë histori e quan të sajuar. Me këtë deklaratë, Demi del edhe kundër historianëve dhe kronikanëve turq që tregojnë sesi osmanët u përpoqën të shfarosnin popullin shqiptar. Përparim Demi del kundër gjakut të derdhur të miliona shqiptarëve të masakruar, të dhunuar, torturuar, terrorizuar e dëbuar nga bisha osmano-islamike përgjatë shekujve. Gjenocidin osmano-islamik ndaj shqiptarëve unë e kam përmbledhur shkurtimisht në shkrimin tim me titull “Gjenocidi osmano-islamik ndaj shqiptarëve dhe 100 vjetori i “pavarësisë,” të cilin mund ta lexoni këtu:

http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27750/

Thirrjet e Përparim Demit dhe Muhamet Hoxhës për bojkotimin e portalit kombëtar të Zemrës Shqiptare, janë të dështuara, të turpshme, dhe në thelb anti-kombëtare. Mentaliteti i Përparim Demit nuk është asgjë tjetër veçse produkt i trungut të tij gjenetik të dëmtuar iliro-dardan, një trung i gjymtuar rëndë, i mplantuar qëllimisht me trupa të huaj, me të vetmin synim që geni i tij dhe i shumë shqiptarëve të shndërrohej pothuajse plotësisht nga një gen iliro-dardan në një gen turko-tartaro-çerkez. Si rrjedhojë, Demi nuk e koncepton dot se çfarë është identiteti kombëtar, dhe as çfarë do të thotë të jesh vërtet patriot shqiptar, të jesh njeri i lirë, dhe të jetosh në një shoqëri demokratike. Një shoqëri e tillë e lirë, nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë asnjëherë në një botë të sunduar nga ideologjia islamike.

Përparim Demi harron se 22 vitet e fundit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, dhe në diasporën shqipfolëse islamike në Evropë, janë botuar me qindra libra e mijëra shkrime që vjellin vrer ndaj viganëve dhe heronjve të historisë sonë. Ky helm i përditshëm anti-shqiptar nuk e shqetëson Përparim Demin. Përkundrazi, ai shqetësohet nga shkrimet e Ilir Dardanit dhe bashkëpunëtorëve të Zemrës Shqiptare, të cilët përpiqen çdo ditë me përkushtim dhe me aq mundësi sa kanë të pastrojnë sadopak kënetën e helmatisur shpirtërore ku zhgërryhet çdo ditë një pjesë e madhe e shqiptarëve, pasardhës të viktimave të gjenocidit osmano-islamik gjashtë-shekullor. 

Nuk më shqetësojnë aq shumë shfrimet e pakuptimta të Muhamet Hoxhës, i cili është vetëm një ithtar dhe rrogëtar i thjeshtë në shërbim të ideologjisë islamike. Muhameti është viktimë e kësaj ideologjie. Më shqetëson fakti se pas Muhametit, qëndrojnë ideologët e kamufluar islamikë shqiptarë si Përparim Demi me shokë, të cilët e yshtin Muhametin duke i thënë që “ne na ke mbrapa,” për të “mirën” e kombit. E mira e kombit dhe e kombeve, sipas ideologjisë islamike arrihet vetëm sipas modelit islamik, modeli më i “përkryer” i zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë njerëzore. Dhe është pikërisht ky model që mbështet dhe praktikon Përparim Demi.

Për të larguar vëmendjen nga qëllimi i tij i fshehtë, “ideologu” Demi, ashtu si të gjithë islamikët e tjerë, përsërit pambarimisht përrallat e tolerancës fetare në Shqipëri, rrezikun nga shovinistët e Ballkanit, e shumë marrëzira të tjera që jemi mësuar t’i dëgjojmë çdo ditë në mediat islamike shqiptare e shqipfolëse. Janë pikërisht grupet dhe shoqatat islamike shqiptare e shqipfolëse, të cilat ndërsa gërmojnë fshehtazi varrin e Shqiperisë dhe të së ardhmes së saj, trumbetojnë me të madhe “madhështinë” e tolerancës ndërfetare në Shqipëri. Ndërkohë që në trojet shqiptare ndërtohen ilegalisht çdo ditë me qindra xhami që helmojnë njerëzit me uturimat e tyre, dhe botohen me mijëra libra e artikuj kundër viganëve të historisë sonë kombëtare, paralelisht trumbetohet koncepti i “shqiptarisë,” koncept i cili sipas këtyre “ideologëve” ka qenë dhe duhet të jetë në thelb islamocentrik.

Ideologët si Përparim Demi ngjasojnë si dy pika uji me ideologët e kohës së diktatorit Hoxha, ku faji i hidhej gjithmonë shovinistëve ballkanas apo mercenarëve të paguar nga forca të errëta, të cilët “kërkonin të dobësonin unitetin e popullit rreth partisë.” Në të njëjtën mënyrë edhe Demi sot sulmon e akuzon si mercenarë apo shërbëtorë të paguar nga forca shoviniste, të gjithë ata që përpiqen të ngjallin shpresën tek një popull i shkatërruar fizikisht, psikologjikisht, shpirtërisht dhe gjenetikisht nga thundra e pamëshirshme e pushtuesit osmano-islamik, i cili gjatë sundimit të tij në këto troje të martirizuara, injektoi në qelizat e këtij kombi, ideologjinë më anti-njerëzore që njeh historia e 1500 viteve të fundit. Pasojat e dhunës shekullore, fizike, psikologjike e gjenetike ndaj popullit shqiptar janë kaq të mëdha, saqë sot shumë shqiptarë, ndër të cilët edhe Përparim Demi, vuajnë nga një amnezi historike, e nxitur dhe e injektuar sistematikisht përgjatë një prej periudhave më të errëta të historisë sonë.

Viktima Përparim Demi, i cili ka trashëguar një ndërgjegje kombëtare plotësisht të gjymtuar, e mendon më të lehtë të ndryshojë gjithë historinë e Shqipërisë duke e quajtur si të sajuar dhunën islamike, pra duke shumëzuar me zero gjakun e derdhur të miliona shqiptarëve, vdekjen, dhunimin, skllavërimin dhe dëbimin e burrave, grave, djemve e vajzave, sesa të pranojë që po praktikon ideologjinë e një pushtuesi, i cili ka dashur të zhdukë popullin e tij dhe paraardhësit e tij. Këtë brengë psikike nuk e përjeton vetëm Demi por edhe shumë të tjerë në pozicionin e tij.

Ekzistojnë sot grupe të ndryshme “intelektualësh” islamikë, që paraqesin “rrugëdaljet” e tyre nga kjo dilemë morale dhe psikologjike. Për shembull, teza e Abdi Baletës, parashtron se masakrat, dhunimet, dëbimet, ndalimi i gjuhës, u bënë nga osmanët për t’i mbrojtur shqiptarët nga asimilimi serbo-grek, pra u bënë për të mbrojtur identitetin e tyre. Rasti klinik Baleta shton se “duhet t’i falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej bërë.” Ndërsa disa islamikë të tjerë e pranojnë se shqiptarët kanë vuajtur shumë gjatë 300 viteve të para të pushtimit osmano-islamik, por pastaj me “pranimin gradual të ideologjisë islamike dhe turqizimin e popullsisë, gjendja e tyre filloi të përmirësohej.”

Pavarësisht nga tezat e ndryshme që paraqesin këta “intelektualë” islamikë shqiptarë dhe shqipfolës për fshirjen dhe rishkrimin e historisë sipas qejfit të tyre, ata kanë një gjë të përbashkët, që e kanë patur dhe do ta kenë gjithmonë, solidaritetin e sëmurë islamik, sepse kanë dalë nga i njëjti brumë. Siç e kam përcaktuar edhe në titullin e këtij shkrimi, errësira mund të solidarizohet vetëm me errësirën, ashtu siç solidarizohet Përparim Demi me Hoxhën apo Feraj me Baletën, e shumë të tjerë si këta, pavarësisht nga mënyra se disa janë të drejtpërdrejtë në deklaratat e tyre, ndërsa disa të tjerë i shkojnë anës e anës thelbit të problemit për të kamufluar qëllimin e tyre, të cilin e kanë të përbashkët, dhe që është shkatërrimi i gurëve të themelit të identitetit tonë kombëtar. Në trojet shqiptare, solidariteti islamik ka arritur caqe të pakonceptueshme për mendjen njerëzore, duke sulmuar sakrificat për mbijetesë të një populli të tërë. “A mundet që nga i njëjti burim të dale ujë i ëmbël dhe i hidhur?” A mundet, vëllezërit e mi, që fiku të prodhojë ullinj dhe hardhia fiq? – shkruhet në Librin e Jakobit në Dhjatën e Re. Sigurisht që jo. Kështu që nuk mund të presim asgjë të mirë nga islamikët shqiptarë. Ata janë ujqër të veshur si dele. Shumë shqiptarë e kanë kuptuar këtë, por ka edhe shumë të tjerë që vazhdojnë të bien viktima të mentalitetit të tyre regresiv. Pasojat e errësirës së gjatë osmano-islamike mbi popullin tonë janë të tilla, saqë shumë shqiptarë edhe sot në shekullin e 21të vazhdojnë të jenë viktima të vullnetshme të ideologjisë islamike që u imponua nga kriminelët osmanë. Kjo ideologji i ka katandisur shumë shqiptarë deri në atë pikë, sa në vend që të solidarizohen me viktimën, ata solidarizohen me kriminelin. Dhe jo vetëm solidarizohen, por ngrenë edhe monumente dhe xhami për nder të kriminelëve. Dhe paradoksi më i madh është se në këtë rast viktimat e këtyre kriminelëve ishin dhe vazhdojnë të jenë ata vetë.



(Vota: 64 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora